{"id":63010,"date":"2019-06-25T15:31:57","date_gmt":"2019-06-25T13:31:57","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63010"},"modified":"2019-06-25T15:31:57","modified_gmt":"2019-06-25T13:31:57","slug":"kolegji-i-apelimit-rrezoi-pretendimet-e-arben-neles-per-lapsuse-e-pasaktesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-i-apelimit-rrezoi-pretendimet-e-arben-neles-per-lapsuse-e-pasaktesi\/2019\/06\/25\/","title":{"rendered":"Kolegji i Apelimit rr\u00ebzoi pretendimet e Arben Nel\u00ebs p\u00ebr lapsuse e pasakt\u00ebsi"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit rr\u00ebzoi t\u00eb gjitha pretendimet e ish-prokurorit Arben Nela, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e shkarkimit t\u00eb KPK-s\u00eb dhe duke arritur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin p\u00ebrfundim se ai kishte b\u00ebr\u00eb \u00a0\u201cfshehje e deklarim t\u00eb rrem\u00eb pasurie\u201d.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_50763\" aria-describedby=\"caption-attachment-50763\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180718_162355_IMG_8843-1_lATMSyS.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-50763 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180718_162355_IMG_8843-1_lATMSyS-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"50763\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-50763\" class=\"wp-caption-text\">Ish-prokurori i prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb Arben Nela duke dal\u00eb nga seanca e KPK-s\u00eb | Foto nga : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA, ka rr\u00ebzuar t\u00eb gjitha pretendimet e prokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Arben Nela ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra. KPA thekson n\u00eb vendimin e zbardhur se gjetjet e KPK sa i p\u00ebrket pasurive t\u00eb Nel\u00ebs ishin t\u00eb drejta dhe se ankimi i ish-prokurorit nuk ishte i bazuar.<\/p>\n<p>KPA rr\u00ebzoi po ashtu pretendimet e Nel\u00ebs p\u00ebr shkelje procedurale nga Komisioni, p\u00ebrfshi pretendimin e tij se \u201cpasi kishte paraqitur provat e veta, duhej q\u00eb KPK t\u00eb provonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e tyre\u201d. Kolegji po ashtu e gjeti Nel\u00ebn me fshehje t\u00eb pasuris\u00eb, deklarime t\u00eb ndryshme dhe theksoi se arsyetimi i tij se nj\u00eb pjes\u00eb e gjetjeve ishin lapsuse nuk q\u00ebndronte dhe nuk e shfaj\u00ebsonte.<\/p>\n<p>Prokurori Arben Nela i p\u00ebrkiste listave prioritare t\u00eb vetingut pasi ishte kandidat p\u00ebr n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb. Sipas hetimit n\u00eb KPK, Nela u gjet me probleme lidhur me nj\u00eb apartament 99.4 m2 n\u00eb rrug\u00ebn \u201cFrederik Shiroka\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb tre kat\u00ebshe n\u00eb Lanabregas me truall 1090 m2 kur prokurori zot\u00ebronte nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 136 m2, si edhe nj\u00eb apartament prej 67 m2 i bler\u00eb nga bashk\u00ebshortja n\u00eb vitin 2012. Komisioni e p\u00ebrfundoi hetimin p\u00ebr Nel\u00ebn vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Nela u ankua n\u00eb KPA duke pretenduar se KPK kishte qen\u00eb e nj\u00ebanshme, nuk kishte marr\u00eb parasysh provat e tij dhe kishte b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb gabuar t\u00eb pasurive.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit, KPA doli me t\u00eb nj\u00ebjtin p\u00ebrfundim me KPK, se Nela ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e kontrollit t\u00eb pasuris\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb e fshehur burimin e krijimit t\u00eb t\u00eb gjitha pasurive.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e KPA e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore dhe Albana Shtylla, Ina Rama e Sokol \u00c7omo an\u00ebtar\u00eb, vendosi n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb fuqi gjith\u00eb gjetjet e KPK-s\u00eb duke i cil\u00ebsuar ato t\u00eb drejta. Po ashtu, KPA ka rr\u00ebzuar edhe pretendimet e Nel\u00ebs se i ishin shkelur t\u00eb drejtat dhe se KPK kishte b\u00ebr\u00eb shkelje proceduriale.<\/p>\n<p><strong>Pretendimet proceduriale<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb ankimin ndaj vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra, prokurori Arben Nela ka ngritur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pretendimesh lidhur me ligjshm\u00ebrin\u00eb e procesit. Lidhur me shkaqet procedurale, Nela ka pretenduar se ndaj tij \u00ebsht\u00eb zhvilluar nj\u00eb proces i parregullt ligjor n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut. \u00a0Ai ka theksuar se Komisioni nuk e kishte njohur me materialet e dosjes, konkretisht me analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Por KPA e rr\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb pretendim. Kolegji b\u00ebn me dije gjith\u00eb procedur\u00ebn e ndjekur dhe v\u00eb n\u00eb dukje faktin q\u00eb Nela ishte informuar disa her\u00eb p\u00ebr rezultatet e hetimit. Sipas KPA-s\u00eb, dosja dhe materialet e saj i ishin dor\u00ebzuar v\u00ebllait t\u00eb ish-prokurorit me detyr\u00eb avokat, i cili kishte pasur prokur\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Pretendimi i Nel\u00ebs se vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, i \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion metodologjia e p\u00ebrdorur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb apo q\u00eb mungonin vendimet e nd\u00ebrmjetme t\u00eb KPK p\u00ebr mos thirrje d\u00ebshmitar\u00ebsh apo mosmarrje parasysh t\u00eb provave, KPA u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur se Komisioni kishte zbatuar procedurat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rregullt.<\/p>\n<p>Kolegji arsyeton n\u00eb vendim se Nela ishte njohur n\u00eb qershor p\u00ebr rezultatet e hetimit dhe nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb tij p\u00ebr KPK, n\u00ebse rezultatet kishin ndryshuar, Komisioni i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur nj\u00eb dit\u00eb para seanc\u00ebs, por duke e v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni se rezultatet ishin t\u00eb nj\u00ebjtat me ato q\u00eb ai kishte m\u00ebsuar nj\u00eb muaj m\u00eb her\u00ebt. Lidhur me nj\u00eb ankim t\u00eb ngjash\u00ebm dhe pretendimin p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb padrejt\u00eb, KPA thot\u00eb se \u201cKomisioni e ka njohur subjektin e rivler\u00ebsimit n\u00eb \u00e7do hap procedural me rezultatet e hetimit administrativ\u201d.<\/p>\n<p>Pretendimi se nuk kishte vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm t\u00eb arsyetuar nga ana e Komisionit p\u00ebr refuzimin e marrjes s\u00eb disa provave t\u00eb dor\u00ebzuara prej tij dhe mosthirrjen e d\u00ebshmitar\u00ebve, KPA e arsyetoi se nuk kishte qen\u00eb i nevojsh\u00ebm. \u201cProvat q\u00eb ka administruar kishin p\u00ebrmbushur plot\u00ebsisht nevojat e hetimit administrativ, k\u00ebshtu q\u00eb pyetja e d\u00ebshmitar\u00ebve ka qen\u00eb e panevojshme,\u201d shprehet Kolegji.<\/p>\n<p>Kolegji rr\u00ebzoi edhe pretendimin se i ishte shkelur e drejta p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se seanca d\u00ebgjimore kishte zgjatur tre or\u00eb dhe se k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb shpjegimet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur nuk ishte c\u00ebnim i k\u00ebsaj t\u00eb drejte.<\/p>\n<p>KPA ka rr\u00ebzuar edhe pretendimet e tjera t\u00eb Nel\u00ebs, kryesisht mbi prezumimin e pafaj\u00ebsis\u00eb, paragjykimin e procesit t\u00eb p\u00ebrfunduar me nj\u00eb kriter e t\u00eb ngjashme, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se Komisioni kishte zbatuar n\u00eb t\u00eb gjitha rastet ligjin. KPA rithekson se hetimi n\u00eb t\u00eb tre kriteret nuk ishte i nevojsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pretendimi i ish-prokurorit se ishte trajtuar nga KPK me nj\u00eb standard t\u00eb ndrysh\u00ebm, pasi sipas tij n\u00eb nj\u00eb rast Komisioni kishte pranuar si gabim t\u00eb paq\u00ebllimsh\u00ebm pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimin veting, KPA \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur duke theksuar se ishte ajo q\u00eb kishte \u201cautoritetin\u201d t\u00eb b\u00ebnte unifikimin e vendimeve. \u201cTrupi gjykues vler\u00ebson se standardi i p\u00ebrdorur nga Kolegji \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha subjektet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb orientimin p\u00ebr Komisionin, Kolegji e b\u00ebn n\u00ebp\u00ebrmjet vendimeve t\u00eb dh\u00ebna,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p><strong>Ankimi i rr\u00ebzuar p\u00ebr pasurit\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Prokurori Arben Nela pretendoi po ashtu se \u201cnuk ka fshehur pasurin\u00eb, nuk ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe se deklarimet jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, t\u00eb sakta e n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin\u201d. Ai i quan t\u00eb ligjshme t\u00eb ardhurat e tij dhe t\u00eb personave t\u00eb lidhur, nd\u00ebrsa shton se pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarim nuk mund t\u00eb konsiderohen si deklarim i rrem\u00eb, fshehje apo munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme, pasi mungon dashja. \u201cPra jan\u00eb pasakt\u00ebsi t\u00eb b\u00ebra pa q\u00ebllim,\u201d thot\u00eb ai n\u00eb ankim. Por sipas KPA-s\u00eb, k\u00ebto pretendime nuk q\u00ebndronin dhe se ishin t\u00eb pamb\u00ebshtetura n\u00eb prova.<\/p>\n<p>Fillimisht KPA rr\u00ebzoi pretendimin e Nel\u00ebs se kishte b\u00ebr\u00eb lapsus n\u00eb deklarimin mbi nj\u00eb apartament 99.4 metra katror\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin ishin verifikuar kontradikta n\u00eb deklarimin vjetor n\u00eb vitin 2006 dhe at\u00eb veting.<\/p>\n<p>Kolegji shprehet se ky pretendim nuk q\u00ebndronte. \u201cTrupi gjykues vler\u00ebson se ky deklarim nuk mund t\u00eb jet\u00eb lapsus, pasi nga subjekti i rivler\u00ebsimit, viti 2006, si vit i n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs, tregohet dy her\u00eb brenda s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs deklarat\u00eb, nj\u00eb her\u00eb si moment i krijimit t\u00eb pasuris\u00eb dhe nj\u00eb her\u00eb si koh\u00eb e lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs paraprake t\u00eb shitjes,\u201d thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>Lidhur me vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb t\u00eb kryer nga KPK, prokurori Nela pretendon se Komisioni ka gabuar kur arsyeton se pagesa e apartamentit 99.4 m2 n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrmes bank\u00ebs, duke deklaruar se jan\u00eb kryer cash n\u00eb ark\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebrmes mandatpagesave t\u00eb vitit 2004, n\u00eb shum\u00ebn 8335 euro; t\u00eb vitit 2005 n\u00eb shum\u00ebn 8.000 euro dhe t\u00eb vitit 2006, n\u00eb shum\u00ebn 25.000 euro.<\/p>\n<p>Por KPA gjeti nj\u00ebsoj si Komisioni se pagesat ishin b\u00ebr\u00eb p\u00ebrmes bank\u00ebs. Kolegji arsyeton se mandatpagesat e paraqitura nga Nela nuk mund t\u00eb merreshin si prova, pasi ishin t\u00eb parregullta dhe u mungonin nj\u00eb s\u00ebr\u00eb element\u00ebsh, p\u00ebrfshi em\u00ebrtimin e nd\u00ebrmarrjes q\u00eb i l\u00ebshonte apo adres\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Po ashtu, KPA thot\u00eb se nd\u00ebrmarrja n\u00eb fjal\u00eb ishte p\u00ebrthithur nga nj\u00eb tjet\u00ebr kompani dhe se mandatpagesat e l\u00ebshuara pas qershorit 2004 ishin t\u00eb pabesueshme. \u201cShoq\u00ebria \u201c{***}\u201d ShPK nuk ka ekzistuar pas dat\u00ebs 30.06.2004, pra ka humbur personalitetin juridik t\u00eb saj, si rrjedhoj\u00eb likuidimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb datat 20.12.2005 dhe 18.09.2006 jan\u00eb t\u00eb pabesueshme,\u201d thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>Nela justifikohet n\u00eb ankim se kursimet dhe gjendja cash nuk jan\u00eb pasqyruar n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb pasuris\u00eb t\u00eb viteve 2003, 2004 dhe 2005, p\u00ebr shkak se nuk \u00ebsht\u00eb treguar kujdesi i duhur, por thot\u00eb se pasakt\u00ebsit\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohen si deklarim i rrem\u00eb, fshehje apo munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Kolegji e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb pretendim t\u00eb pabazuar. \u201cPohimi q\u00eb ai b\u00ebn n\u00eb shpjegimet ndaj rezultateve t\u00eb hetimit pran\u00eb Komisionit, si dhe n\u00eb ankim, se ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb kursej\u00eb nga t\u00eb ardhurat, por nuk i ka deklaruar n\u00eb deklarimet e pasuris\u00eb, nuk mund t\u00eb merret parasysh, si i pamb\u00ebshtetur n\u00eb prova dhe n\u00eb ligj,\u201d thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>KPA arriti n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat p\u00ebrfundime si Komisioni, sa i p\u00ebrket nj\u00eb huaje 25 mij\u00eb euro, nj\u00eb kredie konsumatore 1 milion lek\u00eb dhe veprimeve t\u00eb tjera t\u00eb kryera nga Nela p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Po ashtu Kolegji gjeti se q\u00ebndrimet e Nel\u00ebs mbi nj\u00eb pasuri n\u00eb fshatin Lanabregas ishin t\u00eb pabazuara n\u00eb prova.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim pasqyrohet se Nela pretendonte se Komisioni kishte gabuar, kur ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se ai nuk ka deklaruar pron\u00ebsin\u00eb mbi truallin 300 m2 n\u00eb Lanabregas duke pretenduar se nga shkresat e ZVRPP Tiran\u00eb rezulton se ai ka n\u00eb pron\u00ebsi vet\u00ebm apartamentin 121,6 m2 dhe jo truallin. K\u00ebt\u00eb ai e konsideron pasakt\u00ebsi, por jo fshehje t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Por Kolegji e cil\u00ebsoi mosdeklarimin si fshehje t\u00eb pasuris\u00eb. \u201cMosdeklarimi i truallit prej subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebrb\u00ebn fshehje t\u00eb pasuris\u00eb, pasi ai nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb asnj\u00eb moment prej tij,\u201d thuhet n\u00eb arsyetim. Kolegji b\u00ebn me dije se Nela nuk kishte deklaruar truallin as kur ishte b\u00ebr\u00eb pjes\u00ebtimi i tij me t\u00eb af\u00ebrmit.<\/p>\n<p>Pretendimet e Nel\u00ebs p\u00ebr kostot e nd\u00ebrtimit t\u00eb katit t\u00eb par\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb truall, pasjes prej prind\u00ebrve t\u00eb tij t\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebtij kati dhe t\u00eb ngjashme, u rr\u00ebzuan nga Kolegji me t\u00eb nj\u00ebtat argumenta si Komisioni. KPA vler\u00ebsoi se prind\u00ebrve t\u00eb Nel\u00ebs u mungonin m\u00eb shum\u00eb se 3 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb justifikuar investimin.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm me k\u00ebt\u00eb u b\u00eb edhe vler\u00ebsimi sa i takon pjes\u00ebs s\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri dhe konsiderimit apo jo t\u00eb tyre persona t\u00eb lidhur. KPA rr\u00ebzoi pretendimin e Nel\u00ebs p\u00ebr t\u00eb konsideruar t\u00eb gabuara p\u00ebrfundimet e Komisionit q\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit e tij ishin persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb vler\u00ebsimit p\u00ebr pasurin\u00eb, KPA gjeti se Nela kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkeljesh. \u201cN\u00eb p\u00ebrfundim, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, trupi gjykues i Kolegjit vler\u00ebson se subjekti i rivler\u00ebsimit ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e kontrollit t\u00eb pasuris\u00eb, ka munges\u00eb burimi financiar t\u00eb ligjsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurin\u00eb dhe ka kryer fshehje t\u00eb pasuris\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>P\u00ebr pasurin\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 67,6 m2 , Nela pretendon se Komisioni ka gabuar kur ka konkluduar ai dhe bashk\u00ebshortja nuk kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme nga burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Ai e cil\u00ebson t\u00eb padrejt\u00eb konkluzionin e Komisionit p\u00ebr munges\u00eb dokumentacioni provues ligjor p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhurat e siguruara nga bashk\u00ebshortja, t\u00eb p\u00ebrfituara nga nj\u00eb kontrat\u00eb pune prej 1 marsit 2006, deri n\u00eb vitin 2012. Nela pretendon se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim bashk\u00ebshortja ka p\u00ebrfituar t\u00eb ardhurat e deklaruara n\u00eb vite, n\u00eb vler\u00ebn 3.718.500 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Por Kolegji gjeti edhe k\u00ebtu shkelje t\u00eb ngjashme, duke konfirmuar se kishte munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme. Sipas KPA-s\u00eb edhe nj\u00eb p\u00ebrpjekje e Nel\u00ebs p\u00ebr t\u00eb paguar tatimet p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes n\u00eb vitin 2018, i b\u00ebnte k\u00ebto t\u00eb pabesueshme.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr, tatimet e paguara gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb ardhura t\u00eb viteve 2006-2012, nuk e bindin trupin gjykues p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave, pasi duket qart\u00eb q\u00eb kjo pages\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr efekt t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit,\u201d thuhet n\u00eb arsyetim. N\u00eb fund, Nela u gjet se nuk justifikonte me burime t\u00eb ligjshme asnj\u00eb prej tre pasurive t\u00eb hetuara, kishte pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime, fshehje pasurie dhe probleme t\u00eb tjera. Kolegji thot\u00eb se pas shqyrtimit t\u00eb dosjes n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi arriti n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat p\u00ebrfundime si Komisioni duke vendosur shkarkimin e Nel\u00ebs p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit rr\u00ebzoi t\u00eb gjitha pretendimet e ish-prokurorit Arben Nela, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e shkarkimit t\u00eb KPK-s\u00eb dhe duke arritur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin p\u00ebrfundim se ai kishte b\u00ebr\u00eb \u00a0\u201cfshehje e deklarim t\u00eb rrem\u00eb pasurie\u201d.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":63021,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180718_162355_IMG_8843-1_lATMSyS-533x400.jpg","fifu_image_alt":"Kolegji i Apelimit rr\u00ebzoi pretendimet e Arben Nel\u00ebs p\u00ebr lapsuse e pasakt\u00ebsi","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63010"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63010"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63010\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63021"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63010"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63010"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63010"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}