{"id":63011,"date":"2019-06-25T18:13:14","date_gmt":"2019-06-25T16:13:14","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63011"},"modified":"2019-06-25T18:16:33","modified_gmt":"2019-06-25T16:16:33","slug":"kolegji-fillon-shqyrtimin-e-ceshtjes-xhezair-zaganjori","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-fillon-shqyrtimin-e-ceshtjes-xhezair-zaganjori\/2019\/06\/25\/","title":{"rendered":"Kolegji fillon shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjes &#8220;Xhezair Zaganjori&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>Procesi ndaj Kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Xhezair Zaganjori n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit nisi t\u00eb mart\u00ebn me k\u00ebrkes\u00ebn e Komisionerit Publik p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra p\u00ebr pasuri t\u00eb pajustifikuara nd\u00ebrsa Zaganjori, ndon\u00ebse pranoi munges\u00ebn e dokumentacionit p\u00ebr pages\u00ebn e taksave, dha nj\u00eb interpretim tjet\u00ebr t\u00eb kushtetut\u00ebs duke k\u00ebrkuar konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_63391\" aria-describedby=\"caption-attachment-63391\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-0289.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-63391\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-0289-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"63391\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-63391\" class=\"wp-caption-text\">Xhezair Zaganjori duke folur p\u00ebr median pas seanc\u00ebs n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 25 qershor 2019. Foto: Gjergj Erebara\/BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Xhezair Zaganjori d\u00ebgjoi p\u00ebr mbi nj\u00eb or\u00eb argumentet e Komisionerit Publik Florian Ballhysa n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb shkarkimit t\u00eb tij nga detyra p\u00ebr deklarime t\u00eb pasakta, deklarime t\u00eb pasakta t\u00eb shpenzimeve p\u00ebr arsimimin e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe dhe n\u00eb Gjermani si dhe p\u00ebr munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb tij familjare.<\/p>\n<p>Ballhysa i la m\u00ebnjan\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs interpretimet kushtetuese t\u00eb nenit D t\u00eb kushtetut\u00ebs, nd\u00ebrsa theksoi se gjyqtari Zaganjori nuk kishte dokumente p\u00ebr t\u00eb ardhurat familjare nga qiradh\u00ebnia, kishte deklarime kontradiktore t\u00eb pasuris\u00eb dhe t\u00eb ardhurave nd\u00ebrsa nj\u00eb apartament i deklaruar prej tij i shitur n\u00eb vitin 1999, vijonte t\u00eb rezultonte n\u00ebn pron\u00ebsin\u00eb e tij n\u00eb hipotek\u00eb. Komisioneri publik vuri n\u00eb pik\u00ebpyetje pretendimin e Zaganjorit se ia ka dal\u00eb q\u00eb, p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb periudhe prej pak a shum\u00eb dy vitesh, t\u00eb jetonte familjarisht n\u00eb Gjermani me nj\u00eb burs\u00eb nga instituti k\u00ebrkimor Max Planck dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb kursente nga kjo burs\u00eb nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb konsiderueshme parash, t\u00eb cilat i p\u00ebrdori si bashk\u00ebinvestim n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb pallati n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri deklaroi gjithashtu se nj\u00eb depozit\u00eb bankare n\u00eb vler\u00ebn rreth 16 mij\u00eb dollar\u00eb, deklaruar nga Zaganjori si e t\u00ebrhequr p\u00ebr nj\u00eb shpezim, nuk konfirmohet nga t\u00eb dh\u00ebnat e bank\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse nd\u00ebrsa p\u00ebr shpenzimet e nj\u00ebrit prej djemve t\u00eb gjyqtarit p\u00ebr arsimin n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, t\u00eb dh\u00ebnat bankare tregonin shpenzim n\u00eb mas\u00ebn 12 mij\u00eb euro nd\u00ebrsa vet\u00ebdeklarimi i Zaganjorit fliste p\u00ebr 9 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Zaganjori deklaron se ka mosp\u00ebrputhje t\u00eb konsiderueshme n\u00eb shumat e deklaruara n\u00eb deklaratat vjetore t\u00eb pasuris\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb plot\u00ebsuar n\u00eb Shqip\u00ebri nga zyrtar\u00ebt publik\u00eb q\u00eb nga viti 2003 e m\u00eb pas, me ato q\u00eb vet\u00eb Zaganjori ka shkruar n\u00eb deklarat\u00ebn e rivler\u00ebsimit kalimtar, nj\u00eb rideklarim i pasurive dhe burimeve t\u00eb v\u00ebnies s\u00eb k\u00ebtyre pasurive i kryer n\u00eb vitin 2016 dhe i njohur si &#8220;deklarata veting&#8221;.<\/p>\n<p>Komisioneri deklaroi se nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb deklaruara nga Zaganjori si qiramarrje nga kompania M&amp;D nuk duhet t\u00eb quhen t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, komisioneri deklaroi se Zaganjorit nuk i dilnin llogarit\u00eb p\u00ebr mbi 2.4 milion\u00eb lek\u00eb shpenzime dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, k\u00ebrkoi shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>Zaganjori, nj\u00eb ish-diplomat, u zgjodh an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb vitin 2003 dhe an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb n\u00eb vitin 2013. Ai arriti me v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb konfirmohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2018 pasi komisioni gjykoi se ai ka kryer &#8220;evazion fiskal t\u00eb ligjsh\u00ebm&#8221;, nj\u00eb vendim i debatuar q\u00eb u rekomandua p\u00ebr ankimim nga v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vet\u00ebm tre an\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb q\u00eb i mbijetuan procesit t\u00eb vetingut, s\u00eb paku deri tani.<\/p>\n<p>Zaganjori u p\u00ebrball me pik\u00ebpyetje mbi nj\u00eb pron\u00eb familjare n\u00eb Tiran\u00eb, e regjistruar n\u00eb vitin 2001, por q\u00eb ishte dh\u00ebn\u00eb me qira q\u00eb n\u00eb vitin 1997, si dhe me t\u00eb ardhura nga qiraja n\u00eb vijim\u00ebsi q\u00eb nga ajo koh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk disponohen dokumente t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb rregullt t\u00eb tatimit mbi t\u00eb ardhurat personale.<\/p>\n<p>Zaganjori p\u00ebrballet me pik\u00ebpyetje p\u00ebr burimin e parave t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr t\u00eb ndihmuar dy djemt\u00eb e tij t\u00eb arsimohen jasht\u00eb vendit, nj\u00ebri n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe dhe tjetri n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>Lexo m\u00eb shum\u00eb:<\/p>\n<p><a href=\"\/?p=50777\">Skeda e pasuris\u00eb s\u00eb deklaruar-Xhezair Zaganjori-kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb<\/a><\/p>\n<p><a href=\"\/?p=50834\">Karriera e kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb plasaritet nga problemet me pasurin\u00eb<\/a><\/p>\n<p><a href=\"\/?p=50923\">Xhezair Zaganjori konfirmohet n\u00eb detyr\u00eb<\/a><\/p>\n<p><a href=\"\/?p=51290\">ONM kund\u00ebr konfirmimit t\u00eb Zaganjorit, k\u00ebrkon rihapjen e vetingut n\u00eb Apel<\/a><\/p>\n<p><a href=\"\/?p=53027\">Komisioneri Publik k\u00ebrkon shkarkimin e Zaganjorit: \u201cShmangu tatimet, nuk justifikon pasurin\u00eb\u201d<\/a><\/p>\n<p><a href=\"\/?p=52595\">Vendimi i KPK p\u00ebr Xhezair Zaganjorin: Ka kryer \u201cevazion tatimor t\u00eb ligjsh\u00ebm\u201d<\/a><\/p>\n<p>Ankimi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e tij u mor n\u00eb shqyrtim nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 25 qershor, n\u00eb prani t\u00eb nj\u00eb numri t\u00eb madh mediash. Trupa gjykuese e KPA p\u00ebrb\u00ebhet nga Albana Shtylla, Rezarta \u00a0Schuetz, Luan Daci, Natasha Mulaj dhe Sokol \u00c7omo.<\/p>\n<p>Zaganjori pranoi mosp\u00ebrputhjet n\u00eb deklarata si dhe munges\u00ebn e dokumentacionit p\u00ebr pages\u00ebn e taksave p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga qiradh\u00ebnia, por ai dha nj\u00eb shpjegim t\u00eb ndrysh\u00ebm kushtetues mbi konceptin e pasuris\u00eb s\u00eb ligjshme dhe asaj t\u00eb paligjshme. Sipas Zaganjorit, n\u00eb kuptimin e Nenit D, pika 3 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, nj\u00eb pasuri mund t\u00eb jet\u00eb e ligjshme pavar\u00ebsisht se p\u00ebr t\u00eb nuk jan\u00eb paguar tatimet dhe anasjelltas, ajo mund t\u00eb jet\u00eb e paligjshme pavar\u00ebsisht se p\u00ebr t\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb paguar tatimet. Ky interpretim i tij mb\u00ebshtetej n\u00eb nj\u00eb Komentar t\u00eb publikuar n\u00eb vitin 2019 ku theksohet, sipas Zaganjorit, q\u00eb pasuria duhet t\u00eb ket\u00eb burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>[fact title=&#8221; Neni D, pika 3 e Kushtetut\u00ebs &#8220;] Subjekti i rivler\u00ebsimit duhet t\u00eb shpjegoj\u00eb bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive dhe t\u00eb t\u00eb ardhurave. Pasuri t\u00eb ligjshme p\u00ebr q\u00ebllimet e k\u00ebtij ligji konsiderohen t\u00eb ardhurat q\u00eb jan\u00eb deklaruar dhe p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb paguar detyrimet tatimore. Elemente t\u00eb tjera t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb ligjshme p\u00ebrcaktohen me ligj. [\/fact]<\/p>\n<p>Zaganjori shpjegoi se prona p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb ngritur pik\u00ebpyetje, lidhet me pasurin\u00eb e familjes s\u00eb gruas. Sipas tij, familja n\u00eb fjal\u00eb dispononte parcela toke me rreth 1 mij\u00eb metra katror\u00eb, t\u00eb cilat iu sekuestruan nga qeveria komuniste n\u00eb vitin 1982 dhe mbi t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb pas u nd\u00ebrtuan pallate. Familja arriti t\u00eb marr\u00eb rreth 250 metra katrot\u00eb tok\u00eb t\u00eb mbetur t\u00eb lir\u00eb pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit mbi t\u00eb cilin nd\u00ebrtoi nj\u00eb objekt pes\u00ebkat\u00ebsh. Zaganjori thot\u00eb se ka financuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb punimeve t\u00eb nd\u00ebrtimit me t\u00eb ardhurat nga bursa n\u00eb Gjermani dhe nj\u00eb pjes\u00eb me t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb apartamenti p\u00ebr 40 mij\u00eb dollar\u00eb. Pik\u00ebpyetjeve t\u00eb komisionerit se si ia ka dal\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb Gjermani me burs\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb kursej\u00eb p\u00ebr investim, Zaganjori deklaroi se bursa e tij n\u00eb vitin 1998 ishte 5 mij\u00eb marka dhe se familja e tij i mbyllte shpenzimet me 900 marka.<\/p>\n<p>Ai deklaroi m\u00eb tutje se \u00ebsht\u00eb person q\u00eb nuk njihet p\u00ebr luks dhe se p\u00ebrgjat\u00eb viteve nuk ka shkuar me pushime, me p\u00ebrjashtim t\u00eb nj\u00eb jave pushimesh n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Zaganjori paraqiti nj\u00eb list\u00eb me dokumente shtes\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale nga familja e bashk\u00ebshortes mbi origjin\u00ebn e pron\u00ebs kryesore si dhe deklarata t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb institutit Max Planck.<\/p>\n<p>Kryetarja e trupit gjykues Albana Shtylla pyeti komisionerin publik n\u00ebse ai d\u00ebshironte nj\u00eb kopje t\u00eb dokumenteve shtes\u00eb. Komisioneri tha se n\u00eb baz\u00eb t\u00eb procedur\u00ebs gjyq\u00ebsore, provat shtes\u00eb duhet t\u00eb paraqiten n\u00eb aq kopje sa jan\u00eb pal\u00eb n\u00eb proces. Shtylla pyeti Zaganjorin n\u00ebse kishte sjell\u00eb kopje t\u00eb provave p\u00ebr komisionerin. Ky i fundit tha se nuk e dinte se duhej t\u00eb vepronte n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Trupi gjykues u t\u00ebrhoq p\u00ebr diskutime dhe kur u kthye, njoftoi se do t&#8217;i pranonte provat shtes\u00eb t\u00eb sjella nga Zaganjori. \u00a0Shtylla deklaroi se gjykata merrte p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb fotokopje t\u00eb provave shtes\u00eb t\u00eb sjella nga Zaganjori p\u00ebr t&#8217;ia v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion Komisionerit Publik.<\/p>\n<p>Seanca e radh\u00ebs u caktua p\u00ebr dat\u00ebn 10 korrik, ora 9.30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Procesi ndaj Kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Xhezair Zaganjori n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit nisi t\u00eb mart\u00ebn me k\u00ebrkes\u00ebn e Komisionerit Publik p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra p\u00ebr pasuri t\u00eb pajustifikuara nd\u00ebrsa Zaganjori, ndon\u00ebse pranoi munges\u00ebn e dokumentacionit p\u00ebr pages\u00ebn e taksave, dha nj\u00eb interpretim tjet\u00ebr t\u00eb kushtetut\u00ebs duke k\u00ebrkuar konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":63016,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-0289-533x400.jpg","fifu_image_alt":"Kolegji fillon shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjes &#8220;Xhezair Zaganjori&#8221;","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63011"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63011"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63011\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63016"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63011"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63011"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63011"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}