{"id":63037,"date":"2019-07-03T16:19:00","date_gmt":"2019-07-03T14:19:00","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63037"},"modified":"2019-07-03T16:31:29","modified_gmt":"2019-07-03T14:31:29","slug":"seanca-ne-kpa-relatorja-natasha-mulaj-perplaset-me-gjyqtaren-kosova","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/seanca-ne-kpa-relatorja-natasha-mulaj-perplaset-me-gjyqtaren-kosova\/2019\/07\/03\/","title":{"rendered":"Seanca n\u00eb KPA, relatorja Natasha Mulaj p\u00ebrplaset me gjyqtaren Kosova"},"content":{"rendered":"<p>Parashtrimi i gjyqtares Nertina Kosova se pyetjet drejtuar asaj ishin p\u00ebrs\u00ebritje dhe sipas perceptimit t\u00eb saj \u201cn\u00eb kufi t\u00eb paragjykimit\u201d u prit keq prej relatores Natasha Mulaj, q\u00eb me ton t\u00eb lart\u00eb z\u00ebri mohoi t\u00eb ishte e nj\u00ebanshme.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_63690\" aria-describedby=\"caption-attachment-63690\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20190612_182012_120619011-1_6EeZIxw.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-63690 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20190612_182012_120619011-1_6EeZIxw-600x347.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"347\" data-id=\"63690\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-63690\" class=\"wp-caption-text\">Kryetarja e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA, Natasha Mulaj dhe an\u00ebtar\u00ebt Ardian Hajdari, Sokol \u00c7omo, Rezarta Schuetz, Luan Daci gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit (KPA).<\/figcaption><\/figure>\n<p>Pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb q\u00eb gjyqtarja e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Nertina Kosova adresoi ndaj pyetjeve q\u00eb iu b\u00ebn\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb m\u00eb her\u00ebt n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit nuk u prit\u00ebn mir\u00eb prej relatores Natasha Mulaj t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, q\u00eb i perceptoi ato si akuz\u00eb p\u00ebr nj\u00ebnashm\u00ebri.<\/p>\n<p>Seanca ndaj Kosov\u00ebs, e cila po i n\u00ebnshtrohet hetimit gjyq\u00ebsor p\u00ebr pasurin\u00eb pasi Komisioneri Publik u ankua ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr ta konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb, nisi me p\u00ebrgjigjet q\u00eb kjo e fundit kishte p\u00ebr pyetjet q\u00eb iu b\u00ebn\u00eb <a href=\"\/?p=63439\">n\u00eb seanc\u00ebn e 26 qershorit<\/a>.<\/p>\n<p>Kosova theksoi gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj se nj\u00eb pjes\u00eb e pyetjeve \u201ctejkalonin kufijt\u00eb e ankimit\u201d pasi nuk ishin p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Komisionerit Publik dhe se gjykata nuk mund t\u00eb hetonte p\u00ebr ato \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk ishin n\u00eb ankim dhe nuk e kuptonte pse ishte pyetur p\u00ebr to. Ajo shtoi se ato ishin n\u00eb \u201c deri n\u00eb kufijt\u00eb e paragjykimit\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebtij q\u00ebndrimi iu p\u00ebrgjigj me ton t\u00eb ngritur z\u00ebri relatorja Natasha Mulaj, e cila theksoi se parashtrimet e gjyqtares kishin \u201ctendec\u00eb t\u00eb pamoralshme\u201d dhe vinin n\u00eb diskutim paan\u00ebsin\u00eb e saj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb bazuara. Mulaj tha se si gjyqtare, n\u00ebse kishte dyshime p\u00ebr nj\u00ebanshm\u00ebri Kosova i dinte rrug\u00ebt q\u00eb duhej t\u00eb ndiqte, nd\u00ebrsa theksoi se Kosov\u00ebs \u201cnuk do t\u2019i prekej asnj\u00eb fije floku\u201d nj\u00ebanshm\u00ebrisht.<\/p>\n<p>Gjyqtarja u p\u00ebrgjigj n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs. Ndryshe nga parashtrimi, Kosova u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se q\u00ebndrimi i saj ishte keqinterpretuar dhe se nuk kishte asnj\u00eb ankes\u00eb ndaj asnj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb trup\u00ebs gjykuese. Kosova ritheksoi se ajo i kishte interpretuar pyetjet si n\u00eb \u201ckufij t\u00eb paragjykimit\u201d, nd\u00ebrsa ritheksoi se mendonte q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e tyre kalonin kufijt\u00eb e ankimit.<\/p>\n<p><strong>Parashtrimi i Kosov\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs, Nertina Kosova vuri n\u00eb dukje se nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pyetjeve i ishin b\u00ebr\u00eb n\u00eb shkelje proceduriale, nd\u00ebrsa theksoi se mjaft prej tyre kishin marr\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00eb pyet\u00ebsor\u00ebt q\u00eb ajo kishte plot\u00ebsuar p\u00ebr KPK-n\u00eb dhe m\u00eb pas edhe n\u00eb parashtrimin e b\u00ebr\u00eb n\u00eb Kolegj n\u00eb fillim t\u00eb procesit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrgjigjet gjenden leht\u00ebsisht n\u00eb pyet\u00ebsor\u00eb,\u201d tha gjyqtarja e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda.<\/p>\n<p>Kosova shtoi se p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pyetjeve, si arsyet e mosdeklarimit n\u00eb deklarat\u00ebn vjetore t\u00eb 1.5 milion\u00eb lek\u00ebve t\u00eb paguara p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb apartament dhe t\u00eb kthyera pas brenda vitit, kishin marr\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00eb parashtrimet q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb para KPA-s\u00eb dhe shtoi se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb Komisioneri nuk ka k\u00ebrkuar hetim e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ato \u201ctejkalonin kufijt\u00eb e ankimit\u201d dhe shkonin \u201cp\u00ebrtej shkaqeve t\u00eb ankimit\u201d dhe gjykata nuk mund t\u00eb hetonte p\u00ebr to.<\/p>\n<p>Kosova theksoi po ashtu se Komisioneri Publik i kishte cil\u00ebsuar t\u00eb k\u00ebnaqshme dhe t\u00eb mjaftueshme provat e sjella prej saj p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pyetjeve. Ajo vuri n\u00eb dukje se mjaft prej tyre kishin p\u00ebrgjigje konkrete n\u00eb pyet\u00ebsor\u00ebt dhe parashtrimet q\u00eb ajo kishte b\u00ebr\u00eb dhe la t\u00eb kuptohej se nj\u00ebsia ligjore n\u00eb KPA nuk i kishte lexuar ato.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, gjyqtarja theksoi se duke mos pasur asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur dhe duke qen\u00eb se nuk kishte arsye p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, u kishte kthyer s\u00ebrish p\u00ebrgjigje atyre. Kosova renditi nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs p\u00ebrgjigjet e saj.<\/p>\n<p>Pyetjes p\u00ebr mosdeklarimin e \u00a0nj\u00eb shume prej 1.5 milion\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb paguara n\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr blerje sht\u00ebpie q\u00eb m\u00eb pas ishte prishur, Kosova tha se i ishte p\u00ebrgjigjur n\u00eb KPK dhe n\u00eb parashtrime, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se duke qen\u00eb se shuma ishte paguar dhe kthyer e pac\u00ebnuar, nuk kishte pasur arsye ta deklaronte pasi veprimet ishin kryer brenda vitit dhe nuk kishte pasur ndryshim t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova k\u00ebmb\u00ebnguli se kjo shum\u00eb i ishte kthyer t\u00eb atit q\u00eb mbante kursimet e familjes. Ajo vuri n\u00eb dukje se shuma prej 1 milion lek\u00ebsh q\u00eb ishte p\u00ebrdorur n\u00eb kontrat\u00ebn e dyt\u00eb, ishte me t\u00eb nj\u00ebjtin burim. Ajo p\u00ebrs\u00ebriti, si\u00e7 kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb se k\u00ebto para ishin kursime t\u00eb familjes me kontributin e saj dhe se ajo nuk i kishte deklaruara si t\u00eb sajat pasi mbaheshin nga babai.<\/p>\n<p>Ajo tha se duke qen\u00eb se kishin pjes\u00eb edhe kontributin e saj n\u00eb familje, nuk i cil\u00ebsonte k\u00ebto shuma as si dhurat\u00eb, as si hua, por si kthim pas t\u00eb kontributeve. Ajo dha shpjegime t\u00eb detajuara mbi sasin\u00eb e parave t\u00eb fituara nga bursa, por tha se nuk mund t\u00eb sillte dokumente shtes\u00eb ve\u00e7 librez\u00ebs s\u00eb kursimeve, nd\u00ebrsa paraqiti disa k\u00ebrkesa p\u00ebr informacion drejt universitetit dhe Ambasad\u00ebs Italiane, por q\u00eb mbet\u00ebn pa p\u00ebrgjigje. Ajo tha se e cil\u00ebsonte te provuar k\u00ebt\u00eb pasuri p\u00ebrmes librez\u00ebs s\u00eb kursimeve, por shtoi se duhej t\u00eb konsiderohej n\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb prova t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Ajo vuri n\u00eb dispozicion nj\u00eb s\u00ebr\u00eb p\u00ebrgjigjesh nga banka q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb kredin\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpi, p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur pretendimit se kishte c\u00ebnuar kontrat\u00ebn e kredis\u00eb duke mos bler\u00eb apartamentin e par\u00eb, por nj\u00eb apartament tjet\u00ebr. Kosova tha se banka ishte njoftuar verbalisht dhe se n\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim, banka pranonte se nuk kishte pasur cenim t\u00eb kontrat\u00ebs, p\u00ebr sa koh\u00eb ajo ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Kosova tha se kishte pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimet vjetore p\u00ebr disa likujditete, por vuri n\u00eb dukje se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr llogarin\u00eb rrjedh\u00ebse leht\u00ebsisht t\u00eb kontrollueshme, burimet e t\u00eb cil\u00ebs ishin t\u00eb ligjshme. Sipas gjyqtares, KPA ishte shprehur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb n\u00eb vendime t\u00eb m\u00ebparshme. Ajo tha se disa veprime bankare q\u00eb nuk ishin deklaruar, ishin gjykuar si t\u00eb panevojshme p\u00ebr sa koh\u00eb nuk kishin qen\u00eb ndryshim pasurie, por veprime burokratike brenda llogarive bankare.<\/p>\n<p>Ajo pranoi se gabimisht ishte deklaruar si gjendje cash nj\u00eb shum\u00eb q\u00eb ndodhej n\u00eb fakt n\u00eb bank\u00eb, por tha se kjo pasakt\u00ebsi ka qen\u00eb e paq\u00ebllimshme.<\/p>\n<p>Kosova shtoi gjithashtu se pyetjet shtes\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e t\u00eb v\u00ebllait, ishin n\u00eb kufijt\u00eb e paragjykimit, nd\u00ebrsa kund\u00ebrshtoi konsiderimin e tij si person t\u00eb lidhur. Ajo p\u00ebrs\u00ebriti at\u00eb q\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb se i v\u00ebllai kishte nj\u00eb kontrat\u00eb pune t\u00eb firmosur nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi dhe se detyrimi p\u00ebr sigurimet i mbetej pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit. Ajo vuri n\u00eb dukje se veprimet e kryera nga v\u00ebllai p\u00ebr llogari t\u00eb kompanis\u00eb, p\u00ebr vite me rradh\u00eb provonin pretendimet e saj.<\/p>\n<p>Gjyqtarja ripohoi se p\u00ebrdorimi i llogaris\u00eb bankare personale p\u00ebr nj\u00eb prej pagesave kishte qen\u00eb prej pamund\u00ebsis\u00eb. Sipas gjyqtares, pagesat ishin kryer vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, n\u00eb dy derdhje. Ajo tha se nuk shpjegonte dot pse kishte pasur dy derdhje t\u00eb ndryshme n\u00eb llogari, por tha se kjo mund t\u00eb kishte ardhur p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb arsyesh, p\u00ebrfshi faktin q\u00eb si\u00e7 i kishte th\u00ebn\u00eb v\u00ebllai, nj\u00eb pjes\u00eb e parave mund kishin qen\u00eb valut\u00eb dhe pjesa tjet\u00ebr jo apo qoft\u00eb edhe p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimit t\u00eb prerjes s\u00eb kartmonedhave.<\/p>\n<p>Ajo solli dokumente q\u00eb provonin se hapja e llogaris\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, pasi banka n\u00eb fjal\u00eb nuk kishte pasur deg\u00eb n\u00eb Elbasan dhe se datat e vendosura n\u00eb fatura ishin gabime t\u00eb punonj\u00ebses s\u00eb bank\u00ebs, pasi statmenti i llogaris\u00eb tregonte vet\u00ebm nj\u00eb dat\u00eb pagese.<\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebrprerja e seanc\u00ebs dhe replika e Mulajt<\/strong><\/p>\n<p>Seanca u nd\u00ebrpre p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendim mbi provat e reja t\u00eb sjella nga gjyqtarja Kosova dhe pas kthimit n\u00eb sall\u00eb, Natasha Mulaj replikoi ashp\u00ebr ndaj parashtrimeve t\u00eb subjektit. Mulaj tha se q\u00ebndrimi p\u00ebr t\u2019i konsideruar pyetjet si paragjykuese dhe t\u00eb nj\u00ebanshme ishin \u201ctendenc\u00eb e pamoralshme\u201d. Duke e cil\u00ebsuar pretendimin e gjyqtares si personal, Mulaj tha se ajo nuk kishte paragjykuar ask\u00ebnd dhe nuk kishte nj\u00ebanshm\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do subjekt q\u00eb ulet n\u00eb at\u00eb tavolin\u00eb do t\u00eb marr\u00eb at\u00eb q\u00eb meriton,\u201d tha Mulaj me ton t\u00eb ngritur z\u00ebri. Duke iu drejtuar Kosov\u00ebs ajo shtoi \u201cNuk t\u00eb preket asnj\u00eb fije floku padrejt\u00ebsisht\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Mulajt, gjyqtarja e njihte mir\u00eb procedur\u00ebn dhe n\u00ebse kishte dyshim p\u00ebr nj\u00ebanshm\u00ebri duhej t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb sipas ligjit. M\u00eb pas duke ulur z\u00ebrin, Mulaj tha se ishte ndjer\u00eb e detyruar t\u00eb b\u00ebnte pyetjet. Ajo tha se ia kishte shpjeguar k\u00ebt\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb dhe se kishte k\u00ebrkuar mir\u00ebkuptimin e saj at\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKisha detyrim t\u00eb b\u00ebj pyetje para se t\u2019i jap trup\u00ebs gjykuese mendimin tim si relatore,\u201d tha ajo nd\u00ebr t\u00eb tjera. Relatorja shtoi se pas shpjegimeve q\u00eb d\u00ebgjoi n\u00eb seanc\u00eb, kishte krijuar mendimin e saj dhe se ishte gati t\u00eb vijonte me relatimin para trup\u00ebs. Ajo shtoi se megjithat\u00eb kishte mbetur i pasqaruar momenti i mosdeklarimit t\u00eb 1.5 milion\u00ebshit, duke th\u00ebn\u00eb se kjo shum\u00eb ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pages\u00ebn 1 milion, diferenca prej 500 mij\u00eb duhej t\u00eb ishte deklaruar.<\/p>\n<p>Ajo po ashtu theksoi se nuk kishte nj\u00ebanshm\u00ebri dhe asnj\u00eb tendenc\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 detyrimit p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e qart\u00eb. \u201cTani jam e qart\u00eb,\u201d n\u00eb fund t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik q\u00eb foli menj\u00ebher\u00eb pas Mulajt u shpreh se ai i gjente t\u00eb ligjshme provat e sjella nga Kosova dhe pranoi q\u00eb ato t\u00eb merreshin parasysh nga trupa.<\/p>\n<p>Nga ana e saj, gjyqtarja k\u00ebrkoi fjal\u00ebn dhe tha se ishte keqkuptuar. Ajo vuri n\u00eb dukje se respektonte trup\u00ebn gjykuese dhe nuk kishte kund\u00ebrshti ndaj asnj\u00ebrit. \u201cE njoh procedur\u00ebn dhe n\u00ebse do kisha dyshime p\u00ebr nj\u00ebanshm\u00ebri do kisha b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb,\u201d tha Kosova, por ritheksoi se ishte perceptim i saj se pyetje p\u00ebr t\u00eb cilat ajo besonte q\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje m\u00eb par\u00eb ishin n\u00eb \u201ckufi t\u00eb paragjykimit\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDua t\u00eb jem e qart\u00eb, nuk e kan\u00eb kaluar kufirin,\u201d tha Kosova, q\u00eb ritheksoi se nuk ndjehej e paragjykuar dhe nuk kishte problem me asnj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt e trup\u00ebs gjykuese. Ajo rishpjegoi se shuma prej 500 mij\u00eb lek\u00ebsh i ishte kthyer babait dhe se ajo nuk kishte mbajtur vet\u00eb cash nga kursimet e familjes p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave. Ajo ritheksoi se mbante q\u00ebndrim q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e pyetjeve tejkalonin ankimin e b\u00ebr\u00eb nga Komisioneri Publik, por theksoi se nuk kishte dyshime te integriteti i trup\u00ebs q\u00eb po e gjykonte.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, trupa gjykuese pranoi provat e reja t\u00eb sjella nga Kosova, nd\u00ebrsa u b\u00eb me dije se seanca tjet\u00ebr do jet\u00eb n\u00eb 12 korrik, ora 10.30 p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Parashtrimi i gjyqtares Nertina Kosova se pyetjet drejtuar asaj ishin p\u00ebrs\u00ebritje dhe sipas perceptimit t\u00eb saj \u201cn\u00eb kufi t\u00eb paragjykimit\u201d u prit keq prej relatores Natasha Mulaj, q\u00eb me ton t\u00eb lart\u00eb z\u00ebri mohoi t\u00eb ishte e nj\u00ebanshme.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":63041,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20190612_182012_120619011-1_6EeZIxw-600x347.jpg","fifu_image_alt":"Seanca n\u00eb KPA, relatorja Natasha Mulaj p\u00ebrplaset me gjyqtaren Kosova","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63037"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63037"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63037\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63041"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63037"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63037"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63037"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}