{"id":63048,"date":"2019-07-04T16:59:20","date_gmt":"2019-07-04T14:59:20","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63048"},"modified":"2019-07-04T16:59:20","modified_gmt":"2019-07-04T14:59:20","slug":"kpk-ngre-dyshime-per-pasurine-dhe-konflikt-interesi-ndaj-prokurorit-zeqir-hoda","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-ngre-dyshime-per-pasurine-dhe-konflikt-interesi-ndaj-prokurorit-zeqir-hoda\/2019\/07\/04\/","title":{"rendered":"KPK ngre dyshime p\u00ebr pasurin\u00eb dhe konflikt interesi ndaj prokurorit Zeqir Hoda"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme n\u00eb blerjen e dy apartamenteve n\u00eb Tiran\u00eb si dhe ngriti dyshime p\u00ebr dy raste konflikti interesi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prokurori Zeqir Hoda tha se i kishte dokumentuar pasurit\u00eb dhe k\u00ebrkoi konfirmimin.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_63720\" aria-describedby=\"caption-attachment-63720\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Zeqir-Hoda-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-63720 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Zeqir-Hoda-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"63720\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-63720\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Zeqir Hoda pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Zeqir Hoda, i cili gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb shortimit ka qen\u00eb drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Kurbinit u p\u00ebrball t\u00eb enjten n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Trupa gjykuese p\u00ebrb\u00ebhej nga Pamela Qirko kryesuese, Etleda \u00c7iftja relatore dhe Genta Tafa Bungo an\u00ebtare. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Marie Tuma.<\/p>\n<p>Zeqir Hoda e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2002 si prokuror n\u00eb Kruj\u00eb dhe e ka drejtuar k\u00ebt\u00eb prokurori deri n\u00eb vitin 2009. Ai ka ushtruar funksionin e tij m\u00eb pas n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs dhe n\u00eb vitin 2014 \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Kurbinit.<\/p>\n<p>Ai iu n\u00ebnshtrua procesit t\u00eb vetingut p\u00ebr t\u00eb tre kriteret, por u p\u00ebrball me dyshime p\u00ebr munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme t\u00eb pasuris\u00eb si dhe konflikt interesi.<\/p>\n<p>Relatorja Etleda \u00c7iftja deklaroi n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se prokurori Zeqir Hoda kishte marr\u00eb nj\u00eb raport pozitiv nga ILDKPKI, por verifikimi i KPK-s\u00eb duket se ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundime t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 92 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e 3.9 milion\u00eb lek\u00ebve n\u00eb vitin 2001, prokurori Hoda ka deklaruar si burim t\u00eb ardhurat familjare dhe ato nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Kuk\u00ebs, 300 mij\u00eb lek\u00eb dhurat\u00eb nga babai dhe dy hua p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb vlerat 3000 dhe 4000 dollar\u00eb. Gjithashtu, ka deklaruar edhe nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 7000 dollar\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjn e huave.<\/p>\n<p>Sipas relatores Etleda \u00c7iftja, komisioni ka konkluduar se babai i ndjer\u00eb i prokurorit Hoda nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dhurimin e shum\u00ebs 300 mij\u00eb lek\u00eb, pasi nuk rezulton e provuar me dokumentacion justifikues. Komisioni ka konstatuar t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb edhe p\u00ebr huadh\u00ebn\u00ebsit, ku nga hetimi \u00ebsht\u00eb konkluduar se ata nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb shumat 3000 dhe 4000 dollar\u00eb. Sipas \u00c7iftes, ata nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi me burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb huat\u00eb e sip\u00ebrcituara.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur probleme edhe n\u00eb lidhje me nj\u00eb apartament tjet\u00ebr me sip\u00ebrfaqe 108.02 m2 po n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2015 n\u00eb vler\u00ebn e 75 mij\u00eb eurove dhe t\u00eb shlyer n\u00eb vitin 2017, p\u00ebr t\u00eb cilin prokurori Hoda ka deklaruar si burim krijimi kursimet nga pagat p\u00ebr periudh\u00ebn 2004-2014 n\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro, nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 50 mij\u00eb euro dhe 5 mij\u00eb euro kur t\u00eb kalohej n\u00eb pron\u00ebsi.<\/p>\n<p>Relatorja \u00c7iftja tha se nga hetimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pron\u00eb u konstatua se ka munges\u00eb t\u00eb dokumentacionit justifikues p\u00ebr pagimin e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb 20 mij\u00eb euro. Komisioni ka identifikuar munges\u00eb t\u00eb dokumentacionit p\u00ebr nisjen e shlyerjes s\u00eb kredis\u00eb dhe mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimet p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit prej 20 mij\u00eb eurosh n\u00eb bank\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problem i identifikuar nga Komisioni ishte fakti q\u00eb prokurori Hoda zot\u00ebronte aksione n\u00eb kompanin\u00eb Albtelekom, bler\u00eb n\u00eb vitin 2008 n\u00eb vler\u00ebn e 50 mij\u00eb lek\u00ebve. Gjithashtu, edhe bashk\u00ebshortja e tij q\u00eb ka punuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri ka rezultuar aksionere po n\u00eb shum\u00ebn 50 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja \u00c7iftja pohoi se referuar ligjit p\u00ebr parandalimin e konfliktit t\u00eb interesit, Komisioni konstatoi se pokurori Hoda \u00ebsht\u00eb n\u00eb\u00a0 shkelje t\u00eb ligjit, pasi p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs q\u00eb ai mban nuk mund t\u00eb lidh\u00eb kontrata me institucionet publike.<\/p>\n<p>Komisioni ka evidentuar si problematik\u00eb edhe gjendjen cash jasht\u00eb sistemit bankar. Sipas relatores \u00c7iftja, ka rezultuar se ai ka munges\u00eb dokumentacioni justifikues p\u00ebr shumat cash n\u00eb gjasht\u00eb vite t\u00eb deklarimit. Dyshime u ngrit\u00ebn edhe p\u00ebr nj\u00eb depozit\u00eb bankare t\u00eb hapur n\u00eb vitin 2005, ku jan\u00eb depozituar vlerat 5 mij\u00eb euro dhe 5 mij\u00eb dollar\u00eb, q\u00eb jan\u00eb t\u00ebrhequr pas pes\u00eb dit\u00ebsh. Sipas relatores \u00c7iftja, nga analiza financiare e vitit 2005, ka rezultuar se subjekti nuk ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar k\u00ebto shuma t\u00eb depozituara.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar munges\u00eb t\u00eb ardhurash edhe p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb 10 mij\u00eb eurosh n\u00eb vitin 2006, q\u00eb ka rezultuar t\u00eb mos jet\u00eb deklaruar n\u00eb koh\u00ebn e duhur. Nga hetimi administrativ Komisioni ka gjetur se subjekti nuk ka deklaruar disa llogari rrjedh\u00ebse dhe se vlera q\u00eb ka mbajtur jasht\u00eb bankave \u00ebsht\u00eb me e lart\u00eb se 1.5 milion\u00eb lek\u00eb nga sa e lejonte ligji.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr problematik\u00eb q\u00eb evidentoi relatorja \u00c7iftja ishte edhe p\u00ebrdorimi i dy automjeteve t\u00eb t\u00eb tret\u00ebve nga prokurori Hoda, p\u00ebr t\u00eb cilat Komisioni i ka kaluar barr\u00ebn e proves. Nga verifikimet e kryera prej KPK-s\u00eb rezulton se Hoda ka udh\u00ebtuar 18 her\u00eb jasht\u00eb shtetit me makin\u00ebn e shtetasit H.M., kunati i tij, nd\u00ebrsa vet\u00eb pronari i mjetit nuk e ka p\u00ebrdorur asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDuket se subjekti \u00ebsht\u00eb \u2018de facto\u2019 pronar i k\u00ebsaj makine,\u201d tha relatorja \u00c7iftja.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar edhe lidhur me p\u00ebrdorimin e nj\u00eb tjet\u00ebr mjeti nga ana e prokurorit Zeqir Hoda, q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit Q.H.. Sipas Komisionit, Q.H. ka qen\u00eb i proceduar dhe \u00e7\u00ebshtjet ndaj tij kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb regjistruara n\u00eb prokurorin\u00eb ku ka punuar subjekti.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duket se subjekti \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit\u201d, pohoi \u00c7iftja.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me profesionalizmin, Komisioni konstatoi se ka aft\u00ebsi n\u00eb interpretimin e ligjit, identifikon norm\u00ebn ligjore t\u00eb zbatueshme dhe analizon norm\u00ebn penale dhe se nuk ka masa disiplinore t\u00eb p\u00ebrfunduara apo n\u00eb fuqi. Por relatorja \u00c7iftja tha se nga verifikimi i disa dosjeve jan\u00eb konstatuar disa pasakt\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb cilat i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime subjektit. Nd\u00ebrkoh\u00eb jan\u00eb gjetur edhe 3 ankesa, p\u00ebr t\u00eb cilat Prokuroria e P\u00ebrgjithshme, ka marr\u00eb vendim p\u00ebr t\u2019i arkivuar.<\/p>\n<p>Pran\u00eb KPK-s\u00eb jan\u00eb paraqitur 4 denoncime nga publiku, ku pretendohet se subjekti nuk ka b\u00ebr\u00eb hetime p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje falsifikimi toke, ka ngritur akuz\u00eb t\u00eb paqen\u00eb dhe se ka treguar indiferenc\u00eb n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr denoncim p\u00ebr p\u00ebrvet\u00ebsim prone n\u00eb La\u00e7. Nd\u00ebrsa Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar e ka vler\u00ebsuar at\u00eb pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figures, duke e konsideruar t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Relatorja Etleda \u00c7iftja pohoi se prokurori Zeqir Hoda ka dor\u00ebzuar dokumente dhe shpjegime t\u00eb reja p\u00ebr gjetjet e hetimit administrative, t\u00eb cilat do t\u00eb shqyrtohen dhe do t\u00eb merren parasysh n\u00eb vendimarrje. Pas relatimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes nga an\u00ebtarja e Komisionit Etleda \u00c7iftja, prokurori Zeqir Hoda shfaqi q\u00ebndrimin e tij p\u00ebr rreth nj\u00eb or\u00eb e gjysm\u00eb lidhur me gjetjet e KPK.<\/p>\n<p>Ai u shpreh se babai i tij ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dhurimin e 300 mij\u00eb lek\u00ebve, pasi kishte punuar nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb dhe se kur kishte dal\u00eb n\u00eb pension n\u00eb vitin 1994, vazhdonte t\u00eb krijonte t\u00eb ardhura p\u00ebr shkak se jetonte n\u00eb fshat. Hoda tha se kjo gj\u00eb provohej nga fakti se i ati kishte pasur nj\u00eb depozit\u00eb bankare.<\/p>\n<p>Prokurori Hoda u shpreh se dhe huadh\u00ebn\u00ebsit kan\u00eb pasur mund\u00ebsi t\u2019i jepnin atij vlerat 3000 dhe 4000 dollar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00ebri prej huadh\u00ebn\u00ebsve ka pasur aktivitet privat q\u00eb e mbylli n\u00eb vitin 2004, nd\u00ebrsa huadh\u00ebn\u00ebsi tjet\u00ebr ka shitur nj\u00eb banes\u00eb n\u00eb qytetin e Kuk\u00ebsit dhe disa vite m\u00eb par\u00eb siguronte t\u00eb ardhura nga dh\u00ebnia e k\u00ebsaj sht\u00ebpie me qira te persona t\u00eb huaj,\u201d tha prokurori Hoda, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se provat e dor\u00ebzuara prej tij v\u00ebrtetonin burimet e ligjshme p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr konstatimin e pamjaftueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e apartamentit t\u00eb dyt\u00eb, Hoda tha se kishte rezerva p\u00ebr metodologjin\u00eb e p\u00ebrdorur n\u00eb analiz\u00ebn financiare q\u00eb sipas tij ka sjell\u00eb edhe k\u00ebto efekte. Prokurori Hoda theksoi se jetesa e tij kishte qen\u00eb modeste dhe shpenzimet kishin qen\u00eb t\u00eb limituara. Ai p\u00ebrmendi se jetonte ende n\u00eb nj\u00eb pallat q\u00eb nuk kishte sh\u00ebrbime dhe se ishte nd\u00ebrtuar nga Enti i Banesave.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, lidhur me udh\u00ebtimet jasht\u00eb shtetit, ai u shpreh se kishte shkuar tek familjar\u00ebt e tij e jo p\u00ebr turiz\u00ebm dhe se kishte pasur shpenzime minimale. P\u00ebr p\u00ebrdorimin e automjetit t\u00eb kunatit ai u shpreh se disa her\u00eb kishte udh\u00ebtuar p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Tropoj\u00eb, por ngaq\u00eb rruga ishte m\u00eb e mir\u00eb n\u00ebse kaloje n\u00ebp\u00ebrmjet Kosov\u00ebs, jan\u00eb regjistruar si udh\u00ebtime jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Prokurori Hoda pranoi se duhej t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb i kujdessh\u00ebm lidhur me p\u00ebrdorimin e mjetit t\u00eb nj\u00eb pesoni t\u00eb proceduar n\u00eb prokurorin\u00eb ku ai punonte, por sqaroi se hetimet ndaj tij ishin pushuar kur ai e ka p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb makin\u00eb. Hoda tha se i duhej t\u00eb shkonte n\u00eb Tropoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rast s\u00ebmundjeje dhe i nevojitej nj\u00eb fuoristrad\u00eb dhe prandaj i kishte k\u00ebrkuar mjetin shteasit Q.H.. Ai pohoi se n\u00eb momentin kur ai ka p\u00ebrdorur mjetin, hetimet ndaj Q.H. ishin pushuar dhe se nuk kishte asnj\u00eb ndikim.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, Hoda u shpreh se ka b\u00ebr\u00eb gjithmon\u00eb prokurorin dhe se do t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjithmon\u00eb prokurorin n\u00ebse do t\u00eb konfirmohet n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 8 korrik, n\u00eb or\u00ebn 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme n\u00eb blerjen e dy apartamenteve n\u00eb Tiran\u00eb si dhe ngriti dyshime p\u00ebr dy raste konflikti interesi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prokurori Zeqir Hoda tha se i kishte dokumentuar pasurit\u00eb dhe k\u00ebrkoi konfirmimin.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":63050,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Zeqir-Hoda-KPK-533x400.jpg","fifu_image_alt":"KPK ngre dyshime p\u00ebr pasurin\u00eb dhe konflikt interesi ndaj prokurorit Zeqir Hoda","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63048"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63048"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63048\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63050"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63048"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63048"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63048"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}