{"id":63062,"date":"2019-07-10T20:55:47","date_gmt":"2019-07-10T18:55:47","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63062"},"modified":"2019-07-10T20:55:47","modified_gmt":"2019-07-10T18:55:47","slug":"kpk-e-quan-joprofesional-per-ceshtjen-shullazi-por-e-konfirmon-nakucin-ne-detyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-e-quan-joprofesional-per-ceshtjen-shullazi-por-e-konfirmon-nakucin-ne-detyre\/2019\/07\/10\/","title":{"rendered":"KPK e quan &#8220;joprofesional&#8221; p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen &#8216;Shullazi&#8217;, por e konfirmon Naku\u00e7in n\u00eb detyr\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit fshikulloi largimin e prokurorit Ened Naku\u00e7i pa lajm\u00ebruar epror\u00ebt nga \u00e7\u00ebshtja kund\u00ebr Emiljano Shullazit, por vendosi ta referoj\u00eb rastin p\u00ebr procedim disiplinor, bashk\u00eb me tre probleme t\u00eb tjera t\u00eb gjetura n\u00eb kriterin e aft\u00ebsive profesionale.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_63873\" aria-describedby=\"caption-attachment-63873\" style=\"width: 482px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ened-Naku\u00e7i.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-63873\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ened-Naku\u00e7i-482x400.jpg\" alt=\"\" width=\"482\" height=\"400\" data-id=\"63873\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-63873\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Ened Naku\u00e7i pas vendimit t\u00eb konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb nga KPK. Foto: LSA.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Vendimi i zbardhur i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr prokurorin Ened Naku\u00e7i p\u00ebrfshin n\u00eb arsyetim fjali si: \u201cka treguar nj\u00eb sjellje tep\u00ebr joprofesionale\u201d apo \u201cnj\u00eb sjellje neglizhente si rezultat i gabimeve thelb\u00ebsore dhe serioze n\u00eb aspektin hetimor dhe investigues\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, treshja q\u00eb hetoi rastin e Naku\u00e7it dhe u fokusua kryesisht n\u00eb kriterin e aft\u00ebsive profesionale, arsyetoi se ai arrinte \u201cnivel minimal\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter dhe e konfirmoi n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Trupa e kryesuar nga Xhensila Pine, me relator Roland Ilia dhe an\u00ebtare Valbona Sanxhaktari vendosi po ashtu ta d\u00ebrgonte prokurorin e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda p\u00ebr \u201cprocedim disiplinor\u201d p\u00ebr\u00a0 kat\u00ebr \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb arsyetimit, Komisioni e cil\u00ebson Naku\u00e7in si joprofesional p\u00ebr largimin nga Shqip\u00ebria pa njoftuar drejtuesit, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur akuza duhej t\u00eb p\u00ebrgatiste konkluzionet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen ndaj Emiljano Shullazit dhe t\u00eb tjer\u00ebve, nj\u00eb hetim i kryer deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb nga ai.<\/p>\n<p>KPK \u00a0gjeti probleme edhe sa i p\u00ebrket pushimit t\u00eb hetimeve p\u00ebr nj\u00eb grup t\u00eb dyshuar p\u00ebr trafik narkotik\u00ebsh dhe ngriti gjithashtu pik\u00ebpyetje p\u00ebr etik\u00ebn lidhur me nj\u00eb rast t\u00eb largimit nga vendi i nj\u00eb aksidenti.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyet\u00ebsor\u00ebve t\u00eb KPK-s\u00eb, Naku\u00e7i e ka justifikuar largimin nga \u00e7\u00ebshtja \u201cShullazi\u201d me arsyet sh\u00ebndet\u00ebsore si nj\u00eb \u201crast fator\u201d, duke shpjeguar se kishte qen\u00eb \u201ci shokuar\u201d dhe se nuk kishte pasur koh\u00eb t\u00eb b\u00ebnte njoftim formal t\u00eb epror\u00ebve. Ai po ashtu ka kund\u00ebrshtuar edhe gjetjet e tjera t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ened Naku\u00e7i e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2000 si prokuror i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. N\u00eb vitin 2003, ai \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar Prokuror i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn vazhdon ta ushtroj\u00eb prej 16 vitesh. Naku\u00e7i \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr 22 kandidat\u00ebt q\u00eb po vazhdojn\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, e cila njihet m\u00eb s\u00eb shumti me akronimin e saj SPAK.<\/p>\n<p><strong>\u00c7\u00ebshtja \u201cShullazi\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Largimi nga \u00e7\u00ebshtja kund\u00ebr Emiljano Shullazit, pak para se Prokuroria t\u00eb lexonte pretenc\u00ebn duket si problemi kryesor q\u00eb iu ngrit Naku\u00e7it gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit. KPK citon nj\u00eb raport nga Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, sipas s\u00eb cilit Naku\u00e7i kishte \u201cbraktisur detyr\u00ebn papritmas dhe pa njoftim paraprak, pa komunikuar drejtp\u00ebrdrejt me drejtuesin e prokuroris\u00eb dhe pa u dor\u00ebzuar asnj\u00eb dosje koleg\u00ebve t\u00eb tij\u201d.<\/p>\n<p>Raporti b\u00ebn me dije se drejtuesit m\u00ebsuan m\u00eb von\u00eb se largimi kishte lidhje me nj\u00eb trajtim mjek\u00ebsor p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 45 dit\u00eb. \u201cDuket sikur ky veprim i subjektit shkaktoi shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi organizative p\u00ebr trajtimin e duhur t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb gjykat\u00eb,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja ndaj Emiljano Shullazit dhe disa t\u00eb akuzuarve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, u fut n\u00eb konfuzion pasi nj\u00eb nga prokuror\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjes u transferua n\u00eb krye t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, nd\u00ebrsa Naku\u00e7i u largua p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Rishortimi i \u00e7\u00ebshtjes dhe procesi i caktimit t\u00eb prokuror\u00ebve solli\u00a0<a href=\"\/?p=52381\">p\u00ebrplasje mes prokuror\u00ebve<\/a>\u00a0t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Drejtueses Donika Prela dhe Prokurores s\u00eb P\u00ebrgjithshme Arta Marku. Disa prokuror\u00eb u nd\u00ebshkuan me masa disiplinore p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrplasjeje. Dosja u p\u00ebrfaq\u00ebsua m\u00eb pas n\u00eb gjykat\u00eb\u00a0<a href=\"\/?p=52482\">nga 4 prokuror\u00eb<\/a>\u00a0dhe Shullazi dhe t\u00eb akuzuarit e tjer\u00eb u d\u00ebnuan me 55 vjet burg. Dosja po shqyrtohet n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit.<\/p>\n<p>N\u00eb shpjegimet e tij, Naku\u00e7i tha se largimi kishte qen\u00eb i detyruar. Ai citohet n\u00eb vendim t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb se \u201clargimi i tij nga Shqip\u00ebria n\u00eb Itali p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore ishte rezultat i nj\u00eb k\u00ebshille t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga kirurgu urolog, Dr. R.Xh\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb rezulton se prokurori ka pretenduar se \u201cishte i shokuar dhe se n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb klinik\u00eb jasht\u00eb vendit, njoftimi i drejtuesve nuk kishte qen\u00eb n\u00eb fokusin e tij.<\/p>\n<p>Por ai shtoi se para se t\u00eb largohej, i kishte l\u00ebn\u00eb \u00e7el\u00ebsin e zyr\u00ebs nj\u00eb oficeri t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore, t\u00eb cilit po ashtu i kishte l\u00ebn\u00eb porosi p\u00ebr dosjen dhe se t\u00eb nes\u00ebrmen ishte p\u00ebrpjekur t\u00eb njoftonte drejtuesit, por nuk kishte arritur dot ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Argumentet e tij nuk duket se e kan\u00eb bindur Komisionin.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni \u00ebsht\u00eb i mendimit se q\u00ebndrimi i subjektit, n\u00eb fillim t\u00eb shtatorit 2018, kur u largua nga vendi p\u00ebr nj\u00eb trajtim mjek\u00ebsor n\u00eb Itali, ka treguar nj\u00eb sjellje tep\u00ebr joprofesionale,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Aty thuhet se nd\u00ebrsa nuk kishte njoftuar drejtuesit, prokurori kishte gjetur koh\u00ebn \u201cp\u00ebr t\u00eb rezervuar nj\u00eb bilet\u00eb p\u00ebr n\u00eb Itali pran\u00eb nj\u00eb agjencie udh\u00ebtimi\u201d dhe po ashtu t\u00eb informonte oficerin e policis\u00eb gjyq\u00ebsore. KPK shprehet se ai \u201cduhet t\u00eb kishte njoftuar shefin e zyr\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme\u201d.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb, Naku\u00e7i deklaroi se largimi i tij p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore ishte parashikuar n\u00eb legjislacion si nj\u00eb \u201crast fator\u201d, i cili nuk mund t\u00eb parashikohej se kur do t\u00eb ndodhte.<\/p>\n<p>Por Komisioni del kund\u00ebr k\u00ebtij arsyetimi. Duke shpjegur se \u201crasti fator\u201d kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb rrethan\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, p\u00ebrtej kontrollit t\u00eb pal\u00ebs dhe i pavarur nga vullneti i tij, i cili nuk mund t\u00eb parandalohet ose eliminohet dhe pengon plot\u00ebsisht ose pjes\u00ebrisht zbatimin e detyrimeve ose t\u00eb t\u00eb drejtave\u201d.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se ishte e qart\u00eb q\u00eb \u201cky nuk ishte rasti\u201d sa i p\u00ebrket mund\u00ebsive t\u00eb Naku\u00e7it p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni epror\u00ebt.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb dukje ndryshe nga vendime t\u00eb tjera t\u00eb KPK-s\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb parashtrimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast nuk b\u00ebhet me dije n\u00ebse kishte shkelje apo jo. Po ashtu, nga formulimi duket se KPK ka marr\u00eb parasysh argumente t\u00eb tjera paraqitura nga Naku\u00e7i sa i p\u00ebrket gjetjeve t\u00eb KPK-s\u00eb mbi \u201crastin fator\u201d t\u00eb cilat nuk jan\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb vendim p\u00ebrve\u00e7 se si sh\u00ebnime n\u00eb fund t\u00eb faqes.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjektit iu k\u00ebrkuan shpjegime n\u00eb rezultatet e hetimit dhe subjekti i paraqiti ato,\u201d thuhet n\u00eb vendim. Nd\u00ebrsa n\u00eb fusnot\u00eb b\u00ebhet me dije se k\u00ebto argumente ishin n\u00eb p\u00ebrgjigjet d\u00ebrguar Komisionit pas b\u00ebrjes me dije t\u00eb rezultateve t\u00eb hetimit. \u00a0N\u00eb vendim nuk b\u00ebhet me dije n\u00ebse k\u00ebto argumente pat\u00ebn ndonj\u00eb ndikim.<\/p>\n<p>Rasti sipas vendimit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb list\u00ebn e kat\u00ebr referimeve disiplinore \u201cpran\u00eb organit kompetent\u201d q\u00eb KPK ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Naku\u00e7in. Fati i k\u00ebtyre referimeve \u00ebsht\u00eb i paqart\u00eb sa koh\u00eb mungon institucioni i Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, i cili duhej t\u00eb b\u00ebnte hetimet.<\/p>\n<p><strong>Tre referimet e tjera disiplinore<\/strong><\/p>\n<p>Vendimi i zbardhur l\u00eb t\u00eb kuptohet se analiza finaciare ndaj Naku\u00e7it, edhe duke mos marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb 5 mij\u00eb euro hua nga t\u00eb af\u00ebrmit kishte rezultuar pozitive. KPK arsyeton se prokurori kishte burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb krijuar pasurin\u00eb dhe vet\u00ebm n\u00eb vitin 2015 rezultonte me bilanc negativ prej 50 mij\u00eb lek\u00ebsh, shum\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb par\u00eb si e r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Po ashtu hetimi nuk gjeti probleme sa i p\u00ebrket figur\u00ebs s\u00eb Naku\u00e7it dhe ai u cil\u00ebsua i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vijuar detyr\u00ebn edhe sa i p\u00ebrket k\u00ebtij kriteri.<\/p>\n<p>Por n\u00eb kriterin e profesionalizmit, KPK \u00ebsht\u00eb ndalur n\u00eb disa momente. Komisioni thot\u00eb se nga dosjet e shortuara rezultoi nj\u00eb vendim pushimi p\u00ebr nj\u00eb grup t\u00eb dyshuar p\u00ebr trafik narkotik\u00ebsh. Edhe k\u00ebtu, ashtu si n\u00eb rastin e sip\u00ebrp\u00ebrmendur, Komisioni \u00ebsht\u00eb i ashp\u00ebr n\u00eb gjuh\u00ebn e p\u00ebrdorur ndaj Naku\u00e7it.<\/p>\n<p>Sipas KPK, ai kishte regjistruar procedim penal pa emra ndaj personave t\u00eb panjohur, edhe pse referimi i policis\u00eb kishte t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb emrat e 9 personave, fotot e tyre, numrat e telefonit dhe rekordet e tyre kriminale. KPK thot\u00eb se kjo ishte b\u00ebr\u00eb \u201cn\u00eb kund\u00ebrshtim me nenin 287\/1 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale dhe (nuk ishte) as n\u00eb p\u00ebrputhje me dispozitat e nenit 293\/1 dhe 295\/1 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale\u201d.<\/p>\n<p>Prokurori Naku\u00e7i \u00ebsht\u00eb mbrojtur me at\u00eb q\u00eb e ka cil\u00ebsuar si praktik\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. N\u00eb vendim referohet se ai ka sqaruar q\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb hetim proaktiv dhe se n\u00ebse do t\u00eb regjistroheshin emrat brenda 3 muajve, ai do ishte i detyruar t\u00eb njoftonte mbrojt\u00ebsit ligjor\u00eb t\u00eb t\u00eb akuzuarve dhe se kjo do t\u00eb sillte prishje t\u00eb hetimeve proaktive.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Naku\u00e7i vuri n\u00eb dukje se pavar\u00ebsisht d\u00ebshtimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nj\u00eb hetim i dyt\u00eb ndaj k\u00ebtyre personave kishte rezultuar me sukses. Por KPK n\u00eb vendim thot\u00eb se gjeti 6 problematika q\u00eb sipas saj tregonin neglizhenc\u00eb.<\/p>\n<p>KPK v\u00eb n\u00eb dukje se jo t\u00eb gjith\u00eb personat p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ishte b\u00ebr\u00eb referimi ishin p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjim, dy prej tyre ishin l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb p\u00ebrgjimeve. Hetimet d\u00ebshtuan edhe pse personat kishin qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe m\u00eb her\u00ebt n\u00eb trafik narkotik\u00ebsh, t\u00eb dyshuarit u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb ndryshonin numrat e telefonave.<\/p>\n<p>KPK v\u00eb n\u00eb dukje se vet\u00eb Naku\u00e7i nuk verifikoi informacionin e marr\u00eb nga policia gjyq\u00ebsore dhe CD-t\u00eb me p\u00ebrgjime q\u00eb u asgj\u00ebsuan si t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme, nuk u d\u00ebgjuan, duke sjell\u00eb pushimin e akuzave. KPK thot\u00eb se nuk gjeti d\u00ebshmi t\u00eb veprimeve t\u00eb prokurorit apo udh\u00ebzimeve q\u00eb ai kishte dh\u00ebn\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Theo Jacobs i vuri n\u00eb dukje Naku\u00e7it se nd\u00ebrsa nuk kishte nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb veprim tjet\u00ebr hetimor dhe investigues, kur kishte par\u00eb q\u00eb p\u00ebrgjimet nuk po funksiononin. <em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p>KPK arrin n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast n\u00eb p\u00ebrfundimin se prokurori kishte \u201cnj\u00eb sjellje neglizhente si rezultat i gabimeve thelb\u00ebsore dhe serioze n\u00eb aspektin hetimor dhe investigues, duke \u00e7uar n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim jo t\u00eb sakt\u00eb p\u00ebr vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale\u201d. \u00c7\u00ebshtja n\u00eb fjal\u00eb po ashtu \u00ebsht\u00eb referuar p\u00ebr procedim disiplinor.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm KPK ka vepruar edhe me nj\u00eb rast t\u00eb dyt\u00eb vendimi p\u00ebr pushim hetimesh. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr akuzat e nj\u00eb qytetari me inicialet V.\u00c7 ndaj nj\u00eb gjykat\u00ebsi. Naku\u00e7i n\u00eb arsyetimin e tij p\u00ebr pushimin e \u00e7\u00ebshtjes thot\u00eb se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb person q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb mbi 200 kall\u00ebzime, p\u00ebr gjyqtar\u00eb, prokuror\u00eb dhe deputet\u00eb.<\/p>\n<p>Naku\u00e7i po ashtu pretendoi se kall\u00ebzimi nuk kishte indicie p\u00ebr korrupsion dhe as p\u00ebr element\u00eb t\u00eb veprave penale, por vet\u00ebm supozime t\u00eb kall\u00ebzuesit. KPK n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast i ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen prokurorit se ka marr\u00eb vendim bazuar n\u00eb mendimin e tij mbi personalitetin e kall\u00ebzuesit, pa kryer hetime.<\/p>\n<p>\u201cShpjegimet e dh\u00ebna nga subjekti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje jan\u00eb vet\u00ebm deklarata lidhur me statusin dhe gjendjen personale t\u00eb denoncuesit dhe nuk jan\u00eb shpjegime lidhur me denoncimin dhe me hetimin e kryer p\u00ebr veprime t\u00eb kund\u00ebrligjshme ose jo t\u00eb subjekteve t\u00eb denoncuara,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Aty thuhet se p\u00ebrmendja e gjendjes mendore t\u00eb denoncuesit ishte e tepruar dhe se nuk kishte pse p\u00ebrdorej si justifikim p\u00ebr t\u00eb vendosur pushimin e hetimeve.<\/p>\n<p>Po ashtu, KPK e \u00e7oi Naku\u00e7in p\u00ebr procedim disiplinor dhe shkelje t\u00eb etik\u00ebs sa i p\u00ebrket dyshimeve p\u00ebr largim nga nj\u00eb vend aksidenti. \u201cKomisioni krijoi bindjen se, n\u00eb rastin konkret, sjellja e subjektit nuk ka qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me detyrat e tij n\u00eb lidhje dhe me etik\u00ebn,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>Naku\u00e7i e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb rast, duke pretenduar se ai ishte kthyer n\u00eb vendngjarje dhe se kishte qen\u00eb ai q\u00eb kishte njoftuar policin\u00eb rrugore. Ai shprehet se \u201cvler\u00ebsoj se i kam b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha veprimet sipas ligjit dhe duke ruajtur etik\u00ebn p\u00ebr detyr\u00ebn q\u00eb un\u00eb mbaj\u201d.<\/p>\n<p>KPK n\u00eb fund ka vler\u00ebsuar pozitivisht Naku\u00e7in sa i p\u00ebrket pasuris\u00eb dhe po ashtu figur\u00ebs, nd\u00ebrsa ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se ai arrinte \u201cnivel minimal kualifikues\u201d.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit fshikulloi largimin e prokurorit Ened Naku\u00e7i pa lajm\u00ebruar epror\u00ebt nga \u00e7\u00ebshtja kund\u00ebr Emiljano Shullazit, por vendosi ta referoj\u00eb rastin p\u00ebr procedim disiplinor, bashk\u00eb me tre probleme t\u00eb tjera t\u00eb gjetura n\u00eb kriterin e aft\u00ebsive profesionale.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":63064,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ened-Naku\u00e7i-482x400.jpg","fifu_image_alt":"KPK e quan &#8220;joprofesional&#8221; p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen &#8216;Shullazi&#8217;, por e konfirmon Naku\u00e7in n\u00eb detyr\u00eb","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63062"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63062"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63062\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63064"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63062"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63062"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63062"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}