{"id":63063,"date":"2019-07-10T19:03:06","date_gmt":"2019-07-10T17:03:06","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63063"},"modified":"2019-07-10T19:03:06","modified_gmt":"2019-07-10T17:03:06","slug":"kpa-mbyll-shqyrtimin-gjyqesor-per-kreun-e-gjykates-se-larte-xhezair-zaganjori","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-mbyll-shqyrtimin-gjyqesor-per-kreun-e-gjykates-se-larte-xhezair-zaganjori\/2019\/07\/10\/","title":{"rendered":"KPA mbyll shqyrtimin gjyq\u00ebsor p\u00ebr kreun e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Xhezair Zaganjori"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik i konsideroi \u201cpa asnj\u00eb risi\u201d provat e reja t\u00eb paraqitura nga kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Zaganjori i quajti p\u00ebrfundimet e tij si \u201cabsurde dhe t\u00eb papranueshme\u201d. Procesi shkon drejt konkluzioneve p\u00ebrfundimtare.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_63870\" aria-describedby=\"caption-attachment-63870\" style=\"width: 537px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Zaganjori-KPA.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-63870\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Zaganjori-KPA-537x400.jpg\" alt=\"\" width=\"537\" height=\"400\" data-id=\"63870\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-63870\" class=\"wp-caption-text\">Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Xhezair Zaganjori gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit (KPA). Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA, vendosi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn t\u00eb marr\u00eb n\u00eb shqyrtim provat dhe aktet e reja t\u00eb paraqitura gjat\u00eb dy seancave nga kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Xhezair Zaganjori dhe m\u00eb pas vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor, duke u k\u00ebrkuar pal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrgatisin konkluzionet p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr kreun e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb po shqyrtohet n\u00eb Kolegj nga trupa e kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Rezarta Schuetz dhe an\u00ebtar\u00eb Luan Daci, Natasha Mulaj dhe Sokol \u00c7omo.<\/p>\n<p>Zaganjori, nj\u00eb ish-diplomat u zgjodh an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb vitin 2003 dhe an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb n\u00eb vitin 2013. Ai arriti me v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb konfirmohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2018 pasi komisioni gjykoi se ai ka kryer \u201cevazion fiskal t\u00eb ligjsh\u00ebm\u201d, nj\u00eb vendim i debatuar q\u00eb u rekomandua p\u00ebr ankimim nga v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Pas dor\u00ebzimit t\u00eb provave t\u00eb reja t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa deklaroi se ato nuk kan\u00eb ndryshuar asnj\u00eb rrethan\u00eb sa i takon shkaqeve t\u00eb ankimimit. \u201cEdhe pas prap\u00ebsimeve, shkaqet e ankimit t\u00eb lidhura me interpretimet ligjore t\u00eb p\u00ebrdorura nga KPK n\u00eb vendimin e konfirmimit t\u00eb gjyqtarit Xhezair Zaganjori mbeten p\u00ebr t\u2019u shqyrtuar nga kjo trup\u00eb gjykuese,\u201d tha Komisioneri.<\/p>\n<p>Ballhysa p\u00ebrs\u00ebriti se lidhur me kat\u00ebr pasurit\u00eb e patundshme n\u00eb Tiran\u00eb, shkaku i ankimimit lidhet me deklarimin e pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, nd\u00ebrsa sipas tij, kontrata noteriale e kat\u00ebr bashk\u00ebpronar\u00ebve se kan\u00eb kryer investime t\u00eb nj\u00ebjta nuk sjell ndonje risi apo fakt t\u00eb ri juridik.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik u ndal edhe te mungesa e dokumente p\u00ebr pages\u00ebn e detyrimeve tatimore lidhur me p\u00ebrfitimin e t\u00eb ardhurave nga qiraja prej vitit 1997 si edhe dhe p\u00ebr kalimin e pron\u00ebs nga M.H. tek bashk\u00ebshort\u00ebt Zaganjori. \u201cDeklaratat se qiraja para vitit 1999 p\u00ebrdorej p\u00ebr investime dhe kompesimin e bashk\u00ebpronar\u00ebve p\u00ebr punimet q\u00eb ata kishin kryer, nuk sjellin risi apo prova,\u201d \u00a0argumentoi Ballhysa.\u00a0\u00a0Ai theksoi se duhet mbajtur parasysh edhe fakti se asnj\u00eb prej administrator\u00ebve t\u00eb godin\u00ebs nuk kishte pron\u00ebsi t\u00eb tok\u00ebs dhe se vet\u00ebm n\u00eb vitin 2001, Komisioni i Kthimit dhe Kompesimit t\u00eb Pronave u ka kthyer truallin.<\/p>\n<p>Ballhysa shtoi gjithashtu se kontrata me KESH p\u00ebr furnizimin me energjin\u00eb elektrike \u00ebsht\u00eb e paraqitur edhe m\u00eb her\u00ebt nga gjyqtari Zaganjori dhe se nuk p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<p>\u201cPretendimet e subjektit mbeten n\u00eb nivel deklarativ, nd\u00ebrsa fotot e paraqitura p\u00ebr objektin nuk provojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e shkaqeve t\u00eb ankimit,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit Publik, kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb se ka mundur t\u00eb kursej\u00eb 2.6 milion\u00eb lek\u00eb nga nj\u00eb burs\u00eb n\u00eb Gjermani dhe as m\u00ebnyr\u00ebn e d\u00ebrgimit t\u00eb parave n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cMegjith\u00ebse dokumentacioi p\u00ebr burs\u00ebn \u00ebsht\u00eb me vul\u00eb apostile, mbetet e paprovuar vlera e kursimit 2.6 milion\u00eb lek\u00eb,\u201d tha Komisioneri, duke shtuar se provat e paraqitura mbeten n\u00eb nivel deklarativ dhe pa dokumentacion provues.<\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa b\u00ebri m\u00eb tej nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb Zaganjorit dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij deri n\u00eb vitin 1997 dhe ngriti dyshime se niveli i kursimeve n\u00eb mas\u00ebn 67% t\u00eb t\u00eb ardhurave rezulton t\u00eb jet\u00eb i lart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn e provave t\u00eb reja t\u00eb paraqitura, Komisioneri theksoi edhe at\u00eb q\u00eb e quajti moskorrespondim t\u00eb dokumentacionit p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb vitin 2006. Ballhysa i konsideroi t\u00eb ligjshme t\u00eb ardhurat nga paga t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb Zaganjorit n\u00eb vler\u00ebn e 16 mij\u00eb dollar\u00ebve, por shtoi se nuk \u00ebsht\u00eb provuar q\u00eb ato t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr kryerjen e pages\u00ebs pasi nuk jan\u00eb t\u00ebrhequr, duke e konsideruar k\u00ebt\u00eb fakt si deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Po ashtu, Ballhysa pretendoi se Zaganjori nuk ka dor\u00ebzuar asnj\u00eb prov\u00eb t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb justifikuar shpenzimet e shkollimit t\u00eb djemve n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe dhe n\u00eb Gjermani, p\u00ebr t\u00eb cilat konstatoi edhe munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr periudh\u00ebn 2011-2014, nuk mbulohen me burime t\u00eb ligjshme, as kursimet dhe as shpenzimet e kryera\u201d, pohoi Ballhysa.<\/p>\n<p><strong>Zaganjori k\u00ebrkon interpretim t\u00eb nenit D <\/strong><\/p>\n<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Xhezair Zaganjori renditi provat e reja t\u00eb dor\u00ebzuara para Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit; nj\u00eb kontrat\u00eb noteriale p\u00ebr shitjen e nj\u00eb banese n\u00eb vitin 1999, nj\u00eb dokument tjet\u00ebr kthim-p\u00ebrgjigje e nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kadastr\u00ebs, dy certifikatat e vdekjes s\u00eb prind\u00ebrve; dy mandate pagese t\u00eb viteve \u201997 dhe \u201898 t\u00eb kryer nga qiramarr\u00ebsi British Council si dhe nj\u00eb akt ekspertimi financiar privat p\u00ebr gjith\u00eb pagesat me British Council dhe pagesat e tatimeve.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai i k\u00ebrkoi Kolegjit t\u00eb interpretoj\u00eb legjislacionin, pasi sipas tij vet\u00ebm zb\u00ebrthimi i kontekstit mund t\u00eb zbuloj\u00eb q\u00ebllimin e ligjit. Zaganjori i cil\u00ebsoi pretendimet e Komisionerit p\u00ebr pasurin\u00eb e tij si t\u00eb paligjshme n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn, ligjin dhe me t\u00eb drejtat e njeriut duke u ndalur n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb intepretimin e nenit D, Pika 3 e Kushtetu\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cShkurtimisht p\u00ebr nenin D, un\u00eb thash\u00eb shum\u00eb argumente, q\u00eb u prek edhe sot nga Komisioneri Publik. M\u00eb duken se p\u00ebrfundimet e Komisionerit jan\u00eb absurde dhe t\u00eb papranueshme. K\u00ebto q\u00ebndrime bien n\u00eb kund\u00ebrshtim me shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebs, t\u00eb drejtat e njeriut,\u201d tha kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Ai argumentoi se nuk duhet ndalur n\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim simplist t\u00eb nenit D t\u00eb Kushtetut\u00ebs, q\u00eb sipas tij duhet par\u00eb m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDua t\u00eb theksoj, jo se un\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb justifikoj mospagimin e tatimeve, n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, sepse jam i bindur q\u00eb detyrimet ndaj shtetit i kam paguar deri m\u00eb nj\u00eb, por un\u00eb me bindje t\u00eb plot\u00eb, n\u00eb \u00e7do moment, un\u00eb e familja ime kemi respektuar ligjin dhe kemi paguar detyrimet. Un\u00eb mendoj dhe theksoj edhe nj\u00ebher\u00eb se zb\u00ebrthimi i nenit D, do jet\u00eb i vlefsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb gjykim t\u00eb drejt\u00eb dhe kushtetues,\u201d tha Zaganjori, duke shtuar se faktet e paraqitura prej tij provojn\u00eb se ai ka hyr\u00eb n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi q\u00eb n\u00eb vitin 1997, kur \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar pallati.<\/p>\n<p>Ai shtoi se ishte pyetur p\u00ebr dy vjet me radh\u00eb pasi u gjet nj\u00eb em\u00ebr i p\u00ebraf\u00ebrt p\u00ebr pages\u00ebn e energjis\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, duke ngritur dyshime mos kishte pasur pasuri n\u00eb at\u00eb qytet, nd\u00ebrsa tani nuk po merrej parasysh kontrata e energjis\u00eb p\u00ebr apartamentin e nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1997.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta reale dhe jo ajo formale. Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr trash\u00ebgimtar\u00eb t\u00eb ndar\u00eb, por an\u00ebtar\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb familjes q\u00eb jan\u00eb lindur e rritur aty. \u00c7do veprim, nga kthimi i tok\u00ebs, tek nd\u00ebrtimi dhe lidhja e kontrat\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb me British Council \u00ebsht\u00eb kryer nga M.H. p\u00ebr gjith\u00eb sip\u00ebrfaqen,\u201d vazhdoi ai.<\/p>\n<p>Ai theksoi se sht\u00ebpia n\u00eb fjal\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb pron\u00eb historike e kat\u00ebr familjeve. \u201cToka ka qen\u00eb e tyre prej m\u00eb shum\u00eb se 200 vitesh. Vet\u00ebm kur u shemb banesa n\u00eb vitet \u201881-\u201892 nuk kan\u00eb jetuar aty. Si mund t\u00eb merrej me qira nga British Council, n\u00ebse nuk do t\u00eb kishte qen\u00eb e regjistruar kjo banes\u00eb. Vlerat jan\u00eb t\u00eb sakta, por intepretimet nuk jan\u00eb t\u00eb sakta,\u201dshtoi m\u00eb tej kryegjyqtari.<\/p>\n<p>Lidhur me parat\u00eb e p\u00ebrfituara nga bursa, ai shpjegoi se ato mund t\u2019i kishte sjell\u00eb ai vet\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi asokohe nuk funksiononte sistemi bankar. Parat\u00eb sipas Zaganjorit i ishin dh\u00ebn\u00eb bashk\u00ebpronar\u00ebve n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kontributit p\u00ebr pjes\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr apartamentin e bler\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs, Zaganjori tha se figuronte t\u00eb ishin kryer dy derdhje, nj\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 16 mij\u00eb dollar\u00eb dhe nj\u00eb 15 mij\u00eb. \u201cMund t\u00eb ket\u00eb mosp\u00ebrputhje, por kjo vjen nga banka,\u201d shtoi ai. \u201cT\u00eb ardhurat e viteve 2005-2006 e kalojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit dhe kursimeve 3 milion\u00eb lek\u00eb, pasi shpenzimi i vet\u00ebm ka qen\u00eb blerja e apartamentit,\u201d shtoi m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Zaganjori pranoi se kishte mosp\u00ebrputhje lidhur me shpenzimet p\u00ebr studimet e djalit n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, por i justifikoi ato me munges\u00ebn e metodologjis\u00eb. \u201cP\u00ebr djalin tjet\u00ebr n\u00eb Gjermani i kam deklaruar t\u00eb gjitha, p\u00ebr qiran\u00eb e banes\u00ebs dhe tarif\u00ebn. \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb jap tjet\u00ebr? I kam d\u00ebrguar rreth 20 mij\u00eb euro se duhej t\u00eb merrte viz\u00ebn dhe nuk ka ndonj\u00eb problem n\u00ebse i kam d\u00ebrguar 9 apo 20 mij\u00eb euro,\u201d tha Zaganjori.<\/p>\n<p>Kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguli se t\u00eb ardhurat p\u00ebr vitet 2010-2014 ishin duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb larta se shpenzimet si dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mos konsideroheshin prov\u00eb vet\u00ebm dokumentet zyrtare, por edhe akte dhe rrethana t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Pasi gjyqtari Zaganjori p\u00ebrfundoi parashtrimet e tij, kryesuesja\u00a0\u00a0e trup\u00ebs gjykuese t\u00eb KPA-s\u00eb pyeti Komisionerin Ballhysa n\u00ebse kishte pretendim n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin formal lidhur me provat. Ai u p\u00ebrgjigj se nuk kishte ndonj\u00eb pretendim.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Ballhysa dha disa konsiderata n\u00eb lidhje me provat.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr kontrat\u00ebn e shitjes s\u00eb apartamentit n\u00eb vitin 1999 nuk kam pretendime, por n\u00eb kartel\u00ebn e hipotek\u00ebs edhe sot vazhdonte t\u00eb jet\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit. Nga faturat e pages\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb provohet se nuk jan\u00eb shlyer tatimet,\u201d tha Ballhysa, duke shtuar m\u00eb tej se bankat n\u00eb Shqip\u00ebri ekzistonin q\u00eb nga 1996. Nj\u00eb akt ekspertimi i paraqitur nga subjekti u konsiderua gjithashtu prej tij i panevojsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese u t\u00ebrhoq p\u00ebr vendim dhe pas kthimit n\u00eb sall\u00eb deklaroi se do t\u00eb merrte si prova t\u00eb gjitha aktet e reja t\u00eb dor\u00ebzuara m\u00eb 25 qershor dhe 10 korrik. T\u00eb pyetur nga kryesuesja e trup\u00ebs gjykuese, Albana Shtylla, si Ballhysa ashtu edhe Zaganjori than\u00eb se u q\u00ebndonin deklarimeve t\u00eb m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, trupa gjyq\u00ebsore vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor dhe u k\u00ebrkoi pal\u00ebve q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatisnin konkluzionet p\u00ebrfundimtare p\u00ebr seanc\u00ebn e caktuar m\u00eb 17 korrik, ora 14:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik i konsideroi \u201cpa asnj\u00eb risi\u201d provat e reja t\u00eb paraqitura nga kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Zaganjori i quajti p\u00ebrfundimet e tij si \u201cabsurde dhe t\u00eb papranueshme\u201d. Procesi shkon drejt konkluzioneve p\u00ebrfundimtare.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":63065,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Zaganjori-KPA-537x400.jpg","fifu_image_alt":"KPA mbyll shqyrtimin gjyq\u00ebsor p\u00ebr kreun e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Xhezair Zaganjori","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63063"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63063"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63063\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63065"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63063"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63063"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63063"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}