{"id":63066,"date":"2019-07-11T22:37:14","date_gmt":"2019-07-11T20:37:14","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63066"},"modified":"2019-07-11T22:42:22","modified_gmt":"2019-07-11T20:42:22","slug":"problemet-me-pasurine-vene-ne-pikepyetje-karrieren-e-gjyqtarit-ilir-mustafaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/problemet-me-pasurine-vene-ne-pikepyetje-karrieren-e-gjyqtarit-ilir-mustafaj\/2019\/07\/11\/","title":{"rendered":"Problemet me pasurin\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje karrier\u00ebn e gjyqtarit Ilir Mustafaj"},"content":{"rendered":"<p>Kandidati p\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese Ilir Mustafaj, u p\u00ebrball me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dyshimesh mbi pasurin\u00eb, p\u00ebrfshi edhe nj\u00eb transaksion brenda familjes n\u00eb t\u00eb cilin ai i shet bashk\u00ebshortes nj\u00eb makin\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi. Mustafaj kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK.\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_63888\" aria-describedby=\"caption-attachment-63888\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-63888\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/7c6670da-f3dc-4ea6-8f4d-ac77ab185863-533x400.jpeg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"63888\"  style=\"display:none\"><figcaption id=\"caption-attachment-63888\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Ilir Mustafaj, pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto:Edmond Hoxhaj\/BIRN.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Hetimi i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr gjyqtarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, Ilir Mustafaj i cili kandidon p\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, zbuloi nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe nj\u00eb transaksion \u201ckontravers\u201d brenda familjes.<\/p>\n<p>Relatorja vuri n\u00eb dukje se Mustafajt i ishte kaluar barra e prov\u00ebs pasi nj\u00eb makin\u00eb e deklaruar n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me bashk\u00ebshorten me vler\u00eb 400 mij\u00eb lek\u00eb, i ishte shitur prej tij k\u00ebsaj t\u00eb fundit p\u00ebr 500 mij\u00eb lek\u00eb. KPK vuri n\u00eb dukje se \u201cshkaku i shitjes\u201d nuk ishte i qart\u00eb. Analiza financiare rezultoi negative p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb prej rreth 6 milion lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Mustafaj i cili u p\u00ebrball t\u00eb enjten me vetingun n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK vet\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK. Ai tha se makina i ishte kaluar bashk\u00ebshortes n\u00eb pron\u00ebsi pasi ai nuk kishte koh\u00eb t\u00eb merrej me f\u00ebmij\u00ebt dhe familjen dhe ishte deklaruar vlera reale e saj. Ai tha se nuk i ishin marr\u00eb parasysh t\u00eb ardhurat nga m\u00ebsimdh\u00ebnia n\u00eb universitete private dhe pretendoi se analiza financiare ishte me bilanc pozitiv.<\/p>\n<p>Kjo ishte hera e dyt\u00eb q\u00eb Mustafaj ftohej n\u00eb KPK, pasi seanca e m\u00ebparshme e parashikuar p\u00ebr tu zhvilluar m\u00eb dat\u00eb 14 qershor u shty m e k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb \u00a0gjyqtarit p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e relatores Xhensila Pine.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e KPK q\u00eb hetoi Mustafajn p\u00ebrb\u00ebhet nga Lulzim Hamitaj kryesues, Xhensila Pine Reltore dhe Valbona Sanxhaktari an\u00ebtare. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Hans Kijlstra.<\/p>\n<p>Ilir Mustafaj ka p\u00ebrfunduar fakultetin e Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1996 dhe ka punuar deri n\u00eb vitin 2000 si ndihm\u00ebsgjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs. Ai ushtron funksionin e gjyqtarit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs prej vitit 2000, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb edhe an\u00ebtar K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Paralelisht me pun\u00ebn si gjyqtar, Mustafaj ka punuar edhe si pedagog i jasht\u00ebm n\u00eb fakultetin e Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb si dhe n\u00eb disa universitete private n\u00eb vend.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, kryesuesi i trup\u00ebs, Lulzim Hamitaj u shpreh se k\u00ebrkesa e Mustafajt p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e relatores Pine ishte rr\u00ebzuar nga trupa tjet\u00ebr gjykuese e KPK-s\u00eb si e pabazuar n\u00eb ligj e n\u00eb prova. Ai shtoi se p\u00ebr gjyqtarin Mustafaj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar rivler\u00ebsimi vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb. \u201cDuhet t\u00eb theksojm\u00eb se, ky veprim nuk \u00ebsh\u00eb i pakthyesh\u00ebm. Trupi gjykues pasi t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb subjektin, ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb hapjen e hetimit edhe p\u00ebr dy kriteret e tjera\u201d, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera Hamitaj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Mustafaj kontestoi vendimin e trup\u00ebs gjykuese t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr p\u00ebrjashtimin\u00a0 erelatores Xhensila Pine. Ai tha se n\u00eb vendim thuhej se \u201c\u00ebsht\u00eb marr\u00eb mendimi i relatores me telefon\u201d. Ai tha se kishte k\u00ebrkuar transkriptin e k\u00ebsaj bisede, por nuk i ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion. \u201cKjo prov\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin. Marrja e prov\u00ebs me an\u00eb t\u00eb telefonit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ekstra ligjore dhe nuk njihet nga Kodi i Procedur\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, tha gjyqtari. Ai pretendoi se megjith\u00ebse kishte sjell\u00eb prova, q\u00ebndrimi i relatores nuk kishte ndryshuar.<\/p>\n<p><strong>Hetimi p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Xhensila Pine, gjat\u00eb leximit t\u00eb rezultateve t\u00eb hetimit, vuri n\u00eb dukje se nga hetimi i komisionit jan\u00eb gjetur disa probleme n\u00eb deklarimet e pasuris\u00eb s\u00eb gjyqtarit Ilir Mustafaj.<\/p>\n<p>Lidhur me apartamentin 121 metra katror\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Mustafaj ka deklaruar si burim krijimi nj\u00eb kredi bankare marr\u00eb n\u00eb 2006, n\u00eb vler\u00ebn 40 mij\u00eb euro dhe 7 mij\u00eb euro detyrim personave t\u00eb tret\u00eb. Pine tha se nga krahasimi i deklarimeve periodike me at\u00eb veting dhe prej dokumentacionit t\u00eb siguruar nga Komisioni gjat\u00eb hetimit administrativ jan\u00eb konstatuar mosp\u00ebrputhje lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb deklarat\u00ebn veting deklarohet apartament banimi me sip\u00ebrfaqe 121 m2 ndodhur n\u00eb rrug\u00ebn Siri Kodra mbi baz\u00ebn e kontrat\u00ebs s\u00eb vitit 2007. Nd\u00ebrsa n\u00eb deklarimin e vitit 2007 nuk deklarohet fitimi i pron\u00ebsis\u00eb p\u00ebr apartamentin n\u00eb fjal\u00eb si dhe nuk deklarohet kontrata e shitblerjes\u201d, pohoi Pine.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se \u00ebsht\u00eb gjetur mosp\u00ebrputhje edhe p\u00ebr \u00e7mimin e paguar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament, pasi n\u00eb deklarat\u00ebn veting deklarohet e bler\u00eb p\u00ebr 46 mij\u00eb euro p\u00ebr shkak t\u00eb sip\u00ebrfaqes m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe disa punimeve t\u00eb pakryera. Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2007 \u00e7mimi ishte 54.6 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, n\u00eb deklarimin e vitit 2007 nuk pasqyrohen ndryshime n\u00eb vler\u00eb apo n\u00eb sip\u00ebrfaqen e tij. Pine theksoi se punimet e pakryera nga shoq\u00ebria dhe zvog\u00eblimi i sip\u00ebrfaqes t\u00eb cilat kan\u00eb sh\u00ebrbyer si shkak p\u00ebr uljen e vler\u00ebs s\u00eb apartamentit n\u00eb shum\u00ebn 8660 euro nuk jan\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruara me asnj\u00eb dokumentacion ligjor provues p\u00ebr kryerjen e tyre apo p\u00ebr zvog\u00eblimin e sip\u00ebrfaqes. Pine vuri n\u00eb dukje se nuk kishte qart\u00ebsi mbi pages\u00ebn e shum\u00ebs prej 7 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Relatorja po ashtu vuri n\u00eb dukje problemet mbi p\u00ebrfitimin e 30 mij\u00eb eurove nga nj\u00eb kompani nd\u00ebrtimi n\u00eb vitin 2001. Shuma q\u00eb ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb shlyer kredin\u00eb p\u00ebr apartamentin e p\u00ebrmendur m\u00ebsip\u00ebr ishte p\u00ebrfituar nga nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje mes babait dhe v\u00ebllait t\u00eb gjyqtarit dhe shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>\u201cBazuar n\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes s\u00eb qershorit 2011 midis shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese dhe babait e v\u00ebllait t\u00eb subjektit \u00ebsht\u00eb vendosur t\u00eb vihen n\u00eb dispozicion t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit nj\u00eb truall prej 332 m2 dhe nj\u00eb banes\u00eb dy kat\u00ebshe e palegalizuar prej s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb p\u00ebrfitohej, nj\u00eb nj\u00ebsi parkimi, nj\u00eb nj\u00ebsi tregtare me sip\u00ebrfaqe 50 m2 dhe 701 m2 sip\u00ebrfaqe banimi, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe sip\u00ebrfaqe t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta\u201d, tha relatorja. Nd\u00ebrsa u vu n\u00eb dukje se n\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebrfitoheshin edhe 150 metra katror apartamente si kompensim p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb dykat\u00ebshe.<\/p>\n<p>Pine vuri n\u00eb dukje se Mustafajt ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb aneks t\u00eb kontrat\u00ebs si p\u00ebrfitues, i shum\u00ebs 30 mij\u00eb euro e cila do jepej n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb sip\u00ebrfaqes 50 m2 q\u00eb p\u00ebrfitohej nga kjo kontrat\u00eb. Ajo tha se shuma ishte paguar n\u00eb korrik 2011, por p\u00ebr t\u00eb nuk ishin paguar taksa dhe ajo\u00a0 nuk ishte p\u00ebrmendur n\u00eb deklarimet periodike te rubrika e t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>Pine tha se nga analiza financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, gjyqtari ka rezultuar me bilanc negativ p\u00ebr tre vite: n\u00eb 2009-\u00ebn n\u00eb vler\u00ebn &#8211; 1.15 milion\u00eb lek\u00eb; n\u00eb vitin 2011\u00a0 me -4. 5 milion\u00eb lek\u00eb dhe n\u00eb vitin 2013, me &#8211; 463 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka konsideruar si persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur edhe babain dhe v\u00ebllain e Mustafajt dhe ka kryer hetim lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e blerjes s\u00eb nj\u00eb trualli n\u00eb Yzberisht t\u00eb Tiran\u00ebs dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb objekti dykat\u00ebsh aty.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, babai i gjyqtarit Mustafaj rezulton q\u00eb me kontrat\u00ebn e vitit 1998 t\u00eb ket\u00eb bler\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe tok\u00eb ar\u00eb-me sip\u00ebrfaqe 1000 m2 n\u00eb vler\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Yzberishtit n\u00eb Tiran\u00eb, por vuri n\u00eb dukje se ai nuk kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar banes\u00ebn edhe n\u00ebse nuk merreshin n\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb shpenzimet jetike.<\/p>\n<p>Komisioni ngriti dyshime edhe sa i p\u00ebrket kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes n\u00eb vitin 2011, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se p\u00ebr truallin 332 m2 n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb gjyqtarit Mustafaj, ata p\u00ebrfitonin si kompesim 105% sip\u00ebrfaqes q\u00eb kishin n\u00eb zot\u00ebrim. \u201cSip\u00ebrfaqja e p\u00ebrfituar rezulton se \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 787 m2 ose 76% e nd\u00ebrtimit\u201d, tha relatorja Pine.<\/p>\n<p>Komisioni evidentoi probleme edhe me dy kontrata noteriale p\u00ebr shitjen e truallit nga ana e babait t\u00eb Mustafajt. Pine tha se Komisioni thirri si d\u00ebshmitare noteren lidhur me egzistenc\u00ebn e dy kontratave me num\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, por p\u00ebrmbajtje t\u00eb ndryshme. \u201cSubjekti ka deklaruar se nuk e di arsyen pse noterja ka hartuar dy akte t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin objekt dhe me t\u00eb nj\u00ebjtin num\u00ebr\u201d, sqaroi Pine.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur mosp\u00ebrputhje edhe mes dy v\u00ebrtetimeve bashk\u00ebngjitur deklarat\u00ebs veting p\u00ebr tok\u00ebn bujq\u00ebsore n\u00eb Ersek\u00eb me sip\u00ebrfaqe 27 mij\u00eb m2 t\u00eb p\u00ebrfituar nga Ligji \u201cP\u00ebr Tok\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Pine identifikoi nj\u00eb rast kur gjyqtari Mustafaj i ka shitur bashk\u00ebshortes makin\u00ebn e tyre q\u00eb e kishin n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi. Sipas relatores, rezulton se nj\u00eb autovetur\u00eb tip Benz e bler\u00eb n\u00eb dhjetor 2003 n\u00eb vler\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me bashk\u00ebshorten, po nj\u00eb vit m\u00eb pas Mustafaj ja ka shitur at\u00eb s\u00eb shoqes p\u00ebr 500 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas relatores n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2004 nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar kalimi i pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>\u201cGjithashtu nuk del i qart\u00eb shkaku i shitjes s\u00eb makin\u00ebs bashk\u00ebshortes, pasi m\u00eb par\u00eb del n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi, 50% me 50%. Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb i \u00ebsht\u00eb kaluar barra e prov\u00ebs subjektit p\u00ebr t\u00eb shpjeguar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn me prova e shpjegime t\u00eb cilat do t\u00eb vler\u00ebsohen\u201d, tha Pine.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimi i Mustafajt<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb enjten, gjyqtari Ilir Mustafaj theksoi se kishte sjell\u00eb edhe disa prova t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb mbrojtur argumentet e tij. Ai u ndal n\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e procesit duke th\u00ebn\u00eb se k\u00ebrkonte respektimin e t\u00eb drejtave kushtetuese, t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut si edhe paanshm\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cKam k\u00ebrkuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme plot\u00ebsimin e detyrimit kushtetues q\u00eb t\u00eb m\u00eb b\u00ebni t\u00eb njohur rezultatin e t\u00eb gjith\u00eb kritereve. Jam shprehur se kam sjell\u00eb nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb t\u00eb madh provash\u2026, p\u00ebr ju mund t\u00eb jen\u00eb flet\u00eb\u2026, por p\u00ebr mua jan\u00eb jeta ime. E them me bindje se ekspertiza ime e p\u00ebrmbys konkluzionin tuaj\u201d, pohoi Mustafaj.<\/p>\n<p>M\u00eb tej kandidati p\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese tha se pasuria e tij ishte vet\u00ebm nj\u00eb apartament 121 m2 p\u00ebr shlyerjen e t\u00eb cilit kishte marr\u00eb kredi, nj\u00eb makin\u00eb e bler\u00eb p\u00ebr 430 mij\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb tok\u00eb bujq\u00ebsore e p\u00ebrfituar me ligjin 7501. \u201cE gjith\u00eb kjo pasuri, vlen 6.4 mln lek\u00eb, duke futur edhe 1.1 mln lek\u00eb mobilim, shkon me vler\u00ebn 7.5 mln lek\u00eb\u201d, pohoi Mustafaj. Ai shpjegoi se apartamentin e kishte marr\u00eb nga nj\u00eb mik i familjes i cili e kishte bler\u00eb n\u00eb vitin 2004.<\/p>\n<p>\u201cSipas kontrat\u00ebs q\u00eb e ka bler\u00eb personi i tret\u00eb, apartamenti figuronte me sip\u00ebrfaqe 129 m2 dhe i bler\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 54 600 euro. Kur mora t\u00eb drejtat dhe detyrimet e k\u00ebtij aprtamenti, kredia q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfitoja me vler\u00ebn e tij ishte n\u00eb shum\u00ebn 40 mij\u00eb euro\u201d, shpjegoi Mustafaj.<\/p>\n<p>Ai shtoi se kur ishte njohur me kontrat\u00ebn kishte konstatuar se apartamenti ishte 121 m2 dhe se nuk ishin kryer punime q\u00eb n\u00eb total shkonin rreth 8860 euro duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb vlera t\u00eb shkonte 46640 euro. Mustafaj pohoi se ka paraqitur prova p\u00ebr situat\u00ebn e apartamentit dhe se vler\u00ebn 8860 euro shoq\u00ebria ja ka kthyer bler\u00ebsit t\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj banese.<\/p>\n<p>Lidhur me dyshimet e favorizimit nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese, gjyqtari Mustafaj i paraqiti Komisionit disa kontrata akt-shitblerje n\u00eb vlera m\u00eb t\u00eb ulta.<\/p>\n<p>Gjyqtari Mustafaj dha edhe versionin e tij p\u00ebr p\u00ebrfitimin e vler\u00ebs 30 mij\u00eb euro nga shoq\u00ebria q\u00eb nd\u00ebrtoi n\u00eb tok\u00ebn e babait e t\u00eb v\u00ebllait. \u201cN\u00eb kontrat\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pron\u00eb, thuhet n\u00eb nj\u00eb aneks q\u00eb djali do t\u00eb marr\u00eb 30 mij\u00eb euro. \u00c7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e past\u00ebr, si n\u00eb vitin 2011 kur \u00ebsht\u00eb marr\u00eb kjo shum\u00eb, si n\u00eb deklarat\u00ebn veting, edhe pse nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar tek rubrika e t\u00eb ardhurave, gjendet tek pronat si n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2011 ashtu edhe n\u00eb 2017-\u00ebn\u201d, deklaroi Mustafaj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr mospagimin e detyrimeve tatimore t\u00eb vler\u00ebs 30 mij\u00eb euro, ai tha se ky ishte nj\u00eb detyrim q\u00eb i takonte shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese dhe jo atij apo familjar\u00ebve q\u00eb ishin pronar\u00ebt e truallit.<\/p>\n<p>Lidhur me bilancet negative t\u00eb konstatuar n\u00eb analiz\u00ebn financiare, gjyqtari Mustafaj tha se ai ka munduar edhe si pedagog n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe n\u00eb universitete private. Ai tha se duhej t\u00eb merreshin parasysh e t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ligjshme edhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga m\u00ebsimdh\u00ebnia pran\u00eb ish-Universitetit Kristal, ndon\u00ebse p\u00ebr disa vite nuk mund t\u00eb siguronte dokumentacion. Mustafaj pohoi se n\u00eb deklartat e viteve 2010 dhe 2011 thuhej se kishte marr\u00eb pagesa p\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebnie dhe honorare p\u00ebr udh\u00ebheqjen e diplomave dhe se kishte sjell\u00eb deklaratat e disa student\u00ebve.<\/p>\n<p>Mustafaj kund\u00ebrshtoi edhe gjetjen e komisionit p\u00ebr p\u00ebrllogaritjen e vler\u00ebs s\u00eb blerjes e t\u00eb shitjes s\u00eb tok\u00ebs n\u00eb Yzberisht nga babai duke th\u00ebn\u00eb se trualli 332 m2 ishte bler\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 664 mij\u00eb lek\u00eb dhe jo 2 milion\u00eb sa \u00ebsht\u00eb konkluduar nga KPK.<\/p>\n<p>Gjyqtari Mustafaj tha se nuk ishte ndjer\u00eb mir\u00eb lidhur me p\u00ebrfundimet e Komisionit p\u00ebr kontratat e kryera nga noterja lidhur me shitjen e tok\u00ebs nga babai i tij. \u00a0\u201cGj\u00ebja q\u00eb duhet t\u00eb kishit b\u00ebr\u00eb ishte t\u00eb kall\u00ebzonit n\u00eb prokurori noteren. Dua t\u00eb vleresoni k\u00ebto prova\u201d, i k\u00ebrkoi Mustafaj KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr diferencat e tok\u00ebs bujq\u00ebsore t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb vitin 1992 nga Ligji \u201cP\u00ebr Tok\u00ebn\u201d, Mustafaj tha se ishte problem i institucioneve t\u00eb pushtetit vendor q\u00eb n\u00eb vertetimet e tyre sh\u00ebnonin sip\u00ebrfaqe t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr makin\u00ebn ai shpjegoi se duhej q\u00eb t\u2019i vendoste nj\u00eb vler\u00eb kur kishte b\u00ebr\u00eb kalimin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebshortes. N\u00eb vitin 2004 ja kam kaluar bashk\u00ebshortes se nuk kisha koh\u00eb t\u00eb merresha me familjen e f\u00ebmijeve. Ja kalova bashkeshortes dhe duhej vendosur nj\u00eb vlere, ajo reale. E kam deklaruar se \u00ebsht\u00eb pasuri bashk\u00ebshortore\u2026\u201d, pohoi Mustafaj.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Mustafaj tha se ishte p\u00ebrpjekur q\u00eb gjat\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij 23 vite si gjyqtar t\u00eb sillte nj\u00eb shembull pozitiv. Ai tha se e linte \u00e7mimin e trup\u00ebs gjykuese n\u00ebse e kishte krijuar besimin n\u00eb publik. KPK do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 18 korrik, n\u00eb or\u00ebn 08:45 minuta.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kandidati p\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese Ilir Mustafaj, u p\u00ebrball me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dyshimesh mbi pasurin\u00eb, p\u00ebrfshi edhe nj\u00eb transaksion brenda familjes n\u00eb t\u00eb cilin ai i shet bashk\u00ebshortes nj\u00eb makin\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi. Mustafaj kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK.\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":63068,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/7c6670da-f3dc-4ea6-8f4d-ac77ab185863-533x400.jpeg","fifu_image_alt":"Problemet me pasurin\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje karrier\u00ebn e gjyqtarit Ilir Mustafaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63066"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63066"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63066\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63068"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63066"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63066"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63066"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}