{"id":63067,"date":"2019-07-11T19:17:41","date_gmt":"2019-07-11T17:17:41","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63067"},"modified":"2019-07-11T22:54:41","modified_gmt":"2019-07-11T20:54:41","slug":"kolegji-cel-hetimin-gjyqesor-ndaj-anetarit-te-klp-gentjan-osmani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-cel-hetimin-gjyqesor-ndaj-anetarit-te-klp-gentjan-osmani\/2019\/07\/11\/","title":{"rendered":"Kolegji \u00e7el hetimin gjyq\u00ebsor ndaj an\u00ebtarit t\u00eb KLP Gentjan Osmani"},"content":{"rendered":"<p>KPA vendosi t\u00eb verifikoj t\u00eb dh\u00ebnat e nj\u00eb denoncimi ndaj prokurorit Gentjan Osmani, nd\u00ebrsa pranoi provat q\u00eb ky i fundit paraqiti n\u00eb lidhje me pasurin\u00eb. Gjat\u00eb seanc\u00ebs Komisioneri Publik k\u00ebrkoi shkarkimin e prokurorit, nd\u00ebrsa ky i fundit l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb KPK.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_51181\" aria-describedby=\"caption-attachment-51181\" style=\"width: 502px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-51181\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180731_180015_310818064-4_sZZScsW-502x400.jpg\" alt=\"\" width=\"502\" height=\"400\" data-id=\"51181\"  style=\"display:none\"><figcaption id=\"caption-attachment-51181\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda, Gentjan Osmani, | Foto nga :LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi t\u00eb enjten t\u00eb hapte shqyrtimin gjyq\u00ebsor mbi ankimin e Komisionerit Publik ndaj vendimit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurororit Gentjan Osmani dhe po ashtu verifikimin e pretendimeve t\u00eb ngritura n\u00eb nj\u00eb denoncim ndaj tij.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Ina Ram\u00ebn dhe an\u00ebtar\u00eb Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, vendosi po ashtu t\u00eb pranoj provat e reja mbi pasurin\u00eb t\u00eb sjella nga Osmani.<\/p>\n<p>KPA d\u00ebgjoi fillimisht Komisionerin Dariel Sina q\u00eb k\u00ebrkoi ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit i cili kishte vendosur konfirmin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit, duke pretenduar se Osmani kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr avokati Julian M\u00ebrtiri, kund\u00ebrshtoi q\u00ebndrimet e Sin\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb se Osmani kishte burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr pasurin\u00eb dhe se vendimi i KPK p\u00ebr konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb ishte i drejt\u00eb dhe duhej l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Tre \u00e7\u00ebshtjet e p\u00ebrmendura n\u00eb nj\u00eb denoncim anonim p\u00ebr t\u00eb cilat Komisioneri k\u00ebrkoi t\u00eb hetoheshin, Osmani i cil\u00ebsoi \u201cshpifje t\u00eb ul\u00ebta\u201d, nd\u00ebrsa dha shpjegime p\u00ebr t\u00eb tre situatat.<\/p>\n<p>Osmani u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit m\u00eb 9 gusht prej trup\u00ebs gjykuese t\u00eb kryesuar nga Firdes Shuli, Roland Ilia relator dhe Pamela Qirko an\u00ebtare. KPK e gjeti at\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tre kriteret. Megjithat\u00eb Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit i k\u00ebrkoi Komisionerit t\u00eb ankimonte vendimin duke ngritur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pik\u00ebpyetjesh mbi pasurit\u00eb e prokurorit dhe justifikimin e tyre.<\/p>\n<p><strong>Denoncimi i ri<\/strong><\/p>\n<p>Ankimi i Komisionerit Publik kund\u00ebr konfirmimit t\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb Gentjan Osmani u bazua kryesisht n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, por Sina n\u00eb parashtrimin e tij vuri n\u00eb dukje se ndaj prokurorit kishte nj\u00eb denoncim q\u00eb i ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion prej ONM.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Sina nuk foli p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e denoncimit ai k\u00ebrkoi nga KPA t\u00eb shqyrtonte mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb hapur hetimin edhe n\u00eb dy kriteret e tjera, profesionalizmin dhe figur\u00ebn, q\u00eb prekeshin n\u00eb denoncim.<\/p>\n<p>I pyetur prej relatores Ina Rama dhe pas k\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar se \u00e7far\u00eb konkretisht k\u00ebrkonte Komisioneri sa i p\u00ebrket denoncimit, Sina k\u00ebrkoi koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb me nj\u00eb p\u00ebrgjigje. Pas rikthimit n\u00eb sall\u00eb, Sina lexoi tre pika t\u00eb denoncimit.<\/p>\n<p>Ai tha se denoncuesi pretendonte q\u00eb prokurori kishte p\u00ebrdorur makin\u00ebn e nj\u00eb zyrtari t\u00eb administrat\u00ebs, ndaj t\u00eb cilit kishte hetuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Ai tha se denoncuesi kishte hedhur dyshime p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim jasht\u00eb vendit t\u00eb prokurorit Osmani s\u00ebbashku me nj\u00eb avokat dhe se pas k\u00ebsaj ndaj klientit t\u00eb avokatit ishin pushuar hetimet.<\/p>\n<p>Si dyshim p\u00ebr t\u00eb cilin u k\u00ebrkua verifikim nga Komisioneri ishte dhe firmosja prej Osmanit e shpalljes s\u00eb moskopetenc\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen me t\u00eb pandehur Suel \u00c7el\u00ebn dhe t\u00eb tjer\u00eb. Kopetenca e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje <a href=\"\/?p=60375\">\u00ebsht\u00eb debatuar deri s\u00eb fundmi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb<\/a> t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda.<\/p>\n<p>Osmani, i cili ia la mbrojtjen e pasuris\u00eb avokatit, u p\u00ebrgjigj vet\u00eb p\u00ebr t\u00eb tre akuzat. Ai k\u00ebrkoi nga Komisioneri t\u00eb dinte n\u00ebse denoncimi ishte anonim dhe pasi kjo u konfirmua, e cil\u00ebsoi denoncimin \u201cshpifje e ul\u00ebt dhe t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Osmani tha se nuk kishte pasur asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb hetim personin t\u00eb cilin pretendohej se i kishte huazuar makin\u00ebn. Ai konfirmoi se kishte udh\u00ebtuar me avokatin e nj\u00eb shtetasi turk me inicialet N.S, por tha se udh\u00ebtimi ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje dhe njohur me akuz\u00ebn personin n\u00eb fjal\u00eb. Osmani tha se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vendim procedurial n\u00eb dijeni t\u00eb t\u00eb cilit ishte Prokuroria e P\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Ai po ashtu vuri n\u00eb dukje se n\u00eb udh\u00ebtim ka qen\u00eb i shoq\u00ebruar me oficerin e policis\u00eb gjyq\u00ebsore dhe se marrja n\u00eb pyetje dhe njoftimi i akuz\u00ebs ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb Ambasad\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Turqi. Osmani p\u00ebrg\u00ebnjeshtroi pretendimin se \u00e7\u00ebshtja ishte pushuar, ai tha se e kishte d\u00ebrguar at\u00eb p\u00ebr gjykim dhe madje kishte apeluar vendimin e gjykat\u00ebs p\u00ebr pafaj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb rastin e kompetenc\u00ebs Osmani tha se kishte vepruar si z\u00ebvend\u00ebs drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, por se nuk kishte kryer hetime dhe \u00e7\u00ebshtja nuk kishte qen\u00eb n\u00eb sektorin q\u00eb ai drejtonte. Ai shpjegoi se kishte firmosur me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr moskopetenc\u00eb dhe se vendimi ishte marr\u00eb edhe sepse \u00e7\u00ebshtja ishte n\u00eb limitet e afateve. Osmani tha se vendmi p\u00ebr konflikt t\u00eb kompetenc\u00ebs ishte marr\u00eb m\u00eb pas nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>KPA vendosi t\u00eb k\u00ebrkonte verifikim t\u00eb k\u00ebtyre tre denoncimeve duke k\u00ebrkuar informacion nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme n\u00eb lidhje me dosjet e p\u00ebrmendura dhe n\u00ebse Osmani kishte hetuar apo jo personin me t\u00eb cilin supozohej se kishte konflikt interesi.<\/p>\n<p><strong>Parashtrimet sa i p\u00ebrket pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Publik ashtu si\u00e7 kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb ankimin e \u00e7\u00ebshtjes k\u00ebrkoi edhe t\u00eb enjten shkarkimin e Osmanit. Ai tha se prokurori nuk kishte justifikuar bindsh\u00ebm ligjshm\u00ebrine e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Sina p\u00ebrmendi si probleme kryesore t\u00eb k\u00ebsaj pasurie mosdokumentimin e nj\u00eb huaje n\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti 1+1 n\u00eb Tiran\u00eb nga nj\u00eb i af\u00ebrm dhe munges\u00ebn e dokumentacionit q\u00eb provonte se huadh\u00ebn\u00ebsi i kishte mund\u00ebsit\u00eb financiare. Komisioneri pretendoi se me t\u00eb ardhurat e provuara huadh\u00ebn\u00ebsi nuk kishte mund\u00ebsi t\u00eb kursente shum\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb dhe se mungonte dokumentacioni p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si kjo shum\u00eb kishte ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsi i Osmanit kund\u00ebrshtoi pretendimet e Komisionerit. M\u00ebrtiri tha gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij se ashtu si\u00e7 ishte pranuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit marrja e huas\u00eb ishte deklaruar q\u00eb n\u00eb vitin 2009. Ai po ashtu paraqiti si prova shkresa t\u00eb n\u00ebnshkruara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb hua, nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebnguli se formalisht dokumentet e paraqitura dhe vullneti i pal\u00ebve ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar huamarrjen.<\/p>\n<p>Avokati tha se kishte sjell\u00eb prova t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb ardhurat e personit tjet\u00ebr t\u00eb lidhur. Ai tha se p\u00ebrndryshe nga sa ishin llogaritur nga KPK me provat e reja k\u00ebto t\u00eb ardhura rezultonin m\u00eb t\u00eb larta, pasi u shtohej nj\u00eb shum\u00eb prej 10 mij\u00eb eurosh. Ai shpjegoi procesin e trasferimit t\u00eb tyre n\u00eb Shqip\u00ebri cash nd\u00ebr vite, nd\u00ebrsa tha se kjo mund t\u00eb dokumentohej edhe nga udh\u00ebtimet e personit p\u00ebrmes sistemit TIMS.<\/p>\n<p>Komisioneri pretendoi se Osmani nuk kishte pasur t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb paguar sipas nj\u00eb fature t\u00eb l\u00ebshuar nga kompania q\u00eb i kishte shitur pallatin 32 mij\u00eb euro n\u00eb pranver\u00eb t\u00eb vitit 2009, pasi huaja ishte marr\u00eb m\u00eb von\u00eb. Komisioneri pretendoi se fatura kishte vler\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb provueshm\u00ebrie se deklaratat dhe se rr\u00ebzonte versionin e prokurorit dhe firm\u00ebs se pagesat ishin kryer p\u00ebr gjat\u00eb gjith\u00eb vitit 2009 deri n\u00eb dhjetor.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mbrojtja arsyetoi se p\u00ebr t\u00eb provuar pages\u00ebn e k\u00ebsteve duhej marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb kontrata e n\u00ebnshkruar mes pal\u00ebve, e cila detajonte edhe m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb kryheshin pagesat. Mbrojt\u00ebsi tha se fatura e nj\u00ebnashme e prer\u00eb prej kompanis\u00eb p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar procedurat nuk mund t\u00eb konsiderohej si prov\u00eb, p\u00ebrderisa pagesat ishin detajuar n\u00eb kontrat\u00eb dhe m\u00ebnyra e pagimit t\u00eb tyre ishte deklaruar nga Osmani.<\/p>\n<p>Sina po ashtu ngriti si pretendim pamund\u00ebsin\u00eb e Osmanit dhe familjes p\u00ebr t\u00eb kursyer shumat e deklaruar dhe mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb shlyer huan\u00eb dhe interesat n\u00eb vitet 2011, 2012, 2013 q\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar shlyerja e saj. Komisioneri pretendoi se shpjegimet e Osmanit q\u00eb ishin pranuar nga KPK nuk ishin bind\u00ebse, nd\u00ebrsa sipas tij ai rezultonte me balanc negativ n\u00eb vler\u00ebn 2.4 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Avokati i prokurorit e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb pretendim, q\u00eb sipas tij bazohej n\u00eb keqkuptimin e deklarimeve periodike. Sipas tij shumat e deklaruara si shtim t\u00eb ardhurash cash n\u00eb fund t\u00eb \u00e7do viti p\u00ebrfshinin t\u00eb gjitha likujditetet e Osmanit brenda dhe jasht\u00eb bank\u00ebs dhe se nga k\u00ebto duhej zbritur detyrimi.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebtin shpjegim Osmani dha para KPK-s\u00eb ku vuri n\u00eb dukje se n\u00eb deklarime fjala \u2018cash\u2019, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur duke \u201cn\u00ebnkuptuar fjala likuiditet\/kursim n\u00eb lek nga t\u00eb ardhurat e vitit, qoft\u00eb brenda apo jasht\u00eb sistemit bankar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, shuma e deklaruar cash n\u00eb deklarimet e \u00e7do viti n\u00ebnkupton likuiditetet brenda dhe jasht\u00eb sistemit bankar. Si rrjedhoj\u00eb, likuiditetet n\u00eb banka nuk duhet t&#8217;i shtohen shum\u00ebs s\u00eb deklaruar, por jan\u00eb pjes\u00eb e saj\u201d. Sipas avokatit mbledhja e dy shumave krijonte iden\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Komisioneri pretendoi se nuk ishte provuar kursimi i familjes s\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion lek\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ajo e kishte marr\u00eb si dhurat\u00eb dhe q\u00eb ishte p\u00ebrdorur n\u00eb blerjen e apartamentit. Sina vuri n\u00eb dukje se bashk\u00ebshortja e subjektit nuk e kishte deklaruar k\u00ebt\u00eb kursim n\u00eb deklaratat e saj periodike.<\/p>\n<p>Avokati kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb pretendim, duke shpjeguar se familja e bashk\u00ebshortes s\u00eb Osmanit kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb kursyer shum\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje kontratat e pun\u00ebs s\u00eb babait t\u00eb saj dhe t\u00eb ardhurat e saj.<\/p>\n<p>Duke iu referuar pretendimeve t\u00eb Komisionerit mbi mosdeklarimin e nj\u00eb makine dhe pasakt\u00ebsive apo paqart\u00ebsis\u00eb n\u00eb deklarimet vjetore, avokati i cili dha shjegime t\u00eb detajuara mbi pasurin\u00eb dhe analiz\u00ebn financiare, pranoi se mund t\u00eb kishte deklarime t\u00eb paplota, por k\u00ebmb\u00ebnguli se \u201cnuk mund t\u00eb dilej n\u00eb p\u00ebrfundimin se kishte pamjaftueshm\u00ebri\u201d.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>KPA vendosi t\u00eb verifikoj t\u00eb dh\u00ebnat e nj\u00eb denoncimi ndaj prokurorit Gentjan Osmani, nd\u00ebrsa pranoi provat q\u00eb ky i fundit paraqiti n\u00eb lidhje me pasurin\u00eb. Gjat\u00eb seanc\u00ebs Komisioneri Publik k\u00ebrkoi shkarkimin e prokurorit, nd\u00ebrsa ky i fundit l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb KPK.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":63069,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180731_180015_310818064-4_sZZScsW-502x400.jpg","fifu_image_alt":"Kolegji \u00e7el hetimin gjyq\u00ebsor ndaj an\u00ebtarit t\u00eb KLP Gentjan Osmani","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63067"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63067"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63067\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63069"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63067"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63067"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63067"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}