{"id":63093,"date":"2019-07-17T19:56:12","date_gmt":"2019-07-17T17:56:12","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63093"},"modified":"2019-07-17T19:56:12","modified_gmt":"2019-07-17T17:56:12","slug":"kpk-ngre-dyshime-mbi-pasurite-e-kandidates-per-ne-kushtetuese-anila-guri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-ngre-dyshime-mbi-pasurite-e-kandidates-per-ne-kushtetuese-anila-guri\/2019\/07\/17\/","title":{"rendered":"KPK ngre dyshime mbi pasurit\u00eb e kandidates p\u00ebr n\u00eb Kushtetuese Anila Guri"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime mbi sakt\u00ebsin\u00eb e deklarimeve p\u00ebr nj\u00eb sht\u00ebpi tre kat\u00ebshe, pages\u00ebn e spitalit dhe shpenzimet e nj\u00eb udh\u00ebtimi n\u00eb SHBA dhe nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Velipoj\u00eb. Kandidatja p\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe gjyqtarja Anila Guri k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_63964\" aria-describedby=\"caption-attachment-63964\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-63964\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/WhatsApp-Image-2019-07-17-at-19.51.40-533x400.jpeg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"63964\"  style=\"display:none\"><figcaption id=\"caption-attachment-63964\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Anila Guri gjat\u00eb seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto:Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kandidatja p\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe gjyqtarja pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Anila Guri (Kristani) u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn me vetingun pran\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kryesisht me pyetje mbi pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>KPK b\u00ebri me dije se problemet e pasuris\u00eb s\u00eb Gurit ishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje q\u00eb n\u00eb raportin e Inspektoriatit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive e Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI. Sipas k\u00ebtij raporti gjyqtarja Guri \u201cnuk kishte kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, s\u2019ka burime t\u00eb ligjshme, ka kryer fshehje e deklarim t\u00eb rrem\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese q\u00eb shqyrtoi \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebrb\u00ebhej nga Lulzim Hamitaj kryesues, Alma Faskaj relatore dhe Suela Zhegu an\u00ebtare. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Branko Hrvatin.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Anila Guri (Kristani) e ka nisur karrier\u00ebn e saj n\u00eb korrik t\u00eb vitit 1996 n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, ku sh\u00ebrben prej m\u00eb shum\u00eb se 23 vitesh. Ajo \u00ebsht\u00eb kandidate p\u00ebr nj\u00eb pozicion n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Alma Faksaj u shpreh se Komisioni e kishte p\u00ebrfunduar hetimin p\u00ebr gjyqtaren Guri p\u00ebr t\u00eb tri kriteret, at\u00eb t\u00eb deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb, t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizimit, por nga relacioni u duk se KPK ishte fokusuar te pasuria e gjyqtares.<\/p>\n<p><strong>Problemet me sht\u00ebpin\u00eb tre kat\u00ebshe<\/strong><\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb banes\u00eb tre kat\u00ebshe+bodrum n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1998 n\u00eb nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 1000 m2, dy vjet para lidhjes s\u00eb martes\u00ebs mes bashk\u00ebshort\u00ebve Guri, Komisioni ka v\u00ebrejtur mosp\u00ebrputhje mes deklarat\u00ebs s\u00eb vitit 2003 dhe asaj veting.<\/p>\n<p>Sipas relatores Faskaj, n\u00eb deklarat\u00ebn veting \u00ebsht\u00eb pasqyruar sip\u00ebrfaqja 1000 m2 me vler\u00eb 3 milion\u00eb lek\u00eb dhe godina dy kat\u00ebshe + papafingo me vler\u00eb 7 milion\u00eb lek\u00eb. Si burim i krijimit jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga aktiviteti privat, trash\u00ebgimia dhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb banese n\u00eb Gjirokast\u00ebr n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb gjyqtares Guri (Kristani) n\u00eb vitin 1996.<\/p>\n<p>Relatorja Faskaj u shpreh se n\u00eb vitin 2003 \u00ebsht\u00eb kryer deklarim i pasakt\u00eb i vler\u00ebs s\u00eb truallit dhe se nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar nj\u00eb kat i nd\u00ebrtes\u00ebs. Faskaj tha se gjat\u00eb shpjegimeve, gjyqtarja Guri ka pohuar se nuk ishte deklaruar bodrumin q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i jetuesh\u00ebm dhe se kjo nuk mund t\u00eb konsiderohej nj\u00eb pasakt\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb deklarat\u00ebn periodike, vlera e objektit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar 7 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb at\u00eb veting \u00ebsht\u00eb 6.5 milion\u00eb, edhe pse \u00ebsht\u00eb deklaruar nj\u00eb kat m\u00eb shum\u00eb\u201d, pohoi nd\u00ebr t\u00eb tjera relatorja Faskaj. Ajo shtoi se n\u00eb deklarat\u00ebn veting nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar si burim vlera e p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit n\u00eb Gjirokast\u00ebr q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb deklarat\u00ebn veting, gjyqtarja Guri ka deklaruar se bashk\u00ebshorti i saj ka siguruar 10 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura nga aktiviteti i tij privat gjat\u00eb periudh\u00ebs 1990-2000. Sipas Komisonit, bashk\u00ebshorti i gjyqtares Guri duket sikur nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare e p\u00ebr pasoj\u00eb burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb kryer k\u00ebt\u00eb investim n\u00eb vitin 1998, dhe n\u00eb dy vitet n\u00eb vazhdim p\u00ebr mobilimin.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e saj, gjyqtarja Guri tha se u q\u00ebndronte shpjegimeve t\u00eb saj t\u00eb m\u00ebparshme dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte kryer dekalrim t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb truallit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mosdeklarimin e bodrumit t\u00eb k\u00ebsaj banese e justifikoi me faktin se kjo sip\u00ebrfaqe nuk ishte e banuar.<\/p>\n<p>\u201cKjo banes\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me t\u00eb tre katet para martes\u00ebs, q\u00eb n\u00eb vitin 1998\u201d, pohoi gjyqtarja Guri. M\u00eb tej ajo sqaroi se mosp\u00ebrputhjet e burimeve t\u00eb deklaruara kishin ardhur se duhej t\u00eb shpjegonte periudh\u00ebn kur nuk kishte lidhur ende martes\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKam v\u00ebrtetuar se s\u2019kam p\u00ebrfituar nga trash\u00ebgimia. T\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e apartamentit n\u00eb Gjirokast\u00ebr u depozituan p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn. Nuk p\u00ebrfitova edhe pse n\u00eb vitin 2003 kam deklaruar nga trash\u00ebgimia, por nuk kam deklaruar se kam kontribuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin\u201d, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera gjyqtarja Guri dhe shtoi se nd\u00ebrtesa nuk kishte p\u00ebsuar ndryshim strukturor.<\/p>\n<p>Guri pohoi se nuk kishte ku t\u2019i gjente dokumentet p\u00ebr t\u00eb ardhurat e siguruara nga bashk\u00ebshorti gjat\u00eb periudh\u00ebs 1990-2000, pasi\u00a0 ishin p\u00ebrfituar n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb informaliteti.<\/p>\n<p><strong>Mungesa e t\u00eb ardhurave<\/strong><\/p>\n<p>Ajo tha se e vetmja pasuri e shtuar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb autovetur\u00eb tip \u201c\u00cbolks\u00ebagen Golf\u201d. Por, Komisioni ka gjetur probleme edhe n\u00eb blerjen e k\u00ebsaj autoveture n\u00eb vitin 2010 n\u00eb vler\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb, ku si burim krijimi jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat nga puna e gjyqtares Guri dhe nga bashk\u00ebshorti i saj si avokat. \u201cNga analiza financiare e kryer konstatohet se nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi t\u00eb blejn\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb vitin 2010, me nj\u00eb diferenc\u00eb negative prej 152 mij\u00eb lek\u00ebsh\u201d, pohoi relatorja Faskaj.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme edhe n\u00eb blerjen e nj\u00eb automjeti tip \u201cBenz\u201d n\u00eb maj t\u00eb vitit 2016 n\u00eb vler\u00ebn 7000 euro, p\u00ebr t\u00eb cilin ajo ka deklaruar si burim krijimi t\u00eb ardhurat nga paga e saj dhe puna e bashk\u00ebshortit, si edhe ato t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb makine tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Guri e cil\u00ebsoi t\u00eb pasakt\u00eb analiz\u00ebn financiare lidhur me burimin e krijimit t\u00eb makin\u00ebs tip \u201c\u00cbolks\u00ebagen Golf\u201d. Ajo tha se nuk ka pasur pamajftueshm\u00ebri pasi bashk\u00ebshorti n\u00eb vitin 2010 kishte pasur nj\u00eb milion lek\u00eb t\u00eb ardhura. Sipas gjyqtares Guri, Komisioni e ka shp\u00ebndar\u00eb k\u00ebt\u00eb shum\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb muajt duke e p\u00ebrpjestuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bashk\u00ebshorti i saj mund t\u00eb paguhej p\u00ebr gjith\u00eb pun\u00ebn q\u00eb kishte kryer gjat\u00eb nj\u00eb periudhe t\u00eb caktuar kohore, n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar. Ajo shtoi se edhe p\u00ebr automjetin tip \u201cBenz\u201d t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2016 kishte shpjeguar m\u00eb par\u00eb se k\u00ebt\u00eb makin\u00eb e kishin bler\u00eb nga nj\u00eb i af\u00ebrt.<\/p>\n<p><strong>Dyshimi p\u00ebr sht\u00ebpi t\u00eb fshehur<\/strong><\/p>\n<p>KPK identifkoi edhe nj\u00eb banes\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb gjyqtares Guri n\u00eb fshatin Pulaj t\u00eb Velipoj\u00ebs t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 2007, por t\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2017 me vler\u00eb 2.5 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas relatores Faskaj, gjyqtares Guri i ka lindur e drejta p\u00ebr ta deklaruar k\u00ebt\u00eb pasuri q\u00eb prej vitit 2007, kur ishte krijuar. Faskaj tha se subjekti ka deklaruar si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie t\u00eb ardhurat e siguruara prej n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Gjirokast\u00ebr n\u00eb vler\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga verifikimet e kryera Komisioni ka konstatuar se sip\u00ebrfaqja n\u00eb baz\u00eb e k\u00ebsaj nd\u00ebrtese \u00ebsht\u00eb 96 m2 nd\u00ebrsa sip\u00ebrfaq\u00ebja totale 120 m2. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas p\u00ebrllogaritjeve t\u00eb kryer, Komisioni ka konkluduar se vlera e p\u00ebraf\u00ebrt e kostove t\u00eb nd\u00ebrtimit duhej t\u00eb kishte qen\u00eb 3.6 milion\u00eb lek\u00eb, pa p\u00ebrfshir\u00eb kostot inxhinierike.<\/p>\n<p>Prej hetimit administrativ ka rezultuar se prej vitit 2010 deri n\u00eb vitin 2015, kontrata e energjis\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament ka qen\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb gjyqtares Guri dhe m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Relatorja Faskaj pohoi se n\u00eb em\u00ebr t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb gjyqtares Guri rezulton q\u00eb t\u00eb ket\u00eb pasur 4 milion\u00eb lek\u00eb gjendje n\u00eb depozit\u00ebn e saj n\u00eb Raiffeisen Bank deri n\u00eb vitin 2014. Ajo shtoi se nuk dihet dhe se nuk ka t\u00eb dh\u00ebna se sa mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb interesat p\u00ebr vitet 1996-2007, kur \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar banesa n\u00eb Velipoj\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Guri pohoi para Komisionit se e kishte pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting banes\u00ebn n\u00eb Pulaj t\u00eb Velipoj\u00ebs p\u00ebr efekt p\u00ebrdorimi. Ajo tha se kjo nd\u00ebrtes\u00eb nuk duhej t\u00eb merrej n\u00eb shqyrtim pasi ishte nd\u00ebrtuar prej n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj dhe se ajo e p\u00ebrdorte vet\u00ebm disa jav\u00eb n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Guri pohoi se n\u00ebna e saj kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, pasi kishte pasur t\u00eb depozituara n\u00eb bank\u00eb n\u00eb vitin 2001 vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb dhe n\u00eb vitin 2005 shum\u00ebn 4.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pagesa e spitalit n\u00eb SHBA<\/strong><\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer, Komisioni ka konkluduar se bashk\u00ebshort\u00ebt Guri nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e pasurive, por kandidatja p\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese e konsideroi t\u00eb pasakt\u00eb analiz\u00ebn p\u00ebr vitet 2009 dhe 2015.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr gjetje e Komisionit ka qen\u00eb edhe udh\u00ebtimi dhe q\u00ebndrimi n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, SHBA, i gjyqtares Anila Guri gjat\u00eb periudh\u00ebs 26 maj-8 korrik 2006. Faksaj tha se lidhur me k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb SHBA, gjyqtarja ka shpjeguar se ajo kishte shkuar atje p\u00ebr t\u00eb lindur djalin e saj.<\/p>\n<p>\u201cAjo ka deklaruar se nuk ka pasur shpenzime ve\u00e7 rrug\u00ebs, pasi n\u00eb SHBA ka q\u00ebndruar tek t\u00eb af\u00ebrmit e bashk\u00ebshortit\u201d, pohoi relatorja Faskaj e cila theksoi se nuk ka dokumentacion nga spitali lidhur me lindjen e f\u00ebmij\u00ebs apo kostot e k\u00ebtij sh\u00ebrbimi.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb gjetje t\u00eb KPK, gjyqtarja Guri tha se nuk kishte informacion t\u00eb sakt\u00eb se sa mund t\u00eb ishin shpenzimet e spitalit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ajo kund\u00ebrshtoi p\u00ebrllogaritjen e shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs n\u00eb vler\u00ebn 20 dollar\u00eb n\u00eb dit\u00eb gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb SHBA, duke u shprehur se kishte q\u00ebndruar tek familja e xhaxhait t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe e konsideroi t\u00eb palogjikshme p\u00ebrllogaritjen e k\u00ebtyre shpenzimeve.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shpenzimet spitalore\u2026, s\u2019kam pasur. Kam shkuar me teser\u00ebn e t\u00eb af\u00ebrmve. Ata e kishin p\u00ebr k\u00ebnaq\u00ebsi. Tani t\u00eb af\u00ebrmit e bashk\u00ebshortit jan\u00eb kthyer. Nd\u00ebrkoh\u00eb kam kontaktuar n\u00ebp\u00ebrmjet email-it dhe fax-it me spitalin, por s\u2019m\u00eb kan\u00eb kthyer p\u00ebrgjigje\u201d, tha gjyqtarja Guri.<\/p>\n<p>Pas pyetjeve t\u00eb kryesuesit t\u00eb seanc\u00ebs Lulzim Hamitaj dhe relatores Alma Faskaj, se a kishte informacion n\u00ebse ishte kryer pagesa e spitalit n\u00eb SHBA ose jo, gjyqtarja Anila Guri pohoi se nuk kishte informacion lidhur me k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, pasi m\u00eb par\u00eb nuk i kishte interesuar dhe nuk kishte pyetur. M\u00eb pas ajo tha se dinte q\u00eb ata kishin paguar nj\u00eb pjes\u00eb. \u201cI kam pyetur m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se nuk i mbajn\u00eb mend, pasi ata jan\u00eb edhe t\u00eb moshuar\u201d, shpjegoi gjyqtarja Guri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, lidhur me kriterin e profesionalizimit, relatorja Faksaj pohoi se ndaj gjyqtares Anila Guri jan\u00eb depozituar 11 denoncime, n\u00eb 9 prej t\u00eb cilave nuk jan\u00eb kosntatuar rrethana e fakte q\u00eb mund t\u00eb konsideroheshin si prova. Nd\u00ebrsa n\u00eb dy raste, Komisioni konstaton se mund t\u00eb jen\u00eb shkaktuar zvarritje n\u00eb gjykim.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Anila Guri ka marr\u00eb vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs. Sipas raportit t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, por edhe prej hetimit administrativ t\u00eb KPK-s\u00eb, nuk jan\u00eb konstatuar kontakte t\u00eb saj me persona me lidhje me krimin e organizuar.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, gjyqtarja Anila Guri deklaroi se kishte provuar q\u00eb pasuria e saj ishte krijuar me burime t\u00eb ligjshme, si para ashtu edhe pas martes\u00ebs. \u201cPun\u00ebn time e kam b\u00ebr\u00eb shum\u00eb mir\u00eb. Disa gj\u00ebra duhej t\u2019i kishim b\u00ebr\u00eb m\u00eb mir\u00eb. Ky proces mund t\u00eb na ndihmoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb na p\u00ebrmir\u00ebsuar\u201d, p\u00ebrfundoi gjyqtarja Guri. KPK do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 19 korrik, ora 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime mbi sakt\u00ebsin\u00eb e deklarimeve p\u00ebr nj\u00eb sht\u00ebpi tre kat\u00ebshe, pages\u00ebn e spitalit dhe shpenzimet e nj\u00eb udh\u00ebtimi n\u00eb SHBA dhe nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Velipoj\u00eb. Kandidatja p\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe gjyqtarja Anila Guri k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":63097,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/WhatsApp-Image-2019-07-17-at-19.51.40-533x400.jpeg","fifu_image_alt":"KPK ngre dyshime mbi pasurit\u00eb e kandidates p\u00ebr n\u00eb Kushtetuese Anila Guri","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63093"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63093"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63093\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63097"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63093"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63093"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63093"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}