{"id":63120,"date":"2019-07-19T12:43:13","date_gmt":"2019-07-19T10:43:13","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=63999"},"modified":"2019-07-19T13:58:22","modified_gmt":"2019-07-19T11:58:22","slug":"kpa-mbyll-shqyrtimin-per-gjyqtaren-nertina-kosova","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-mbyll-shqyrtimin-per-gjyqtaren-nertina-kosova\/2019\/07\/19\/","title":{"rendered":"KPA mbyll shqyrtimin p\u00ebr gjyqtaren Nertina Kosova"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA pasi u njoh me q\u00ebndrimet e Komisionerit Publik Florian Ballhysa dhe gjyqtares Nertina Kosova lidhur me analiz\u00ebn financiare paraprake me t\u00eb cil\u00ebn i njohur n\u00eb seanc\u00ebn e 12 korrikut, vendosi t\u00eb premten t\u00eb mbyll\u00eb shqyrtimin gjyq\u00ebsor dhe t\u2019u k\u00ebrkoj\u00eb pal\u00ebve p\u00ebrgatitjen e konkluzioneve p\u00ebrfundimtare.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_63690\" aria-describedby=\"caption-attachment-63690\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20190612_182012_120619011-1_6EeZIxw.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-63690\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20190612_182012_120619011-1_6EeZIxw-600x347.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"347\" data-id=\"63690\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-63690\" class=\"wp-caption-text\">Kryetarja e Kolegjit te Posacem te Apelimit, KPA, Natasha Mulaj dhe anetaret, Ardian Hajdari, Sokol Como, Rezarta Schuetz, Luan Daci, gjate nje seance te Kolegjit te Posacem te Apelimit (KPA), i cili degjoi ankimin e Komisionerit Publik kunder vendimit te KPK, per konfirmimin ne detyre te gjyqtares, Nertina Kosova.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Para se t\u00eb vendoste mbylljen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor, Kolegji administroi dy prova t\u00eb reja t\u00eb dor\u00ebzuara nga gjyqtarja Kosova, e cila shfaqi dakort\u00ebsi me nj\u00eb prej tre varianteve t\u00eb analiz\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioneri Ballhysa ishte dakort me dy prej varianteve t\u00eb analiz\u00ebs financiare t\u00eb hartuar nga KPA.<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda prej korrikut 2014. M\u00eb par\u00eb, ajo ka punuar si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda si dhe nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn e Elbasanit. Ajo po ashtu ka qen\u00eb pedagoge n\u00eb Universitetin e Elbasanit.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7elje t\u00eb seanc\u00ebs, kryesuesi i trup\u00ebs gjykuese t\u00eb Kolegjit, Sokol \u00c7omo k\u00ebrkoi q\u00eb pal\u00ebt t\u00eb shfaqnin q\u00ebndrimet e tyre lidhur me analiz\u00ebn financiare paraprake. Komisioneri tha se analiza financiare e KPA ishte fokusuar n\u00eb t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb gjyqtares Kosova t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 4 an\u00ebtar\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn gusht 1995 \u2013 4 shtator 2006. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai shpjegoi se p\u00ebr gjith\u00eb periudh\u00ebn jan\u00eb analizuar t\u00eb ardhurat, gjendjet familjare n\u00eb depozita, shpenzimet p\u00ebr blerje automjeti, pages\u00eb k\u00ebsti, qira e udh\u00ebtime jasht\u00eb shtetit. Ballhysa shprehu dakord\u00ebsin\u00eb e tij me konkluzionet e analiz\u00ebs financiare.\u00a0 Ai sqaroi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb kishte tre variante lidhur me shpenzimet e jetes\u00ebs. N\u00eb t\u00eb parin, deri n\u00eb vitin 2003, shpenzimet e jetes\u00ebs p\u00ebrllogariteshin si 66% e totalit t\u00eb t\u00eb ardhurave, nd\u00ebrsa m\u00eb pas \u00ebhst\u00eb kryer llogaritja nga KPA. N\u00eb variantin e dyt\u00eb p\u00ebrllogaritja \u00ebsht\u00eb kryer sipas ILDKPKI dhe INSTAT, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb tretin shpenzimet jan\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb mas\u00ebn 66% t\u00eb t\u00eb ardhurave deri n\u00eb vitin 2002, nd\u00ebrsa p\u00ebr periudh\u00ebn e m\u00ebvonshme analiza \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e INSTAT lidhur me nevoj\u00ebn p\u00ebr konsum sipas qarqeve. Sipas Ballhys\u00ebs, p\u00ebr vitet kur INSTAT nuk ka publikuar t\u00eb dh\u00ebna, p\u00ebrllogaritja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga viti paraardh\u00ebs duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe inflacionin.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7mojm\u00eb t\u00eb nevojshme se me shqyrtimin e akteve vler\u00ebsimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer bazuar n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb KPA si n\u00eb variantin e par\u00eb, ashtu edhe n\u00eb t\u00eb dytin. Varianti i par\u00eb dhe i dyt\u00eb jan\u00eb t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb konkluzione\u201d, p\u00ebrfundoi Ballhysa.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e saj, gjyqtarja Nertina Kosova solli n\u00eb v\u00ebmendje se n\u00eb seanc\u00ebn e m\u00ebparshme Komisioneri Publik kishte vler\u00ebsuar lidhur me transfert\u00ebn e v\u00ebllait t\u00eb saj t\u00eb dat\u00ebs 6 prill 2005. \u201cKomisioneri Publik e ka pranuar se transferta q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb i p\u00ebrket shoq\u00ebris\u00eb \u201cAlex &#8211; Profil\u201d sh.p.k. dhe nuk lidhet e nuk ka dal\u00eb nga t\u00eb ardhurat e familjes\u201d, pohoi Kosova e cila shtoi se provat q\u00eb kishte paraqitur v\u00ebrtetonin se familja e saj nuk kishte kryer nj\u00eb shpenzim t\u00eb till\u00eb. Kosova pohoi m\u00eb tej se shum\u00ebs 1.5 milion\u00eb lek\u00eb paguar shoq\u00ebris\u00eb \u201cMegi Construction\u201d sh.p.k., i ishin kthyer me prishjen e kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes.\u201c<\/p>\n<p>Jam dakord me element\u00ebt e analiz\u00ebs financiare q\u00eb p\u00ebrshkruajn\u00eb t\u00eb ardhurat e mija dhe t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes sime t\u00eb origjin\u00ebs, shpenzimet e kryera p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb pasurin\u00eb e paluajtshme e t\u00eb luajtshme si dhe shpenzimet p\u00ebr principal dhe interesa kredie. Element\u00ebt e k\u00ebsaj analize p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kam prap\u00ebsime jan\u00eb shpenzimet e udh\u00ebtimit dhe shpenzimet p\u00ebr konsum familjar\u201d, pohoi gjyqtarja Kosova para trup\u00ebs s\u00eb KPA.<\/p>\n<p>Ajo shpjegoi m\u00eb tej se shpenzimet p\u00ebr konsum familjar kan\u00eb qen\u00eb minimale dhe se prind\u00ebrit ishin p\u00ebrpjekur maksimalisht t\u00eb realizonin kursime, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ardhurat e saj t\u00eb prekeshin sa m\u00eb pak.<\/p>\n<p>\u201cEdhe ILDKPKI , por edhe KPK shpenzimet e mija t\u00eb jetes\u00ebs i kan\u00eb p\u00ebrllogaritur minimale, 2.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb ardhurat p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb kan\u00eb qen\u00eb 17.275.463 lek\u00eb. Pra ILDKPKI i ka p\u00ebrllogaritur shpenzimet e jetes\u00ebs n\u00eb raportin 12% t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb mia\u201d, pohoi gjyqtarja Kosova.<\/p>\n<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb krimeve t\u00eb R\u00ebnda tha se varianti i dyt\u00eb i analiz\u00ebs financiare, ku p\u00ebrllogaritjet jan\u00eb kryer sipas ILDKPKI dhe INSTAT, p\u00ebrputhet me realietin e fakteve t\u00eb jetes\u00ebs s\u00eb familjes s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ajo tha se shpenzimet p\u00ebr konsum familjar t\u00eb p\u00ebrllogaritura n\u00eb variantin 1, jan\u00eb bazuar n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb prej 9 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn janar 2003 e n\u00eb vazhdim, p\u00ebr nj\u00eb familje me 4 persona. \u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb variant citohet Komisioni, por dua t\u00eb sjell n\u00eb v\u00ebmendje se analiza financiare e KPK ka qen\u00eb\u00a0 e p\u00ebrq\u00ebndruar vet\u00ebm n\u00eb vitin 2006 dhe \u00ebsht\u00eb kryer duke m\u00eb konsideruar mua si subjekt, pa an\u00ebtar\u00ebt e familjes sime\u201d, tha Kosova e cila sqaroi se nuk kuptonte dot pse p\u00ebrdoret si baz\u00eb p\u00ebr p\u00ebrllogaritje vlera 9 milion\u00eb lek\u00eb, kur gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb KPK asnj\u00ebher\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb e ditur nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova shtoi se n\u00eb variantin e tret\u00eb, ku p\u00ebrllogaritjet p\u00ebr konsum familjar jan\u00eb kryer sipas INSTAT, shpenzimet e familjes p\u00ebr gjith\u00eb periudh\u00ebn q\u00eb merret n\u00eb analiz\u00eb, jan\u00eb p\u00ebrllogaritur n\u00eb total 6.028.030 lek\u00eb. Ajo tha se, n\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrllogariteshin shpenzimet e familjar\u00ebve t\u00eb saj, pa e p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrftohej nj\u00eb vler\u00eb m\u00eb e madhe se t\u00eb ardhurat e tyre.<\/p>\n<p>\u201cKjo do t\u00eb thot\u00eb se me t\u00eb ardhurat nga pagat dhe nga pensioni, familjar\u00ebt e mi nuk do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrballonin jetes\u00ebn, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pamundur, sepse n\u00eb p\u00ebrcaktimin e vler\u00ebs s\u00eb pagave dhe pensioneve shteti ka mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb nivelin e \u00e7mimeve, norm\u00ebs s\u00eb konsumit, inflancionin, etj., q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se masa e pag\u00ebs ose e pensionit p\u00ebrcaktohet me q\u00ebllim mund\u00ebsimin e jetes\u00ebs p\u00ebr k\u00ebta individ\u00eb. Pra n\u00eb kushtet e familjes sime, nuk mund t\u00eb pranoj dhe nuk ka kuptim q\u00eb familjar\u00ebt e mi nuk mund t\u00eb p\u00ebrballonin shpenzimet e jetes\u00ebs me pagat e tyre\u201d.<\/p>\n<p>Lidhur me udh\u00ebtimet, Kosova e shpreh se nuk ishte njohur n\u00eb KPK me t\u00eb dh\u00ebnat e sistemit TIMS ku ishte bazuar analiza p\u00ebr k\u00ebto shpenzime. Ajo paraqiti nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb R.V.Edge t\u00eb dat\u00ebs 30 prill 2019, t\u00eb legalizuar me vul\u00eb apostile, sipas t\u00eb cil\u00ebs ka qen\u00eb e ftuar n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe gjat\u00eb dy periudha kohore t\u00eb dat\u00ebs 24 dhjetor 2004 \u2013 3 janar 2005 dhe 24 dhjetor 2006 \u2013 3 janar 2007 dhe se shpenzimet e q\u00ebndrimit kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb mbuluara p\u00ebrfshir\u00eb bilet\u00ebn n\u00eb rastin e par\u00eb. Kosova dor\u00ebzoi dokumente edhe lidhur me nj\u00eb udh\u00ebtim t\u00eb vitit 2005 n\u00eb Kroaci, si pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb nj\u00eb aktivitet t\u00eb Bashkimit Evropian. Ajo i k\u00ebrkoi Kolegjit t\u00eb administronte si prova dokumentacionin e dor\u00ebzuar.<\/p>\n<p>\u201cShpresoj q\u00eb gjith\u00eb sa shpjegova, do t\u00eb krijojn\u00eb bindjen tek Komisioneri Publik dhe tek trupi gjykues se familja ime kishte burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar shum\u00ebn prej nj\u00eb milion lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00eb mund\u00ebsuar mua pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr blerjen e apartamentit\u201d, pohoi Kosova.<\/p>\n<p>Relatorja Mulaj e pyeti Komisionerin Publik n\u00ebse ishte dakord me metodologjin\u00eb dhe variantet e analiz\u00ebs financiare. Komisioneri u shpreh se ishte dakord me dy variantet e para. Ballhysa shprehu dakort\u00ebsi edhe p\u00ebr njohjen e administrimin e provave t\u00eb paraqitura nga gjyqtarja Kosova n\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb premtes.<\/p>\n<p>Kryesuesi i seanc\u00ebs, Sokol \u00c7omo sqaroi se vendosja e shifr\u00ebs 9 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur edhe n\u00eb raste t\u00eb tjera p\u00ebr shpenzimet e familjeve me kat\u00ebr persona dhe se ishte standarte. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai shtoi se udh\u00ebtimi n\u00eb Britani n\u00eb vitin 2006 nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb parasysh dhe del tej analiz\u00ebs.<\/p>\n<p>Pasi trupa e gjykuese e Kolegjit u t\u00ebrhoq p\u00ebr pak minuta, vendosi t\u00eb pranoj\u00eb provat e reja dhe t\u00eb mbylli shqyrtimin gjyq\u00ebsor. Kolegji shtyu seanc\u00ebn kur Komisioneri Publik do t\u00eb shpall\u00eb konkluzionet p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 22 korrik, ora 08:00.<\/p>\n<p>Kosova, e cila kaloi me sukses shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut m\u00eb 18 korrik 2018, pasi KPK e vler\u00ebsoi pozitivisht n\u00eb t\u00eb tre kriteret, u p\u00ebrball m\u00eb pas me nj\u00eb ankim t\u00eb Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili pretendon se hetimi i KPK n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb nuk ishte i plot\u00eb. Kosova po gjykohet nga nj\u00eb trup\u00eb e kryesuar prej Sokol \u00c7omos, me relatore Natasha Mulaj dhe an\u00ebtar\u00eb Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA pasi u njoh me q\u00ebndrimet e Komisionerit Publik Florian Ballhysa dhe gjyqtares Nertina Kosova lidhur me analiz\u00ebn financiare paraprake me t\u00eb cil\u00ebn i njohur n\u00eb seanc\u00ebn e 12 korrikut, vendosi t\u00eb premten t\u00eb mbyll\u00eb shqyrtimin gjyq\u00ebsor dhe t\u2019u k\u00ebrkoj\u00eb pal\u00ebve p\u00ebrgatitjen e konkluzioneve p\u00ebrfundimtare.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":69929,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20190612_182012_120619011-1_6EeZIxw-600x347.jpg","fifu_image_alt":"KPA mbyll shqyrtimin p\u00ebr gjyqtaren Nertina Kosova","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63120"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63120"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63120\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69929"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63120"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63120"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63120"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}