{"id":63126,"date":"2019-07-22T16:49:32","date_gmt":"2019-07-22T14:49:32","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63126"},"modified":"2019-07-22T16:50:47","modified_gmt":"2019-07-22T14:50:47","slug":"kpk-ngre-pikepyetje-mbi-profesionalizmin-e-kreut-te-prokurorise-se-apelit-shkoder","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-ngre-pikepyetje-mbi-profesionalizmin-e-kreut-te-prokurorise-se-apelit-shkoder\/2019\/07\/22\/","title":{"rendered":"KPK ngre pik\u00ebpyetje mbi profesionalizmin e kreut t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori Elvin Gokaj u p\u00ebrball me disa probleme t\u00eb dosjeve t\u00eb hetuara prej tij si dhe me denoncime nga publiku q\u00eb ngrinin pik\u00ebpyetje mbi past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. Subjekti i konsideroi t\u00eb pav\u00ebrteta denoncimet dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_64054\" aria-describedby=\"caption-attachment-64054\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Elvin-Gokaj-pas-seances-ne-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-64054\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Elvin-Gokaj-pas-seances-ne-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"64054\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-64054\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Elvin Gokaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Elvin Gokaj ishte planifikuar p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore m\u00eb 18 qershor, por pas ri\u00e7eljes s\u00eb hetimeve, ai doli t\u00eb h\u00ebn\u00ebn para Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese kryesohej nga Xhensila Pine, me relatore Genta Tafa Bungon dhe an\u00ebtare Pamela Qirkon. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Hans Klijstra.<\/p>\n<p>Relatorja sqaroi n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se hetimi p\u00ebr Gokajn kishte p\u00ebrfunduar p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit. Megjithat\u00eb, seanca d\u00ebgjimore u fokusua te disa probleme t\u00eb identifikuara n\u00eb kriterin profesional si dhe disa denoncime nga publiku, q\u00eb ngrinin dyshime p\u00ebr favorizim t\u00eb t\u00eb pandehurve, ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb subjektit si drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Elbasanit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, pavar\u00ebsisht raportit pozitiv t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, relatorja Bungo evidentoi n\u00eb seanc\u00eb munges\u00ebn e pasqyrimit nga ana e Gokajt e kontakteve me nj\u00eb person t\u00eb hetuar p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d dhe \u201cpastrim t\u00eb produkteve penale\u201d.<\/p>\n<p>Prokurori Elvin Gokaj i hodhi posht\u00eb denoncimet me pretendimin se kishin p\u00ebr q\u00ebllim diskretitimin e figur\u00ebs s\u00eb tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr kontaktet me shtetasin me iniciale E.N deklaroi se nuk ishte n\u00eb dijeni se ai ishte n\u00ebn hetim.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr profesionalizimin<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duket se ka konstatuar probleme n\u00eb disa prej dosjeve t\u00eb prokurorit Elvin Gokaj, t\u00eb cilat u b\u00ebn\u00eb objekt rivler\u00ebsimi. Sipas relatores Bungo, n\u00eb 3 raste \u201cduket se subjekti s\u2019ka analizuar si duhet mas\u00ebn e d\u00ebnimit; n\u00eb dy rase s\u2019ka analiz\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs penale; n\u00eb 1 rast n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtuesit s\u2019ka dh\u00ebn\u00eb argumentim p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e prokurorit t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje dhe n\u00eb nj\u00eb rast duket se ka shkelur t\u00eb drejtat e t\u00eb pandehurit duke z\u00ebvend\u00ebsuar avokatin e zgjedhur prej tij me nj\u00eb avokat kryesisht\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 dosjeve t\u00eb analizuara, relatorja shtoi se n\u00eb KPK ishte depozituar nj\u00eb denoncim ndaj prokurorit Gokaj, i cili pretendonte se gjat\u00eb periudh\u00ebs kur subjekti drejtonte prokurorin\u00eb e Elbasanit \u201cka ndikuar te prokuror\u00ebt p\u00ebr caktimin e masave t\u00eb buta t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb d\u00ebnime t\u00eb ul\u00ebta\u201d. Relatorja Bungo shtoi se denoncuesi ka renditur procedimet kur gjykata ka vendosur ndryshe nga sa ka k\u00ebrkuar prokuroria.<\/p>\n<p>\u201cNga analiza duket se subjekti n\u00eb 7 raste, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtuesit, nuk ka konstatuar shkeljet dhe mang\u00ebsit\u00eb e prokuror\u00ebve,\u201d tha Bungo, e cila theksoi m\u00eb pas se n\u00eb dy raste mund t\u00eb ket\u00eb favorizuar t\u00eb pandehurit me mosveprimet e tij. Komisioni ka identifikuar edhe 4 raste kur prokurori Gokaj nuk ka ankimuar mas\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb nga gjykata, edhe pse kjo e fundit ka caktuar mas\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt nga ajo e k\u00ebrkuar prej organit t\u00eb akuz\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, prokurori Gokaj u shpreh se denoncuesi ishte i panjohur p\u00ebr t\u00eb dhe hodhi dyshime se nuk ka lidhje me \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb ka denoncuar.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e kuptueshme se s\u2019ka pasur dijeni dhe se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb person tjet\u00ebr q\u00eb ka pasur akses tek materialet e dosjeve dhe i ka hequr me q\u00ebllim dizinformimin e KPK-s\u00eb. Fatmir\u00ebsisht u gjet\u00ebn n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme,\u201d tha prokurori para KPK-s\u00eb. Ai shtoi se nuk ka r\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb pre e shantazhit, edhe pse ishte k\u00ebrc\u00ebnuar.<\/p>\n<p>Lidhur me past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, Bungo tha se DSIK ka dor\u00ebzuar pran\u00eb KPK-s\u00eb nj\u00eb raport sipas t\u00eb cilit prokurori Gokaj nuk ka kontakte me persona me lidhje me krimin e organizuar dhe se ai \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, komisioni konstatoi si problem munges\u00ebn e pasqyrimit t\u00eb kontaktit t\u00eb tij me shtetasin me inicialet E.N; i akuzuar p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d n\u00eb vitin 2014 dhe \u201cpastrim t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale\u201d n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Gokaj pretendoi n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore se E.N. nuk \u00ebsht\u00eb regjistruar si person n\u00ebn hetim n\u00eb prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit, ku ai ushtronte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb detyr\u00ebn. \u201cUn\u00eb s\u2019kam pasur dijeni p\u00ebr hetimin q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer atje, pasi karakterizohet nga sekreti hetimor,\u201d u justifikua ai.<\/p>\n<p>Nj\u00eb denoncim i tret\u00eb i mb\u00ebrritur n\u00eb KPK pretendonte se prokurori Elvin Gokaj, kur drejtonte prokurorin\u00eb e Elbasanit ka q\u00ebndruar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e shtetasit me inicialet A.B, i cili rezultonte i d\u00ebnuar n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>\u201cGokaj ka shpjeguar para Komisionit se p\u00ebr shkak se familja jetonte n\u00eb Shkod\u00ebr, ka jetuar n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi me nj\u00eb oficer t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore, tek banesa e nj\u00eb kush\u00ebriri t\u00eb tij n\u00eb Elbasan,\u201d tha relatorja Bungo.<\/p>\n<p>Por n\u00eb q\u00ebndrimin e tij para Komisionit, Elvin Gokaj tha se shtetasi A.B nuk kishte asnj\u00eb pron\u00eb dhe se denoncimi kishte p\u00ebr q\u00ebllim diskretitimin e tij, duke i k\u00ebrkuar Komisionit q\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb shqyrtim provat e depozituara prej tij.<\/p>\n<p><strong>Hetimi pasuror <\/strong><\/p>\n<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs nuk rezultoi me probleme t\u00eb dukshme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Sipas relatimit, ai kishte marr\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim pozitiv nga Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb KPK konstatoi disa mang\u00ebsi dhe mosp\u00ebrputhje.<\/p>\n<p>Sipas relatores Bungo, subjekti zot\u00ebronte nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 57 m2 n\u00eb Shkod\u00ebr, me burim krijimi akt dhurimi i vitit 2010. Komisioni ka konstatuar se apartamenti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar nga prind\u00ebrit prej Shoqat\u00ebs s\u00eb t\u00eb P\u00ebrndjekurve Politik\u00eb p\u00ebr shkak se gjyshja e subjektit ka g\u00ebzuar statusin e t\u00eb p\u00ebrndjekurit politik. Lidhur me k\u00ebt\u00eb apartament Bungo evidentoi faktin se prokurori Gokaj e kishte dh\u00ebn\u00eb me qira, por nuk kishte paguar tatim-fitimin.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni ka vendosur q\u00eb t\u00eb mos i konsideroj\u00eb si t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme ato t\u00eb p\u00ebrdituarat nga qiraja,\u201d tha Bungo n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni ka evidentuar mosp\u00ebrputhje mes kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes dhe t\u00eb akt shit-blerjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Durr\u00ebs. Relatorja Bungo shpjegoi se n\u00eb kontrat\u00ebn e porositjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb vitin 2009, sh\u00ebnohet sip\u00ebrfaqja 84 m2. Nd\u00ebrsa n\u00eb kontrat\u00ebn e shit-blerjes t\u00eb 30 majit 2014, sh\u00ebnohet sip\u00ebrfaqja 76 m2.<\/p>\n<p>Komisioni ka kryer analiz\u00eb financiare p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e prokurorit Gokaj p\u00ebr t\u00eb paguar k\u00ebstet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament, 20 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2009 kur \u00ebsht\u00eb kryer prosia dhe 10 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2014. Komisioni ka konkluduar se n\u00eb vitin 2009 rezulton nj\u00eb balanc\u00eb negative me vler\u00eb 827 mij\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrsa p\u00ebr k\u00ebstin e dyt\u00eb t\u00eb paguar n\u00eb firmosjen e kontrat\u00ebs, ka rezultuar se prokurori Gokaj ka marr\u00eb nj\u00eb hua 10 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2014, bazuar n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb pan\u00ebnshkruar para noterit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, kthimi i huas\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar para noterit.<\/p>\n<p>Nga verifikimet, Komisoni ka konstatuar se prokurori Gokaj dit\u00ebn e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs noteriale p\u00ebr shlyerjen e huas\u00eb, ka t\u00ebrhequr nga banka vler\u00ebn 11 mij\u00eb euro. Nga analiza financiare ka rezultuar se prokurori Gokaj e ka pasur mund\u00ebsin\u00eb e kursimit t\u00eb 11 mij\u00eb eurove n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Komisioni ka verifikuar edhe mund\u00ebsin\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr vler\u00ebn 10 mij\u00eb euro. Nga verifikimi, Komisioni ka konkluduar se huadh\u00ebn\u00ebsi E.N. e ka pasur mund\u00ebsin\u00eb financiare p\u00ebr t\u00eb mbuluar vler\u00ebn 10 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme lidhur me krijimin e burimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autovetur\u00eb n\u00eb vitin 2016. Bungo tha se n\u00eb lidhje me Benz-in e bler\u00eb n\u00eb vitin 2016 kundrejt shum\u00ebs 5000 euro, subjekti ka deklaruar si burim krijimi t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb makine tjet\u00ebr po at\u00eb vit n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar edhe likujditetet. Bungo nuk evidentoi problematika lidhur me nj\u00eb depozit\u00eb 4.1 milion\u00eb lek\u00eb, ku si burim krijimi jan\u00eb deklaruar pagat e prokurorit Gokaj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar edhe disa llogari t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta mes bashk\u00ebshortes s\u00eb prokurorit Gokaj me n\u00ebn\u00ebn e saj dhe t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb pasqyruar. Prokurori Gokaj ka deklaruar se k\u00ebto depozita u p\u00ebrkasin prind\u00ebrve. Relatorja Bungo tha se subjekti ka arritur t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb ardhurat e t\u00eb atit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisoni ka konstatuar edhe nj\u00eb depozit\u00eb t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb prokuorit Gokaj me n\u00ebn\u00ebn e saj. Si burim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb depozit\u00eb jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat e djemve t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Bungo tha se subjekti rivler\u00ebsimit ka depozituar prova dhe shpjegime lidhur me likujditetet t\u00eb cilat do t\u00eb merren parasysh gjat\u00eb marrjes s\u00eb vendimit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, prokurori Elvin Gokaj u shpreh se nuk kishte asnj\u00eb pretendim p\u00ebr an\u00ebn proceduriale t\u00eb hetimit administrativ t\u00eb kryer nga KPK. Ai k\u00ebrkoi konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, vendimi do t\u00eb shpallet nga trupa gjykuese e KPK-s\u00eb m\u00eb 24 korrik, ora 10:15.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori Elvin Gokaj u p\u00ebrball me disa probleme t\u00eb dosjeve t\u00eb hetuara prej tij si dhe me denoncime nga publiku q\u00eb ngrinin pik\u00ebpyetje mbi past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. Subjekti i konsideroi t\u00eb pav\u00ebrteta denoncimet dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":63131,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Elvin-Gokaj-pas-seances-ne-KPK-533x400.jpg","fifu_image_alt":"KPK ngre pik\u00ebpyetje mbi profesionalizmin e kreut t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63126"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63126"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63126\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63131"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63126"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63126"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63126"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}