{"id":63127,"date":"2019-07-22T17:52:07","date_gmt":"2019-07-22T15:52:07","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63127"},"modified":"2019-07-22T17:52:07","modified_gmt":"2019-07-22T15:52:07","slug":"ndihmesja-ligjore-e-gjykates-se-larte-maela-alicanaj-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ndihmesja-ligjore-e-gjykates-se-larte-maela-alicanaj-perballet-me-vetingun\/2019\/07\/22\/","title":{"rendered":"Ndihm\u00ebsja ligjore e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Maela Alicanaj p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Maela Alicanaj, k\u00ebshilltare ligjore n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb u p\u00ebrball n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me disa pik\u00ebpyetje mbi pasurin\u00eb. Alicanaj k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_64057\" aria-describedby=\"caption-attachment-64057\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-64057\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-7802-600x338.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"338\" data-id=\"64057\"  style=\"display:none\"><figcaption id=\"caption-attachment-64057\" class=\"wp-caption-text\">Maela Alicanaj, k\u00ebshilltare ligjore n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, para KPK. Foto:BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shqyrtoi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn \u00e7\u00ebshtjen ndaj ndihm\u00ebses ligjore t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht studente n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs Maela Alicanaj. Alicanaj sipas KPK ishte hetuar n\u00eb t\u00eb tre kriteret, megjithat\u00eb gjat\u00eb relatimit u vu n\u00eb dukje se asaj i kishte kaluar barra e prov\u00ebs vet\u00ebm mbi disa pik\u00ebpyetje sa i p\u00ebrket pasuris\u00eb dhe kryesisht disa transaksione me q\u00ebllim blerjen e nj\u00eb apartamenti.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese q\u00eb kreu procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Lulzim Hamitaj relator dhe Genta Tafa Bungo an\u00ebtare.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs Hamitaj vuri n\u00eb dukje se analiza financiare kishte nxjerr\u00eb Alicanajn me munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme n\u00eb shum\u00ebn 1.8 milion lek\u00eb. Hamitaj tha se nuk ishin konsideruar disa prej t\u00eb ardhurave t\u00eb pretenduara nga Alicanaj.<\/p>\n<p>Pyetje kandidates p\u00ebr gjyqtare iu b\u00ebn\u00eb edhe sa i p\u00ebrket disa transaksioneve me q\u00ebllim blerjen e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb Tiran\u00eb, por q\u00eb rezultoi se nuk ishte p\u00ebrfunduar. KPK po ashtu shtroi si \u00e7\u00ebshtje mosdeklarimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb t\u00eb cilin ajo dhe familja e saj kishte jetuar.<\/p>\n<p>Alicanaj kund\u00ebrshtoi gjetjet n\u00eb analiz\u00ebn financiare. Ajo paraqiti n\u00eb KPK prova shtes\u00eb sa i p\u00ebrket t\u00eb ardhurave nga nj\u00eb dyqan n\u00eb Fier dhe pages\u00ebn e tatimeve. Po ashtu ajo kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb sa i p\u00ebrket sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kishte banuar dhe dha shpjegime mbi tjet\u00ebrsimin e destinacionit t\u00eb nj\u00eb kredie q\u00eb ishte marr\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrmendjes nga relatori se Inspektoriati i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb raportin p\u00ebr profesionalizmin e saj kishte v\u00ebrejtur \u201cmang\u00ebsi substanciale\u201d, Alicanaj argumentoi se ajo kishte dal\u00eb e para n\u00eb testimin pran\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs dhe dha shpjegime mbi kritikat e IKLD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Maela Alicanaj ka punuar si avokate e Shtetit n\u00eb zyr\u00ebn vendore t\u00eb Vlor\u00ebs, p\u00ebrpara se t\u00eb em\u00ebrohej k\u00ebshilltare ligjore n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb. Ajo vazhdon ta kryej\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb prej vitit 2011.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi i pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Relatori Lulzim Hamitaj vuri n\u00eb dukje n\u00eb fillim t\u00eb raportit t\u00eb tij se Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI, kishte gjetur pasurin\u00eb e kandidates p\u00ebr gjyqtare me probleme.<\/p>\n<p>Sipas Hamitaj ILDKPKI kishte raportuar se ajo \u201cnuk ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb sakt\u00eb, s\u2019ka burime t\u00eb ligjshme dhe ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb\u201d. KPK tha se kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur mbi nj\u00eb list\u00eb pasurish dhe transaksionesh.<\/p>\n<p>Komisioni tha se \u00e7\u00ebshtjet e ngritura mbi nj\u00eb truall 154 metra me nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb 83 metra n\u00eb Fier, p\u00ebrfituar me shk\u00ebmbim p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Yzberisht me vler\u00eb 35 mij\u00eb euro, u sqaruan nga shpjegimet e Alicanajt dhe nuk rezultuan probleme.<\/p>\n<p>Po ashtu u gjet pa probleme blerja prej bashk\u00ebshortit t\u00eb kandidates p\u00ebr magjistrate e apartamentit q\u00eb ishte p\u00ebrdorur n\u00eb shk\u00ebmbim. Ai ishte financuar pjes\u00ebrisht nga kursimet dhe pjes\u00ebrisht me kredi, por pas shk\u00ebmbimit nuk ishte m\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb sipas relatorit Alicanajt iu k\u00ebrkuan shpjegime p\u00ebr nj\u00eb transaksion t\u00eb pap\u00ebrmbyllur me nj\u00eb kompani nd\u00ebrtimi. Nga hetimi rezulton se ajo dhe i shoqi kan\u00eb paguar 18 mij\u00eb euro parapagim p\u00ebr nj\u00eb apartament 215 metra katror\u00eb.<\/p>\n<p>Apartamenti do t\u00eb blihej n\u00eb kompanin\u00eb ku punonte bashk\u00ebshorti i subjektit. Pjesa tjet\u00ebr e apartamentit do t\u00eb paguhej me kredi. Nga hetimi rezultoi se kredia e marr\u00eb nuk ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb banes\u00eb, nd\u00ebrsa kontrata mes tyre dhe nd\u00ebrtuesit nuk ishte prishur. Apartamenti n\u00eb fjal\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb u ishte shitur t\u00eb tret\u00ebve, por shuma prej 18 mij\u00eb eurosh nuk ishte kthyer pas.<\/p>\n<p>Kandidatja p\u00ebr magjistrate Maela Alicanaj shpjegoi se kishte nj\u00eb marr\u00ebveshje verbale mes pal\u00ebve se shuma prej 18 mij\u00eb eurosh do t\u00eb p\u00ebrdorej p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb dyt\u00eb. Ajo shpjegoi nd\u00ebr t\u00eb tjera se pas marrjes s\u00eb kredis\u00eb q\u00eb do sh\u00ebrbente p\u00ebr apartamentin, ata kishin shlyer nj\u00eb detyrim t\u00eb papritur. \u201cNe vijojm\u00eb t\u00eb paguajm\u00eb kredin\u00eb, por nuk e kemi marr\u00eb sht\u00ebpin\u00eb\u201d, tha Alicanaj, duke theksuar se parat\u00eb ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb shlyer nj\u00eb detyrim. Ajo tha se banka nuk kishte pasur kund\u00ebrshtim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>KPK nd\u00ebrkoh\u00eb k\u00ebrkoi informacion sa i p\u00ebrket mosp\u00ebrdorimit t\u00eb shum\u00ebs prej 18 mij\u00eb eurosh dhe faktit q\u00eb nuk ishte kthyer. Relatori tha se versioni i Alicanajt ishte mb\u00ebshtetur edhe nga nd\u00ebrtuesi, i cili kishte pranuar se i detyrohej \u00e7iftit shum\u00ebn dhe se pal\u00ebt do t\u00eb hynin n\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb dyt\u00eb pasi ai t\u00eb merrte leje nd\u00ebrtimi n\u00eb kryeqytet dhe ata do t\u00eb blenin sht\u00ebpi aty.<\/p>\n<p>Alicanaj i q\u00ebndroi k\u00ebtij versioni edhe pas pyetjes nga v\u00ebzhguesja nd\u00ebrkomb\u00ebtare Mia Roessingh se pse k\u00ebto para nuk ishin marr\u00eb p\u00ebr tu p\u00ebrdorur p\u00ebr borxhet apo p\u00ebr kredin\u00eb. Ajo tha se kreida q\u00eb paguante ishte kredi tregtare dhe se ajo priste q\u00eb t\u00eb rihapej mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Alicanaj po ashtu u pyet n\u00eb lidhje me blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Ish\u00ebm p\u00ebr 25 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2015. KPK tha se nuk kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb paguar k\u00ebstin e par\u00eb prej 5100 eurosh.<\/p>\n<p>Subjekti kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb gjetje, nd\u00ebrsa i tha Komisionit se k\u00ebsti ishte financuar nga qiraja e dyqanit n\u00eb Fier. Ajo shpjegoi se tatimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qira duhej t\u00eb ishin paguar nga qiramarr\u00ebsi, por meq\u00eb ai nuk i kishte paguar, pas konsultimit me ekspert\u00eb t\u00eb tatimeve parat\u00eb ishin paguar prej saj dhe bashk\u00ebshortit. Ajo paraqiti si prova dokumentet n\u00eb lidhje me pagesat, duke k\u00ebrkuar q\u00eb k\u00ebto t\u00eb ardhura t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Alicanajt iu k\u00ebrkuan shpjegime edhe mbi transaksionet p\u00ebr nj\u00eb makin\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshinin po ashtu nj\u00eb kredi (leasing) dhe shitjen e nj\u00eb makine t\u00eb m\u00ebparshme. KPK tha se shpjegimet kishin qen\u00eb bind\u00ebse.<\/p>\n<p>KPK megjithat\u00eb cil\u00ebsoi si problem mosdeklarimin e nj\u00eb apartamenti n\u00eb p\u00ebrdorim. Sipas hetimit apartamenti q\u00eb ishte p\u00ebrdorur nga viti 2010 deri n\u00eb vitin 2017 ishte marr\u00eb nga i nj\u00ebjti nd\u00ebrtues ku kishte punuar bashk\u00ebshorti i saj dhe pa qira. KPK tha se dukej si nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie preferenciale, nd\u00ebrsa u vu n\u00eb dukje se apartamenti nuk ishte deklaruar si adres\u00eb n\u00eb vitet 2010 dhe 2011 edhe pse ishte n\u00eb p\u00ebrdorim nga Alicanajt.<\/p>\n<p>Alicanaj kund\u00ebrshtoi arsyetimin e KPK n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb. Ajo tha se gjith\u00e7ka q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me pasurin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn i ishte k\u00ebrkuar llogari, edhe pse ajo mbante p\u00ebrgjegj\u00ebsi, kishin t\u00eb b\u00ebnin me bashk\u00ebshortin. Ajo tha se nuk kishte konflikt interesi me personin q\u00eb u kishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim apartamentin, pasi ai nuk kishte pasur \u00e7\u00ebshtje n\u00eb dhom\u00ebn penale n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Alicanaj p\u00ebrdori n\u00eb mbrojtje t\u00eb saj arsyetimin e KPK n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj prokurorit Dritan Peka <a href=\"\/?p=61388\">n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn relator<\/a> ishte po ashtu Lulzim Hamitaj. Ajo e referoi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb lidhje me mosdeklarimin e apartamentit p\u00ebr t\u00eb shpjeguar se nuk e kishte pasur at\u00eb n\u00eb posedim dhe p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast me bashk\u00ebshortin q\u00eb e kishte marr\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi. Po ashtu edhe p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar marr\u00ebdh\u00ebnien preferenciale duke u nisur nga arsyetimi n\u00eb at\u00eb vendim mbi konfliktin e interesit.<\/p>\n<p>Ajo sqaroi se n\u00eb dy vjet q\u00eb nuk e kishte deklaruar k\u00ebt\u00eb apartament si banes\u00eb sepse kishet banuar te prind\u00ebrit n\u00eb Fier.\u00a0 Ajo po ashtu dha shpjegime mbi disa shpenzime udh\u00ebtimi, duke th\u00ebn\u00eb se ato ishin paguar me kart\u00eb krediti dhe ishin transparente.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Hamitaj vuri n\u00eb dukje se Alicanaj nuk kishet probleme n\u00eb kriterin e figur\u00ebs dhe me gjith\u00eb kritik\u00ebn nga IKLD kap\u00ebrcente pragun minimal n\u00eb vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale. Alicanaj replikoi sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale, duke kund\u00ebrshtuar raportin e Inspektoriatit t\u00eb KLD-s\u00eb, ajo vuri n\u00eb dukje se kishte dal\u00eb e para n\u00eb testimin e Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs. Vendimi p\u00ebr Maela Alicanin jepet m\u00eb 24 korrik ora 16.45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Maela Alicanaj, k\u00ebshilltare ligjore n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb u p\u00ebrball n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me disa pik\u00ebpyetje mbi pasurin\u00eb. Alicanaj k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":63132,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-7802-600x338.jpg","fifu_image_alt":"Ndihm\u00ebsja ligjore e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Maela Alicanaj p\u00ebrballet me vetingun","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63127"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63127"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63127\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63132"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63127"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63127"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63127"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}