{"id":63151,"date":"2019-07-24T13:09:55","date_gmt":"2019-07-24T11:09:55","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63151"},"modified":"2019-07-24T13:13:26","modified_gmt":"2019-07-24T11:13:26","slug":"kreu-gjykates-administrative-te-gjirokastres-perballet-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kreu-gjykates-administrative-te-gjirokastres-perballet-vetingun\/2019\/07\/24\/","title":{"rendered":"Kreu i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Gjirokastr\u00ebs p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mosp\u00ebrputhje n\u00eb pages\u00ebn e tatimeve gjat\u00eb pun\u00ebs si avokat si dhe munges\u00eb burimesh, nd\u00ebrsa gjyqtari Ramiz Lala kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare si t\u00eb pasakt\u00eb dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_64101\" aria-describedby=\"caption-attachment-64101\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ramiz-Lala-pas-seances.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-64101\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ramiz-Lala-pas-seances-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"64101\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-64101\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Ramiz Lala pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: E.Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Ramiz Lala u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Trupa gjykuese e KPK-s\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga Etleda \u00c7iftja kryesuese, Firdes Shuli an\u00ebtare dhe Pamela Qirko relatore e \u00e7\u00ebshtjes. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm John Leonardo.<\/p>\n<p>Ramiz Lala e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2010 n\u00eb gjykat\u00ebn e P\u00ebrmetit. Ai \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar kryetar i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Gjirokastr\u00ebs n\u00eb vitin 2013 dhe vazhdon ta ushtroj\u00eb at\u00eb prej gati 6 vitesh.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Sipas relatimit, ILDKPKI ka dor\u00ebzuar nj\u00eb raport pozitiv p\u00ebr gjyqtarin Lala, duke i konsideruar deklarimet e tij t\u00eb sakta dhe burimet financiare t\u00eb ligjshme. Nd\u00ebrkoh\u00eb, hetimi i KPK-s\u00eb u fokusua n\u00eb nj\u00eb apartament prej 86.6 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb sip\u00ebrfaqe trualli t\u00eb ndodhur n\u00eb Paskuqan t\u00eb Tiran\u00ebs si dhe mbi nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb dy-kat\u00ebshe t\u00eb ngritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb truall. <\/span><\/p>\n<p>Lidhur me apartamentin, relatorja Qirko tha se ishte porositur n\u00eb vitin 2010 n\u00eb vler\u00ebn rreth 51 960 euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka si burim t\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat e subjektit si avokat. Sipas relatores, 50 mij\u00eb euro jan\u00eb shlyer p\u00ebrpara se Lala t\u00eb fillonte pun\u00eb n\u00eb gjyq\u00ebsor, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr n\u00eb vitet e m\u00ebvonshme.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni ka kryer analiz\u00eb financiare lidhur me t\u00eb ardhurat e gjyqtarit Lala gjat\u00eb periudh\u00ebs 2003-2006 kur ai ka ushtruar profesionin e avokatit. Komisioni ka gjetur mosp\u00ebrputhje t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pasqyruara prej gjyqtarit Lala n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe informacioneve t\u00eb d\u00ebrguara nga drejtoria e Tatimeve Kuk\u00ebs lidhur me t\u00eb ardhurat e deklaruara,\u201d tha relatorja.<\/p>\n<p>Qirko shpjegoi se subjektit i ka kaluar barra e prov\u00ebs dhe se shpjegimet dhe provat e dor\u00ebzuara prej tij do t\u00eb vler\u00ebsohen gjat\u00eb marrjes s\u00eb vendimit.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur t\u00eb sakt\u00eb deklarimin e gjyqtarit Lala p\u00ebr nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke bujq\u00ebsore n\u00eb fshatin Buzmadh t\u00eb Kuk\u00ebsit si dhe deklarimin p\u00ebr 755 m2 tok\u00eb-ar\u00eb n\u00eb Paskuqan. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri Lala ka deklaruar si burim krijimi p\u00ebrpjestimin e pasuris\u00eb mes pronar\u00ebve dhe t\u00eb ardhurat e shitjes s\u00eb nj\u00eb toke.<\/p>\n<p>Sipas Komisonit, Zyra e Regjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme ka konfirmuar regjistrimin e k\u00ebsaj pasurie dhe deklarimi i gjyqtarit Lala \u00ebsht\u00eb konsideruar i sakt\u00eb. Qirko pohoi se subjekti ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime se prind\u00ebrit e tij e kan\u00eb regjistruar fillimisht tok\u00ebn 3000 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Paskuqan, prej nga rrjedh pasuria e tij, tok\u00eb-ar\u00eb me sip\u00ebrfaqe 755 m2.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni ka ngritur dyshime p\u00ebr vler\u00ebn e deklaruar t\u00eb nj\u00eb banese n\u00eb Paskuqan. Sipas relatores Qirko, ka rezultuar se gjyqtari Lala zot\u00ebron nj\u00eb sht\u00ebpi banimi dy kat\u00ebshe n\u00eb Paskuqan, me sip\u00ebrfaqe totale 181 m2, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka pasqyruar vler\u00ebn 998 mij\u00eb lek\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj sht\u00ebpie n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb familjes, gjyqtari Lala ka deklaruar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Kuk\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sht\u00ebpia u nd\u00ebrtua pa leje dhe u legalizua n\u00eb vitin 2015. <\/span><\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb gjendje cash n\u00eb vler\u00ebn 750 mij\u00eb lek\u00eb, si burim i s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat nga paga e tij dhe e bashk\u00ebshortes, Komisoni ka gjetur munges\u00eb burimesh p\u00ebr shum\u00ebn 72 mij\u00eb lek\u00eb. Megjithat\u00eb, relatorja theksoi se subjekti kishte dor\u00ebzuar prova dhe q\u00ebndrimin e tij mbi k\u00ebto gjetje.<\/p>\n<p>P\u00ebr profesionalizimin, Komisioni ka konstatuar se gjyqtari Lala tregon nivel minimal kualifikues n\u00eb arsyetimin e \u00e7\u00ebshtjeve gjyq\u00ebsore. \u201cJan\u00eb konstatuar problematika profesionale si arsyetimi n\u00eb nivel minimal dhe pasakt\u00ebsi formale dhe n\u00eb disa raste tejkalim t\u00eb afateve t\u00eb gjykimit,\u201d pohoi nd\u00ebr t\u00eb tjera relatorja Qirko.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Sipas relatores Qirko, ka 12 ankesa t\u00eb shqytuara prej Inspektoriatit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, KLD, kat\u00ebr prej tyre kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura, p\u00ebr pes\u00eb \u00ebsht\u00eb konkluduar se mund t\u00eb zgjidhen p\u00ebrmes apelimit, kurse nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb shqyrtuar. Komisioni ka konstatuar se ndaj gjyqtarit Lala nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb ndonj\u00eb mas\u00eb disiplinore gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ai ka ushtruar k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Gjyqtari \u00ebsht\u00eb vler\u00ebesuar gjithashtu pozitivisht nga Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar. <\/span><\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, gjyqtari Ramiz Lala u p\u00ebrqendrua n\u00eb disa prej gjetjeve t\u00eb Komisionit. Ai tha se vlera e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Paskuqan, edhe sipas ekpert\u00ebve ishte vler\u00ebsuar rreth 1 milion lek\u00eb. Nd\u00ebrsa lidhur me mosp\u00ebrputhjet e konstatuara mes deklarimeve t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb ardhurat gjat\u00eb periudh\u00ebs kur ka punuar si avokat me t\u00eb dh\u00ebnat e servirura pran\u00eb Komisionit nga Drejtoria e Tatimeve Kuk\u00ebs, gjyqtari Lala faj\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit. Sipas tij, mosp\u00ebrputhjet kan\u00eb ardhur si pasoj\u00eb e gabimeve t\u00eb drejtoris\u00eb s\u00eb Tatimeve.<\/p>\n<p>Lala kund\u00ebrshtoi konkluzionet e KPK-s\u00eb edhe p\u00ebr shpenzimet e p\u00ebrllogaritura n\u00eb analiz\u00ebn financiare. Ai tha se shpenzimet familjare jan\u00eb p\u00ebrllogaritur sikur jan\u00eb gjasht\u00eb an\u00ebtar\u00eb, kur n\u00eb fakt jan\u00eb pes\u00eb. Edhe p\u00ebr shpenzimet e udh\u00ebtimeve, ai tha se ato arijn\u00eb vler\u00ebn 96 mij\u00eb lek\u00eb dhe jo 240 mij\u00eb, sa ka konkluduar Komisioni.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Gjyqtari Lala tha se duhet t\u00eb p\u00ebrllogariten edhe t\u00eb ardhurat nga shfryt\u00ebzimi i tok\u00ebs nga kultivimi me perime e zarzavate.<\/span> Duke konsideruar se n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb KPK-s\u00eb ka disa gabime n\u00eb p\u00ebrllogaritje, gjyqtari Lala tha se n\u00ebse do t\u00eb korrigjoheshin, at\u00ebher\u00eb ai dilte me nj\u00eb balanc\u00eb pozitive n\u00eb vler\u00ebn 350 mij\u00eb lek\u00ebsh. Ai shtoi se p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim q\u00eb kishte kryer me koleg\u00ebt n\u00eb Turqi kishte shpenzuar pages\u00ebn e prenotimit 150 euro dhe jo 60 mij\u00eb lek\u00eb, sa ishte p\u00ebrllogaritur nga Komisioni.<\/p>\n<p>Lidhur me profesionalizmin, subjekti tha se Gjykata Administrative e Gjirokastr\u00ebs ka pasur shum\u00eb ngarkes\u00eb dhe se nuk ka qen\u00eb mund\u00ebsia dhe koha p\u00ebr t\u00eb kryer arsyetime t\u00eb zgjeruara. \u201cJemi p\u00ebrpjekur t\u00eb japim vendime t\u00eb drejta dhe t\u00eb shpejta,\u201d pohoi gjyqtari, i cili theksoi m\u00eb tej se gjykata q\u00eb ai drejton ka qen\u00eb mjaft eficente dhe se 51% t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve i kan\u00eb \u00a0shqyrtuar brenda afatit 30 ditor, pavar\u00ebsisht ngarkes\u00ebs s\u00eb madhe.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shpjegimeve t\u00eb tij, relatorja Pamela Qirko e pyeti gjyqtarin Lala se cilat ishin m\u00ebnyrat e udh\u00ebtimit nga Gjirokastra n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar pran\u00eb familjes s\u00eb tij n\u00eb fundjav\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Lala u p\u00ebrgjigj se zakonisht p\u00ebrdorte transportin publik, por se ka pasur edhe raste q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur mjeti i gjykat\u00ebs. Ai tha se shpenzimet e udh\u00ebtimit nga Gjirokastra n\u00eb Tiran\u00eb dhe anasjelltas, i ka p\u00ebrllogaritur sikur ato t\u00eb jen\u00eb kryer me transportin publik. <\/span><\/p>\n<p>Kreu i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Gjirokastr\u00ebs k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vendimi p\u00ebr t\u00eb u caktua t\u00eb shpallej m\u00eb 26 korrik, ora 10:15.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mosp\u00ebrputhje n\u00eb pages\u00ebn e tatimeve gjat\u00eb pun\u00ebs si avokat si dhe munges\u00eb burimesh, nd\u00ebrsa gjyqtari Ramiz Lala kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare si t\u00eb pasakt\u00eb dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":63156,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ramiz-Lala-pas-seances-533x400.jpg","fifu_image_alt":"Kreu i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Gjirokastr\u00ebs p\u00ebrballet me vetingun","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63151"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63151"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63151\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63156"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63151"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63151"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63151"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}