{"id":63153,"date":"2019-07-24T22:12:22","date_gmt":"2019-07-24T20:12:22","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63153"},"modified":"2019-07-24T22:12:22","modified_gmt":"2019-07-24T20:12:22","slug":"i-paqarte-dhe-i-paplote-onm-kerkon-rihetim-ne-kolegj-per-kastriot-seliten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/i-paqarte-dhe-i-paplote-onm-kerkon-rihetim-ne-kolegj-per-kastriot-seliten\/2019\/07\/24\/","title":{"rendered":"\u2018I paqart\u00eb dhe i paplot\u00eb\u2019; ONM k\u00ebrkon rihetim n\u00eb Kolegj p\u00ebr Kastriot Selit\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>V\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb kritikuan hetimin e kryer nga KPK p\u00ebr kreun e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit si t\u00eb paqart\u00eb dhe t\u00eb mang\u00ebt, nd\u00ebrsa i k\u00ebrkojn\u00eb Kolegjit q\u00eb t\u00eb adresoj\u00eb problemet e mbetura me pasurin\u00eb dhe profesionalizmit-p\u00ebrfshir\u00eb rastet e injoruara t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_64118\" aria-describedby=\"caption-attachment-64118\" style=\"width: 525px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Kastriot-Selita-2.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-64118\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Kastriot-Selita-2-525x400.jpg\" alt=\"\" width=\"525\" height=\"400\" data-id=\"64118\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-64118\" class=\"wp-caption-text\">Kryetari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Kastriot Selita pas konfirmimit nga KPK. Foto: Malton Dibra, LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit k\u00ebrkoi apelimin e vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Kastriot Selita, duke e konsideruar hetimin e kryer n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut t\u00eb paqart\u00eb dhe t\u00eb paplot\u00eb.<\/p>\n<p>Rekomandimi i ONM-s\u00eb, i mb\u00ebrritur t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb zyr\u00ebn e Komisionerit Publik p\u00ebrfshin nj\u00eb mori \u00e7\u00ebshtjesh si n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb ashtu edhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb profesionalizmit, p\u00ebr t\u00eb cilat v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb v\u00ebrejn\u00eb se ose nuk jan\u00eb hetuar si\u00e7 duhet, ose nuk jan\u00eb adresuar n\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Kastriot Selita, i cili drejton Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit prej vitit 2013 u konfirmua me votat e Brunilda Bekteshit dhe Lulzim Hamitajt n\u00eb KPK, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kryesuesi Olsi Komici votoi p\u00ebr shkarkimin.<\/p>\n<p>KPK vendosi gjithashtu ta referoj\u00eb Selit\u00ebn n\u00eb KLGJ lidhur me vendimin e dh\u00ebn\u00eb prej tij p\u00ebr Bledar Valikajn; e konsideruar me mang\u00ebsi profesionale p\u00ebr shkak se gjyqtari kishte disponuar me urdh\u00ebrimin e KLP-s\u00eb p\u00ebr em\u00ebrimin si prokuror pa k\u00ebrkes\u00ebn e pal\u00ebs.<\/p>\n<p>ONM k\u00ebrkon n\u00eb rekomandim rihapjen e hetimeve \u201cq\u00eb nuk u kryen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebese nga KPK\u201d p\u00ebr pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pasurive familjare si dhe p\u00ebr kriterin e profesionalizmit. Duke v\u00ebrejtur gjithashtu nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mosp\u00ebrputhjesh n\u00eb analiz\u00ebn financiare, ONM k\u00ebrkon gjithashtu nga Kolegji i Apelimit t\u00eb kryej\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb sakt\u00eb q\u00eb t\u00eb reflektoj\u00eb t\u00eb gjitha paqart\u00ebsit\u00eb e ngritura.<\/p>\n<p>\u201cV\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb kan\u00eb dyshime n\u00ebse konfirmimi n\u00eb detyr\u00eb i subjektit nga KPK u mor mbi baz\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb hapave t\u00eb domosdosh\u00ebm hetimor\u00eb apo vler\u00ebsimit t\u00eb duhur t\u00eb shpjegimeve dhe dokumenteve t\u00eb administruara mbi pasurin\u00eb dhe profesionalizmin,\u201d thuhet n\u00eb rekomandimin e ONM. Aty vler\u00ebsohet gjithashtu se nj\u00eb arsyetim i p\u00ebrshtatsh\u00ebm, i bazuar n\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb plot\u00eb, do t\u00eb ndikonte me gjas\u00eb n\u00eb rivler\u00ebsimin e subjektit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb \u201cvendimi i KPK nuk q\u00ebndron\u201d.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb shum\u00eb pyetje se sqarime <\/strong><\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb kan\u00eb ngritur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pyetjesh, q\u00eb sipas tyre burojn\u00eb nga paqart\u00ebsia e vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb mbi disa vlera monetare t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb Selit\u00ebs me burim shitjen e nj\u00eb vile 2-kat\u00ebshe n\u00eb Linz\u00eb; konkretisht 30 mij\u00eb euro, 61 758 euro, 20 mij\u00eb euro dhe 4365 euro.<\/p>\n<p>Sipas ONM-s\u00eb, edhe pas shpjegimeve t\u00eb subjektit, kontributi i bashk\u00ebshortes n\u00eb nd\u00ebrtimin e vil\u00ebs s\u00eb prind\u00ebrve dhe marr\u00ebdh\u00ebnia e saj ligjore me shitjen e asetit mbetet e paqart\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMbetet gjithashtu e paqart\u00eb n\u00ebse shuma 30 mij\u00eb euro duhet t\u00eb konsiderohet donacion nga babai dhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb ky rasti, a duhet q\u00eb donacionet monetare ndaj subjektit apo personit t\u00eb lidhur t\u2019i n\u00ebnshtrohen taksimit,\u201d argumenton ONM. \u00a0Aty shtohet se Komisioni nuk e ka identifikuar qart\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien ligjore t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit me pron\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb konkluzioni i KPK-s\u00eb se tatimi mbi 30 mij\u00eb eurot do t\u00eb sillte taksim t\u00eb dyfisht\u00eb nuk konsiderohet i bazuar mir\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtat pyetje ngrihen edhe p\u00ebr shumat e tjera t\u00eb p\u00ebrfituara nga i nj\u00ebjti burim, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ONM konstaton se as subjekti dhe as bashk\u00ebshortja nuk paguan ndonj\u00ebher\u00eb taksa. Madje, Kolegjit i k\u00ebrkohet ta trajtoj\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb nevoj\u00ebn ose jo t\u00eb taksimit t\u00eb dhuratave; p\u00ebrkufizim ky q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbente edhe p\u00ebr raste t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>ONM vler\u00ebson se Komisioni nuk e ka hetuar si\u00e7 duhet burimin e 2.9 milion\u00eb lek\u00ebve, t\u00eb deklaruara nga subjekti si t\u00eb p\u00ebrfituara pjestimi pasuror pas divorcit n\u00eb vitin 2006. N\u00eb rekomandim theksohet se shum\u00eb e m\u00ebsip\u00ebrme \u00ebsht\u00eb depozituar n\u00eb bank\u00eb nga ish-bashk\u00ebshortja, p\u00ebrpara se gjykata t\u00eb shpallte vendimin p\u00ebr ndarjen e pasuris\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb konsiderohet gjithashtu e paqart\u00eb n\u00ebse vlera ka qen\u00eb pjes\u00eb e regjimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse subjekti ishte bashk\u00ebpronar i shum\u00ebs, ai \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb justifikoj\u00eb burimin e saj dhe nuk mund ta kufizoj\u00eb veten n\u00eb referimin e bashk\u00ebshortes, e cila refuzon t\u00eb deklaroj\u00eb mbi \u00e7\u00ebshtjen,\u201d shkruan ONM.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problem i konstatuar nga ONM \u00ebsht\u00eb pagesa e nj\u00eb tatimi nga ana e bashk\u00ebshortes-me karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb pozicione drejtuese n\u00eb Drejtorin\u00eb e Tatimeve, gati 10 vjet pas shitjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti. I shitur n\u00eb vitin 2007 p\u00ebr 50 mij\u00eb euro, tatimi mbi t\u00eb ardhurat sipas ONM-s\u00eb \u00ebsht\u00eb paguar vet\u00ebm pak koh\u00eb para se subjekti t\u00eb dor\u00ebzonte deklarat\u00ebn \u201cvetting\u201d n\u00eb ILDKPKI.<\/p>\n<p>\u201cL\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb p\u00ebrshkrimin e dyshimt\u00eb n\u00eb pages\u00ebn e taks\u00ebs s\u00eb paguar n\u00eb janar 2017 dhe shpjegimeve t\u00eb dh\u00ebna nga subjekti, mbetet e paqart\u00eb p\u00ebr v\u00ebzhguesin nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00ebse taksat e paguara vite m\u00eb von\u00eb duhet t\u00eb quhen legjitime nga KPK,\u201d argumenton v\u00ebzshguesi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, episode t\u00eb tjera t\u00eb paqarta mbi t\u00eb nj\u00ebjtin aset evidentohen rrug\u00ebs; si psh.\u00a0 ekzistenca e dy kontratave t\u00eb shitjes me \u00e7mime t\u00eb ndryshme, nj\u00ebher\u00eb nga bashk\u00ebshortja dhe nj\u00ebher\u00eb nga kompania e nd\u00ebrtimit. ONM ngre pyetje q\u00eb i adresohen edhe metodologjis\u00eb s\u00eb ndjekur nga Drejtoria e Tatimeve p\u00ebr taks\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb. N\u00eb fund argumentohet se KPK nuk e ka sqaruar \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica n\u00eb KPK kritikohet gjithashtu p\u00ebr paqart\u00ebsi n\u00eb arsyetimin mbi nj\u00eb hua 23 mij\u00eb euroshe marr\u00eb n\u00eb vitin 2004 apo p\u00ebr munges\u00ebn e hetimit n\u00ebse personi i kishte pasur mund\u00ebsit\u00eb financiare, mbi paqart\u00ebsit\u00eb dhe mosp\u00ebrputhjet mbi \u00e7mimin e tok\u00ebs dhe kostot e vil\u00ebs 2-kat\u00ebshe n\u00eb Linz\u00eb si dhe mbi \u201cnj\u00eb s\u00ebr\u00eb mosp\u00ebrputhjesh n\u00eb analiz\u00ebn financiare\u201d.<\/p>\n<p>Lidhur me kostot e vil\u00ebs, e cila u shit m\u00eb pas p\u00ebr 220 mij\u00eb euro dhe sh\u00ebrbeu pjes\u00ebrisht si burim p\u00ebr pasurin\u00eb e bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit, ONM deklarimin e saj n\u00eb disa vlera; dokumentet dhe shpjegimet e Selit\u00ebs ishin p\u00ebr 4.7 milion\u00eb lek\u00eb, dokumentet p\u00ebr pages\u00ebn e taksave flasin p\u00ebr 7.2 milion\u00eb lek\u00eb dhe n\u00eb deklarimin periodic ajo shfaqet n\u00eb vler\u00ebn e 5 milion\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Mosp\u00ebrputhjet thellohen me vler\u00ebsimin prej 6.5 milion\u00eb lek\u00ebsh q\u00eb KPK i b\u00ebri pron\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare ajo \u00ebsht\u00eb llogaritur p\u00ebr 4.7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKPK nuk nd\u00ebrmori ndonj\u00eb hap hetimor p\u00ebr t\u00eb sqaruar k\u00ebt\u00eb mosp\u00ebrputhje. KPK duket se ka d\u00ebshtuar t\u2019i adresoj\u00eb k\u00ebto mosp\u00ebrputhje n\u00eb arsyetimin e vet, po aq sa ndikimin e tyre n\u00eb analiz\u00ebn financiare,\u201d thot\u00eb ONM, e cila i k\u00ebrkon Kolegjit nj\u00eb analiz\u00eb financiare objektive dhe t\u00eb qart\u00eb.<\/p>\n<p>ONM evidenton gjithashtu probleme t\u00eb tjera me analiz\u00ebn financiare, ku jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb bashk\u00ebshortes p\u00ebr vitet 1999-2004 p\u00ebr t\u00eb cilat nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse jan\u00eb paguar taksat si dhe nj\u00eb vler\u00eb e p\u00ebrfituar nga firmat piramidale dhe e investuar n\u00eb nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb nga prind\u00ebrit e saj, q\u00eb s\u00ebrish p\u00ebr ONM \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb n\u00ebse mund t\u00eb konsiderohet e ligjshme.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb v\u00ebrejtje e fundit shkon p\u00ebr referenc\u00ebn e p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb KPK-s\u00eb mbi faktin se shum\u00eb prej aseteve n\u00eb fjal\u00eb jan\u00eb krijuar nga bashk\u00ebshortja para martes\u00ebs me subjektin, si nj\u00eb rrethan\u00eb q\u00eb legjitimon pozicionin e subjektit. ONM d\u00ebshiron t\u00eb theksoj\u00eb se vler\u00ebsimi i pasuris\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb objektiv dhe i plot\u00eb sipas frym\u00ebs dhe g\u00ebrm\u00ebs s\u00eb ligjit dhe se subjekti ka si detyrim t\u00eb shpjegoj\u00eb dhe justifikoj\u00eb edhe pasurit\u00eb e personave t\u00eb lidhur, pavar\u00ebsisht nga koha kur ata e mor\u00ebn k\u00ebt\u00eb status,\u201d thuhet n\u00eb rekomandim.<\/p>\n<p><strong>Rastet e konfliktit t\u00eb interesit <\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj si me pasurin\u00eb, v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka shprehur dyshime n\u00ebse vler\u00ebsimi i subjektit si \u201ci aft\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb i duhuri. N\u00eb rekomandim thuhet se nj\u00eb num\u00ebr problemesh me profesionalizmin u zbuluan n\u00eb proces, por KPK i kaloi Selit\u00ebs barr\u00ebn e prov\u00ebs vet\u00ebm p\u00ebr disa prej gjetjeve.<\/p>\n<p>\u201cV\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb jan\u00eb t\u00eb mendimit se \u00e7\u00ebshtjet e tjera q\u00eb nuk u mor\u00ebn n\u00eb konsiderat\u00eb, duhej t\u00eb ishin gjithashtu pjes\u00eb e vler\u00ebsimit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale,\u201d thuhet n\u00eb rekomandim.<\/p>\n<p>ONM vler\u00ebson se edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet ku u kalua barra e prov\u00ebs, mbeti e paqart\u00eb n\u00ebse subjekti iu p\u00ebrgjigj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb sakt\u00eb atyre. P\u00ebrve\u00e7 mang\u00ebsive t\u00eb gjetura n\u00eb dosjet e vler\u00ebsuara, ONM ngre gjithashtu pik\u00ebpyetje n\u00ebse Selita ishte n\u00eb konflikt interesi n\u00eb shqyrtimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje me pal\u00eb nj\u00eb kompani ku ai dhe bashk\u00ebshortja kishin shitur nj\u00eb apartament.<\/p>\n<p>ONM p\u00ebrmend edhe 4 rastet e tjera t\u00eb kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, ku vihen n\u00eb dyshim praktikat e ndjekura nga gjyqtari Selita dhe evidenton nj\u00eb rast t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit. Nd\u00ebrsa vendimi i dh\u00ebn\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Bledar Valikajt, bashk\u00ebshortit t\u00eb deputetes Ermonela Felaj iu bashkangjit rekomandimit t\u00eb ONM-s\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn drejt Apelit, s\u00eb bashku me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera t\u00eb patrajtuara n\u00eb kriterin e profesionalizmit.<\/p>\n<p>N\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit pritet t\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb edhe dy opinione t\u00eb tjera t\u00eb ONM-s\u00eb gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb procesit, t\u00eb cilat trajtojn\u00eb rastin e shqyrtimit nga ana e Selit\u00ebs t\u00eb disa \u00e7\u00ebshtjeve me pal\u00eb Drejtorin\u00eb e Tatimeve ku punonte bashk\u00ebshortja e tij si dhe rast t\u00eb dyt\u00eb q\u00eb lidhet me rivler\u00ebsimin e nj\u00eb apartamenti dhe shitjen e tij; proces ky q\u00eb reduktoi vler\u00ebn e tatimit t\u00eb paguar.<\/p>\n<p>Lidhur me gjykimin e \u00e7\u00ebshtjeve me pal\u00eb Tatimet, ONM e ka konsideruar at\u00eb konflikt interesi n\u00eb dukje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shpreh dyshime n\u00ebse t\u00eb dy opinionet e m\u00ebsip\u00ebrme u adresuan dhe vler\u00ebsuan plot\u00ebsisht nga KPK.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti duket se nuk ka qen\u00eb mjaftuesh\u00ebm i ndjesh\u00ebm ndaj mund\u00ebsis\u00eb se ai do t\u00eb dukej n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimeve t\u00eb mundshme mes pun\u00ebs s\u00eb tij dhe asaj t\u00eb bashk\u00ebshortes,\u201d thuhet n\u00eb nj\u00ebrin prej opinioneve, ku sqarimet e Selit\u00ebs konsiderohen jo bind\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00eb num\u00ebr \u00e7\u00ebshtjesh, subjekti duket se nuk e ka trajtuar konfliktin e interesit n\u00eb dukje n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur,\u201dp\u00ebrfundon opinioni i ONM.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>V\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb kritikuan hetimin e kryer nga KPK p\u00ebr kreun e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit si t\u00eb paqart\u00eb dhe t\u00eb mang\u00ebt, nd\u00ebrsa i k\u00ebrkojn\u00eb Kolegjit q\u00eb t\u00eb adresoj\u00eb problemet e mbetura me pasurin\u00eb dhe profesionalizmit-p\u00ebrfshir\u00eb rastet e injoruara t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":63158,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Kastriot-Selita-2-525x400.jpg","fifu_image_alt":"\u2018I paqart\u00eb dhe i paplot\u00eb\u2019; ONM k\u00ebrkon rihetim n\u00eb Kolegj p\u00ebr Kastriot Selit\u00ebn","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63153"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63153"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63153\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63158"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63153"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63153"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63153"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}