{"id":63154,"date":"2019-07-24T20:09:45","date_gmt":"2019-07-24T18:09:45","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63154"},"modified":"2019-07-24T20:09:45","modified_gmt":"2019-07-24T18:09:45","slug":"komisioneri-i-qendron-ankimit-ndaj-prokurorit-gentian-osmani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-i-qendron-ankimit-ndaj-prokurorit-gentian-osmani\/2019\/07\/24\/","title":{"rendered":"Komisioneri i q\u00ebndron ankimit ndaj prokurorit Gentian Osmani"},"content":{"rendered":"<p>Duke i q\u00ebndruar thuajse t\u00eb gjitha k\u00ebrkimeve n\u00eb ankimim, Komisioneri Publik i k\u00ebrkoi Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit shkarkimin e an\u00ebtarit t\u00eb KLP Gentjan Osmani. Avokati i prokurorit k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_63928\" aria-describedby=\"caption-attachment-63928\" style=\"width: 539px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-63928\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20190617_181933_170619043-3_9P9r46H-539x400.jpg\" alt=\"\" width=\"539\" height=\"400\" data-id=\"63928\"  style=\"display:none\"><figcaption id=\"caption-attachment-63928\" class=\"wp-caption-text\">Anetari i KLP, Gentjan Osmani, duke folur gjate nje mbledhje te Keshillit te Larte te Prokurorise, KLP. Foto LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioneri Publik ndryshoi q\u00ebndrim vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb nga k\u00ebrkesat e paraqitura n\u00eb ankimin n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit ndaj prokurorit dhe an\u00ebtarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb Gentjan Osmani. Komisioneri Dariel Sina k\u00ebmb\u00ebnguli gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb konkluzioneve t\u00eb pal\u00ebve se megjith\u00eb provat e reja Osmani nuk bindi sa i p\u00ebrket nj\u00eb huaje dhe po ashtu kishte pamjaftueshm\u00ebri n\u00eb deklarim e munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>N\u00eb krahun tjet\u00ebr avokati i prokurorit Osmani, Julian M\u00ebrtiri, k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit dhe konfirmimin e an\u00ebtarit t\u00eb KLP n\u00eb detyr\u00eb. Avokati tha se pretendimet e Komisionerit ishin t\u00eb pabazuara dhe t\u00eb gabuara, nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebnguli se gabimet apo deklarimet e paplota nuk ishin baz\u00eb p\u00ebr shkarkim.<\/p>\n<p>Pal\u00ebt p\u00ebrplasen kryesisht mbi deklarimet periodike t\u00eb prokurorit, nj\u00eb hua, nj\u00eb makin\u00eb Golf e bler\u00eb n\u00eb vitin 2005 dhe koh\u00ebn e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebsteve p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti.<\/p>\n<p>Komisioneri pranoi si t\u00eb justifikuara t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes s\u00eb prokurorit. Nd\u00ebrkoh\u00eb disa denoncime ndaj tij q\u00eb u hetuan nga Kolegji, u rr\u00ebzuan pasi u gjet\u00ebn se nuk p\u00ebrputheshin me faktet.<\/p>\n<p>Ish-deputeti i PD Ervin Salianji, dor\u00ebzoi nj\u00eb tjet\u00ebr denoncim ndaj Osmanit, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb njihet si \u00e7\u00ebshtja \u201cBabale\u201d. Salianji pretendoi p\u00ebr komunikim miq\u00ebsor mes prokurorit dhe t\u00eb pandehurit Alfred Alizoti. Megjithat\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjimin e publikuar n\u00eb media, Osmani mban q\u00ebndrim formal. Ai i k\u00ebrkon Alizotit t\u00eb komunikoj\u00eb me t\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prokurorit dhe e nd\u00ebrpret bised\u00ebn duke i b\u00ebr\u00eb me dije se e kishte thirrur p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb or\u00ebn 10.00 n\u00eb prokurori. Salianji pretendoi se nj\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrgjimit ishte fshir\u00eb.<\/p>\n<p>Osmani u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit m\u00eb 9 gusht prej trup\u00ebs gjykuese t\u00eb kryesuar nga Firdes Shuli, Roland Ilia relator dhe Pamela Qirko an\u00ebtare. KPK e gjeti at\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tre kriteret. Megjithat\u00eb Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit i k\u00ebrkoi Komisionerit t\u00eb ankimonte vendimin duke ngritur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pik\u00ebpyetjesh mbi pasurit\u00eb e prokurorit dhe justifikimin e tyre.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimi i Komisionerit Publik<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij t\u00eb shkurt\u00ebr Komisioneri Publik mbajti t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim si n\u00eb ankimin e b\u00ebr\u00eb ndaj Osmanit, p\u00ebrve\u00e7 provueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb 1.5 milion lek\u00ebve q\u00eb bashk\u00ebshortja e prokurorit kishte sjell\u00eb me vete para martese.<\/p>\n<p>Komisioneri pranoi se familja e bashk\u00ebshortes dhe kjo e fundit kishin pasur mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb kursyer 1.5 milion lek\u00ebt q\u00eb kjo e fundit kishte marr\u00eb pas martes\u00ebs si pjes\u00eb e kontributit t\u00eb saj n\u00eb familjen e t\u00eb atit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Sina i q\u00ebndroi ankimit sa i p\u00ebrket nj\u00eb huaje 20 mij\u00eb euro marr\u00eb nga nj\u00eb i af\u00ebrm me interes 5 p\u00ebr qind. Sina tha se nuk provohej bindsh\u00ebm ekzistenca e huas\u00eb. Ai tha se q\u00ebndrimet e Osmanit n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb ishin deklarative.<\/p>\n<p>\u201cKomisioneri Publik ka vler\u00ebsuar se provat dhe aktet e paraqitura mbi k\u00ebt\u00eb shkak ankimi nuk mund t\u00eb konsiderohen si dokumentacion justifikues ligjor mbi burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb huas, duke provuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn p\u00ebr sa ka rezultuar, sikund\u00ebr ato nuk provojn\u00eb dhe v\u00ebrtetojn\u00eb ekzistenc\u00ebn e k\u00ebsaj marr\u00ebdh\u00ebnie huaje\u201d, thuhet n\u00eb parashtrime.<\/p>\n<p>Ai po ashtu pretendoi se edhe n\u00ebse merrej e mir\u00ebqen\u00eb huaja, prokurori s\u00ebrish kishte qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi t\u00eb paguante k\u00ebstet p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb n\u00eb vitin 2009, duke rezultuar me diferenc\u00eb negative rreth 1 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri Sina tha se nuk provohej pretendimi i prokurorit se pagesat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament ishin b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb vitit 2009. Ai iu referua s\u00ebrish nj\u00eb fature nga kompania e nd\u00ebrtimit sipas t\u00eb cil\u00ebs pagesat ishin b\u00ebr\u00eb deri n\u00eb mars t\u00eb atij viti duke e nxjerr\u00eb Osmanin me pamjaftueshm\u00ebri burimesh financiare.<\/p>\n<p>Po ashtu Sina tha se prokurori ishte n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr shlyerjen e huas\u00eb s\u00eb marr\u00eb. Ai vuri n\u00eb dukje se prokurori rezultonte me pamund\u00ebsi n\u00eb vitet 2011 dhe 2013 p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb prej 2 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Duke iu referuar pretendimeve t\u00eb Osmanit se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kishim t\u00eb b\u00ebnim me deklarim t\u00eb paplot\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn periodike, deklarim q\u00eb ishte korrigjuar n\u00eb deklarat\u00ebn veting, n\u00eb t\u00eb cilin detyrimet zbriteshin nga shuma neto e t\u00eb ardhurave shtes\u00eb vjetore, Komisioneri thot\u00eb se ato jan\u00eb vet\u00ebm deklarative.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vler\u00ebsimin e Komisionerit Publik, shpjegimet e subjektit mbeten n\u00eb nivel pretendimi t\u00eb paprovuara dhe jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin nr. 9049\/2003, \u201cP\u00ebr deklarimin dhe kontrollin e pasurive, t\u00eb detyrimeve financiare t\u00eb t\u00eb zgjedhurve dhe t\u00eb disa n\u00ebpun\u00ebsve publike\u201d, t\u00eb ndryshuar\u201d, shprehet Komisioneri.<\/p>\n<p>Ai po ashtu tha se Osmani kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb n\u00eb vite. Nd\u00ebrsa k\u00ebrkoi \u201cNdryshimin e vendimit nr. 61, dat\u00eb 2.8.2018, t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d.<\/p>\n<p><strong>Mbrojtja e prokurorit<\/strong><\/p>\n<p>Avokati i prokurorit Gentjan Osmani b\u00ebri nj\u00eb parashtrim t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha pretendimeve t\u00eb ngritura nga Komisioneri dhe i kund\u00ebrshtoi ato duke paraqitur p\u00ebr \u00e7do rast nj\u00eb analiz\u00eb financiare paralele q\u00eb sipas tij rr\u00ebzonte pretendimet e IKP.<\/p>\n<p>Avokati fillimisht ritheksoi sipas tij provat q\u00eb dokumentonin ekzistenc\u00ebn e huas 20 mij\u00eb euro. Ai p\u00ebrmendi para Kolegjit nj\u00eb deklarat\u00eb me shkrim mes pal\u00ebve, faktin q\u00eb kjo hua ishte deklaruar n\u00eb vitin 2009, faktin q\u00eb ajo ishte paguar dhe pretendoi se ishte provuar mund\u00ebsia e personit t\u00eb lidhur, djali i daj\u00ebs s\u00eb prokurorit p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb hua.<\/p>\n<p>Ai tha se bazuar n\u00eb legjislacionin vend\u00ebs marr\u00ebdh\u00ebnia e huas\u00eb ishte e provuar. Ai ritheksoi se huadh\u00ebn\u00ebsi i kishte sjell\u00eb parat\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri her\u00eb pas here dhe tha se kjo provohej prej sistemit TIMS q\u00eb d\u00ebshmonte p\u00ebr vizitat e tij.<\/p>\n<p>T\u00ebrthorazi M\u00ebrtiri e lidhi provueshm\u00ebrin\u00eb e huas\u00eb me pages\u00ebn e k\u00ebsteve p\u00ebr apartamentin n\u00eb vitin 2009 nga prokurori. Ai shpjegoi se nj\u00eb nga arsyet pse pagesat ishin b\u00ebr\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2009 ishte edhe fakti se huaja e premtuar mund t\u00eb merrej vet\u00ebm n\u00eb gusht n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsi A.Q kishte ardhur p\u00ebr t\u00eb vizituar vendin.<\/p>\n<p>Ai iu referua s\u00ebrish kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes q\u00eb detajonte m\u00ebnyr\u00ebn e pages\u00ebs dhe koh\u00ebn kur do t\u00eb paguheshin k\u00ebstet dhe pretendoi se ajo kishte vler\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe si prov\u00eb se fatura t\u00eb cil\u00ebs iu referua Komisioneri. M\u00ebrtiri tha se fatura ishte e nj\u00ebanshme nga kompania dhe nuk ishte firmosur nga Osmani dhe se nuk kishte prova t\u00eb tjera q\u00eb t\u2019i jepnin asaj v\u00ebrtet\u00ebsi.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri kund\u00ebrshtoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb element\u00ebsh n\u00eb analizat financiare t\u00eb Komisionerit. Ai tha se ato n\u00eb disa raste ishin kontradiktore, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se t\u00eb ardhurat q\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment konsideroheshin si kursime t\u00eb prokurorit, n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb koh\u00eb nuk p\u00ebrfshiheshin n\u00eb analiz\u00eb duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb dilte me bilanc negativ. Ai vuri n\u00eb dukje nj\u00eb s\u00ebr\u00eb element\u00ebsh t\u00eb till\u00eb dhe i konsideroi si paradokse.<\/p>\n<p>Avokati p\u00ebrs\u00ebriti disa her\u00eb, duke ndaluar n\u00eb secilin vit, se deklarimet vjetore t\u00eb Osmanit nuk kishin qen\u00eb t\u00eb plota, por ai shpjegoi se argumentet e provat e paraqitura mjaftonin p\u00ebr t\u00eb sqaruar situat\u00ebn dhe se kjo paplot\u00ebsi nuk duhej t\u00eb ndikonte n\u00eb vendimin ndaj tij.<\/p>\n<p>Si m\u00eb her\u00ebt ai shpjegoi se shuma neto e deklaruar n\u00eb rubrik\u00ebn kursime ishte n\u00eb fakt totali i shtes\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb p\u00ebr vitin p\u00ebrkat\u00ebs, hiq shpenzimet jetike, por jo kursimet e atij viti. M\u00ebrtiri tha se k\u00ebsaj shume i duhej zbritur detyrimi financiar\u00eb ashtu si\u00e7 ishte deklaruar n\u00eb rubrik\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se kjo i b\u00ebnte bilancet financiare t\u00eb Osmanit pozitive. \u00a0Ai k\u00ebrkoi q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb KPA t\u2019i referohej deklarat\u00ebs veting dhe deklarimeve t\u00eb prokurorit q\u00eb e sqaronin k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.<\/p>\n<p>Ai tha se deklarimet e Osmanit p\u00ebr vetingun dhe deklarimet n\u00eb vite b\u00ebnin t\u00eb qart\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb dhe shpjegoi se p\u00ebrtej pretendimeve t\u00eb Komisionerit, kjo d\u00ebshmonte se prokurori nuk kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb fshehur pasurin\u00eb dhe se nuk ishte n\u00eb kushte t\u00eb pamjaftueshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ai dha po ashtu shpjegime mbi mosdeklarimin n\u00eb vitin 2005 t\u00eb nj\u00eb makine, duke pretenduar se ishte nj\u00eb harres\u00eb, q\u00eb ishte korrigjuar n\u00eb vitin 2009. Ai pranoi se n\u00eb nj\u00eb vit, p\u00ebr shkak t\u00eb llogaritjes s\u00eb kursit t\u00eb k\u00ebmbimit, rrumbullakosjes s\u00eb shifrave t\u00eb shpenzimeve e probleme t\u00eb ngjashme, diferenca ishte negative me 59 mij\u00eb lek\u00eb, por tha se kjo nuk ishte nj\u00eb shum\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>Avokati k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb KPK. Osmani tha se ishte dakord me parashtrimin e avokatit t\u00eb tij. Trupa njoftoi se vendimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje do jepej m\u00eb 31 korrik ora 10.00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Duke i q\u00ebndruar thuajse t\u00eb gjitha k\u00ebrkimeve n\u00eb ankimim, Komisioneri Publik i k\u00ebrkoi Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit shkarkimin e an\u00ebtarit t\u00eb KLP Gentjan Osmani. Avokati i prokurorit k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":63162,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20190617_181933_170619043-3_9P9r46H-539x400.jpg","fifu_image_alt":"Komisioneri i q\u00ebndron ankimit ndaj prokurorit Gentian Osmani","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63154"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63154"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63154\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63162"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63154"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63154"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63154"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}