{"id":63176,"date":"2019-07-26T17:55:00","date_gmt":"2019-07-26T15:55:00","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63176"},"modified":"2019-07-26T17:55:00","modified_gmt":"2019-07-26T15:55:00","slug":"kpa-mbyll-hetimin-per-vleresimin-profesional-te-gjyqtarit-gentian-medja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-mbyll-hetimin-per-vleresimin-profesional-te-gjyqtarit-gentian-medja\/2019\/07\/26\/","title":{"rendered":"KPA mbyll hetimin p\u00ebr vler\u00ebsimin profesional t\u00eb gjyqtarit Gentian Medja"},"content":{"rendered":"<p>KPA vendosi t\u00eb mbyll\u00eb hetimin gjyq\u00ebsor\u00eb p\u00ebr rivler\u00ebsimin profesional t\u00eb gjyqtarit Gentian Medja, pasi administroi si prova shkresa nga KLGJ dhe Shkolla e Magjistratur\u00ebs. Kolegji e ka l\u00ebn\u00eb ende t\u00eb hapur vendimmarrjen p\u00ebr nj\u00eb projekt-metodologji p\u00ebr vler\u00ebsimin e k\u00ebrkuar nga Komisioneri, por e kund\u00ebrshtuar nga Medja.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_63086\" aria-describedby=\"caption-attachment-63086\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-63086\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/KPA-Medja-600x353.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"353\" data-id=\"63086\"  style=\"display:none\"><figcaption id=\"caption-attachment-63086\" class=\"wp-caption-text\">Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit n\u00eb seanc\u00ebn e subjektit Gentjan Medja n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 17 korrik 2019. Foto: Gjergj Erebara\/BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA, vendosi t\u00eb premten, m\u00eb 26 korrik t\u00eb mbyll hetimin gjyq\u00ebsor p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen lidhur me ankimin e kryer nga Komisioneri Publik Florian Ballhysa ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb me shumic\u00eb votash t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative Tiran\u00eb, Gentian Medja, t\u00eb cilit ju evidentuan probleme n\u00eb kriterin e profesionalizmit.<\/p>\n<p>Pasi trupa e Kolegjit vendosi t\u00eb administroj\u00eb si prova dokumentet dhe aktet e mb\u00ebrritura nga Shkolla e Magjistratur\u00ebs, K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe ato t\u00eb depozituara nga gjyqtari Gentian Medja, vendosi t\u00eb premten t\u2019i jap\u00eb fund hetimit gjyq\u00ebsor dhe tu k\u00ebrkoj\u00eb pal\u00ebve t\u00eb paraqesin konkluzionet p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e 17 qershorit, Komisioneri Publik k\u00ebrkoi para Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit q\u00eb t\u00eb rivler\u00ebsoj\u00eb gjyqtarin Gentjan Medja p\u00ebr kriterin e aft\u00ebsive profesionale n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb metodologjie t\u00eb re dhe t\u00eb detajuar t\u00eb propozuar prej atij vet\u00eb. K\u00ebrkesa e Ballhys\u00ebs u kund\u00ebrshtua si antikushtetuese dhe p\u00ebrtej detyrave q\u00eb i ngarkon ligji KPA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Medja u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb korrik 2018 pasi doli i p\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb t\u00eb treja kriteret, por vler\u00ebsimi profesional p\u00ebr t\u00eb shkaktoi debate. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pati konkluduar se vendimet e Medjas t\u00eb shqyrtuara si pjes\u00eb e rivler\u00ebsimit profesional, kishin mang\u00ebsi, p\u00ebrfshir\u00eb mosrespektim t\u00eb afateve t\u00eb gjykimit, moszbardhje t\u00eb vendimeve dhe urdhrave t\u00eb gjykat\u00ebs si dhe referenca t\u00eb gabuara t\u00eb ligjeve. K\u00ebto probleme u justifikuan nga Medja para Komisionit, si rrjedhoj\u00eb e mbingarkes\u00ebs anormale n\u00eb pun\u00eb t\u00eb gjyqtar\u00ebve t\u00eb gjykatave administrative.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb t\u00eb premtes, kryesuesja e trup\u00ebs gjykuese t\u00eb Kolegjit, Natasha Mulaj, tha se bazuar n\u00eb k\u00ebrkesat e Komisionerit p\u00ebr administrimin e provave nga tre burime: mendimin e Kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb, lidhur me etik\u00ebn dhe raste t\u00eb mundshme t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit; dosjen e magjistratit pran\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor si dhe dosjen nga Shkolla e Magjistratur\u00ebs p\u00ebr angazhimin akademik, jan\u00eb kryer k\u00ebrkesat dhe se ka mb\u00ebrritur dokumentacioni i k\u00ebrkuar.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, relatori i \u00e7\u00ebshtjes, Luan Daci shpjegoi se KPA-s\u00eb i isht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion dosja e plot\u00eb e\u00a0 Medjas nga Shkolla e Magjistratur\u00ebs dhe dokumentet e dosjes s\u00eb magjistratit t\u00eb KLD-s\u00eb e KLGJ-s\u00eb. Ai shtoi se KPA u ka v\u00ebn\u00eb pal\u00ebve n\u00eb dispozicion nga nj\u00eb kopje t\u00eb gjith\u00eb dokumentacionit t\u00eb mb\u00ebrritur.<\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa sqaroi se ishte njohur me k\u00ebto dokumente n\u00ebp\u00ebrmjet email-it, por vuri n\u00eb dukje se dokumentacioni nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb me inventar dhe k\u00ebrkoi respektimin e procedur\u00ebs lidhur me k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Edhe gjyqtari Gentian Medja u shpreh se ishte njohur me gjith\u00eb dokumentacionin n\u00ebp\u00ebrmjet email-it.<\/p>\n<p>M\u00eb pas kryesuesja Natasha Mulaj renditi gjith\u00eb dokumentacionin e mb\u00ebritur; p\u00ebrkat\u00ebsisht nga KLGj, dekretet e em\u00ebrimeve t\u00eb gjyqtarit Medja, diploma nga Universiteti i Shkodr\u00ebs, vler\u00ebsimi \u201cshum\u00eb mir\u00eb\u201d gjat\u00eb periudh\u00ebs 2005-2006 si gjyqtar, vler\u00ebsimi p\u00ebr periudh\u00ebn 2007-2009, tabelat e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb gjykuara dhe nga Shkolla e Magjistratur\u00ebs; vler\u00ebsimi i kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative dhe p\u00ebrmbledhje t\u00eb trajnimeve p\u00ebr periudh\u00ebn 2005-2019, vler\u00ebsimet p\u00ebr periudh\u00ebn 2002-2005 t\u00eb stazhit paraprofesional si edhe disa dokumente t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Ballhysa dhe Medja konfirmuan t\u00eb dy se t\u00eb nj\u00ebjtat dokumente u kishin mb\u00ebrritur n\u00eb adresat e tyre t\u00eb e-maileve.<\/p>\n<p>Pyetjes s\u00eb kryesueses s\u00eb trup\u00ebs s\u00eb Kolegjit, Natasha Mulaj p\u00ebr dakort\u00ebsin\u00eb e administrimit t\u00eb k\u00ebtyre dokumenteve si prova ju p\u00ebrgjigj pozitivisht vet\u00ebm Komisioneri Ballhysa. Nd\u00ebrsa gjyqtari Medja tha se ashtu si edhe m\u00eb par\u00eb mban q\u00ebndrimin se k\u00ebto dosje nuk duhet t\u00eb administrohen e vler\u00ebsohen. Ai shtoi se kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion dokumente edhe p\u00ebr nj\u00eb trajnim q\u00eb kishte kryer, por q\u00eb nuk ishte sh\u00ebnuar.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, gjyqtari Medja i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb t\u00eb shprehej p\u00ebrfundimisht p\u00ebr metodologjin\u00eb e re dhe depozitoi pran\u00eb Kolegjit dy akte p\u00ebr tu konsideruar si prova, nj\u00eb vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, KLD \u201cP\u00ebr miratimin e dokumenteve p\u00ebr ecurin\u00eb e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb subjketeve t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d dhe vendimin shkurtit 2019 \u201cMbi miratimin e rregullores p\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Komisionit t\u00eb P\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb Vler\u00ebsimit Etik dhe profesional n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb gjyqtar\u00ebve\u201d t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor\u00eb. \u201cN\u00eb mendimin tim KPA \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb kompetencave lidhur me metodologjin\u00eb e diskutuar\u201d, pohoi gjyqtari Medja.<\/p>\n<p>Pasi trupa u t\u00ebrhoq p\u00ebr disa minuta p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar k\u00ebrkes\u00ebn e Medjas p\u00ebr administrimin si prova t\u00eb vendimeve t\u00eb KLD-s\u00eb e KLGJ-s\u00eb, para se t\u00eb shprehej p\u00ebr vendimin, kryesuesja Natasha Mulaj pyeti komisionerin Ballhysa se \u00e7far\u00eb mendonte lidhur me k\u00ebto dy akte dhe k\u00ebrkes\u00ebn e Medjas p\u00ebr administrimin e tyre si prova. Ballhysa tha se e linte n\u00eb \u00e7mim t\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Kolegji mori vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm p\u00ebr administrimin si prova t\u00eb akteve t\u00eb mb\u00ebrritura nga KLGj dhe Shkolla e Magjistratur\u00ebs. Gjithashtu, Mulaj tha se trupa vendosi t\u00eb marri n\u00eb konsiderat\u00eb vendimet e KLD dhe KLGj t\u00eb depozituara nga gjyqtari Medja, t\u00eb cilat sipas saj do t\u00eb shqyrtohen gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb analizimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb funksion t\u00eb vendimit p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Komisioneri i konsideroi dy vendimet e KLD dhe KLGJ t\u00eb dor\u00ebzuara nga Medja si akte n\u00ebnligjore, nd\u00ebrsa theksoi se me dokumentet e d\u00ebrguara nga KLGJ dhe Shkolla e Magjistratur\u00ebs pran\u00eb KPA mund t\u00eb procedohet me metodologjin\u00eb e re duke qen\u00eb se ato jan\u00eb t\u00eb plota.<\/p>\n<p>Pasi pal\u00ebt u shpreh\u00ebn se nuk kishin k\u00ebrkime t\u00eb tjera, an\u00ebtarja e trup\u00ebs, Ina Rama i tha Komisionerit Ballhysa se k\u00ebrkonin t\u00eb dinin mendimin e tij p\u00ebr vazhdim\u00ebsin\u00eb e procesit. Komisioneri pohoi se k\u00ebrkesa e q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ka pasur t\u00eb b\u00ebj\u00eb me miratimin e nj\u00eb metodologjie p\u00ebr vler\u00ebsimin profesional t\u00eb subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit. \u201cKPA ka nj\u00eb projekt-metodologji, por nuk di t\u00eb jet\u00eb miratuar\u201d, tha Ballhysa.<\/p>\n<p>\u201cJemi n\u00eb momentin dhe para mund\u00ebsis\u00eb kur Kolegji mund t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00ebsis\u00eb ligjore t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb projektin p\u00ebr metodologjin\u00eb dhe pasi t\u00eb na i paraqisni mund t\u00eb shprehemi\u201d, shtoi ai. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Medja u shpreh se vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale e kryen Kolegji dhe jo nj\u00ebsia ligjore.<\/p>\n<p>Trupa e Kolegjit u t\u00ebrhoq p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar k\u00ebrkesat e kryera dhe vendosi t\u00eb mos pranoj k\u00ebrkes\u00ebn e Komisionerit p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb vler\u00ebsimi paraprak nga nj\u00ebsia ligjore t\u00eb projekt \u2013metodologjis\u00eb. \u00a0M\u00eb pas u njoftua mbyllja e hetimit gjyq\u00ebsor, nd\u00ebrsa u ftuan pal\u00ebt p\u00ebr paraqitjen e konkluzioneve p\u00ebrfundimtare. Atyre iu dha koh\u00eb deri n\u00eb dat\u00eb 9 shtator, ora 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>KPA vendosi t\u00eb mbyll\u00eb hetimin gjyq\u00ebsor\u00eb p\u00ebr rivler\u00ebsimin profesional t\u00eb gjyqtarit Gentian Medja, pasi administroi si prova shkresa nga KLGJ dhe Shkolla e Magjistratur\u00ebs. Kolegji e ka l\u00ebn\u00eb ende t\u00eb hapur vendimmarrjen p\u00ebr nj\u00eb projekt-metodologji p\u00ebr vler\u00ebsimin e k\u00ebrkuar nga Komisioneri, por e kund\u00ebrshtuar nga Medja.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":63181,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/KPA-Medja-600x353.jpg","fifu_image_alt":"KPA mbyll hetimin p\u00ebr vler\u00ebsimin profesional t\u00eb gjyqtarit Gentian Medja","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63176"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63176"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63176\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63181"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63176"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63176"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63176"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}