{"id":63199,"date":"2019-07-31T14:25:04","date_gmt":"2019-07-31T12:25:04","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63199"},"modified":"2019-07-31T14:25:04","modified_gmt":"2019-07-31T12:25:04","slug":"kpa-shkarkon-anetarin-e-klp-gentjan-osmani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-shkarkon-anetarin-e-klp-gentjan-osmani\/2019\/07\/31\/","title":{"rendered":"KPA shkarkon an\u00ebtarin e KLP Gentjan Osmani"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit arsyetoi se prokurori Gentjan Osmani kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb p\u00ebr dy vite dhe vendosi shkarkimin e tij, nd\u00ebrsa rr\u00ebzoi pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb ankimit t\u00eb Komisionerit Publik.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_51181\" aria-describedby=\"caption-attachment-51181\" style=\"width: 502px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-51181\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180731_180015_310818064-4_sZZScsW-502x400.jpg\" alt=\"\" width=\"502\" height=\"400\" data-id=\"51181\"  style=\"display:none\"><figcaption id=\"caption-attachment-51181\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda, Gentjan Osmani, | Foto nga :LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn t\u00eb prishte vendimin e KPK dhe shkarkonte nga detyra an\u00ebtarin e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb Gentjan Osmani, duke arsyetuar se deklarimi i pasuris\u00eb prej tij ishte i pamjaftuesh\u00eb. KPA e cila rr\u00ebzoi 4 nga pretendimet e Komisionerit Publik ndaj Osmanit dhe denoncimet ndaj tij si t\u00eb pav\u00ebrteta, arsyetoi se nj\u00eb prej k\u00ebrkesave n\u00eb ankimim q\u00ebndronte dhe se prokurori kishte \u201cb\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb\u201d<\/p>\n<p>Kolegji vuri n\u00eb dukje se Osmani nuk kishte pasur t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb kryer shpenzimet dhe kursimet e deklaruar n\u00eb vitet 2011 dhe 2013. Trupa gjykuese u shpreh se, pretendimi i subjektit se kishte qen\u00eb i pasakt\u00eb n\u00eb deklarim dhe se jo e gjith\u00eb shuma e deklaruar si e kursyer kishte qen\u00eb e till\u00eb, ishte \u201cTep\u00ebr larg asaj q\u00eb ligji dhe modeli i deklarat\u00ebs p\u00ebrcakton\u201d.<\/p>\n<p>Osmani u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit m\u00eb 9 gusht prej nj\u00eb trupe gjykuese t\u00eb kryesuar nga Firdes Shuli, Roland Ilia relator dhe Pamela Qirko an\u00ebtare. KPK e gjeti at\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tre kriteret dhe m\u00eb pas ai u zgjodh si nj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt prokuror\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb. Megjithat\u00eb Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit i k\u00ebrkoi Komisionerit t\u00eb ankimonte vendimin duke ngritur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pik\u00ebpyetjesh mbi pasurit\u00eb e prokurorit dhe justifikimin e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb ankimin q\u00eb pasoi Komisioneri Publik ngriti dyshime mbi mund\u00ebsit\u00eb financiare p\u00ebr disa vite. Ankimi p\u00ebrfshinte aft\u00ebsit\u00eb paguese t\u00eb Osmanit p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb vitin 2009, t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes si dhurim nga familja n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion lek\u00eb, t\u00eb ardhurat p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine dhe mosdeklarimin e saj n\u00eb vitin 2005, v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb huaje, t\u00eb ardhurat e ligjshme t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit, aft\u00ebsin\u00eb e prokurorit p\u00ebr t\u00eb paguar huan\u00eb dhe mund\u00ebsin\u00eb e tij financiare n\u00eb vitet 2011 dhe 2013. Sipas Komisionerit Osmani rezultonte me bilanc negativ p\u00ebr rreth 2.1 milion lek\u00eb p\u00ebr k\u00ebto dy vite.<\/p>\n<p>N\u00eb ankim po ashtu u p\u00ebrfshin denoncime nga publiku ndaj prokurorit. P\u00ebr tre prej denoncimeve u k\u00ebrkua hetim nga ana e Komisionerit, p\u00ebr t\u00eb verifikuar v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb hapur ose jo hetime sa i p\u00ebrket profesionalizmit dhe figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Osmani kund\u00ebrshtoi ankimin. Ai, si\u00e7 del edhe nga vendimi i Kolegjit, arriti t\u00eb bindte KPA p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb paguese dhe m\u00ebnyr\u00ebn e pagimit t\u00eb k\u00ebsteve p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb vitin 2009, t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion lek\u00eb, v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e huas\u00eb, t\u00eb ardhurat e ligjshme t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>Ai sqaroi KPA edhe sa i p\u00ebrket mosdeklarimit t\u00eb makin\u00ebs n\u00eb vitin 2005. Kolegji gjeti po ashtu se denoncimet ndaj tij ishin t\u00eb pav\u00ebrteta dhe se nuk c\u00ebnonin rivler\u00ebsimin n\u00eb kriterin e figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Por n\u00eb vendim trupa gjykuese e kryesuar nga Natasha Mulaj, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz an\u00ebtar\u00eb, arsyetoi se Osmani nuk kishte bindur Kolegjin sa i p\u00ebrket aft\u00ebsive financiare p\u00ebr t\u00eb paguar huan\u00eb dhe realizuar kursimet e deklaruar na vitet 2011 dhe 2013.<\/p>\n<p>\u201cPretendimi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit se shlyerja e k\u00ebsteve t\u00eb huas\u00eb dhe k\u00ebsteve t\u00eb apartamentit n\u00eb k\u00ebto vite \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballuar prej kursimeve t\u00eb tij n\u00eb cash t\u00eb deklaruar n\u00eb vitet paraardh\u00ebs, por \u00a0pa u deklaruar pak\u00ebsimi i k\u00ebsaj pasurie n\u00eb deklaratat periodike, \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e trupit gjykues nj\u00eb argument q\u00eb nuk mb\u00ebshtetet n\u00eb ligj\u201d, u tha gjat\u00eb leximit t\u00eb dispozitivit.<\/p>\n<p>Kryesuesja Mulaj lexoi se sipas ligjit p\u00ebr deklarimin e pasurive Osmani kishte pasur \u201cdetyrim t\u00eb deklaronte \u00e7do shtes\u00eb dhe pak\u00ebsim t\u00eb pasuris\u00eb\u201d, ajo tha se kjo \u00ebsht\u00eb parashikuar qart\u00eb n\u00eb ligj.<\/p>\n<p>Kolegji i cil\u00ebsoi \u201clexim alternativ\u201d q\u00eb nuk q\u00ebndronte, argumentet e Osmanit se kishte sh\u00ebnuar gabimisht si kursime n\u00eb deklaratat e k\u00ebtyre viteve t\u00eb ardhurat neto, duke k\u00ebrkuar q\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave t\u00eb deklaruara si kursime t\u2019u zbriteshin pagesat p\u00ebr huat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c(Pretendimi) Ngrihet si nj\u00eb p\u00ebrpjekje e subjektit p\u00ebr t\u00eb justifikuar munges\u00ebn e burimeve t\u00eb ligjshme, p\u00ebr shkak t\u00eb shlyerjes s\u00eb k\u00ebsteve t\u00eb apartamentit, t\u00eb huas\u00eb \u00a0dhe krijimit t\u00eb kursimeve n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb pap\u00ebrballueshme nga t\u00eb ardhurat e k\u00ebtyre viteve\u201d, thuhet n\u00eb dispozitivin e lexuar n\u00eb seanc\u00ebn e shpalljes s\u00eb vendimit.<\/p>\n<p>KPA nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebrmendi faktin se bashk\u00ebshortja e Osmanit, e cila \u00ebsht\u00eb gjykat\u00ebse, nuk duhej t\u00eb ndjehej e paragjykuar prej k\u00ebtij vendimi. Gjat\u00eb leximit t\u00eb dispozitivit u tha se ky vendim \u201cnuk do t\u00eb afektoj\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb dhe objektivitetin n\u00eb procesin e revler\u00ebsimit\u201d t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb Osmanit.<\/p>\n<p>Pas vendimit kontravers p\u00ebr shkarkimin e prokurores Antoneta Sevdari, Gentjan Osmani \u00ebsht\u00eb an\u00ebtari i dyt\u00eb i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb q\u00eb shkarkohet nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit pasi ishte konfirmuar nga KPK. Pas k\u00ebtij vendimi prokuror\u00ebt duhet t\u00eb zgjedhin nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb KLP.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit arsyetoi se prokurori Gentjan Osmani kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb p\u00ebr dy vite dhe vendosi shkarkimin e tij, nd\u00ebrsa rr\u00ebzoi pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb ankimit t\u00eb Komisionerit Publik.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":63201,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180731_180015_310818064-4_sZZScsW-502x400.jpg","fifu_image_alt":"KPA shkarkon an\u00ebtarin e KLP Gentjan Osmani","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63199"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63199"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63199\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63201"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63199"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63199"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63199"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}