{"id":63204,"date":"2019-08-02T13:07:37","date_gmt":"2019-08-02T11:07:37","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63204"},"modified":"2019-08-02T13:07:37","modified_gmt":"2019-08-02T11:07:37","slug":"deklarimet-e-pasakta-dhe-mungesa-e-burimeve-financiare-rrezuan-enkeledi-hajron","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/deklarimet-e-pasakta-dhe-mungesa-e-burimeve-financiare-rrezuan-enkeledi-hajron\/2019\/08\/02\/","title":{"rendered":"Deklarimet e pasakta dhe mungesa e burimeve financiare rr\u00ebzuan Enkeledi Hajron"},"content":{"rendered":"<p>Shumica n\u00eb trup\u00ebn gjykuese arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se ish-kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Enkeledi Hajro ishte p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb pasurin\u00eb, nd\u00ebrsa an\u00ebtarja Valbona Sanxhaktari rr\u00ebzoi n\u00eb nj\u00eb mendim paralel disa prej gjetjeve.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_62858\" aria-describedby=\"caption-attachment-62858\" style=\"width: 526px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20190605_194953_050619026-1_tcvNvgl.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-62858\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20190605_194953_050619026-1_tcvNvgl-526x400.jpg\" alt=\"\" width=\"526\" height=\"400\" data-id=\"62858\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-62858\" class=\"wp-caption-text\">Ish-kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Enkeledi Hajro, duke dal\u00eb nga nj\u00eb seanc\u00eb e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, | Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Trupa gjykuese e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator dhe Valbona Sanxhaktari vendos\u00ebn m\u00eb 10 qershor 2019 t\u00eb shkarkojn\u00eb nga detyra kryetaren e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Enkeledi Hajro me argumentin se nuk ka kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb dhe nuk arriti t\u00eb shpjegoj\u00eb bindsh\u00ebm burimin e saj.<\/p>\n<p>\u201cAjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb dhe t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pasurit\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb saj. Komisioni vler\u00ebson se subjekti nuk justifikon me burime t\u00eb ligjshme krijimin e pasurive (gjendjet e likuiditeteve n\u00eb llogari bankare dhe ato cash) dhe kryerjen e shpenzimeve p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ka ushtruar funksionin si gjyqtare,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e KPK.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb mendim paralel, an\u00ebtarja Valbona Sanxhaktari rr\u00ebzon disa prej argumenteve t\u00eb shumic\u00ebs, ndon\u00ebse arrin n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr vendimin e shkarkimit. \u00a0Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni rr\u00ebzoi pretendimet e subjektit p\u00ebr analiz\u00ebn financiare si dhe p\u00ebr faktin se pasurit\u00eb ishin krijuar para se ajo t\u00eb em\u00ebrohej si gjyqtare.<\/p>\n<p>Problemi kryesor i gjyqtares Enkeledi Hajro lidhej me nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 85 m2, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2007 p\u00ebrmes nj\u00eb kontrate q\u00eb tregon \u00e7mimin 82 mij\u00eb euro. Sipas Komisionit, pasuria e m\u00ebsip\u00ebrme \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb vlera t\u00eb ndryshme nd\u00ebr vite dhe se subjekti kishte munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e tij.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2007 ka pasqyruar si vler\u00eb t\u00eb blerjes s\u00eb k\u00ebtij apartamenti shum\u00ebn 82 mij\u00eb euro, n\u00eb deklarat\u00ebn periodike p\u00ebr vitin 2009 vler\u00ebn 70 mij\u00eb euro, n\u00eb deklarat\u00ebn periodike p\u00ebr vitin 2014 ka deklaruar vler\u00ebn 70 mij\u00eb euro dhe se\u00a0kredia \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga \u201cBKT\u201d n\u00eb vler\u00ebn 8,600,000 lek\u00eb,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d apartamenti \u00ebsht\u00eb deklaruar s\u00ebrish n\u00eb vler\u00ebn e 82 mij\u00eb eurove dhe Komisioni ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti kishte munges\u00eb burimesh p\u00ebr justifikimin e pron\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Enkeledi Hajro ka deklaruar para Komisionit se vlera reale e apartamentit ka qen\u00eb 70 mij\u00eb euro dhe se me pal\u00ebn bler\u00ebse \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb n\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb shkruhej vlera 82,000 euro, me q\u00ebllim kreditimin e plot\u00eb t\u00eb blerjes nga banka dhe jo 70% t\u00eb shum\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cSikurse kam sqaruar, vlera reale e blerjes s\u00eb apartamentit \u00ebsht\u00eb 70,000 euro sikurse e kam deklaruar edhe n\u00eb deklaratat periodike q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb nd\u00ebr vite, nd\u00ebrsa deklarimi n\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb deklarat\u00ebs \u201cvetting\u201d tregon vler\u00ebn e pasqyruar n\u00eb kontrat\u00eb\u2026,\u201d ka deklaruar p\u00ebr KPK-n\u00eb Hajro, duke referuar edhe statementin bankar t\u00eb pages\u00ebs prej 70 mij\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>\u201cPrandaj ritheksoj se nuk e kam disponuar asnj\u00ebher\u00eb shum\u00ebn prej 12,000 eurosh dhe as kam paguar m\u00eb shum\u00eb se 70,000 euro p\u00ebr blerjen e apartamentit,\u201d ka shtuar ajo.<\/p>\n<p>Shumica e trup\u00ebs gjykuese nuk jan\u00eb bindur nga pretendimet e gjyqtares Hajro dhe konkludojn\u00eb se ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri. Por an\u00ebtarja tjet\u00ebr e trup\u00ebs gjykuese, Valbona Sanxhaktari argumenton se hetimet provuan se apartamenti ishte bler\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 70 mij\u00eb euro dhe ishte vler\u00ebsuar gabimisht nga shumica n\u00eb vler\u00ebn e 82 mij\u00eb eurove.<\/p>\n<p>\u201cStatementi bankar l\u00ebshuar nga \u2018Alpha Bank\u2019 provon bindsh\u00ebm pages\u00ebn n\u00eb form\u00eb transferte bankare b\u00ebr\u00eb kundrejt familjes K.. Arritja e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje lidhur me \u00e7mimin e kontrat\u00ebs, me q\u00ebllim q\u00eb banka t\u00eb debitonte vler\u00ebn e p\u00ebrcaktuar sipas ofert\u00ebs bankare, n\u00eb vetvete nuk p\u00ebrb\u00ebn ndonj\u00eb shkelje t\u00eb dispozitave urdh\u00ebruese, ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie private mes pal\u00ebve,\u201d arsyeton Sanxhaktari.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Komisioni ka identifikuar munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme edhe n\u00eb blerjen e nj\u00eb automjeti tip \u201cHyndai\u201d n\u00eb vitin 2010 p\u00ebr shum\u00ebn e deklaruar 20 mij\u00eb euro nga ana e bashk\u00ebshortit t\u00eb Hajros. Si burim krijimi i k\u00ebsaj makine jan\u00eb pasqyruar edhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb makine tjet\u00ebr tip \u201cScoda\u201d dy vite m\u00eb von\u00eb, n\u00eb 2012-\u00ebn. Sipas Komisionit, nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet p\u00ebrfitimi i vler\u00ebs 5210 euro nga shitja automjeti tip \u201cScoda\u201dn\u00eb vitin 2012 dhe se blerja e k\u00ebsaj pasurie t\u00eb luajtshme nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn vjetore periodike. <\/span><\/p>\n<p>Lidhur me automjetin tip \u201cScoda\u201d, Hajro ka deklaruar para Komisionit se n\u00eb n\u00ebntor 2008 \u00ebsht\u00eb lidhur kontrata p\u00ebr marrje me leasing n\u00eb vler\u00ebn 10,000 euro, nga t\u00eb cilat 3,000 euro jan\u00eb paguar si kapital fillestar. Ajo ka shtuar se n\u00eb korrik 2010 bashk\u00ebshorti ka parapaguar kapitalin e mbetur prej 5,210 eurosh duke shlyer plot\u00ebsisht vler\u00ebn e mjetit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Hajro ka shtuar se shuma prej 5,210 eurosh \u00ebsht\u00eb financuar nga motra e bashk\u00ebshortit, e cila e ka marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim makin\u00ebn dhe n\u00eb dat\u00ebn 31 korrik 2012 dhe se ajo ka paguar edhe shum\u00ebn prej 3,000 eurosh, duke fituar pron\u00ebsin\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb mjet. Nd\u00ebrsa p\u00ebr automjetin tip \u201cHyndai\u201d, Hajro ka shpjeguar se \u00ebsht\u00eb lidhur kontrat leasing me vler\u00eb 20 mij\u00eb euro nga t\u00eb cilat ka paguar fillimisht 9,000 euro dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr me k\u00ebste\u201d.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Ndryshe nga sa ka pretenduar gjyqtarja Hajro, shumica e trup\u00ebs gjykuese t\u00eb KPK konstaton se automjeti tip \u201cSkoda\u201d \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb shum\u00ebn 3 mij\u00eb euro dhe kjo vler\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare. P\u00ebr vitin 2010, analiza financiare sipas Komisionit rezulton me -970,609 lek\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Sanxhaktari n\u00eb pakic\u00eb arsyeton se koleg\u00ebt e saj duhet t\u00eb vler\u00ebsonin me objektivitet shpjegimet e Hajros p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien mes bashk\u00ebshortit t\u00eb saj dhe motr\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr financimin e automjetit tip \u201cScoda\u201d n\u00eb vitin 2010 dhe shk\u00ebmbimit \u201cde facto\u201d n\u00eb at\u00eb vit dhe \u201cde juro\u201d n\u00eb vitin 2012. Sanxhaktari thekson se \u00ebsht\u00eb e provuar se kjo makin\u00eb q\u00eb prej vitit 2012 \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb t\u00eb motr\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb Hajros.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Problematika jan\u00eb gjetur edhe n\u00eb deklarimin e nj\u00eb nj\u00ebsie tregtare me sip. 22 m\u00b2, ndodhur n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs, e p\u00ebrfituar nga privatizimi me vler\u00eb 4,396 lek\u00eb, ku gjyqtarja Hajro rezulton t\u00eb jet\u00eb pronare e vetme. Sipas KPK-s\u00eb, Hajro nuk e ka pasqyruar burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe se ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri kur ishte ende e mitur dhe nuk e kishte zot\u00ebsin\u00eb juridike p\u00ebr t\u00eb vepruar. Hajro ka deklaruar para Komisionit se procedura e privatizimit \u00ebsht\u00eb ndjekur nga daja i saj, z. G.Sh., p\u00ebr llogari t\u00eb saj.<\/span><\/p>\n<p>Ish-kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs u penalizua edhe nga mosdeklarimi i nj\u00eb banese ku ka jetuar gjat\u00eb viteve 2003-2007, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb subjekti deklaroi se kishte jetuar me qira fikse prej 25 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar pamund\u00ebsi likujditetesh p\u00ebr disa vjet radhazi dhe n\u00eb hartimin e analiz\u00ebs financiare nuk jan\u00eb marr\u00eb parasysh deklarimet e subjektit p\u00ebr 8 mij\u00eb euro dhurat\u00eb nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit n\u00eb vitin 2010 si dhe shuma prej 5210 eurosh nga motra e bashk\u00ebshortit p\u00ebr makin\u00ebn. Sipas komisionit, k\u00ebto vlera nuk jan\u00eb pasqyruar n\u00eb deklaratat e pasuris\u00eb dhe subjekti nuk solli prova.<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin e blerjes s\u00eb apartamentit 2007, subjekti rezulton me diferenc\u00eb negative prej 796 mij\u00eb lek\u00ebsh, pasi shumica n\u00eb Komision nuk u bind nga deklarimet e subjektit se ajo nuk e kishte paguar asnj\u00ebher\u00eb shum\u00ebn prej 12 mij\u00eb eurosh p\u00ebr apartamentin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK ka pranuar n\u00eb dy raste shpjegimet e gjyqtares Hajro se mungesat e burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr vitin 2011 dhe 2015 kan\u00eb ardhur si pasoj\u00eb e p\u00ebrllogaritjes s\u00eb shpenzimeve t\u00eb dy udh\u00ebtimeve p\u00ebr secilin nga k\u00ebto vite. Por, pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, p\u00ebr vitin 2015 ka rezultuar munges\u00eb e burimeve financiare n\u00eb vler\u00ebn 101,180 lek\u00eb.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Komisioni konkludon se n\u00eb total p\u00ebr vitet; 2007, 2010, 2011, 2014 dhe 2015, gjyqtarja Hajro ka munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme n\u00eb total n\u00eb shum\u00ebn prej 2,158,088 lek\u00ebsh.<\/span><\/p>\n<p>KPK nuk konstaton probleme q\u00eb lidhen me figur\u00ebn dhe profesionalizmin n\u00eb vendimin e zbardhur p\u00ebr Hajron. Sipas vendimit, n\u00eb tre dosjet e shqyrtuara ka pasur tejkalim t\u00eb afatit n\u00eb dor\u00ebzimin e vendimit n\u00eb sekretari, por Komisioni nuk evidenton t\u00eb ket\u00eb indicie apo prova p\u00ebr paaft\u00ebsi profesionale t\u00eb Hajros n\u00eb k\u00ebto raste. Edhe n\u00eb dy ankesat e depozituara n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe n\u00eb 8 denoncimet n\u00eb KPK, nuk jan\u00eb konstatuar indicie apo prova lidhur me vler\u00ebsimin profesional t\u00eb gjyqtares Enekeldi Hajro.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shumica n\u00eb trup\u00ebn gjykuese arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se ish-kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Enkeledi Hajro ishte p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb pasurin\u00eb, nd\u00ebrsa an\u00ebtarja Valbona Sanxhaktari rr\u00ebzoi n\u00eb nj\u00eb mendim paralel disa prej gjetjeve.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":63206,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20190605_194953_050619026-1_tcvNvgl-526x400.jpg","fifu_image_alt":"Deklarimet e pasakta dhe mungesa e burimeve financiare rr\u00ebzuan Enkeledi Hajron","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63204"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63204"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63204\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63206"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63204"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63204"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63204"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}