{"id":63205,"date":"2019-08-02T18:09:34","date_gmt":"2019-08-02T16:09:34","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63205"},"modified":"2019-08-02T18:09:34","modified_gmt":"2019-08-02T16:09:34","slug":"kredia-e-bute-komisioneri-dergon-ne-kolegj-prokuroren-manjola-kajana","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kredia-e-bute-komisioneri-dergon-ne-kolegj-prokuroren-manjola-kajana\/2019\/08\/02\/","title":{"rendered":"\u201cKredia e but\u00eb\u201d, Komisioneri d\u00ebrgon n\u00eb Kolegj prokuroren Manjola Kajana"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa i k\u00ebrkon Kolegjit t\u00eb hetoj\u00eb n\u00ebse kandidatja p\u00ebr SPAK, Manjola Kajana ka c\u00ebnuar apo jo etik\u00ebn n\u00eb rastin e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar kredi t\u00eb but\u00eb nga Bashkia e Fierit, n\u00eb koh\u00ebn kur zyrtar\u00ebt e k\u00ebsaj bashkie ishin n\u00eb hetim pik\u00ebrisht p\u00ebr abuzime n\u00eb shp\u00ebrndarjen e kredive t\u00eb buta.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_63112\" aria-describedby=\"caption-attachment-63112\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_51581.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-63112\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_51581-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"63112\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-63112\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Manjola Kajana. Foto:BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa apeloi t\u00eb premten konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurores Manjola Kajana, duke v\u00ebn\u00eb njeherazi n\u00eb pik\u00ebpyetje ambicien e saj p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, SPAK.<\/p>\n<p>Arsyet e ankimimit bazohen kryesisht mbi p\u00ebrzgjedhjen e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar kredi t\u00eb but\u00eb nga Bashkia e Fierit n\u00eb vitin 2012 \u2013koh\u00eb kur prokurorja Kajana e ushtronte funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Fierit dhe ish-kryebashkiaku Baftjar Zeqo dhe zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ishin n\u00ebn hetim pik\u00ebrisht p\u00ebr abuzime t\u00eb dyshuara n\u00eb dh\u00ebnien e kredive t\u00eb buta p\u00ebr familjet e pastreha pran\u00eb k\u00ebsaj Prokurorie.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik e cil\u00ebson t\u00eb paplot\u00eb hetimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit lidhur me k\u00ebt\u00eb fakt dhe k\u00ebrkon nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit q\u00eb t\u00eb qart\u00ebsoj\u00eb n\u00ebse Kajana ka kryer apo jo veprime hetimore n\u00eb ngarkim t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Fierit dhe n\u00ebse ndodhej apo jo n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit me p\u00ebrzgjedhjen p\u00ebr kredi t\u00eb but\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb funksion t\u00eb pik\u00ebpyetjeve t\u00eb ngritura, Komisioneri Publik ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb ankimim edhe ato q\u00eb i quan \u201cdeklarime kontradiktore\u201d t\u00eb subjektit n\u00eb lidhje me adresat e banimit, ku sipas tij nuk figuron adresa e banimit n\u00eb qytetin e Fierit.<\/p>\n<p>Duke iu referuar rekomandimit t\u00eb ONM-s\u00eb dhe ankimit p\u00ebr prokurorin Besnik Cani \u2013bashk\u00ebshortja e s\u00eb cilit u kualifikua gjithashtu p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar kredi t\u00eb but\u00eb nga Bashkia e Fierit, komisioneri Ballhysa k\u00ebrkon nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit q\u00eb t\u00eb qart\u00ebsoj\u00eb n\u00ebse prokurorja Kajana ka c\u00ebnuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast etik\u00ebn profesionale.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto rrethana t\u00eb nd\u00ebrthurura me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, eventualisht do t\u00eb qart\u00ebsonin n\u00ebse veprimi apo mosveprimi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit ka cenuar rregullat etike profesionale, figur\u00ebn e magjistratit, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, besimin e publikut, referuar nenit 61, pika 5, e ligjit nr. 84\/2016,\u201d thuhet n\u00eb ankimin e Komisionerit Publik.<\/p>\n<p>Prokurorja e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Manjola Kajana, e p\u00ebrzgjedhur nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e SPAK-ut ka qen\u00eb e em\u00ebruar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Fierit gjat\u00eb viteve 2009-2014. \u00a0Megjithat\u00eb, ajo ka punuar si e komanduar brenda k\u00ebsaj periudhe n\u00eb prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit dhe si k\u00ebshilltare n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit administrativ, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zbuloi se n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2012, bashk\u00ebshorti i Kajan\u00ebs kishte p\u00ebrfituar statusin si i pastreh\u00eb dhe ishte p\u00ebrzgjedhur nga K\u00ebshilli Bashkiak i Fierit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar kredi me kushte leht\u00ebsuese p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti.<\/p>\n<p>Aplikimi dhe p\u00ebrzgjedhja, sipas komisionerit \u00a0kan\u00eb ndodhur n\u00eb koh\u00ebn kur zyrtar\u00ebt e Bashkis\u00eb s\u00eb Fierit ishin n\u00ebn hetim nga prokuroria e k\u00ebtij rrethi pik\u00ebrisht p\u00ebr abuzime t\u00eb dyshuara n\u00eb shp\u00ebrndarjen e kredive t\u00eb buta.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik 2012, Prokuroria e Fierit i pushoi hetimet p\u00ebr ish-kryebashkiakun Zeqo dhe zyrtar\u00ebt e tjer\u00eb, por pas nj\u00eb ankimi, Gjykata e Fierit urdh\u00ebroi rihapjen e hetimeve dhe kryerjen e veprimeve t\u00eb nevojshme hetimore.<\/p>\n<p>\u201cKomisioneri Publik konstaton se mbetet i pahetuar fakti n\u00ebse subjekti i rivler\u00ebsimit t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfituar statusin e pastreh\u00eb, q\u00eb rezulton se nuk mund ta p\u00ebrfitonte bazuar n\u00eb k\u00ebrkesat e ligjit nr. 9232\/2004, \u201cP\u00ebr programet sociale t\u00eb strehimit p\u00ebr banor\u00ebt e zonave urbane\u201d, p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit q\u00eb ajo kryente n\u00eb organin e Prokuroris\u00eb, q\u00eb po hetonte zyrtar\u00ebt e Bashkis\u00eb Fier, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat shkelje t\u00eb ligjit,\u201d thuhet n\u00eb ankimin e Ballhys\u00ebs.<\/p>\n<p>Aty konstatohet se n\u00eb koh\u00ebn e aplikimit p\u00ebr kredi t\u00eb but\u00eb, subjekti i rivler\u00ebsimit, bashk\u00ebshorti dhe vjehrri i saj ishin pronar\u00eb t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Durr\u00ebs. Por n\u00eb deklarimet e saj p\u00ebr KPK-n\u00eb, Kajana ka sqaruar se n\u00eb koh\u00ebn e aplikimit, ajo dhe bashk\u00ebshorti i saj jetonin me qira p\u00ebr shkak t\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb vog\u00ebl (rreth 40m2) dhe gjendjes s\u00eb amortizuar t\u00eb banes\u00ebs n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Prokurorja Kajana ka sqaruar gjithashtu se bashk\u00ebshorti i saj kishte \u00e7muar se kishte t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitonte nga programet sociale t\u00eb strehimit, pasi p\u00ebrfitues mund t\u00eb ishin edhe \u201cfamiljet q\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb sip\u00ebrfaqe banimi n\u00ebn normat e strehimit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, ajo ka shtuar se kontrata e kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb nuk u ekzekutua nga banka, pasi bashkia e Fierit i kishte ezauruar kuotat n\u00eb dispozicion dhe se ata mor\u00ebn m\u00eb pas kredi tregtare p\u00ebr t\u00eb financuar apartamentin, duke mos sjell\u00eb asnj\u00eb pasoj\u00eb financiare apo juridike.<\/p>\n<p>Argumentet e prokurores Kajana jan\u00eb pranuar nga KPK, por jo nga Komisioneri Publik, i cili argumenton n\u00eb ankim se familja nuk i p\u00ebrmbushte kriteret ligjore, pasi kishte t\u00eb ardhura mujore prej 232 mij\u00eb lek\u00ebsh dhe likujditete n\u00eb bank\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb prej 5.7 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Komisioneri rr\u00ebzon gjithashtu pretendimin e munges\u00ebs s\u00eb pasojave, duke shtuar se mosfinalizimi i kredis\u00eb me kushte leht\u00ebsuese nuk varej nga vullneti i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit apo i bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, por nga fakti se Bashkia e Fierit nuk kishte m\u00eb kuota n\u00eb dispozicion p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kategori kredish.<\/p>\n<p>\u201cKomisioneri Publik vler\u00ebson se p\u00ebrfitimi jasht\u00eb kritereve ligjore i statusit si i pastreh\u00eb i familjes s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb qytetin e Fierit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ushtronte funksionin e prokurores n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet mund t\u00eb jet\u00eb rrjedhoj\u00eb e p\u00ebrfitimit t\u00eb padrejt\u00eb\u2026Komisioni Publik, n\u00eb ndryshim nga p\u00ebrfundimi i Komisionit, n\u00eb gjendjen q\u00eb jan\u00eb aktet nuk mund t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb n\u00ebse subjekti i rivler\u00ebsimit ka c\u00ebnuar etik\u00ebn e magjistratit e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, n\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb kritereve t\u00eb rivler\u00ebsimit, besimin e publikut n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb,\u201d deklaron Ballhysa n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Pika e dyt\u00eb e ankimit t\u00eb konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Kajan\u00ebs lidhet me ato q\u00eb Komisioneri Publik i quan \u201cdeklarime kontradiktore t\u00eb subjektit lidhur me vendbanimin dhe vendq\u00ebndrimin\u201d n\u00eb Deklarat\u00ebn p\u00ebr Kontrollin e Figur\u00ebs. Pik\u00ebpyetjet n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ngrihen mbi mosdeklarimin e nj\u00eb adrese banimi n\u00eb Fier, e cila ka dal\u00eb n\u00eb pah gjat\u00eb korrespondenc\u00ebs q\u00eb Kajana ka pasur me KPK-n\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurorja ka shpjeguar se kishte jetuar me qira n\u00eb Durr\u00ebs dhe n\u00eb Tiran\u00eb, por n\u00eb n\u00ebntor 2012 kishte marr\u00eb me qira nj\u00eb apartament n\u00eb qytetin e Fierit si dhe kishte b\u00ebr\u00eb edhe transferimin e gjendjes civile n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet. Komisioneri gjen paqart\u00ebsi edhe n\u00eb transferimin e gjendjes civile dhe arrin n\u00eb konkluzionin se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka plot\u00ebsuar sakt\u00eb Deklarat\u00ebn p\u00ebr Kontrollin e Figur\u00ebs lidhur me historikun e adresave t\u00eb banimit.<\/p>\n<p>\u201cGjithashtu mbeten t\u00eb paqarta l\u00ebvizjet e gjendjeve civile dhe deklarimit t\u00eb banesave t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, t\u00eb kryera nga kjo e fundit, si p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfitimit nga privatizimi i EKB-s\u00eb, p\u00ebr banes\u00ebn n\u00eb Durr\u00ebs t\u00eb vjehrrit t\u00eb subjektit, ashtu dhe p\u00ebr p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb si familje e pastreh\u00eb n\u00eb qytetin e Fierit,\u201d thuhet n\u00eb ankimim.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik ka v\u00ebn\u00eb gjithashtu n\u00eb diskutim ligjshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb pjese t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit p\u00ebr vitet 2013-2014 p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs sipas tij t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb detyrimeve tatimore. Ai konstaton se k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk duhej t\u00eb llogariteshin si burime t\u00eb ligjshme n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb ankimit, komisioneri Florian Ballhysa deklaron se me gjendjen q\u00eb jan\u00eb aktet, nuk krijon bindjen q\u00eb n\u00eb rastin konkret gjen zbatim neni 59\/1 i ligjit p\u00ebr rivler\u00ebsimin kalimtar. P\u00ebr k\u00ebto arsye, ai k\u00ebrkon q\u00eb shkaqet e ankimit t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit dhe pas vler\u00ebsimit t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb procedurave t\u00eb vendos\u00eb ndryshimin ose l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr prokuroren Manjola Kajana.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa i k\u00ebrkon Kolegjit t\u00eb hetoj\u00eb n\u00ebse kandidatja p\u00ebr SPAK, Manjola Kajana ka c\u00ebnuar apo jo etik\u00ebn n\u00eb rastin e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar kredi t\u00eb but\u00eb nga Bashkia e Fierit, n\u00eb koh\u00ebn kur zyrtar\u00ebt e k\u00ebsaj bashkie ishin n\u00eb hetim pik\u00ebrisht p\u00ebr abuzime n\u00eb shp\u00ebrndarjen e kredive [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":63207,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_51581-533x400.jpg","fifu_image_alt":"\u201cKredia e but\u00eb\u201d, Komisioneri d\u00ebrgon n\u00eb Kolegj prokuroren Manjola Kajana","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63205"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63205"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63205\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63207"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63205"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63205"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63205"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}