{"id":63212,"date":"2019-08-12T19:23:14","date_gmt":"2019-08-12T17:23:14","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63212"},"modified":"2019-08-12T19:23:14","modified_gmt":"2019-08-12T17:23:14","slug":"videoja-e-komplotit-doshi-pa-rol-ne-shkarkimin-e-prokurorit-eugen-beci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/videoja-e-komplotit-doshi-pa-rol-ne-shkarkimin-e-prokurorit-eugen-beci\/2019\/08\/12\/","title":{"rendered":"Videoja e \u201ckomplotit Doshi\u201d, pa rol n\u00eb shkarkimin e prokurorit Eugen Be\u00e7i"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i arsyetuar i KPK-s\u00eb tregon se prokurori Eugen Be\u00e7i i shp\u00ebtoi penalizimit p\u00ebr videon e t\u00eb ashtuquajturit \u201ckomploti Doshi\u201d, por u dogj nga mosdeklarimi i heqjes s\u00eb viz\u00ebs amerikane si dhe nga problemet e shumta t\u00eb pasuris\u00eb, mes t\u00eb cilave edhe nj\u00eb kontrat\u00eb fiktive me q\u00ebllim marrjen e kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb. \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_64376\" aria-describedby=\"caption-attachment-64376\" style=\"width: 495px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Eugen-Beci-Foto.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-64376\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Eugen-Beci-Foto-495x400.jpg\" alt=\"\" width=\"495\" height=\"400\" data-id=\"64376\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-64376\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Krimeve te R\u00ebnda, Eugen Be\u00e7i pas vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr shkarkimin e tij. Foto nga: LSA.<\/figcaption><\/figure>\n<p>N\u00eb vitin 2015, Eugen Be\u00e7i &#8211; drejtues n\u00eb at\u00eb koh\u00eb i Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, u vendos n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb debatit publik pas publikimit t\u00eb nj\u00eb videoje ku ai shfaqej p\u00ebrkrah Fation Sk\u00ebnderit, i d\u00ebnuar p\u00ebr trafik narkotik\u00ebsh dhe protagonist i t\u00eb ashtuquajturit \u201ckomplot p\u00ebr vrasjen e deputetit Tom Doshi\u201d \u2013i cili rezultoi i trilluar.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr vjet m\u00eb von\u00eb, takimi i m\u00ebsip\u00ebrm u rikthye p\u00ebr shqyrtim n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit si pjes\u00eb e procesit t\u00eb vetingut p\u00ebr prokurorin Eugen Be\u00e7i.<\/p>\n<p>Karriera 17-vje\u00e7are e Be\u00e7it n\u00eb Prokurori u nd\u00ebrpre m\u00eb 26 qershor 2019, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e tij p\u00ebr problemet me figur\u00ebn dhe pasurin\u00eb. Megjithat\u00eb, vendimi i arsyetuar i trup\u00ebs s\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine dhe Roland Ilia tregon se \u201ckontakti i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm\u201d i Be\u00e7it me Sk\u00ebnderin nuk luajti rol n\u00eb vendimin p\u00ebr shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ rezultoi se prokurori Be\u00e7i e kishte deklaruar kontaktin e pap\u00ebrshtatsh\u00ebm me nj\u00eb person t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar; fakt ky q\u00eb nuk u konsiderua fillimisht si rrethan\u00eb leht\u00ebsuese nga KPK \u2013e cila gjykoi se ai \u201cnuk mund t\u00eb fshihte nj\u00eb fakt t\u00eb njohur publikisht\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb korrespondenc\u00ebn me KPK-n\u00eb, Be\u00e7i e ka shpjeguar kontaktin me Sk\u00ebnderin n\u00eb koh\u00ebn kur ai ishte drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda t\u00eb lidhur me \u00e7\u00ebshtjen \u201cDoshi\u201d dhe e konsideroi publikimin e lajmit si t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm. N\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb parashtrohet gjithashtu pretendimi i Be\u00e7it se ai ishte njohur m\u00eb von\u00eb me d\u00ebnimin e vitit 2008 t\u00eb Sk\u00ebnderit nga Gjykata e Lart\u00eb dhe se ai vet\u00eb nuk kishte pasur asnj\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen penale t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me kontaktin e pap\u00ebrshtatsh\u00ebm t\u00eb deklaruar nga subjekti i rivler\u00ebsimit, trupi gjykues arsyetoi se \u201cgjat\u00eb hetimit administrativ nuk konstatoi t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr kontakte t\u00eb tjera t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit me k\u00ebt\u00eb shtetas\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka hetuar apo gjykuar gjat\u00eb veprimtaris\u00eb t\u00eb tij, shtetasin F.S. apo ndonj\u00eb t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb tij,\u201d thuhet n\u00eb vendim, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb KPK argumentoi se Be\u00e7i plot\u00ebsonte kushtet e rrethanave leht\u00ebsuese dhe nuk e konsideroi episodin si \u201cshkarkues\u201d.<\/p>\n<p>Por ndryshe nga kontakti me Sk\u00ebnderin, KPK e penalizoi me shkarkim Be\u00e7in p\u00ebr mosdeklarimin prej tij t\u00eb revokimit t\u00eb viz\u00ebs amerikane n\u00eb deklarat\u00ebn e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs. Sipas vendimit t\u00eb zbardhur, \u00a0ambasada amerikane i ka revokuar nj\u00eb viz\u00eb 3-vje\u00e7are Be\u00e7it me 26 janar 2017; nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara se ai t\u00eb dor\u00ebzonte formularin e kontrollit t\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit argumenton n\u00eb vendim se Be\u00e7i ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb n\u00eb kategorin\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr sigurin\u00eb, pasi nuk ka deklaruar revokimin e viz\u00ebs amerikane si fakt t\u00eb ndodhur para dit\u00ebs s\u00eb dor\u00ebzimit t\u00eb formularit. Por n\u00eb shpjegimet e tij, prokurori nuk e konsideroi t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb revokimin e viz\u00ebs me refuzimin e hyrjes n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>\u201c&#8230; theksoj se mbi baz\u00ebn e koncepteve juridike, gjuh\u00ebsore dhe logjike, n\u00eb asnj\u00eb rast nuk i \u00ebsht\u00eb refuzuar hyrja jo vet\u00ebm n\u00eb SHBA, por n\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr an\u00ebtar apo jo an\u00ebtar i Bashkimit Europian. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb mbetet i bindur bazuar n\u00eb fakte, prova dhe shpjegime t\u00eb k\u00ebtyre koncepteve nga vet\u00eb ligjzbatuesit e shtetit p\u00ebr t\u00eb cilin ju b\u00ebni fjal\u00eb, pra, SHBA-s\u00eb,\u201d citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb Be\u00e7i p\u00ebr trup\u00ebn gjykuese.<\/p>\n<p>Pretendimi i Be\u00e7ajt u rr\u00ebzua nga KPK, e cila arriti n\u00eb konkluzionin se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk arriti nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kontrollin e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c\u2026 trupi gjykues arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti i rivler\u00ebsimit, z. Eugen Be\u00e7i, nuk ka plot\u00ebsuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sakt\u00eb dhe me v\u00ebrtet\u00ebsi formularin e deklarimit p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs dhe ka fshehur fakte dhe rrethana t\u00eb ndodhura para dor\u00ebzimit, sipas ligjit t\u00eb k\u00ebtij formulari,\u201d argumentoi KPK.<\/p>\n<p><strong>Kontrat\u00eb fiktive dhe munges\u00eb burimesh<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arriti n\u00eb konkluzionin se prokurori Eugen Be\u00e7i nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm edhe n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, duke p\u00ebrmbysur nj\u00eb raport pozitiv t\u00eb ILDKPKI-s\u00eb q\u00eb i certifikonte deklarimet e tij si t\u00eb sakta dhe burimet e pasuris\u00eb si t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb, problemi kryesor i Be\u00e7it lidhet me nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 169 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, i p\u00ebrfituar p\u00ebrmes nj\u00eb kontrate shk\u00ebmbimi me apartamentin e m\u00ebparsh\u00ebm prej 83 m2 si dhe 4 milion\u00eb lek\u00eb, t\u00eb cilat prokurori deklaroi se ua kishte marr\u00eb borxh v\u00ebllez\u00ebrve.<\/p>\n<p>Por Komisioni gjeti se p\u00ebr blerjen e apartamentit 83 m2 ekzistonin dy kontrata; e para e lidhur n\u00eb vitin 2006 me kompanin\u00eb e nd\u00ebrtimit dhe e dyta e lidhur n\u00eb vitin 2007 me pronarin e truallit me inicialet M.Z. \u00a0N\u00eb periudh\u00ebn mes dy kontratave, subjekti ka marr\u00eb kredi t\u00eb but\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e 5 milion\u00eb lek\u00ebve, por Komisioni konstaton se pagesat nuk p\u00ebrputhen me kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes s\u00eb vitit 2006 dhe se nuk dokumentohet se kujt i jan\u00eb paguar cash k\u00ebto para.<\/p>\n<p>Komisioni gjeti nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mosp\u00ebrputhjesh n\u00eb koh\u00eb mes deklarimeve t\u00eb subjektit, t\u00eb tilla si \u00e7mimet e ndryshme mes dy kontratave apo marrjen e nj\u00eb kredie prej 600 mij\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr mobilim apartamenti dhe shlyerjen e saj brenda nj\u00eb muaji; p\u00ebrpara se t\u00eb firmosej kontrata e sip\u00ebrmarrjes. Be\u00e7i e shpjegoi marrjen e kredis\u00eb p\u00ebr arredim p\u00ebrpara marrjes s\u00eb kredis\u00eb p\u00ebr blerjen e sht\u00ebpis\u00eb me mendimin se \u201cdo t\u2019i duheshin shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr para sesa kursimet\u201d.<\/p>\n<p>\u201dMeqen\u00ebse kjo shum\u00eb e marr\u00eb nuk m\u2019u nevojit p\u00ebr t\u2019a p\u00ebrdorur, pasi kisha kursim, nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb till\u00eb e shleva menj\u00ebher\u00eb kredin\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb mos paguaja dy her\u00eb interesa, pasi do t\u00eb merrja dhe kredin\u00eb p\u00ebr blerjen e banes\u00ebs,\u201d i tha ai KPK-s\u00eb, ndryshe nga \u00e7\u2019kishte deklaruar p\u00ebrpara ILDKPKI-s\u00eb n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese i rr\u00ebzoi pretendimet e Be\u00e7it dhe krijoi bindjen se kontrata e vitit 2006 ishte fiktive, e n\u00ebnshkruar me q\u00ebllimin e p\u00ebrfitimit t\u00eb kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, KPK si kontrat\u00eb t\u00eb sakt\u00eb at\u00eb t\u00eb vitit 2007 dhe analiza financiare e k\u00ebtij viti e nxorri prokurorin e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda me munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme n\u00eb vler\u00ebn e 4 milion\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Komisioni gjeti gjithashtu mosp\u00ebrputhje mes kontrat\u00ebs s\u00eb shk\u00ebmbimit t\u00eb apartamentit t\u00eb rivler\u00ebsuar n\u00eb 8 milion\u00eb lek\u00eb me nj\u00eb apartament t\u00eb rivler\u00ebsuar n\u00eb vler\u00ebn e 22.9 milion\u00eb lek\u00ebve n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e A.R. Ndryshe nga kontrata, Be\u00e7i ka deklaruar se p\u00ebrve\u00e7 apartamentit i dha shtetasit A.R edhe 4 milion\u00eb lek\u00eb cash t\u00eb siguruara nga v\u00ebllez\u00ebrit si hua, nd\u00ebrsa i mbeti detyrim edhe 3.2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>KPK verifikoi deklaratat e panoterizuara t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb Be\u00e7it, t\u00eb cil\u00ebt pohonin se i kishin dh\u00ebn\u00eb atij secili nga 2 milion\u00eb lek\u00eb m\u00eb 15 shkurt 2014, por verifikimet n\u00eb sistemin TIMS treguan se asnj\u00ebri prej tyre nuk ndodhej n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb.<\/p>\n<p>Korrespondenca e Be\u00e7it me KPK-n\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb fakt nuk ka qen\u00eb e thjesht\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb trupa gjykuese vler\u00ebson n\u00eb vendim se ai tregoi nj\u00eb version tjet\u00ebr nga ai i deklarat\u00ebs \u201cvetting\u201d.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto hua un\u00eb i kam marr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e babait tim, V. Th. B., n\u00eb qytetin e Librazhdit, n\u00eb dat\u00ebn 15.2.2014, me p\u00eblqimin e v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb mi, S., e G.B., t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebto para i kishin sjell\u00eb cash n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme kohore te sht\u00ebpia e prind\u00ebrve, pasi kishin vite q\u00eb punonin n\u00eb emigracion n\u00eb Greqi,\u201d tha n\u00eb p\u00ebrgjigjen p\u00ebr KPK-n\u00eb subjekti.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i kaloi Be\u00e7it barr\u00ebn e prov\u00ebs n\u00eb lidhje me huat\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit, duke e konsideruar t\u00eb pasakt\u00eb deklarimin e tij n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cvetting\u201d. \u201cNuk keni deklaruar sakt\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsin, i cili ishte babai juaj dhe jo v\u00ebllez\u00ebrit\u2026\u201d konstatoi KPK.<\/p>\n<p>Be\u00e7i i q\u00ebndroi versionit se parat\u00eb ishin t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve.<\/p>\n<p>\u201c &#8230;k\u00ebto para ia mora borxh v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb mi me mir\u00ebkuptimin e tyre, t\u00eb pasqyruara n\u00eb deklaratat t\u00eb cilat ata i p\u00ebrpiluan n\u00eb Greqi dhe i d\u00ebrguan tek un\u00eb me linjat e autobus\u00ebve. Pas kryerjes s\u00eb k\u00ebtyre deklaratave, un\u00eb kisha mund\u00ebsi t\u00eb merrja parat\u00eb, t\u00eb cilat ishin fizikisht n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e babait tim, por asnj\u00ebher\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb babait tim,\u201d deklaroi ai.<\/p>\n<p>Trupi gjykues arsyetoi se prokurori i kishte pasur t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cvetting\u201d t\u00eb sqaronte se huat\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit i kishte marr\u00eb p\u00ebrmes babait t\u00eb tij dhe i p\u00ebrjashtoi k\u00ebto para nga analiza financiare. Kjo e \u00e7oi rezultatin matematikor n\u00eb minus 4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitin 2014.<\/p>\n<p>Ish-kreu i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda u p\u00ebrball gjithashtu me v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb provuar deklarimet se kishte jetuar pa qira n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e bler\u00eb nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes p\u00ebr vitet 2004-2006 dhe se k\u00ebta t\u00eb fundit kishin mbuluar shpenzimet p\u00ebr shkollimin e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb shum\u00ebn 648 mij\u00eb lek\u00eb. KPK arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se vjehrrit e subjektit n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personave t\u00eb lidhur nuk arrinin t\u00eb dokumentonin burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr blerjen e sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb shqyrtimit, trupa e KPK-s\u00eb arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti nuk ka pasur mjete monetare t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballur shpenzimet p\u00ebr vitet 2007, 2009 dhe 2014, nuk arriti t\u00eb shpjegoj\u00eb bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb tij dhe \u201c\u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pasurit\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi, n\u00eb posedim apo n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb konkluzionin p\u00ebrfundimtar, trupa gjykuese arsyeton se vendosi shkarkimin e Eugen Be\u00e7it p\u00ebr shkak se ka plot\u00ebsuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb formularin e kontrollit t\u00eb figur\u00ebs, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb fakte [revokimi i viz\u00ebs]; nuk ka shpjeguar bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb si dhe ka nd\u00ebrmarr\u00eb hapa p\u00ebr t\u00eb fshehur ose paraqitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pasurit\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi, posedim ose n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb tij.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i arsyetuar i KPK-s\u00eb tregon se prokurori Eugen Be\u00e7i i shp\u00ebtoi penalizimit p\u00ebr videon e t\u00eb ashtuquajturit \u201ckomploti Doshi\u201d, por u dogj nga mosdeklarimi i heqjes s\u00eb viz\u00ebs amerikane si dhe nga problemet e shumta t\u00eb pasuris\u00eb, mes t\u00eb cilave edhe nj\u00eb kontrat\u00eb fiktive me q\u00ebllim marrjen e kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb. \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":63213,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Eugen-Beci-Foto-495x400.jpg","fifu_image_alt":"Videoja e \u201ckomplotit Doshi\u201d, pa rol n\u00eb shkarkimin e prokurorit Eugen Be\u00e7i","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63212"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63212"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63212\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63213"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63212"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63212"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63212"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}