{"id":63221,"date":"2019-09-02T15:25:54","date_gmt":"2019-09-02T13:25:54","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63221"},"modified":"2019-09-02T15:25:54","modified_gmt":"2019-09-02T13:25:54","slug":"kreu-i-gjykates-administrative-te-korces-sokol-ibi-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kreu-i-gjykates-administrative-te-korces-sokol-ibi-perballet-me-vetingun\/2019\/09\/02\/","title":{"rendered":"Kreu i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Sokol Ibi p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi probleme me pasurin\u00eb modeste t\u00eb kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Sokol Ibi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_64573\" aria-describedby=\"caption-attachment-64573\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Sokol-Ibi-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-64573\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Sokol-Ibi-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"64573\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-64573\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Sokol Ibi pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: E.Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Sokol Ibi u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Trupa gjykuese p\u00ebrb\u00ebhej nga Olsi Komici kyesues, Xhensila Pine relatore dhe Suela Zhegu an\u00ebtare, nd\u00ebrsa n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Mia Roessingh.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Xhensila Pine tha se hetimi administrativ p\u00ebr gjyqtarin Ibi ishte kryer n\u00eb t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.\u00a0Sipas ILDKPKI, kreu i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs ka kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb dhe ka burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr pasurin\u00eb e tij. <\/span><\/p>\n<p>Gjat\u00eb relatimit, Pine evidentoi pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e nj\u00eb sht\u00ebpie banimi me sip\u00ebrfaqe 127 m2 t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 324 m2 n\u00eb fshatin \u00c7\u00ebrrav\u00eb t\u00eb Pogradecit, q\u00eb gjyqtari Ibi e ka bler\u00eb nga prind\u00ebrit n\u00eb vitin 2002. Sipas Pines, n\u00eb deklarat\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb vitin 2006 \u00ebsht\u00eb pasqyruar vet\u00ebm sht\u00ebpia dhe trualli, nd\u00ebrsa n\u00eb deklaratat e m\u00ebvonshme \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar edhe pasuria tok\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti nuk ka deklaruar nj\u00eb godin\u00eb q\u00eb p\u00ebrdoret si venddepozitim i druve, i nd\u00ebrtuar nga babai i tij para viteve \u201990,\u201d tha relatorja.<\/p>\n<p>P\u00ebr shit-blerjen e banes\u00ebs nga babai n\u00eb vitin 2002, KPK konstaton se figurojn\u00eb dy kontrata t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dat\u00eb, t\u00eb n\u00ebnshkruara nga e nj\u00ebjta notere, ku pasqyrohen t\u00eb nj\u00ebjtat pasuri, por me vlera t\u00eb ndryshme, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn 100 mij\u00eb lek\u00eb dhe n\u00eb tjetr\u00ebn 145 mij\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb ngast\u00ebr toke q\u00eb e ka bler\u00eb po nga prind\u00ebrit e tij, Komisioni ka gjetur se kontrata e shit-blerjes \u00ebsht\u00eb kryer pa vullnetin e motr\u00ebs, e cila rezultonte t\u00eb ishte bashk\u00ebpronare.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Relatorja Xhensila Pine u shpreh se p\u00ebr k\u00ebto gjetje, Komisioni i ka kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs gjyqtait Sokol Ibi dhe se shpjegimet e tij do t\u00eb merren parasysh gjat\u00eb vler\u00ebsimit p\u00ebrfundimtar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Lidhur me k\u00ebto konstatime, kryesuesi i seanc\u00ebs, Olsi Komici e pyeti n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs gjyqtarin Ibi se p\u00ebrse ekzistonin dy kontratat e shit-blerjes s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb dhe t\u00eb truallit me vlera t\u00eb ndryshme dhe n\u00ebse ai e kishte p\u00ebrdorur ndonj\u00ebher\u00eb depon e druve. <\/span><\/p>\n<p>Gjyqtari Sokol Ibi deklaroi se nuk kishte qen\u00eb n\u00eb dijeni, as ai dhe as prind\u00ebrit t\u00eb k\u00ebsaj mosp\u00ebrputhjeje.\u201cKur jemi v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni kam pyetur noteren, e cila m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se ishte nj\u00eb lapsus i saj. Kopja me shifr\u00ebn e ndryshme \u00ebsht\u00eb firmosur pa u lexuar nga ana jon\u00eb. Nuk ka pasur q\u00ebllim apo arsye p\u00ebr shitjen e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs pasuri 45 mij\u00eb lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb,\u201d tha Ibi para Komisionit.<\/p>\n<p>M\u00eb tej ai shpjegoi se depoja e druve, e nd\u00ebrtuar nga babai i tij para viteve \u201990 ishte p\u00ebrdorur vet\u00ebm nga i ati dhe se nuk gjendej n\u00eb truallin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Komisioni ka evidentuar pamund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e dy depozitave bankare me vler\u00eb totale rreth 700 mij\u00eb lek\u00eb para nisjes s\u00eb detyr\u00ebs nga ana e gjyqtarit Sokol Ibi. P\u00ebr k\u00ebto depozita, gjyqtari Ibi ka deklaruar si burim t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga vet\u00ebpun\u00ebsimi n\u00eb bujq\u00ebsi dhe bursa e tij si student. Sipas relatores Pine, ka rezultuar q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn 280 mij\u00eb lek\u00eb lidhur me mund\u00ebsin\u00eb e krijimit t\u00eb k\u00ebtyre depozitave.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, gjyqtari Ibi i kund\u00ebrshtoi rezultatet e analiz\u00ebs financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 1999-2006, para se ai t\u00eb niste detyr\u00ebn si gjyqtar. Ai pohoi se t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia dhe blegtoria ishin p\u00ebrllogaritur vet\u00ebm p\u00ebr mund\u00ebsimin e shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs, nd\u00ebrsa nuk ishin p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebr blerjen e sht\u00ebpis\u00eb dhe krijimin e depozitave.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Gjyqtari Ibi theksoi se p\u00ebr periudh\u00ebn 1999-2002, t\u00eb ardhurat e tij nga vet\u00ebpun\u00ebsimi n\u00eb bujq\u00ebsi jan\u00eb p\u00ebrllogaritur 280 mij\u00eb lek\u00eb, edhe pse ato ishin m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Ai shtoi se n\u00eb vitet 2004 e 2005 nuk kishte kryer asnj\u00eb arredim ashtu si \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare. \u201cKam pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e depozitave n\u00eb vitin 2006, para se t\u00eb nisja detyr\u00ebn si gjyqtar\u201d, theksoi ai.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Trupa gjykuese e KPK ngriti dyshime lidhur me p\u00ebrdorimin e nj\u00eb autoveture tip Benz t\u00eb bler\u00eb nga babai n\u00eb vitin 2008. Pine u shpreh se i ati i subjektit nuk disponon nj\u00eb leje drejtimi dhe jan\u00eb ngritur dyshime lidhur me q\u00ebllimin e blerjes s\u00eb k\u00ebtij mjeti, pasi rezulton se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga gjyqtari Ibi. Nga analiza financiare, Komisioni ka konstatuar pamund\u00ebsi financiare t\u00eb prind\u00ebrve n\u00eb vler\u00ebn e rreth 161 mij\u00eb lek\u00ebve p\u00ebr blerjen automjetit n\u00eb fjal\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Kjo gjetje u kontestua nga gjyqtari Sokol Ibi, i cili tha se i ati e kishte bler\u00eb makin\u00ebn p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer vetes dhe n\u00ebn\u00ebs, pasi t\u00eb dy jan\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb kronik\u00eb dhe se autoambulanca nuk shkonte n\u00eb zonat rurale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">\u201cBabai e ka bler\u00eb makin\u00ebn q\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb vetes dhe n\u00ebn\u00ebs. Duke qen\u00eb se nuk kishte leje drejtimi, kur kishin nevoj\u00eb e drejtoja un\u00eb mjetin. \u00cbsht\u00eb fakt q\u00eb ata paraqiten rregullisht p\u00ebr t\u00eb kryer ekzaminime mjek\u00ebsore. Blerja e makin\u00ebs s\u00eb babait \u00ebsht\u00eb p\u00ebrllogaritur vet\u00ebm me t\u00eb ardhurat nga pensionet e prind\u00ebrve gjat\u00eb vitit 2008. Por ky mjet \u00ebsht\u00eb bler\u00eb me kursimet e viteve t\u00eb m\u00ebparshme,\u201d sqaroi gjqytari Ibi. Ai theksoi se prind\u00ebrit e tij, por se edhe ai vet\u00eb, kishin mund\u00ebsi financiare ta blinin k\u00ebt\u00eb makin\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Kreu i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs kund\u00ebrshtoi edhe gjetjen e Komisionit p\u00ebr pamund\u00ebsi financiare t\u00eb prind\u00ebrve n\u00eb vler\u00ebn -427 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite n\u00eb vitin 2011. Ai tha se, ashtu si p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs, edhe p\u00ebr krjimin e k\u00ebsaj depozite prind\u00ebrit kan\u00eb p\u00ebrdorur kursimet nd\u00ebr vite, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai pretendoi se nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb kursimet dhe shumat q\u00eb ai u ka dhuruar her\u00eb pas here prej pag\u00ebs, me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i ndihmonte.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">\u201cK\u00ebrkoj q\u00eb k\u00ebto shuma t\u00eb konsiderohen prej Komisionit si t\u00eb ardhura p\u00ebr prind\u00ebrit,\u201d tha gjyqtari Sokol Ibi.\u00a0 Ibi shtoi se prind\u00ebrit nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb kryenin deklarime t\u00eb pasuris\u00eb pasi ishte ndar\u00eb nga trungu familjar q\u00eb prej vitit 1999 dhe se kishin pasur ekonomi t\u00eb ndara. \u201cK\u00ebrkoj q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb merren parasysh t\u00eb gjitha kursimet dhe dhurimet\u201d, theksoi ai.<\/span><\/p>\n<p>Lidhur me profesionalizimin, Komisioni konstatoi mosrespektimin e afateve n\u00eb shqyrtimin e disa \u00e7\u00ebshtjeve. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk u adresuan problematika t\u00eb tjera lidhur me k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Pine tha se pran\u00eb Komisionit dhe ONM-s\u00eb kan\u00eb mb\u00ebritur 8 denoncime nga qytetar\u00ebt, nj\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve anonim. Ajo shtoi se subjekti ka dh\u00ebn\u00eb shpjegimet e tij lidhur me k\u00ebto denoncime q\u00eb do t\u00eb shqyrtohen para marrjes s\u00eb vendimit p\u00ebrfundimtar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">P\u00ebr ankes\u00ebn anonime, gjyqtari Ibi tha se, ndryshe nga sa pretendon denoncuesi, nuk ka pun\u00ebsuar n\u00eb administrat\u00ebn e gjykat\u00ebs q\u00eb drejton asnj\u00eb t\u00eb af\u00ebrm apo t\u00eb njohur. <\/span><\/p>\n<p>\u201cE kund\u00ebrshtoj duke theksuar se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb konform legjislacionit dhe procedurave p\u00ebrkat\u00ebse. Nuk kam asnj\u00eb t\u00eb njohur apo t\u00eb af\u00ebrm n\u00eb administrat\u00eb. Sekretarja gjyq\u00ebsore nuk \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar prej meje, por me urdh\u00ebr t\u00eb Ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb para se t\u00eb nisja detyr\u00ebn. Nuk kam lidhje gjinie me shoferin, edhe pse kemi t\u00eb nj\u00ebjtin mbiem\u00ebr,\u201d shpjegoi gjyqtari para trup\u00ebs gjykuese t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Gjyqtari Sokol Ibi u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr figur\u00ebn. Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK dhe KPK nuk kan\u00eb identifikuar kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme t\u00eb tij me persona me lidhje me krimin e organizuar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">\u00a0N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, gjyqtari Sokol Ibi k\u00ebrkoi konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. KPK do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 6 shtator 2019, ora 09:15.\u00a0<\/span><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi probleme me pasurin\u00eb modeste t\u00eb kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Sokol Ibi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":63222,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Sokol-Ibi-KPK-533x400.jpg","fifu_image_alt":"Kreu i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Sokol Ibi p\u00ebrballet me vetingun","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63221"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63221"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63221\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63222"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63221"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63221"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63221"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}