{"id":63229,"date":"2019-09-05T18:55:32","date_gmt":"2019-09-05T16:55:32","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63229"},"modified":"2019-09-05T18:55:32","modified_gmt":"2019-09-05T16:55:32","slug":"kursimet-e-padeklaruara-cash-dhe-fitimet-ne-emigracion-ndane-kpk-per-regleta-panajotin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kursimet-e-padeklaruara-cash-dhe-fitimet-ne-emigracion-ndane-kpk-per-regleta-panajotin\/2019\/09\/05\/","title":{"rendered":"Kursimet e padeklaruara cash dhe fitimet n\u00eb emigracion ndan\u00eb KPK p\u00ebr Regleta Panajotin"},"content":{"rendered":"<p>Shumica n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit i dha t\u00eb drejt\u00eb gjyqtares s\u00eb Tiran\u00ebs dhe kandidates p\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, Regleta Panajoti duke pranuar arsyetimet e saj mbi mosdeklarimin e gjendjes cash dhe fitimet n\u00eb emigracion. Por relatori i \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb pakic\u00eb arsyetoi se ajo duhej t\u00eb ishte shkarkuar.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_63360\" aria-describedby=\"caption-attachment-63360\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-63360\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/regleta-panajorti-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"63360\"  style=\"display:none\"><figcaption id=\"caption-attachment-63360\" class=\"wp-caption-text\">Rivler\u00ebsimi i gjyqtares Regleta Panajoti | Foto : Vladimir Karaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kandidate p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb nga an\u00ebtaret e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, gjykat\u00ebsja e Tiran\u00ebs Regleta Panajoti u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me shumic\u00eb votash m\u00eb 26 qershor.<\/p>\n<p>Shumica, kryesuesja Genta Tafa Bungo dhe an\u00ebtarja Valbona Sanxhaktari arsyetuan se Panajoti kishte burime t\u00eb ligjshme t\u00eb pasuris\u00eb, ishte e aft\u00eb profesionalisht dhe e past\u00ebr n\u00eb kriterin e figur\u00ebs. Nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pik\u00ebpyetjesh q\u00eb u ngrit\u00ebn gjat\u00eb relatimit n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore u vler\u00ebsuan prej shumic\u00ebs si jo t\u00eb mjafueshme p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar n\u00eb shkarkim. \u201cKomisioni \u00e7mon se parregullsit\u00eb formale, t\u00eb konstatuara n\u00eb deklarime apo dukja e munges\u00ebs s\u00eb t\u00eb ardhurave n\u00eb momente t\u00eb caktuara p\u00ebrgjat\u00eb deklarimeve t\u00eb pasuris\u00eb nd\u00ebr vite, nuk ka pasur p\u00ebr q\u00ebllim fshehjen apo paraqitjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb\u201d, shprehet shumica n\u00eb vendimin e zbardhur s\u00ebfundmi.<\/p>\n<p>Por relatori i \u00e7\u00ebshtjes Lulzim Hamitaj n\u00eb pakic\u00eb arsyetoi se gjyqtarja duhej t\u00eb ishte shkarkuar p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Duke iu referuar vendimeve t\u00eb marra nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, p\u00ebrfshi ato p\u00ebr ish-gjykat\u00ebsit e Gjykat\u00ebs Kushtetuese Altina Xhoxhaj, Gani Dizdari dhe Fatos Lulo, Hamitaj arsyeton se \u00a0Panajoti \u201cKa pasur munges\u00eb n\u00eb vler\u00ebn prej 3.8 milion\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme financiare\u201d.<\/p>\n<p>Vendimi i zbardhur tregon se trupa \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb kryesisht mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb konsiderohej mosdeklarimi i gjendjes cash p\u00ebr disa vite. \u201cMosdeklarimi i gjendjes cash n\u00eb banes\u00eb nuk mund t\u00eb provoj\u00eb me sakt\u00ebsi se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarim apo me munges\u00eb burimesh financiare t\u00eb ligjshme\u201d, arsyeton shumica. P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtij arsyetimi an\u00ebtari i KPK Hamitaj shprehet se \u00a0Panajoti \u201cnuk ka p\u00ebrmbushur detyrimin ligjor\u201d p\u00ebr t\u00eb deklaruar gjendjen cash dhe se kjo e b\u00ebnte deklarimin e saj t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Regleta Panajoti e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2000 dhe punon prej gati dy dekadash n\u00eb gjykat\u00ebn e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Ajo ka kandiduar n\u00eb dy thirrje t\u00eb hapura p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar vendet vakante t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Kandidatura e saj wshtw miratuar edhe nga K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>Parat\u00eb e fituara n\u00eb emigracion<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb tre an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord p\u00ebr vler\u00ebsimin e Panajotit n\u00eb dy prej kritereve. Sipas tyre ajo ishte e aft\u00eb profesionalisht dhe nj\u00eb problem n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter ishte sqaruar. Po ashtu KPK nuk ngriti dyshime sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb KPK u ndan n\u00eb arsyetimin mbi pasurin\u00eb e gjyqtares. Problemet p\u00ebr Panajotin nis\u00ebn me mund\u00ebsit\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb dokumentuar parat\u00eb e fituara nga ajo dhe bashk\u00ebshorti n\u00eb emigracion. Panajotit i kaloi barra e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb dokumentuar nj\u00eb shum\u00eb prej 3.5 milion lek\u00ebsh t\u00eb deklaruar si e ardhur nga puna n\u00eb emigrim.<\/p>\n<p>Panajoti si\u00e7 del nga vendimi i zbardhur u p\u00ebrpoq t\u00eb faktonte udh\u00ebtimet e saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb Greqi, q\u00ebndrimin e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, pasjen e siguracioneve p\u00ebr t\u00eb pak\u00ebt nj\u00eb prej viteve dhe po ashtu emra konkret\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsish q\u00eb kishin nd\u00ebrruar jet\u00eb dhe ato t\u00eb nj\u00eb kompanie peshkimi t\u00eb falimentuar n\u00eb vitin 2004.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se Panajoti ka pretenduar nd\u00ebr t\u00eb tjera pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb dokumentacion, ajo pretendoi se vet\u00eb shteti Grek e kishte pasur p\u00ebr vite me rradh\u00eb t\u00eb parregulluar emigracionin me q\u00ebllim pun\u00ebsimi. Ajo megjithat\u00eb provoi pages\u00ebn e sigurimeve p\u00ebr 2 prej viteve t\u00eb q\u00ebndrimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera Panajoti argumentoi se edhe dit\u00ebt e hyrje daljeve t\u00eb sh\u00ebnuara n\u00eb pasaportat e saj dhe bashk\u00ebshortit, n\u00eb t\u00eb cilat rezultonin q\u00ebndrime me pak dit\u00eb, nuk ishin provuese, pasi duke qen\u00eb bashk\u00ebshorti minoritar ata kishin p\u00ebrdorur edhe dokumente t\u00eb tjera udh\u00ebtimi.<\/p>\n<p>Ajo paraqiti si prov\u00eb nj\u00eb llogari bankare t\u00eb hapur n\u00eb vitin 1998 dhe l\u00ebvizjet e parave nga kjo llogari. Shumica n\u00eb KPK e ka pranuar pamund\u00ebsin\u00eb e Panajotit p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb dokumente p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs dhe problemeve q\u00eb hasnin emigrant\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu shumica e konsideron faktin q\u00eb kjo shum\u00eb ishte deklaruar q\u00eb n\u00eb vitin 2003 me k\u00ebt\u00eb burim si nj\u00eb prov\u00eb n\u00eb favor t\u00eb subjektit. \u201cP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, k\u00ebto t\u00eb ardhura kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb depozituara n\u00eb sistemin bankar q\u00eb n\u00eb vitin 1998, duke shuar \u00e7do dyshim p\u00ebr abuzim\u201d, shprehet shumica.<\/p>\n<p>Shumica ka cil\u00ebsuar leht\u00ebsues edhe faktin q\u00eb t\u00eb ardhurat pjes\u00ebrisht ishin krijuar nga bashk\u00ebshorti para se t\u00eb lidhej martesa dhe shumica e tyre i p\u00ebrkisnin nj\u00eb kohe para se Panajoti t\u00eb em\u00ebrohej gjyqtare.<\/p>\n<p>Dy an\u00ebtaret n\u00eb shumic\u00eb po ashtu cil\u00ebsojn\u00eb si t\u00eb mjaftueshme p\u00ebrpjekjen e Panajotit p\u00ebr t\u00eb provuar pun\u00ebsimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj n\u00eb Greqi. Sipas shumic\u00ebs edhe pse provat ishin indirekte ato tregoni se \u201csubjekti ka punuar n\u00eb shtetin grek n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ligjshme, dhe p\u00ebr pasoj\u00eb, edhe n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin e koh\u00ebs t\u00eb atij shteti\u201d.<\/p>\n<p>Por relatori Hamitaj duke p\u00ebrdorur n\u00eb disa raste edhe vet\u00eb argumentet e Panajotit ka arsyetuar se deklarimi i saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb ishte i pamjaftuesh\u00ebm. Ai shprehet n\u00eb mendimin e pakic\u00ebs se gjyqtarja ka sjell\u00eb dhe ka provuar vet\u00ebm faktin q\u00eb ajo dhe bashk\u00ebshorti kishin udh\u00ebtuar n\u00eb Greqi disa her\u00eb dhe kishin disa hyrje dalje, por jo at\u00eb t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tyre atje.<\/p>\n<p>Hamitaj arsyeton se nga k\u00ebto dokumente nuk rezultojn\u00eb periudha t\u00eb gjata q\u00ebndrimi n\u00eb Greqi. \u201cSipas dokumentit t\u00eb udh\u00ebtimit t\u00eb t\u00eb dy bashk\u00ebshort\u00ebve rezultojn\u00eb hyrje-dalje n\u00eb shtetin grek n\u00eb afate tep\u00ebr t\u00eb shkurtra q\u00eb fillojn\u00eb nga dy dit\u00eb\u201d, shprehet Hamitaj. Ai pranon se n\u00eb k\u00ebto dokumente nuk mund t\u00eb v\u00ebrehen l\u00ebvizjet e plota, por po ashtu shprehet se ato nuk provojn\u00eb pun\u00ebn e kryer dhe as burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>Duke iu referuar vemdimeve t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit Hamitaj arsyeton se edhe n\u00ebse pranohej indirekt pun\u00ebsimi i \u00e7iftit n\u00eb Greqi \u201cp\u00ebrs\u00ebri k\u00ebto t\u00eb ardhura do t\u00eb mbeteshin jo t\u00eb ligjshme, n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e parashikimeve kushtetuese, ligjore dhe t\u00eb orientimit jurisprudencial, t\u00eb konfirmuar dhe t\u00eb konsoliduar nga disa vendime t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit\u201d.<\/p>\n<p>Hamitaj thot\u00eb se Kolegji ka sanksionuar se q\u00eb remitancat t\u00eb vler\u00ebsohen nevojitet q\u00eb ato t\u00eb provohen se \u201cjan\u00eb d\u00ebrgesa vlerash monetare t\u00eb emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb vendin e origjin\u00ebs, t\u00eb cilat jan\u00eb realizuar nga burime t\u00eb ligjshme dhe p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimet p\u00ebrkat\u00ebse tatimore n\u00eb vendin e krijimit \u2026\u201d<\/p>\n<p>Sipas tij \u201cmungesa e pagimit t\u00eb tatimeve dhe kontributeve p\u00ebr periudh\u00ebn q\u00eb kan\u00eb punuar n\u00eb Greqi, \u00ebsht\u00eb pohuar e deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur nga vet\u00eb subjekti\u201d.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrdorur argumentet e Panajotit p\u00ebr q\u00ebndrim legal n\u00eb Greqi, Hamitaj arsyeton se nuk ka gjurm\u00eb t\u00eb trasferimit t\u00eb parave dhe nuk ka llogari bankare n\u00eb territorin grek. \u201cDuhet evidentuar fakti q\u00eb mund\u00ebsia konkrete p\u00ebr t\u00eb punuar me rregulla dhe me kontribute t\u00eb paguara, nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi legjislativ dhe administrativ, ka qen\u00eb e realizueshme dhe n\u00eb dispozicion t\u00eb familjes Panajoti\u201d, arsyeton ai duke iu referuar faktit q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vit familja kishte qen\u00eb e rregjistruar n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb pune n\u00eb Greqi dhe i ishin paguar kontributet.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim ai e cil\u00ebson si t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm deklarimin e Panajotrit p\u00ebr shum\u00ebn 3.5 milion lek\u00eb q\u00eb llogaritej si burim p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimi mbi deklarimin e shumave cash<\/strong><\/p>\n<p>Nga vendimi i zbardhur rezulton se ishin dy momente q\u00eb KPK ishte p\u00ebrballur me mosdeklarim t\u00eb gjendjes cash nga Panajoti, i pari n\u00eb vitin 2006 dhe i dyti n\u00eb vitin 2015. N\u00eb vendim vihet n\u00eb dukje se gjyqtarja nuk kishte deklaruar gjendjen cash n\u00eb vitin 2006 dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk provonte me dokumentacion burimin e nj\u00eb shume prej 870 mij\u00eb lek\u00ebsh, e cila ishte p\u00ebrdorur n\u00eb vitin 2007 p\u00ebr nj\u00eb depozit\u00eb bankare.<\/p>\n<p>Si shumica edhe pakica bien dakord se \u201cPavar\u00ebsisht t\u00eb ardhurave t\u00eb konsiderueshme t\u00eb krijuara nga subjekti dhe bashk\u00ebshorti i tij, t\u00eb dokumentuara, nuk ka nj\u00eb element provues t\u00eb kursimeve gjendje cash n\u00eb banes\u00eb nga viti 2006\u201d.<\/p>\n<p>Por shumica arsyeton se \u00a0\u201cN\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb analiz\u00ebs, Komisioni \u00e7mon se pavar\u00ebsisht mund\u00ebsis\u00eb reale q\u00eb subjekti ka pasur p\u00ebr realizimin e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave, mosdeklarimi i gjendjes cash n\u00eb banes\u00eb nuk mund t\u00eb provoj\u00eb me sakt\u00ebsi se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarim apo me munges\u00eb burimesh financiare t\u00eb ligjshme\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu shumica justifikon mosdeklarimin e gjendjes cash duke e cil\u00ebsuar at\u00eb t\u00eb paq\u00ebllimt\u00eb dhe keqkuptim t\u00eb ligjit. Sipas shumic\u00ebs Panajoti ka pasur mund\u00ebsi financiare (t\u00eb ardhurat dy deri tre her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta) p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie dhe se \u201cnuk ka pasur q\u00ebllimin dhe dashjen p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb, deklarim t\u00eb rrem\u00eb apo fshehje pasurie\u201d.<\/p>\n<p>Shumica thot\u00eb se doli n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim edhe prej faktit se parat\u00eb ishin \u201cdepozituar n\u00eb bank\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit dhe nuk u konstatuan veprime t\u00eb q\u00ebllimshme nga ana e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe personave t\u00eb lidhur me t\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm arsyetohet edhe p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb prej 2 mij\u00eb eurosh prej shitjes s\u00eb nj\u00eb makine n\u00eb vitin 2015. Shumica ka pranuar se kjo shum\u00eb mund t\u00eb ishte trasferuar si kursim cash duke hamend\u00ebsuar mbi mund\u00ebsit\u00eb e Panajotit dhe bashk\u00ebshortit p\u00ebr t\u00eb kursyer.<\/p>\n<p>\u201cNga vler\u00ebsimi i dokumentacionit ka rezultuar se subjekti i rivler\u00ebsimit v\u00ebrtet nuk ka deklaruar gjendjen cash n\u00eb banes\u00eb deri n\u00eb vitet 2015, por se t\u00eb ardhurat e tyre t\u00eb ligjshme kan\u00eb qen\u00eb realisht dy deri n\u00eb tri her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se shpenzimet e deklaruara\u201d, arsyeton shumica.<\/p>\n<p>N\u00eb fund ajo i ka konsideruar t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme mosdeklarimet e gjendjes cash, duke arsyetuar se nuk kishin \u201cpesh\u00eb specifike\u201d n\u00eb raport me faktet e tjera.<\/p>\n<p>Por Hamitaj arsyeton t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Ai thot\u00eb se pesha specifike e mosedeklarimeve ishte m\u00eb e madhe n\u00ebse konsiderohej s\u00ebbashku me t\u00eb edhe shuma prej 3.5 milion lek\u00ebsh t\u00eb ardhura nga emigracioni q\u00eb sipas tij nuk mund t\u00eb provoheshin dhe q\u00eb sipas tij e \u00e7onin n\u00eb\u00a0 4.6 milion lek\u00eb shum\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk kishte burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Hamitaj arsyeton se mosdeklarimi i kursimeve cash dhe pranimi i k\u00ebtij mosdeklarimi nga Panajoti nuk \u201cnuk e mund\u00ebson konsiderimin e k\u00ebtyre shumave hipotetike cash si burim t\u00eb depozitimit n\u00eb fjal\u00eb, pasi ky fakt nuk \u00ebsht\u00eb i provuar edhe pse ka ekzistuar mund\u00ebsia e kursimit t\u00eb k\u00ebsaj shume\u201d.<\/p>\n<p>Duke arsyetuar p\u00ebr mosdeklarimin e shum\u00ebs prej 2 mij\u00eb eurosh n\u00eb vitin 2015 Hamitaj arsyeton se nuk ishte dakord me q\u00ebndrimin e shumic\u00ebs pasi \u201cnuk \u00ebsht\u00eb e provuar q\u00eb shuma e p\u00ebrfituar nga kjo shitje t\u00eb mos jet\u00eb shpenzuar brenda atij viti\u201d.<\/p>\n<p>Hamitaj po ashtu kund\u00ebrshton pretendimet e Panajotit se \u201cnuk ka ekzistuar ky detyrim ligjor p\u00ebr subjektet e deklarimit deri n\u00eb vitin 2014\u201d. \u00a0Pakica shprehet se detyrimi p\u00ebr deklarimin e gjendjes cash ka qen\u00eb n\u00eb ligj q\u00eb prej vitit 2003. Duke marr\u00eb si refer\u00ebnc\u00eb ligjin dhe nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb ILDKPKI-s\u00eb Hamitaj thot\u00eb se ndryshimi p\u00ebr t\u00eb cilin flet Panajoti kishte t\u00eb b\u00ebnte vet\u00ebm me sasin\u00eb e parave q\u00eb mund t\u00eb mbaheshin cash dhe kufizimin e tyre n\u00eb 1.5 milon.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrdorur si argument pohimet e Panajotit se ligji p\u00ebr gjendjen cash kishte ndryshuar n\u00eb vitin 2014 Hamitaj v\u00eb n\u00eb dukje se \u201crezulton se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk e ka kryer deklarimin e gjendjes cash n\u00eb vler\u00ebn 2.000 euro, as n\u00eb vitin 2015\u201d.<\/p>\n<p><strong>Problemet mbi nj\u00eb kontrat\u00eb shitjeje<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe nga shumica Hamitaj ka cil\u00ebsuar shkarkuese edhe deklarimet e Panajotit sa i p\u00ebrket nj\u00eb kontrate shitje trualli n\u00eb Korr\u00e7\u00eb. Hamitaj ngre dyshime se kemi t\u00eb b\u00ebjme me deklarim t\u00eb pasakt\u00eb ose \u201cnj\u00eb kontrate fiktive\u201d. \u00a0Trupa gjykuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb duket se p\u00ebrplaset edhe sa i p\u00ebrket leximit t\u00eb fakteve q\u00eb ka pasur n\u00eb dispozicion.<\/p>\n<p>Hamitaj v\u00eb n\u00eb dukje se trualli 634 metra ishte deklaruar i shitur n\u00eb deklarat\u00ebn veting p\u00ebr 1.7 milion lek\u00eb, por nga kontrata e majit 2003 (P\u00ebr shitje n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb ardhme) dhe kontrata e shitjes e vitit 2004 rezulton se pasuria ishte shitur p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>\u201cKa rezultuar se pjesa takuese e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, nga t\u00eb ardhurat\/\u00e7mimi q\u00eb korrespondon me pron\u00ebsin\u00eb e saj t\u00eb shitur me sip. 634 m2, \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 533.000 lek\u00eb (634 m2 x 84038 lek\u00eb\/ m2), dhe jo 1.775.200 lek\u00eb, sa e ka deklaruar subjekti n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d, shprehet Hamitaj.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe shumica duket se ka n\u00eb dor\u00eb dy kontrata t\u00eb tjera. Sipas shumic\u00ebs \u00e7mimi n\u00eb kontrat\u00ebn e vitit 2003 \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb q\u00eb ka deklaruar Panajoti n\u00eb deklarimet periodike dhe n\u00eb deklarat\u00ebn veting. \u00a0\u201cN\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni vler\u00ebson se subjekti ka deklaruar si \u00e7mim shitjeje at\u00eb t\u00eb kontrat\u00ebs fillestare p\u00ebr shitje n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb ardhme, nd\u00ebrkoh\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar edhe nj\u00eb kontrat\u00eb tjet\u00ebr, ku subjekti i rivler\u00ebsimit ka qen\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuar me prokur\u00eb ku \u00e7mimi \u00ebsht\u00eb ndryshuar nga pal\u00ebt prezente\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e shumic\u00ebs.<\/p>\n<p>Hamitaj thot\u00eb se vet\u00eb Panajoti ka pranuar mosp\u00ebrputhjen dhe ka pranuar se \u00e7mimi real ishte m\u00eb i lart\u00eb dhe se kontrata ishte me \u00e7mim fiktiv \u201cp\u00ebr t\u00eb evituar pages\u00ebn e taksave dhe mbi k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb ka paraqitur edhe deklarata noteriale\u201d.<\/p>\n<p>Ai po ashtu thot\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast deklarimet e \u00a0Panajotit bien ndesh me p\u00ebrmbajtjen e kontrat\u00ebs dhe se \u201ckontrata fiktive, nuk mund ta legjitimoj\u00eb shum\u00ebn e p\u00ebrfituar, p\u00ebrtej asaj p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb paguar detyrimet tatimore\u201d.<\/p>\n<p>Ai faj\u00ebson gjyqtaren se \u201cn\u00ebp\u00ebrmjet n\u00ebnshkrimit t\u00eb nj\u00eb kontrate m\u00eb nj\u00eb \u00e7mim m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se sa ai real, ka pranuar, ndihmuar dhe mund\u00ebsuar shmangien e pages\u00ebs s\u00eb plot\u00eb t\u00eb detyrimeve tatimeve, mbi shum\u00ebn e p\u00ebrfituar nga shitja n\u00eb fjal\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Hamitaj thot\u00eb se arsyetimi i Panajotit se nuk kishte qen\u00eb \u00a0n\u00eb dijeni t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb pasqyruar n\u00eb aktin noterial, pasi kontrata p\u00ebrfundimtare nuk ishte n\u00ebnshkruar prej saj, nuk q\u00ebndronte, pasi kishte qen\u00eb vet\u00eb gjyqtarja q\u00eb kishte firmosur kontrat\u00ebn e vitit 2003 n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ishte p\u00ebrcaktuar \u00e7mimi e shitblerjes.<\/p>\n<p>\u201cNga nj\u00ebra an\u00eb, duhet theksuar se ka qen\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb kontrat\u00ebn e dat\u00ebs 17.5.2003, e n\u00ebnshkruar nga subjekti, q\u00eb \u00ebsht\u00eb caktuar \u00e7mimi e shitblerjes, i cili nuk ka ndryshuar m\u00eb pas, por \u00ebsht\u00eb konfirmuar edhe nga kontrata e dyt\u00eb e dat\u00ebs 11.3.2004\u201d, thot\u00eb Hamitaj.<\/p>\n<p>Por shumica duke iu referuar t\u00eb nj\u00ebjtave dokumente del n\u00eb p\u00ebrfundim tjet\u00ebr. Ajo merr t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb faktin q\u00eb ka nj\u00eb \u201cfiktivitet p\u00ebr t\u00eb evituar pages\u00ebn e taksave\u201d, por arsyeton se vet\u00eb subjekti nuk kishte qen\u00eb n\u00eb dijeni. Sipas shumic\u00ebs kontrata e vitit 2003 ku Panajoti ishte e pranishme nuk ishte e nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb vitit 2004.<\/p>\n<p>\u201cDuke analizuar veprimet n\u00eb lidhje me fiktivitetin e \u00e7mimit n\u00eb kontrat\u00ebn e vitit 2004, rezulton se ajo nuk ka qen\u00eb prezente n\u00eb n\u00ebnshkrimin e k\u00ebsaj kontrate dhe rrjedhimisht nuk mund t\u00eb ngarkohet me p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr shmangien fiskale q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb kryer bashk\u00ebpronar\u00ebt\u201d, arsyeton shumica.<\/p>\n<p>Sipas saj \u201csubjekti ka deklaruar si \u00e7mim shitjeje at\u00eb t\u00eb kontrat\u00ebs fillestare p\u00ebr shitje n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb ardhme\u201d dhe \u00e7mimi \u00ebsht\u00eb ndryshuar n\u00eb kontrat\u00ebn e dyt\u00eb ku subjekti i rivler\u00ebsimit ka qen\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuar me procure.<\/p>\n<p>\u201cNga t\u00eb gjitha rrethanat faktike dhe nga hetimi administrativ, Komisioni vler\u00ebson se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka qen\u00eb n\u00eb dijeni, dhe rrjedhimisht, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb elementit t\u00eb an\u00ebs subjektive, ky ndryshim i \u00e7mimit nga nj\u00eb kontrat\u00eb e m\u00ebpasshme nuk mund t\u00eb konsiderohet si sjellje relevante p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit nr. 84\/2016\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e shumic\u00ebs.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shumica n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit i dha t\u00eb drejt\u00eb gjyqtares s\u00eb Tiran\u00ebs dhe kandidates p\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, Regleta Panajoti duke pranuar arsyetimet e saj mbi mosdeklarimin e gjendjes cash dhe fitimet n\u00eb emigracion. Por relatori i \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb pakic\u00eb arsyetoi se ajo duhej t\u00eb ishte shkarkuar.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":63230,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/regleta-panajorti-533x400.jpg","fifu_image_alt":"Kursimet e padeklaruara cash dhe fitimet n\u00eb emigracion ndan\u00eb KPK p\u00ebr Regleta Panajotin","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63229"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63229"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63229\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63230"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63229"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63229"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63229"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}