{"id":63241,"date":"2019-09-10T21:41:49","date_gmt":"2019-09-10T19:41:49","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63241"},"modified":"2019-09-10T21:41:49","modified_gmt":"2019-09-10T19:41:49","slug":"shit-blerjet-e-pronave-te-patundshme-rrezikojne-karrieren-e-gjyqtarit-pernoca","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/shit-blerjet-e-pronave-te-patundshme-rrezikojne-karrieren-e-gjyqtarit-pernoca\/2019\/09\/10\/","title":{"rendered":"Shit-blerjet e pronave t\u00eb patundshme rrezikojn\u00eb karrier\u00ebn e gjyqtarit P\u00ebrnoca"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime p\u00ebr \u201ckontrata\u201d fiktive n\u00eb blerjen dhe m\u00eb pas shitjen me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb pronave n\u00eb disa raste, por gjyqtari i Apelit t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda tha se \u201ckishte gabime dhe lapsuse\u201d dhe k\u00ebrkoi konfirmimin.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_64684\" aria-describedby=\"caption-attachment-64684\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjovalin-Pernocaaa.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-64684\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjovalin-Pernocaaa-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"64684\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-64684\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Gjovalin Pernoca pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: E.Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>N\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb maraton\u00eb q\u00eb zgjati gjasht\u00eb or\u00eb, gjyqtari i Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Gjovalin P\u00ebrnoca u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me nj\u00eb seri dyshimesh mbi pasurin\u00eb. Trupa gjykuese p\u00ebrb\u00ebhej nga Xhensila Pine kryesuese, Olsi Komici relator dhe Suela Zhegu an\u00ebtare. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Gjovalin P\u00ebrnoca e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si ndihm\u00ebs-prokuror dhe prokuror n\u00eb Kuk\u00ebs e n\u00eb Mirdit\u00eb. N\u00eb vitin 2003, ai \u00ebsht\u00eb zgjedhur gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e ushtron tashm\u00eb prej 15 vitesh.<\/p>\n<p>P\u00ebrnoca u p\u00ebrball p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore me KPK-n\u00eb, pasi m\u00eb 30 korrik ai k\u00ebrkoi m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar 7 prova, q\u00eb ai i cil\u00ebsoi vendimtare p\u00ebr procesin. Por seanca e s\u00eb mart\u00ebs la pas s\u00ebrish probleme me pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Relatori Olsi Komici tha n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se gjyqtari i Apelit t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda kishte marr\u00eb nj\u00eb raport negativ nga ILDKPKI, i cili konstatonte deklarime t\u00eb pasakta dhe munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr pasurin\u00eb. Gjetjet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit shkuan n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb me raportin e ILDKPKI-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 108.4 m2 me vler\u00eb 49 860 m2 n\u00eb katin e gjasht\u00eb t\u00eb nj\u00eb pallati dhe dy garazhe nga 19 m2 t\u00eb ndodhura n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me biznesmenin S.G., Komici identifikoi disa probleme. Sipas Komisionit, P\u00ebrnoca kishte deklaruar si burim t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie pages\u00ebn e kryer nga S.G. n\u00eb form\u00eb huaje. Komici u shpreh se P\u00ebrnoca ka deklaruar se jeton n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament q\u00eb prej vitit 2008 dhe S.G. ka hequr dor\u00eb m\u00eb pas nga pron\u00ebsia, pasi i ka shlyer shum\u00ebn q\u00eb ai kishte paguar fillimisht.<\/p>\n<p>Relatori deklaroi se me apartamentin ishin kryer disa transaksione derisa p\u00ebrfundoi n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e P\u00ebrnoc\u00ebs. Ai shtoi gjithashtu se \u00e7mimi i blerjes s\u00eb k\u00ebtij apartamenti \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt nga ai i referenc\u00ebs dhe se ka mosp\u00ebrputhje t\u00eb sip\u00ebrfaqes n\u00eb kat\u00ebr dokumente t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti \u00ebsht\u00eb pyetur lidhur me njohjen q\u00eb ka pasur me biznesmenin S.G., p\u00ebr t\u00eb cilin ka sqaruar se e ka takuar q\u00eb prej vitit 2001 nga miq t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Duket se subjekti nuk ka deklaruar trajtimin preferencial dhe pritjen p\u00ebr shlyerjen,\u201d tha n\u00eb seanc\u00eb relatori Komici.<\/p>\n<p>KPK ngriti dyshime p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Golem n\u00eb vler\u00ebn 1.9 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2005, e shitur gjasht\u00eb muaj m\u00eb pas me dyfishin e vler\u00ebs; n\u00eb 3.4 milion\u00eb lek\u00eb. KPK ka gjetur se edhe personi q\u00eb e kishte bler\u00eb nga P\u00ebrnoca, e kishte shitur s\u00ebrish k\u00ebt\u00eb apartament n\u00eb vler\u00ebn 1.95 milion\u00eb lek\u00ebve. Sipas Komisionit, P\u00ebrnoca ka shpjeguar se e ka shitur m\u00eb shtrenjt\u00eb pasi ka kryer punime dhe vlera e sht\u00ebpis\u00eb ishte rritur dhe se nuk e di p\u00ebrse bler\u00ebsi e ka rishitur n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. Komisioni ngre dyshimet p\u00ebr veprime fiktive t\u00eb blerjes dhe shitjes s\u00eb apartamentit n\u00eb Golem.<\/p>\n<p>Subjekti rezultoi gjithashtu t\u00eb kishte bler\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 105 m2 dhe nd\u00ebrtes\u00eb prej 75 m2 n\u00eb 1998 n\u00eb vler\u00ebn rreth 3.1 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn \u201dNiko Avrami\u201d n\u00eb Tiran\u00eb. Burimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri \u00ebsht\u00eb deklaruar t\u00eb jet\u00eb shitja e sht\u00ebpive n\u00eb Shkod\u00ebr dhe Rr\u00ebshen, t\u00eb dyja t\u00eb p\u00ebrfituara nga privatizimi. Komisioni konstatoi se ka mosp\u00ebrputhje t\u00eb deklaratave p\u00ebr \u00e7mimin dhe sip\u00ebrfaqen e nd\u00ebrtimit, pasi banesa nuk e ka sip\u00ebrfaqen 75 m2, por gati dyfishin n\u00eb 158 m2.<\/p>\n<p>Sipas Komicit, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi ka mosp\u00ebrputhje pasi \u00ebsht\u00eb deklaruar si banes\u00eb 2+1, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb kontrat\u00eb rezulton godin\u00eb trekat\u00ebshe dhe me truall. Gjithashtu, u identifikua edhe mospasqyrimi i kryerjes s\u00eb nd\u00ebrtimit pa leje t\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe 11.8 m2 dhe i papafingos me sip\u00ebrfaqe 57 m2 n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e pjes\u00ebs s\u00eb babait n\u00eb vitin 1998.\u00a0 Relatori Komici tha se subjekti nuk kishte mund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e sht\u00ebpis\u00eb dhe t\u00eb truallit n\u00eb Tiran\u00eb dhe se vlera e p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb Rr\u00ebshen nuk \u00ebsht\u00eb llogaritur si burim i ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Po ashtu, Komisioni ngriti dyshime edhe lidhur me p\u00ebrfitimin e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit, po si i pastreh\u00eb, n\u00eb n\u00ebntor 1997 n\u00eb vler\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKy apartament \u00ebsht\u00eb shitur vet\u00ebm 5 dit\u00eb m\u00eb von\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 30 mij\u00eb USD,\u201d theksoi relatori Komici i cili shtoi se subjekti nuk ka dokumentuar pages\u00ebn e tatimit t\u00eb fitimit. Shpjegimet e P\u00ebrnoc\u00ebs se ai ia kishte shitur banes\u00ebn e tij nj\u00eb firme italiane nuk ka qen\u00eb shum\u00eb bind\u00ebs p\u00ebr Komisionin, q\u00eb konstaton se gjyqtari kishte pasur detyrim t\u00eb paguante 3% tatime.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Komisioni ngriti dyshime p\u00ebr veprime fiktive lidhur me blerjen e nj\u00eb autoveture tip \u201cKIA\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe blerja e nj\u00eb makine nga ana e bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit u dyshua p\u00ebr \u00e7mim t\u00eb ul\u00ebt. <\/span><\/p>\n<p>KPK ngriti pik\u00ebpyetje edhe p\u00ebr \u00e7mimin e blerjes s\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe pyjore 1000 m2 n\u00eb zon\u00ebn e Sh\u00ebngjinit nga bashk\u00ebshortja e gjyqtarit P\u00ebrnoca n\u00eb shum\u00ebn 186 mij\u00eb lek\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb cilin kan\u00eb deklaruar si burim pagat. Komici tha se pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, subjekti ka depozituar nj\u00eb kontrat\u00eb tjet\u00ebr me t\u00eb nj\u00ebjtin \u00e7mim. Blerja dhe m\u00eb pas shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Sarand\u00eb me vler\u00eb 20 mij\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb u komentua gjithashtu n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb veprimeve fiktive, pavar\u00ebsisht se gjyqtari Gjovalin P\u00ebrnoca deklaroi se \u201cvlera ishte rritur si pasoj\u00eb e investimeve\u201d.<\/p>\n<p>Lidhur me likujditetet, Komisioni ka konstatuar mosdeklarimin e hapjes s\u00eb nj\u00eb depozite n\u00eb vler\u00ebn 35 mij\u00eb USD nga bashk\u00ebshorjta e P\u00ebrnoc\u00ebs n\u00eb vitin 2003 dhe mbylljen n\u00eb janar t\u00eb vitit 2004. \u201cSubjekti pranon hapjen e k\u00ebsaj llogarie dhe shpjegon se kan\u00eb qen\u00eb para t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb bashk\u00ebshortes q\u00eb jeton n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe,\u201d pohoi relatori Komici.<\/p>\n<p>Gjyqtari Gjovalin P\u00ebrnoca kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb n\u00eb lidhje me pasurin\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb faj\u00ebsoi institucionet p\u00ebr mosp\u00ebrputhjet e konstatuara. Ai shtoi gjithashtu se sipas nj\u00eb eksperti financiar, bilanci i del pozitiv dhe se ka pasur burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e bler\u00eb n\u00eb Golem p\u00ebr 1.9 milion\u00eb lek\u00eb dhe t\u00eb shitur p\u00ebr 3.4 milion\u00eb, P\u00ebrnoca tha se vlera ishte rritur p\u00ebr shkak t\u00eb investimeve t\u00eb kryera.<\/p>\n<p>\u201cE pajis\u00ebm dhe e zbukuruam e rikonstruktuam. Vendos\u00ebm mobilje t\u00eb vjetra italiane. Nuk e bleva p\u00ebr ta shitur, e punuam me dashuri,\u201d pohoi gjyqtari P\u00ebrnoca, i cili shpjegoi m\u00eb tej se kishte pes\u00eb vite q\u00eb i kishte k\u00ebrkuar dikujt n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb t\u2019i gjente ndonj\u00eb apartament dhe ndaj ishte detyruar t\u00eb shiste sht\u00ebpin\u00eb e Golemit.<\/p>\n<p>Subjekti pranoi pasakt\u00ebsit\u00eb dhe mosp\u00ebrputhjet e konstatuara lidhur me deklarimin e sht\u00ebpis\u00eb dhe truallit n\u00eb rrug\u00ebn \u201cNiko Avrami\u201d n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se n\u00eb 2003 i kam r\u00ebn\u00eb shkurt, se nuk kishim eksperienc\u00eb. Duhej ta citoja si ishte n\u00eb kontrat\u00eb. Nuk e quaj mosp\u00ebrputhje, por deklarim jo t\u00eb detajuar,\u201d tha gjyqtari n\u00eb lidhje me deklarimin e thuajse gjysm\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi i ONM-s\u00eb, Theo Jacobs, duke ju referuar dy rasteve t\u00eb blerjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb nga nj\u00eb biznesmen dhe shit-blerjes me dyfishin e \u00e7mimit n\u00eb Golem pyeti se si persona t\u00eb till\u00eb mund t\u00eb rrezikonin veten p\u00ebr gjyqtarin P\u00ebrnoca. Subjekti u p\u00ebrgjigj se kishte qen\u00eb me fat n\u00eb dy raste dhe se nuk ndjehej n\u00eb borxh me njer\u00ebzit q\u00eb e ndihmonin.<\/p>\n<p>Gjyqtari P\u00ebrnoca u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>\u201cNdihem krenar p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin. Tek pasuria kam gabime e lapsuse, por nuk kam fshehje. Mendoj se jam m\u00eb i dobish\u00ebm se sa i d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb dhe se do e meritoja emrin gjyqtar,\u201d p\u00ebrfundoi P\u00ebrnoca.<\/p>\n<p>KPK do t\u00eb shpall\u00eb vendimin me dat\u00eb 13 shtator, ora 10:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime p\u00ebr \u201ckontrata\u201d fiktive n\u00eb blerjen dhe m\u00eb pas shitjen me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb pronave n\u00eb disa raste, por gjyqtari i Apelit t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda tha se \u201ckishte gabime dhe lapsuse\u201d dhe k\u00ebrkoi konfirmimin.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":63242,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjovalin-Pernocaaa-533x400.jpg","fifu_image_alt":"Shit-blerjet e pronave t\u00eb patundshme rrezikojn\u00eb karrier\u00ebn e gjyqtarit P\u00ebrnoca","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63241"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63241"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63241\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63242"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63241"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63241"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63241"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}