{"id":63253,"date":"2019-09-18T20:50:35","date_gmt":"2019-09-18T18:50:35","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63253"},"modified":"2019-09-18T20:50:35","modified_gmt":"2019-09-18T18:50:35","slug":"komisioneri-publik-kerkon-shkarkimin-e-kandidates-per-gjykaten-kushtetuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-publik-kerkon-shkarkimin-e-kandidates-per-gjykaten-kushtetuese\/2019\/09\/18\/","title":{"rendered":"Komisioneri Publik k\u00ebrkon shkarkimin e kandidates p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik kund\u00ebrshton vendimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtares Regleta Panajoti, nd\u00ebrsa k\u00ebrkon shkarkimin e saj p\u00ebr pamjaftueshm\u00ebri n\u00eb deklarimin e pasurive.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_63360\" aria-describedby=\"caption-attachment-63360\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/regleta-panajorti.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-63360\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/regleta-panajorti-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"63360\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-63360\" class=\"wp-caption-text\">Rivler\u00ebsimi i gjyqtares Regleta Panajoti | Foto : Vladimir Karaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi vendimin e marr\u00eb me shumic\u00eb votash p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtares Regleta Panajoti, me argumentin se ajo nuk e justifikon pasurin\u00eb dhe nuk ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb mjaftuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrdorur arsyetimet e m\u00ebparshme t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit mbi t\u00eb ardhurat nga emigracioni dhe pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimet vjetore, Ballhysa interpreton ndryshe gjetjet e KPK p\u00ebr rastin Panajoti, duke k\u00ebrkuar n\u00eb ankim ndryshimin e vendimit.<\/p>\n<p>\u201cKomisioneri Publik, nga shqyrtimi i vendimit nr. 169\/2019, \u00e7mon se ai \u00ebsht\u00eb i cenuesh\u00ebm n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tij,\u201dthot\u00eb n\u00eb ankim Komisioneri.<\/p>\n<p>Kandidate p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb nga an\u00ebtaret e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, gjyqtarja e Tiran\u00ebs, Regleta Panajoti u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me shumic\u00eb votash m\u00eb 26 qershor. P\u00ebr konfirmin e saj votuan kryesuesja e treshes q\u00eb hetoi \u00e7\u00ebshtjen, Genta Tafa Bungo dhe an\u00ebtarja Valbona Sanxhaktari, t\u00eb cilat i gjet\u00ebn t\u00eb ligjshme burimet e pasuris\u00eb. \u00a0Shumica i cil\u00ebsoi problemet e v\u00ebrejtura si \u201cfomale\u201d dhe pa \u201cpasur p\u00ebr q\u00ebllim fshehjen apo paraqitjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr konfirmimit u shpreh relatori i \u00e7\u00ebshtjes, Lulzim Hamitaj i cili arsyetoi se gjyqtarja duhej t\u00eb ishte shkarkuar p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Duke iu referuar vendimeve t\u00eb marra nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, p\u00ebrfshi ato p\u00ebr ish-gjykat\u00ebsit e Gjykat\u00ebs Kushtetuese Altina Xhoxhaj, Gani Dizdari dhe Fatos Lulo, Hamitaj arsyeton se\u00a0 Panajoti \u201cka pasur munges\u00eb n\u00eb vler\u00ebn prej 3.8 milion\u00eb lek\u00ebve t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme financiare\u201d.<\/p>\n<p>Regleta Panajoti e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2000 dhe punon prej gati dy dekadash n\u00eb gjykat\u00ebn e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Ajo ka kandiduar n\u00eb dy thirrje t\u00eb hapura p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar vendet vakante t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Kandidatura e saj \u00ebsht\u00eb miratuar edhe nga K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm me pakic\u00ebn arsyeton dhe Komisioneri Publik, edhe pse ky i fundit i ka shtuar n\u00eb ankim nd\u00ebr t\u00eb tjera akuz\u00ebn p\u00ebr deklarim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb lidhje me p\u00ebrfitimet nga nj\u00eb kontrat\u00eb shit-blerje toke n\u00eb Kor\u00e7\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ankimi mbi t\u00eb ardhurat nga emigrimi<\/strong><\/p>\n<p>Ankimi i publikuar t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb n\u00eb 7 pjes\u00eb, q\u00eb sipas komisionerit Ballhysa kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me \u201crrethana dhe fakte ligjore\u201d p\u00ebr \u201cpasakt\u00ebsi dhe pamjaftueshm\u00ebri\u201d deklarimi p\u00ebr dy apartamente, \u201cmunges\u00eb e dokumentacionit provues mbi burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb shum\u00ebs prej 3.500.000 lek\u00eb, deklaruar si e ardhur nga puna n\u00eb emigracion\u201d, munges\u00eb dokumentacioni p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb prej 200 mij\u00eb lek\u00ebsh dhe \u201cdeklarim i rrem\u00eb\u201d p\u00ebr shitjen e nj\u00eb toke n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Sipas Ballhys\u00ebs, kjo rrethan\u00eb \u201clidhet edhe me etik\u00ebn dhe figur\u00ebn e magjistratit\/subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu, Komisioneri kund\u00ebrshton mund\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb nj\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsi, munges\u00eb burimesh p\u00ebr depozitimin e 12 mij\u00eb eurove n\u00eb vitin 2007 dhe deklarime t\u00eb pasakta t\u00eb gjendjes n\u00eb cash.<\/p>\n<p>I fokusuar te parat\u00eb e pretenduara t\u00eb fituara n\u00eb emigracion, Komisioneri Publik kund\u00ebrshton n\u00eb ankim edhe mund\u00ebsin\u00eb e emigrimit dhe t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb emigracion si t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb Panajotit edhe t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit. P\u00ebrndryshe nga shumica n\u00eb KPK q\u00eb arsyetoi se emigrimi dhe puna ishte provuar, edhe pse nuk provohej pagesa e tatimeve p\u00ebr t\u00eb ardhurat.<\/p>\n<p>Komisioneri duke iu referuar faktit q\u00eb bashk\u00ebshorti i gjyqtares deri n\u00eb prill 1995 ishte oficer aktiv n\u00eb ushtrin\u00eb shqiptare shprehet se \u201cnuk ka ekzistuar mund\u00ebsi emigracioni ekonomik apo pun\u00ebsimi sezonal, si\u00e7 arsyeton Komisioni\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, ligji ndalonte p\u00ebr oficer\u00ebt \u201cushtrimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pun\u00ebsimit jasht\u00eb territorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. Duke iu referuar periudh\u00ebs tjet\u00ebr kohore t\u00eb pretenduar, Komisioneri thot\u00eb se bashk\u00ebshorti i gjyqtares ishte i pun\u00ebsuar me koh\u00eb t\u00eb plot\u00eb pran\u00eb nj\u00eb banke nga viti 1997 deri n\u00eb vitin 2010. Po ashtu nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb vitin 96\u2019 ai ishte i angazhuar n\u00eb biznes privat. Sipas llogarive t\u00eb Komisionerit vet\u00ebm pak muaj mbeteshin t\u00eb lira p\u00ebr pun\u00eb n\u00eb emigrim.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm periudha n\u00ebntor 1996-janar 1997 (3 muaj) \u00ebsht\u00eb periudha p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk ka dokumentacion justifikues p\u00ebr pun\u00ebsimin e z. Panajoti n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, shprehet Ballhysa.<\/p>\n<p>Komisioneri v\u00eb n\u00eb dukje se deklarimet e Panajotit n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb ishin kontradiktore pasi n\u00eb nj\u00eb an\u00eb pretendonte t\u00eb ardhura nga puna n\u00eb emigrim, nga ana tjet\u00ebr pretendon pun\u00ebsim t\u00eb rregullt (jo sezonal) \u201cNga k\u00ebto deklarime, subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb kontradiktor n\u00eb lidhje me faktin n\u00ebse gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe kohore, personi i lidhur, z. Panajoti, ka qen\u00eb n\u00eb emigracion apo ka punuar\/ndihmuar (t\u00eb kunatin), si ortak n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb \u201c***\u201d sh.p.k\u201d, thuhet n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Por ankimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb bazohet edhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb dokumenteve q\u00eb v\u00ebrtetonin pagimin e t\u00eb ardhurave nga puna n\u00eb emigracion. Duke iu referuar vendimeve t\u00eb Kolegjit n\u00eb raste t\u00eb tjera Komisioneri citon se \u201cjo gjithmon\u00eb remitancat mund t\u00eb konsistojn\u00eb n\u00eb d\u00ebrgesa t\u00eb vlerave monetare t\u00eb krijuara nga burime t\u00eb ligjshme dhe t\u00eb konsiderohen si t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme\u201d.<\/p>\n<p>Ballhysa citon detyrimin e p\u00ebrcaktuar nga Kolegji se do t\u00eb konsideroj\u00eb t\u00eb ligjshme vet\u00ebm ato d\u00ebrgesa parash p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimet tatimore n\u00eb vendin e krijimit.<\/p>\n<p>Komisioneri po ashtu gjen kontradiktor pretendimin e shumic\u00ebs n\u00eb vendim pasi t\u00eb ardhurat nga emigrimi ishin sipas KPK \u201caf\u00ebr pragut minimal\u201d dhe sipas Komisionerit \u201cnuk ka se si (me to) t\u00eb sigurohen kursime, q\u00eb n\u00eb rastin konkret jan\u00eb edhe t\u00eb konsiderueshme\u201d.<\/p>\n<p>Komisioneri po ashtu ankimon edhe pretendimin p\u00ebr pamund\u00ebsi t\u00eb gjetjes s\u00eb dokumentacionit, duke arsyetuar si pakica n\u00eb vendim se nuk ishin b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb gjetur dokumentacion provues.<\/p>\n<p>Duke vler\u00ebsuar n\u00eb total t\u00eb dh\u00ebnat Komisioneri del n\u00eb p\u00ebrfundimin se Panajoti nuk kishte t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb apartament 104 metra dhe se ka kryer \u201cdeklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm\u201d, n\u00eb veting dhe n\u00eb deklarimin p\u00ebr ILDKPKI n\u00eb vitin 2003.<\/p>\n<p><strong>Kursimet n\u00eb cash <\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa shumica n\u00eb KPK justifikoi Panajotin sa i p\u00ebrket mosdeklarimit t\u00eb gjendjes cash n\u00eb vite dhe pretendimit t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj gjendje p\u00ebr t\u00eb kryer veprime t\u00eb ndryshme financiare, p\u00ebrfshi nj\u00eb depozit\u00eb 12 mij\u00eb euro, duke iu referuar mosdeklarimit si \u201ci paq\u00ebllimt\u00eb dhe keqkuptim i ligjit\u201d, Komisioneri e gjen k\u00ebt\u00eb si shkelje shkarkuese.<\/p>\n<p>\u201cKomisioneri Publik, \u00e7mon se ky konkluzion i Komisionit nuk q\u00ebndron, pasi nuk bazohet n\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb drejt\u00eb ligjor t\u00eb t\u00eb gjitha provave, fakteve dhe rrethanave t\u00eb v\u00ebrtetuara nga aktet e administruara n\u00eb dosje, si dhe me q\u00ebndrimin e mbajtur n\u00eb jurisprudenc\u00ebn e deritanishme t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, lidhur me element\u00ebt e dashjes apo q\u00ebllimit n\u00eb deklarime\u201d, thuhet n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Duke iu referuar vendimeve t\u00eb Kolegjit, Komisioneri citon nd\u00ebr t\u00eb tjera: \u201c&#8230;t\u00eb mos prezumoj\u00eb p\u00ebrdorimin nga subjektet t\u00eb gjendjeve cash si burime p\u00ebr krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve, p\u00ebr sa koh\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb plot\u00eb nga vet\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb deklarata periodike\u201d.<\/p>\n<p>Komisioneri thot\u00eb se pretendimet e Panajotit n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb ishin kontradiktore. Nd\u00ebrsa po ashtu e gjen t\u00eb pabazuar n\u00eb ligj justifikimin e Komisionit, se t\u00eb ardhurat ishin mjaft m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se shpenzimet e deklaruara.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit, n\u00eb vendim duhej t\u00eb mbahej parasysh pretendimi i Panajotit se p\u00ebr deklarimin e cash nuk kishte pasur k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb ligj ishte i pabazuar dhe se p\u00ebrtej k\u00ebsaj gjyqtarja nuk kishte deklaruar nj\u00eb shum\u00eb prej 2000 eurosh edhe pas koh\u00ebs q\u00eb ajo pranonte se ky deklarim ishte b\u00ebr\u00eb detyri ligjor.<\/p>\n<p><strong>Kontratat fiktive<\/strong><\/p>\n<p>Shumica dhe pakica n\u00eb KPK u ndan\u00eb sa i p\u00ebrket kontratave p\u00ebr shitjen e nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke n\u00eb Kor\u00e7\u00eb dhe shum\u00ebn e p\u00ebrfituar prej saj, t\u00eb p\u00ebrdorur m\u00eb von\u00eb p\u00ebr krijimin e pasurive t\u00eb tjera. N\u00eb vendimin e zbardhur, shumica pranoi se nj\u00eb prej kontratave ishte fiktive me q\u00ebllim evazionin fiskal, por se Panajoti nuk mund t\u00eb mbahej p\u00ebrgjegj\u00ebse, pasi ajo kishte n\u00ebnshkruar at\u00eb p\u00ebrmes prokur\u00ebs pa qen\u00eb e pranishme.<\/p>\n<p>Hamitaj pretendoi se krahasimisht me shum\u00ebn e deklaruar si t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja, t\u00eb dyja kontratat ishin fiktive dhe se Panajoti kishte firmosur nj\u00ebr\u00ebn prej tyre personalisht.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik shkon m\u00eb tej n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, duke pretenduar se gjyqtarja ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb. Ballhysa sqaron n\u00eb ankim, nj\u00eb pik\u00eb q\u00eb mbetej e paqart\u00eb n\u00eb vendimin e zbardhur, duke b\u00ebr\u00eb me dije se nj\u00eb kontrat\u00eb premtimi shitje e vitit 2003 dhe ajo e shitjes n\u00eb vitin 2004 ishin t\u00eb ndryshme sa i p\u00ebrket \u00e7mimit.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit, n\u00eb kontrat\u00ebn e par\u00eb vlera e pron\u00ebs ishte 2 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn 1.9 milion\u00eb. Sipas Ballhys\u00ebs, t\u00eb dyja k\u00ebto kontrata provojn\u00eb se Panajoti nuk mund t\u00eb kishte marr\u00eb shum\u00ebn prej 1.7 milion\u00eb lek\u00ebsh q\u00eb supozohet se ishte pjesa e saj pasi pasuria ndahej me v\u00ebllez\u00ebrit e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb asnj\u00eb rast, sipas t\u00eb dy kontratave t\u00eb paraqitura, nuk konfirmohet p\u00ebrfitimi i shum\u00ebs 1.755.200 lek\u00eb nga ana e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, sikund\u00ebr \u00ebsht\u00eb pretenduar prej saj gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, thuhet n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe nga shumica q\u00eb justifikoi veprimet e Panajotit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb pjes\u00eb e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, duke ia l\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr kontrat\u00ebn fiktive bashk\u00ebpronar\u00ebve, Komisioneri shprehet se kjo e fundit nuk kishte paguar tatimet as p\u00ebr pjes\u00ebn prej 560.565 lek\u00eb (pjes\u00ebn takuese sipas kontrat\u00ebs s\u00eb dat\u00ebs ***.5.2003).<\/p>\n<p>Komisioneri thot\u00eb se t\u00eb ardhurat nga kjo shitje nuk mund t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ligjshme as n\u00eb k\u00ebt\u00eb shum\u00eb. Madje Ballhysa thot\u00eb se nga k\u00ebto kontrata mb\u00ebrrihet n\u00eb konkluzionin \u201cse (Panajoti) ka kryer veprime q\u00eb cenojn\u00eb etik\u00ebn e magjistratit dhe besimin e publikut te drejt\u00ebsia, n\u00eb shmangien e pagimit t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb detyrimeve fiskale, si p\u00ebr pjes\u00ebn takuese sipas kontrat\u00ebs, ashtu edhe sipas vler\u00ebs s\u00eb pretenduar prej saj\u201d.<\/p>\n<p>Komisioneri del n\u00eb p\u00ebrfundimin q\u00eb Panajoti ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast deklarim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb deklarat\u00eb veting dhe shuma e pretenduar prej saj nuk mund t\u00eb pranohej si burim i ligjsh\u00ebm i t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik kund\u00ebrshton vendimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtares Regleta Panajoti, nd\u00ebrsa k\u00ebrkon shkarkimin e saj p\u00ebr pamjaftueshm\u00ebri n\u00eb deklarimin e pasurive.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":63254,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/regleta-panajorti-533x400.jpg","fifu_image_alt":"Komisioneri Publik k\u00ebrkon shkarkimin e kandidates p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63253"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63253"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63253\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63254"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63253"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63253"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63253"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}