{"id":63255,"date":"2019-09-19T18:30:56","date_gmt":"2019-09-19T16:30:56","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63255"},"modified":"2019-09-19T18:30:56","modified_gmt":"2019-09-19T16:30:56","slug":"konflikti-i-interesit-vulosi-shkarkimin-e-prokurorit-arben-pasho-nga-kpk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/konflikti-i-interesit-vulosi-shkarkimin-e-prokurorit-arben-pasho-nga-kpk\/2019\/09\/19\/","title":{"rendered":"Konflikti i interesit vulosi shkarkimin e prokurorit Arben Pasho nga KPK"},"content":{"rendered":"<p>Marrja 14 mij\u00eb eurove hua nga nj\u00eb biznesmen ndaj t\u00eb cilit, ai vet\u00eb dhe prokuroria q\u00eb drejtonte, kishin pushuar hetimet p\u00ebr akuzat \u201cpastrimit t\u00eb parave\u201d, \u201cnd\u00ebrtimit t\u00eb paligjsh\u00ebm\u201d dhe \u201cshp\u00ebrdorimit t\u00eb tok\u00ebs\u201d, penalizoi prokurorin e Gjirokastr\u00ebs Arben Pasho. KPK arsyetoi se ai kishte \u201cc\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia\u201d.\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_62084\" aria-describedby=\"caption-attachment-62084\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-62084\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Arben-Pasho-pas-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"62084\"  style=\"display:none\"><figcaption id=\"caption-attachment-62084\" class=\"wp-caption-text\">Drejtuesi i Prokurorise se Gjirokastres, Arben Pasho pas seances degjimore ne KPK.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Pavar\u00ebsisht se Komisioni i Pavarur i Kualfikimit, KPK nuk ka gjetur probleme shkarkuese n\u00eb secilin prej komponent\u00ebve rivler\u00ebsues p\u00ebr drejtuesin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Arben Pasho, n\u00eb p\u00ebrfundim ka konkluduar se \u201cduke i konsideruar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, ato c\u00ebnojn\u00eb besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb\u201d. Trupa gjykuese e KPK-s\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Olsi Komici relator dhe Roland Ilia an\u00ebtar, vendosi m\u00eb dat\u00eb 16 maj 2019 shkarkimin nga detyra t\u00eb prokuorit Arben Pasho.<\/p>\n<p>Prokurori Arben Pasho drejtonte Prokurorin\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Gjirokast\u00ebr q\u00eb prej vitit 2011 deri n\u00eb vendimin e shkarkimit t\u00eb t\u00eb tij nga detyra prej KPK-s\u00eb, m\u00eb 16 maj t\u00eb vitit 2019. M\u00eb par\u00eb ai ka punuar si prokuor edhe n\u00eb Sarand\u00eb e n\u00eb Tepelen\u00eb. Pasho ju n\u00ebnshtrua procesit t\u00eb vetingut n\u00eb t\u00eb tri kriteret, duke u vler\u00ebsuar pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrsa u evidentuan problematika p\u00ebr profesionalizimin dhe pasakt\u00ebsi n\u00eb at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Konflikti i interesit<\/strong><\/p>\n<p>Vendimi i zbardhur s\u00ebfundmi tregon se nj\u00eb detyrim financiar, n\u00eb shum\u00ebn 14,000 euro, ndaj biznesmenit I.M., me q\u00ebllim pages\u00ebn e tarif\u00ebs s\u00eb shkollimit t\u00eb djalit, ka penalizuar prokurorin Arben Pasho. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Komisioni e ka gjetur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, pasi ka qen\u00eb i hetuar tri her\u00eb nga organi i akuz\u00ebs q\u00eb drejtohej n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb prej subjektit ku n\u00eb nj\u00eb rast nga vet\u00eb ai.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se Pasho ka deklaruar se e ka marr\u00eb shum\u00ebn 14 mij\u00eb euro nga biznesmeni I.M., pasi m\u00eb dat\u00eb 23 gusht 2016 do t\u00eb paguante nga llogaria e vet n\u00eb numrin e llogaris\u00eb t\u00eb nj\u00eb Universiteti n\u00eb Holland\u00eb, k\u00ebt\u00eb vler\u00eb p\u00ebr studimet \u201cmaster\u201d t\u00eb djalit t\u00eb tij O.P.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se kjo hua \u00ebsht\u00eb shlyer n\u00ebp\u00ebrmjet llogaris\u00eb bankare me burim t\u00eb ardhura nga nj\u00eb kredi dy vje\u00e7are n\u00eb vler\u00ebn 1 milion lek\u00eb dhe t\u00eb ardhura t\u00eb tjera familjare. Komisioni, ka konstatuar se shtetasi I.M., ka pasur mund\u00ebsi financiare me burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb huan prokurorit Pasho se veprimet jan\u00eb kryer p\u00ebrmes sistemit bankar.<\/p>\n<p>\u201cReferuar faktit se gjat\u00eb hetimit ka rezultuar se shtetasi I.M., dhe subjekti i rivler\u00ebsimit, z. Arben Pasho, kan\u00eb njohje t\u00eb hershme mes tyre dhe marr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsore, e provuar kjo edhe me faktin e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb huas n\u00eb vitin 2016 nga shtetasi I. M.\u2026, \u2026Komisioni ka vendosur t\u00eb hetoj\u00eb lidhur me raste t\u00eb mundshme t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit me shtetasin I. M..\u201d, citohet n\u00eb vendimin e KPK.<\/p>\n<p>Komisioni ka administruar tri dosje n\u00eb ngarkim t\u00eb biznesmenit I.M., t\u00eb cilat ka rezultuar se \u00a0jan\u00eb pushuar. Ndon\u00ebse KPK konkludon n\u00eb fund t\u00eb hetimit se nuk jan\u00eb gjetur prova q\u00eb miq\u00ebsia mes tyre ka ndikuar n\u00eb vendimarrje, konflikti i interesit duhej t\u00eb ishte shmangur dhe deklaruar.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, n\u00eb vitin 2014, ndaj I.M., si p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor i dy shoq\u00ebrive \u00ebsht\u00eb hetuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cpastrimit t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale\u201d. M\u00eb dat\u00eb 30 dhjetor 2014 nga prokurori i \u00e7\u00ebshtjes P.D. \u00ebsht\u00eb vendosur pushimi i procedimit penal n\u00eb ngarkim t\u00eb tij dhe Pasho, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtuesit t\u00eb prokuroris\u00eb, ka miratuar k\u00ebt\u00eb vendim duke ia njoftuar pal\u00ebve t\u00eb interesuara.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2015 ndaj I.M. \u00ebsht\u00eb kryer kall\u00ebzim p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cnd\u00ebrtimit t\u00eb paligjsh\u00ebm\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, prokurori i \u00e7\u00ebshtjes, Gj.F. ka vendosur mosfillimin e hetimeve gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb miratuar edhe nga drejtuesi Pasho.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kall\u00ebzimi i dat\u00ebs 19 gusht 2015, ndaj shtetasit I.M., si p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor i dy shoq\u00ebrive p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim t\u00eb tok\u00ebs\u201d \u00ebsht\u00eb hetuar nga vet\u00eb prokurori Arben Pasho, nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtuesit t\u00eb prokuroris\u00eb, i cili m\u00eb dat\u00eb 24 gusht 2015 ka vendosur mosfillimin e procedimit penal.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni, referuar faktit se nga shtetasi I.M., \u00ebsht\u00eb deklaruar njohja 26-vje\u00e7are me subjektin e rivler\u00ebsimit, pasuar kjo nga fakti i dh\u00ebnies hua subjektit t\u00eb shum\u00ebs prej 14,000 euro, deklarimit nga subjekti t\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtimi t\u00eb djalit t\u00eb tij me ftes\u00eb t\u00eb shtetasit I.M., n\u00eb Franc\u00eb n\u00eb vitin 2016, me automjetin e k\u00ebtij t\u00eb fundit, krijon bindjen se subjekti ka lidhje shoq\u00ebrore dhe interesi me shtetasin I.M.\u201d, citohet n\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se lidhur me hetimin e tri \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb sip\u00ebrcituara, nuk \u00ebsht\u00eb evidentuar ndonj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb drejtuar Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, apo urdh\u00ebr ose udh\u00ebzim p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb mundshme konflikti interesi.<\/p>\n<p>KPK vler\u00ebson se Pasho, n\u00eb momentin q\u00eb i ishte caktuar t\u00eb hetonte \u00e7\u00ebshtjen, ku personi i proceduar ishte shtetasi I.M., duhej t\u00eb deklaronte situat\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Pasho \u00ebsht\u00eb mbrojtur duke pohuar se shtetasin I.M., e njihte q\u00eb prej vitit 1993 si banor t\u00eb Gjirokastr\u00ebs dhe se kishte pasur gjithmon\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie korrekte me t\u00eb dhe se; n\u00eb asnj\u00eb rast nuk kishte pasur raporte t\u00eb tilla q\u00eb ta kusht\u00ebzonin n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs si prokuror n\u00eb lidhje me problematikat q\u00eb mund t\u00eb kishte ky person apo q\u00eb mund t\u00eb dilnin.<\/p>\n<p>Komisioni, konkludon se prokurori Pasho dhe shtetasi I.M., kan\u00eb pasur njohje t\u00eb hershme dhe lidhje miq\u00ebsore dhe interesi. \u201cPavar\u00ebsisht k\u00ebtij fakti, subjekti i rivler\u00ebsimit ka hetuar n\u00eb nj\u00eb rast drejtp\u00ebrdrejt kall\u00ebzimin penal ndaj shtetasit I. M. (n\u00eb vitin 2015) dhe n\u00eb dy raste t\u00eb tjera (vitet 2014 dhe 2015) n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtuesit t\u00eb institucionit, dhe ai nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb nga veprimet e parashikuara nga legjislacioni n\u00eb fuqi p\u00ebr ndodhjen n\u00eb situata t\u00eb mundshme apo faktike t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni konsideron se nga vler\u00ebsimi i materialeve n\u00eb dosje, nga shpjegimet Pashos dhe rezultatet e hetimit nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur ndonj\u00eb rrethan\u00eb q\u00eb favorizon drejtp\u00ebrdrejt shtetasin I. M. dhe nuk \u00ebsht\u00eb provuar ndonj\u00eb ndikim i mundsh\u00ebm i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb k\u00ebto procedime penale. Por, pavar\u00ebsisht k\u00ebtij fakti Komisioni vler\u00ebson se marr\u00ebdh\u00ebnia mes subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe biznesmenit I.M., ve\u00e7an\u00ebrisht ajo e huas n\u00eb vitin 2016, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e saj, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie korrekte, pasi ajo v\u00eb n\u00eb dyshim veprimtarin\u00eb profesionale t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe c\u00ebnon besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Problemet n\u00eb dosje<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga pes\u00eb dosjet e shortuara jan\u00eb v\u00ebrejtur problematika n\u00eb dy prej tyre. P\u00ebr nj\u00eb kall\u00ebzim penal t\u00eb 12 dhjetorit 2013 p\u00ebr veprat penale \u201cpushtim toke\u201d dhe \u201ckanosje\u201d, p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb vendosur mosfillimi i procedimit penal n\u00eb dat\u00ebn 27 dhjetor t\u00eb po atij viti, Komisioni konstaton se n\u00eb vendimin p\u00ebr mosfillimin e procedimit penal t\u00eb marr\u00eb nga Pasho, nuk gjendet i pasqyruar fakti i vepr\u00ebs penale \u201ckanosje\u201d; akti i njoftimit t\u00eb vendimit t\u00eb mosfillimit t\u00eb procedimit penal nuk ka dat\u00eb se kur \u00ebsht\u00eb njoftuar.<\/p>\n<p>Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe se akti i njoftimit t\u00eb vendimit t\u00eb pushimit tek emri \u201cprokurori i rrethit Arben Pasho\u201d, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga ai, por te n\u00ebnshkrimi ka nj\u00eb g\u00ebrm\u00eb (P\/), q\u00eb sipas KPK-s\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb se ky akt \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga nj\u00eb person i autorizuar p\u00ebr t\u00eb cilin nuk u gjet ndonj\u00eb akt delegimi.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se Pasho nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime lidhur me n\u00ebnshkrimin dhe pretendon se mang\u00ebsit\u00eb proceduriale kan\u00eb ardhur si pasoj\u00eb e neglizhenc\u00ebs s\u00eb sekretaris\u00eb s\u00eb prokuroris\u00eb. Nd\u00ebra p\u00ebr gjetjen tjet\u00ebr, Pasho \u00ebsht\u00eb shprehur se: \u201c&#8230;.veprimi i kanosjes ishte verbal dhe nuk kishte prova reale p\u00ebr t\u2019u diskutuar. Ishte debat mes pal\u00ebve pa d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm&#8230; dhe n\u00eb k\u00ebto rrethana kam \u00e7muar se nuk kishte element\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs penale t\u00eb kanosjes\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, komisioni ka evidentuar zgjatje t\u00eb hetimeve m\u00eb shum\u00eb nga sa \u00ebsht\u00eb e parashikuar n\u00eb ligj n\u00eb nj\u00eb dosje t\u00eb regjistruar m\u00eb dat\u00eb 22 tetor 2013 p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201corganizimi i llotarive t\u00eb palejuara\u201d, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb vendosur pushimi i procedimit penal n\u00eb dat\u00ebn 17 prill 2014. N\u00eb vendimin e KPK thuhet se n\u00eb dosjen n\u00eb fjal\u00eb mungon vendimi p\u00ebr zgjatjen e afateve t\u00eb hetimit dhe se n\u00eb vendimin e pushimit nuk evidentohet fakti q\u00eb personi ndaj t\u00eb cilit jan\u00eb zhvilluar hetime ka ndryshuar d\u00ebshmin\u00eb e tij gjat\u00eb pyetjes nga Oficeri i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore. Gjithashtu, Komisioni konstaton se njoftimi \u00ebsht\u00eb kryer m\u00eb dat\u00eb 19 mars 2015, jasht\u00eb afatit t\u00eb p\u00ebrcaktuar ligjor.<\/p>\n<p><strong>Denoncimet nga publiku<\/strong><\/p>\n<p>Ndaj prokuorit Pasho, jan\u00eb depozituar pran\u00eb KPK-s\u00eb 14 denoncime nga publiku, ku jan\u00eb identifikuar problematika vet\u00ebm n\u00eb tri prej tyre.<\/p>\n<p>KPK ka verifikuar denoncimet e A.S dhe nj\u00eb gruaje me inicialet L.P. I pari ankohet ndaj p\u00ebr zvarritje t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes hetimore deri n\u00eb 4 vjet \u201cme q\u00ebllim mbrojtjen hapur t\u00eb\u00a0 falsifikimit dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb dokumenteve t\u00eb falsifikuara\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb rastin e dyt\u00eb L.P. \u00ebsht\u00eb ankuar se Pasho, ka pushuar \u00e7\u00ebshtjen e saj padrejt\u00ebsisht dhe nuk ka studiuar dosjen duke vendosur pushimin e \u00e7\u00ebshtjes penale nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb asaj i ishte d\u00ebrguar flet\u00ebthirrja nga gjykata se ishte d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim nga prokurori.<\/p>\n<p>Komisioni, konstaton se Pasho, me cil\u00ebsin\u00eb e drejtuesit t\u00eb prokuroris\u00eb, ka mbajtur q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme sa i p\u00ebrket t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs \u00e7\u00ebshtje, nd\u00ebrsa nuk ka b\u00ebr\u00eb vendim p\u00ebr pushimin e nj\u00ebr\u00ebs \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtuesit t\u00eb prokuroris\u00eb, subjekti nuk \u00ebsht\u00eb thelluar p\u00ebr sa i p\u00ebrket hetimeve t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, pasi jan\u00eb miratuar dy her\u00eb dy vendimet e pushimit t\u00eb procedimit, atij t\u00eb dat\u00ebs 17.1.2013 dhe t\u00eb dat\u00ebs 7.9.2015, vendime k\u00ebto t\u00eb dy t\u00eb prishura nga gjykata p\u00ebr hetime t\u00eb m\u00ebtejshme q\u00eb duhen b\u00ebr\u00eb prokuroria\u201d, evidenton KPK.<\/p>\n<p>Sipas Komisioni, pas analizimit t\u00eb dokumentacionit n\u00eb dosje dhe shpjegimeve t\u00eb prokurorit Pasho, rezulton se veprimet e k\u00ebtij t\u00eb fundit jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb pa kryer nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb thelluar profesionale q\u00eb do t\u00eb justifikonte vendimmarrjen dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb impulsive, duke konsideruar se nuk p\u00ebrkon me etik\u00ebn e tij si prokuror.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm u gjet\u00ebn shkelje edhe n\u00eb dosje e dyt\u00eb. KPK thot\u00eb se justifikimi i Pashos q\u00eb k\u00ebto ishin probleme t\u00eb sekretaris\u00eb nuk q\u00ebndronte pasi ai nuk kishte marr\u00eb masa p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtuesit t\u00eb prokuroris\u00eb, nuk rezultoi t\u00eb ket\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb ndonj\u00eb veprim parandalues apo mas\u00eb disiplinore n\u00eb ngarkim t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb sekretaris\u00eb s\u00eb prokuroris\u00eb p\u00ebr shkelje t\u00eb ndryshme administrativo-ligjore\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb vler\u00ebsimit p\u00ebr aspektin profesional, Komisioni identifikon si problematik\u00eb kryesore konfliktin e interesit. \u201cN\u00eb lidhje me situat\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit konstatohet se t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb nj\u00eb rast subjekti i rivler\u00ebsimit ka vepruar n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p><strong>Pasuria<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb s\u00eb prokurorit Arben Pasho, konstatohen disa pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarim dhe nj\u00eb mosdeklarim i pjes\u00ebs takuese n\u00eb nj\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Pasho nuk e ka pasqyruar n\u00eb deklaratat e pasuris\u00eb p\u00ebr vitet 2003-2016 si dhe n\u00eb deklarat\u00ebn veting pjes\u00ebn e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 76 m2 e ndodhur n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht konkludon se mosdeklarimi i k\u00ebsaj pasurie nuk rezultoi t\u00eb jet\u00eb i q\u00ebllimsh\u00ebm, pasi ata e kan\u00eb dhuruar pjes\u00ebn e tyre n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt realisht kan\u00eb banuar n\u00eb at\u00eb pron\u00eb, pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim.<\/p>\n<p>Lidhur me kriterin e pasuris\u00eb, n\u00eb vendim thuhet se: \u201ctrupi gjykues, mb\u00ebshtetur n\u00eb parimin e proporcionalitetit dhe objektivitetit arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se k\u00ebto problematika nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkak t\u00eb mjaftuesh\u00ebm shkarkimi\u201d.<\/p>\n<p>Prokurori Arben Pasho u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, pasi nuk u konstatuan kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me persona me lidhje me krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni ka vendosur shkarkimin e prokuorit Arben Pasho.\u00a0 Trupi gjykues i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, n\u00eb vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb tri kritereve, n\u00eb unanimitet arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se pavar\u00ebsisht se \u201cnuk u vler\u00ebsua q\u00eb problematikat e konstatuara p\u00ebr secilin komponent p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb m\u00eb vete shkak p\u00ebr shkarkim nga detyra, duke u analizuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tyre, n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb Komisionit, konsiderohet se subjekti i rivler\u00ebsimit ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia me veprimet dhe mos veprimet e tij\u201d.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Marrja 14 mij\u00eb eurove hua nga nj\u00eb biznesmen ndaj t\u00eb cilit, ai vet\u00eb dhe prokuroria q\u00eb drejtonte, kishin pushuar hetimet p\u00ebr akuzat \u201cpastrimit t\u00eb parave\u201d, \u201cnd\u00ebrtimit t\u00eb paligjsh\u00ebm\u201d dhe \u201cshp\u00ebrdorimit t\u00eb tok\u00ebs\u201d, penalizoi prokurorin e Gjirokastr\u00ebs Arben Pasho. KPK arsyetoi se ai kishte \u201cc\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia\u201d.\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":63256,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Arben-Pasho-pas-KPK-533x400.jpg","fifu_image_alt":"Konflikti i interesit vulosi shkarkimin e prokurorit Arben Pasho nga KPK","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63255"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63255"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63255\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63256"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63255"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63255"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63255"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}