{"id":63257,"date":"2019-09-20T18:47:27","date_gmt":"2019-09-20T16:47:27","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63257"},"modified":"2019-09-20T18:47:27","modified_gmt":"2019-09-20T16:47:27","slug":"prokurori-besnik-muci-perballet-me-nje-raport-te-ri-te-dsik-ne-kolegj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-besnik-muci-perballet-me-nje-raport-te-ri-te-dsik-ne-kolegj\/2019\/09\/20\/","title":{"rendered":"Prokurori Besnik Mu\u00e7i p\u00ebrballet me nj\u00eb raport t\u00eb ri t\u00eb DSIK n\u00eb Kolegj"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Dariel Sina k\u00ebrkoi shkarkimin e prokurorit t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Besnik Mu\u00e7i p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Mu\u00e7i e quajti at\u00eb t\u00eb pabazuar dhe dor\u00ebzoi prova t\u00eb reja. Pjes\u00eb e debatit u b\u00eb edhe nj\u00eb raport \u201csekret\u201d i DSIK-s\u00eb, p\u00ebr shqyrtimin e t\u00eb cilit nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb ende vendim.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_64820\" aria-describedby=\"caption-attachment-64820\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Besnik-Muci-KPA.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-64820\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Besnik-Muci-KPA-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"64820\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-64820\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Besnik Mu\u00e7i t\u00eb premten p\u00ebrball\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e dyt\u00eb p\u00ebrball\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, prokurori i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Besnik Mu\u00e7i u p\u00ebrball me k\u00ebrkes\u00ebn e Komisionerit Publik, Dariel Sina p\u00ebr shkarkimin e tij. Mu\u00e7i e cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuar k\u00ebrkes\u00ebn e Sin\u00ebs dhe dor\u00ebzoi prova mbi huat\u00eb e marra nga familjar\u00ebt p\u00ebr blerjen e dy apartamenteve.<\/p>\n<p>Prokurori Besnik Mu\u00e7i po p\u00ebrballet me shkall\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vetingut, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb synon paralelisht t\u00eb zgjidhet p\u00ebr nj\u00eb post n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe nj\u00eb t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, SPAK.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese q\u00eb po shqyrton \u00e7\u00ebshtjen e tij n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit drejtohet nga Sokol \u00c7omo, me relator Artan Hajdarin dhe an\u00ebtar\u00eb Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Natasha Mulaj.<\/p>\n<p>Komisioneri Sina p\u00ebrs\u00ebriti n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs t\u00eb enjten argumentet e ankimit t\u00eb konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Besnik Mu\u00e7it n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, t\u00eb cilat lidhen me kriterin e pasuris\u00eb. Sipas tij, prokurori Mu\u00e7i nuk ka paraqitur prova p\u00ebr justifikimin e kursimeve n\u00eb vler\u00ebn e 200 mij\u00eb lek\u00ebve si dhe p\u00ebr kat\u00ebr hua n\u00eb vlera t\u00eb ndryshme t\u00eb marra nga familjar\u00ebt nd\u00ebr vite me q\u00ebllim financimin e blerjes s\u00eb dy apartamenteve n\u00eb pron\u00eb t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Komisioneri Sina deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se Mu\u00e7i ka bler\u00eb nj\u00eb apartament 57 m2 n\u00eb vitin 2006 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e 1.9 milion\u00eb lek\u00ebve, p\u00ebrmes nj\u00eb huaje prej 500 mij\u00eb lek\u00ebsh marr\u00eb nga babai me burim t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait n\u00eb emigracion, nj\u00eb hua prej 6 mij\u00eb eurosh nga motra dhe bashk\u00ebshorti i saj n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar dhe nj\u00eb hua 3 mij\u00eb euro nga xhaxhai.<\/p>\n<p>N\u00eb hua e dyt\u00eb prej 15 mij\u00eb eurosh marr\u00eb n\u00eb vitin 2016 nga v\u00ebllai i bashk\u00ebshortes \u00ebsht\u00eb gjithashtu objekt i ankimimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vlera ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me vler\u00eb 75 mij\u00eb euro n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti nuk ka paraqitur prova p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb shumave t\u00eb marra hua nga familjar\u00ebt e tij. KPK nuk ka hetuar dhe nuk ka kryer analiz\u00eb financiare mbi mund\u00ebsin\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebsve p\u00ebr t\u00eb kursyer vlerat e sip\u00ebrcituara,\u201d argumentoi Komisioneri Publik.<\/p>\n<p>Sina e akuzoi Mu\u00e7in edhe p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, duke iu referuar mosdeklarimit nga ana e tij e pasurive q\u00eb bashk\u00ebshortja e tij zot\u00ebron me familjar\u00ebt e saj; nj\u00eb sip\u00ebrfaqe trualli prej 178 m2 dhe nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb 100 m2. P\u00ebr k\u00ebto pasuri, bashk\u00ebshortja e prokurorit Besnik Mu\u00e7i ka n\u00ebnshkruar nj\u00eb kontrat\u00eb shitje n\u00eb vitin 2018 p\u00ebr kalimin e tyre te bler\u00ebsit, n\u00eb vler\u00ebn 1.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Duke i konsideruar vlerat e m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb pajustifikuara, komisioneri argumentoi se Mu\u00e7i ishte n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb mbuluar me burime t\u00eb ligjshme shpenzimet e pes\u00eb viteve t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb solli n\u00eb v\u00ebmendjen e trupit gjykues edhe nj\u00eb informacion t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb nga DSIK pas mbylljes s\u00eb procesit n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik nuk sqaroi n\u00eb seanc\u00eb p\u00ebrmbajtjen e raportit t\u00eb DSIK.<\/p>\n<p>\u201cProkurori Besnik Mu\u00e7i dhe personat e lidhur me t\u00eb nuk arrijn\u00eb t\u00eb justifikojn\u00eb bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe pasurive t\u00eb deklaruara; se ai ka munges\u00eb burimesh financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar shpenzimet dhe kursimet e deklaruara,\u201d tha Sina, duke p\u00ebrs\u00ebritur k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr shkarkimin e subjektit.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkoj t\u00eb flas n\u00eb k\u00ebmb\u00eb se kam 17 vjet si prokuror q\u00eb flas n\u00eb k\u00ebmb\u00eb para gjykat\u00ebs,\u201d tha n\u00eb fillim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij prokurori Besnik Mu\u00e7i, duke i k\u00ebrkuar Kolegjit q\u00eb t\u00eb mos e pranoj\u00eb ankimimit p\u00ebr shkak tejkalimit t\u00eb afatit ligjor prej 45 dit\u00ebsh.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Mu\u00e7i parashtroi pretendimet e tij, duke pohuar para Kolegjit se ai dhe familjar\u00ebt e tij kishin burime t\u00eb ligjshme dhe se kishte siguruar prova konkrete p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar huat\u00eb. Mu\u00e7i pretendoi gjithashtu se dokumentet mbi t\u00eb ardhurat e familjar\u00ebve nuk i kishte dor\u00ebzuar n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, pasi nuk i kishte kaluar \u201cbarra e prov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u201cBabai dhe xhaxhai kan\u00eb tok\u00eb bujq\u00ebsore dhe kan\u00eb krijuar t\u00eb ardhura nga shitjet ambulante, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb patur detyrim ligjor p\u00ebr t\u00eb paguar tatim fitimi,\u201d tha Mu\u00e7i duke pretenduar se deri n\u00eb vitin 2016, shit\u00ebsit ambulant\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga \u00e7do lloj takse.<\/p>\n<p>Ai shtoi se kishte sjell\u00eb dokumentacion provues edhe p\u00ebr pun\u00ebn e v\u00ebllait t\u00eb tij n\u00eb Greqi p\u00ebr pes\u00eb vite ku rezultonte se kishte qen\u00eb i regjistruar dhe kishte paguar detyrimet. Ai shtoi se i v\u00ebllai kishte \u00e7elur nj\u00eb biznes n\u00eb periudh\u00ebn 2004-2006 dhe se dispononte dhe dor\u00ebzonte kontratat me institucione shtet\u00ebrore p\u00ebr shitje t\u00eb buk\u00ebs, n\u00eb vler\u00ebn 1.57 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Mu\u00e7i i k\u00ebrkoi trup\u00ebs gjykuese t\u00eb administronte si prova edhe dokumente me vul\u00eb apostile lidhur me t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit t\u00eb motr\u00ebs n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, p\u00ebr t\u00eb cilin tha se kishte t\u00eb ardhura prej 26 400 paund dhe se kishte mund\u00ebsi t\u00eb kursente m\u00eb shum\u00eb se 6 mij\u00eb eurot e borxhit.\u00a0 Ai shtoi se kishte sjell\u00eb dokumente provuese edhe p\u00ebr t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait t\u00eb bashk\u00ebshortes q\u00eb jeton n\u00eb Turqi, q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb hua vler\u00ebn 15 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201cV\u00ebllai i bashk\u00ebshortes \u00ebsht\u00eb martuar me nj\u00eb shtetase turke, babai i s\u00eb cil\u00ebs ka nj\u00eb kompani nd\u00ebrtimi prej vitesh. Dokumentacioni i marr\u00eb nga institucionet turke dhe nga kompania e vjehrrit t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb bashk\u00ebshortes, t\u00eb pajisura me vula apostile, v\u00ebrtetojn\u00eb se ata kan\u00eb pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr huan\u00eb 15 mij\u00eb euro, madje edhe m\u00eb tep\u00ebr,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Lidhur me mosdeklarimin e pronave t\u00eb bashk\u00ebshortes, Mu\u00e7i tha se sipas legjislacionit p\u00ebrkat\u00ebs, bashk\u00ebshortja e tij nuk kishte pjes\u00eb takuese n\u00eb ato pasuri, pasi ishte shk\u00ebputur nga trungu i familjes s\u00eb prind\u00ebrve q\u00eb prej vitit 1997, kur ishin martuar. Ai tha se kishte qen\u00eb gabim i noterit q\u00eb kishte k\u00ebrkuar firm\u00ebn e bashk\u00ebshortes s\u00eb tij p\u00ebr shitjen e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb t\u00eb atit.<\/p>\n<p>Prokurori Besnik Mu\u00e7i k\u00ebrkoi q\u00eb trupa gjykues e KPA-s\u00eb t\u00eb pranoj\u00eb administrimin e provave t\u00eb reja q\u00eb depozitoi dhe ri\u00e7eljen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor. Trupa gjykuese u t\u00ebrhoq p\u00ebr vler\u00ebsimin e provave t\u00eb reja, nga ku konstatoi se nj\u00eb pjes\u00eb ishin fotokopje dhe i k\u00ebrkoi prokurorit Mu\u00e7i t\u2019i sillte n\u00eb form\u00ebn e k\u00ebrkuar nga ligji, ose do t\u00eb rishikonin vendimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb dokumenteve.<\/p>\n<p>Kryesuesi Sokol \u00c7omo pyeti Komisionerin Publik, Dariel Sina se \u00e7far\u00eb lidhje kishte me shkaqet e ankimit dokumenti i dor\u00ebzuar nga DSIK p\u00ebr t\u00eb cilin k\u00ebrkoi v\u00ebmendje gjat\u00eb parashtrimeve. Sina tha se nuk kishte ndonj\u00eb lidhje me shkaqet konkrete t\u00eb ankimit, por k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb administrohej si prov\u00eb p\u00ebr efekt t\u00eb transparenc\u00ebs dhe se mund t\u00eb sh\u00ebrbente p\u00ebr vler\u00ebsimin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Pas disa pyetje-p\u00ebrgjigjeve mes kryesuesit t\u00eb trup\u00ebs gjykuese t\u00eb Kolegjit, Sokol \u00c7omo dhe Komisionerit Sina p\u00ebr lidhjen e dokumentit sekret t\u00eb DISK me shkaqet ankimit, nuk u arrit t\u00eb identifikohej nj\u00eb konkluzion.<\/p>\n<p>\u201cKy dokument ka mb\u00ebrritur pasi KPK i kishte k\u00ebrkuar DSIK-s\u00eb q\u00eb t\u00eb informonte n\u00ebse prokurori Besnik Mu\u00e7i kishte pasur lidhje me kat\u00ebr persona. Komisioneri shpjegoi se n\u00eb p\u00ebrgjigjen e DSIK-s\u00eb thuhej se Mu\u00e7i kishte lidhje me dy prej kat\u00ebr personave n\u00eb fjal\u00eb dhe se nj\u00ebri prej t\u00eb cil\u00ebve ishte administrator i nj\u00ebr\u00ebs prej banesave q\u00eb kishte bler\u00eb,\u201d tha Sina.<\/p>\n<p>Prokurori Mu\u00e7i i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb t\u00eb mos e administronte k\u00ebt\u00eb akt si prov\u00eb, n\u00ebse nuk ka lidhje me shkaqet e ankimit. Trupa gjykuese e KPA-s\u00eb u t\u00ebrhoq dhe vendosi t\u00eb administroj\u00eb si prova dokumentet e depozituara nga prokurori Besnik Mu\u00e7i, me kushtin q\u00eb p\u00ebr fotokopjet t\u00eb dor\u00ebzohej dokumentacion ashtu si e k\u00ebrkon ligji, ndryshe do t\u00eb rishikohej vendimi.<\/p>\n<p>Gjithashtu, u vendos t\u00eb shqyrtohej dokumenti sekret i DSIK-s\u00eb dhe seanc\u00ebn tjet\u00ebr do t\u00eb vendosej n\u00ebse do t\u00eb administrohej ose jo si prov\u00eb. \u00c7omo p\u00ebrfundoi se seanc\u00ebn e radh\u00ebs, pas debatimit t\u00eb provave mes pal\u00ebve, do t\u00eb vendosej n\u00ebse do t\u00eb ri\u00e7elej ose jo shqyrtimi gjyq\u00ebsor. Seanca e radh\u00ebs do t\u00eb zhvillohet me dat\u00eb 1 tetor, ora 12:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Dariel Sina k\u00ebrkoi shkarkimin e prokurorit t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Besnik Mu\u00e7i p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Mu\u00e7i e quajti at\u00eb t\u00eb pabazuar dhe dor\u00ebzoi prova t\u00eb reja. Pjes\u00eb e debatit u b\u00eb edhe nj\u00eb raport \u201csekret\u201d i DSIK-s\u00eb, p\u00ebr shqyrtimin e t\u00eb cilit nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb ende vendim.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":63258,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Besnik-Muci-KPA-533x400.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Besnik Mu\u00e7i p\u00ebrballet me nj\u00eb raport t\u00eb ri t\u00eb DSIK n\u00eb Kolegj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63257"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63257"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63257\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63258"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63257"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63257"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63257"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}