{"id":63263,"date":"2019-09-25T18:54:48","date_gmt":"2019-09-25T16:54:48","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63263"},"modified":"2019-09-25T18:54:48","modified_gmt":"2019-09-25T16:54:48","slug":"ricelja-e-hetimit-nuk-e-ndryshon-poziten-e-gjyqtares-dhurata-haveri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ricelja-e-hetimit-nuk-e-ndryshon-poziten-e-gjyqtares-dhurata-haveri\/2019\/09\/25\/","title":{"rendered":"Ri\u00e7elja e hetimit nuk e ndryshon pozit\u00ebn e gjyqtares Dhurata Haveri"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Dhurata Haveri u p\u00ebrball me probleme t\u00eb reja t\u00eb burimeve t\u00eb pasuris\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb avokatja e saj e konsideroi trup\u00ebn gjykuese t\u00eb nj\u00ebanshme dhe pretendoi se nuk ishin marr\u00eb parasysh provat e paraqitura nga subjekti.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_64143\" aria-describedby=\"caption-attachment-64143\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Dhurata-Haveri-dhe-avokatja.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-64143\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Dhurata-Haveri-dhe-avokatja-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"64143\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-64143\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Dhurata Haveri dhe avokatja e saj n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb 24 korrikut 2019.<\/figcaption><\/figure>\n<p>N\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit u zhvillua pasditen e t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs seanca e dyt\u00eb \u00a0d\u00ebgjimore p\u00ebr gjyqtaren e Apelit t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Dhurata Haveri, ku u paraqit\u00ebn rezultatet e dala nga ri\u00e7elja e hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Haveri nuk ishte e pranishme n\u00eb seanc\u00eb, por u mbrojt nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e saj ligjore, Romina Zano. Trupa gjykuese e KPK-s\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga Olsi Komici kryesues, Suela Zhegu relatore dhe Xhensila Pine an\u00ebtare. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Dhurata Haveri u hetua vet\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin KPK pretendoi gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb par\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb 24 korrik se kishte gjetur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh. KPK identifikoi at\u00ebher\u00eb nj\u00eb kredi t\u00eb but\u00eb p\u00ebr banes\u00eb marr\u00eb sipas Komisionit n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e disa pasurive t\u00eb patundshme dhe munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr disa vite.<\/p>\n<p>Edhe gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs, Komisioni identifikoi probleme lidhur me pasurin\u00eb e gjyqtares Dhurata Haveri, e cila prej 15 vitesh sh\u00ebrben pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda. Relatorja Zhegu shpjegoi n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se trupi gjykues kishte vendosur t\u00eb ri\u00e7elte hetimet me q\u00ebllim marrjen e informacioneve t\u00eb reja nga disa institucione shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u201cEnti i Banesave ka d\u00ebrguar pran\u00eb Komisionit dosjen e plot\u00eb t\u00eb privatizimit t\u00eb apartamentit 76 m2, nga ku rezultonte se familja e bashk\u00ebshortit kishte fituar statusin e pastreh\u00eb, pasi babai g\u00ebzonte statusin e veteranit,\u201d shpjegoi relatorja. Lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri, kryesuesi Olsi Komici pyeti avokaten e Haverit se kush kishte jetuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament, nga momenti i privatizimit deri kur \u00ebsht\u00eb shitur. Avokatja e gjyqtares u p\u00ebrgjigj se n\u00eb at\u00eb apartament kishte jetuar Haveri dhe familja e saj.<\/p>\n<p>Relatorja Zhegu shpjegoi se Komisioni kishte k\u00ebrkuar informacion pran\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda n\u00ebse gjyqtarja Haveri kishte kryer udh\u00ebtime pune. Gjykata e Apelit t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda kishte kthyer p\u00ebrgjigje se gjyqtarja Haveri nuk kishte kryer ndonj\u00ebher\u00eb udh\u00ebtime p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs. Kjo gjetje u kund\u00ebrshtua nga avokatja Zano, e cila pretendoi se shkresa e firmosur nga kancelarja nuk ishte e vlefshme. Ajo shpjegoi m\u00eb tej se n\u00eb vitin 2015, ish-drejtuesi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda i kishte dh\u00ebn\u00eb leje gjyqtares Haveri p\u00ebr nj\u00eb trajnim n\u00eb Holand\u00eb.<\/p>\n<p>Zhegu identifikoi edhe nj\u00eb gjetje t\u00eb re lidhur me mospasqyrimin e shpenzimeve p\u00ebr studimet e vajz\u00ebs n\u00eb universitetin \u201cNe\u00eb York\u201d n\u00eb vler\u00ebn 9750 euro. Relatorja shtoi se ky shpenzim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare dhe se gjyqtares Haveri i \u00ebsht\u00eb kaluar barra e prov\u00ebs. Mbrojt\u00ebsja ligjore e gjyqtares Haveri pohoi se kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb z\u00ebrin shpenzimeve, pavar\u00ebsisht titullimit.<\/p>\n<p>Rihetimi nuk ka sjell\u00eb konkluzione t\u00eb reja p\u00ebr Komisionin edhe lidhur me konstatimin p\u00ebr munges\u00ebn e burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb nj\u00eb huaje n\u00eb vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas Zhegut, nga rihetimi nuk jan\u00eb siguruar dokumente q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetonin mund\u00ebsin\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr t\u00eb krijuar me burime t\u00eb ligjshme kursime n\u00eb vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja e Haverit e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb konkluzion t\u00eb KPK-s\u00eb, duke u shprehur se duhej t\u00eb ishin k\u00ebrkuar dokumente p\u00ebr kontratat e pun\u00ebsimit t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit si inxhinier dhe drejtues teknik n\u00eb projekte t\u00eb investuara nga institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr p\u00ebrpilimin e hartave kadastrale. Sipas saj, duhej t\u00eb ishin k\u00ebrkuar kontratat e pun\u00ebsismit t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit pran\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore dhe USAID.<\/p>\n<p>Komisioni evidentoi mosp\u00ebrputhje edhe lidhur me deklarimet e t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit Haveri gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ai kishte punuar si avokat dhe noter, krahasuar me t\u00eb dh\u00ebnat e servirura nga institucionet shtet\u00ebrore. Avokatja e Haverit tha se deklarimet kryheshin n\u00eb fillim t\u00eb vitit duke parashikuar t\u00eb ardhurat q\u00eb mund t\u00eb siguroheshin nga aktiviteti, por asnj\u00ebher\u00eb nuk ishte e mundur q\u00eb ato t\u00eb korrespondonin me ato q\u00eb realizoheshin konkretisht.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr gjetje e Komisionit ishte mosdeklarimi i shlyerjes s\u00eb nj\u00eb kredie 1 milion lek\u00eb. Sipas Zhegut, Haveri ka deklaruar se ka shlyer 500 mij\u00eb lek\u00eb, por jo pjes\u00ebn tjet\u00ebr. Relatorja tha, se n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit administrativ ishte konstatuar se; prej vitit 1991 deri n\u00eb vitin 2016 Haveri kishte munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme n\u00eb vler\u00ebn 8.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka siguruar t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr pagat e gjyqtares Haveri, p\u00ebrfshi edhe p\u00ebr periudh\u00ebn q\u00eb dokumentacionet p\u00ebrkat\u00ebse jan\u00eb djegur gjat\u00eb trazirave t\u00eb vitit 1997 dhe i ka p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Lidhur me dyshimet e ngritura nga Komisioni gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb 25 korrikut p\u00ebr p\u00ebrdorjen e nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Fark\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, BKT ka d\u00ebrguar informacion pran\u00eb KPK-s\u00eb se Haveri e kishte p\u00ebrfituar kredin\u00eb me kushte standarte.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, mbrojt\u00ebsja e ligjore e gjyqtares Dhuarata Haveri pretendoi se mungonte metodologjia ku ishte bazuar hetimi administrativ i kryer nga KPK. \u201cDeri tani nuk na \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion metodologjia,\u201d tha Romina Zano, duke i kund\u00ebrshtuar gjetjet e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPas rezultateve t\u00eb reja ne ju paraqesim pretendimet tona duke shprehur keqardhjen p\u00ebr mos kryerjen e nj\u00eb hetimi t\u00eb plot\u00eb. K\u00ebto i kund\u00ebrshtojm\u00eb si t\u00eb pabazuara n\u00eb legjislacionin p\u00ebrkat\u00ebs e n\u00eb Kushtetut\u00eb. Gjithashtu nuk jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb gjitha provat,\u201d tha avokatja e Haverit.<\/p>\n<p>Ajo pretendoi se ishin p\u00ebrdorur kat\u00ebr metodologji me kat\u00ebr standarte t\u00eb ndryshme. \u201cKomisioni \u00ebsht\u00eb paragjykues dhe i nj\u00ebansh\u00ebm, pasi nuk jan\u00eb marr\u00eb parasysh provat tona,\u201d shtoi Zano, nd\u00ebrsa k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb klientes s\u00eb saj. KPK do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 27 shtator, ora 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Dhurata Haveri u p\u00ebrball me probleme t\u00eb reja t\u00eb burimeve t\u00eb pasuris\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb avokatja e saj e konsideroi trup\u00ebn gjykuese t\u00eb nj\u00ebanshme dhe pretendoi se nuk ishin marr\u00eb parasysh provat e paraqitura nga subjekti.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":63266,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Dhurata-Haveri-dhe-avokatja-533x400.jpg","fifu_image_alt":"Ri\u00e7elja e hetimit nuk e ndryshon pozit\u00ebn e gjyqtares Dhurata Haveri","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63263"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63263"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63263\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63266"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63263"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63263"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63263"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}