{"id":63269,"date":"2019-09-29T18:17:04","date_gmt":"2019-09-29T16:17:04","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63269"},"modified":"2019-09-29T18:17:04","modified_gmt":"2019-09-29T16:17:04","slug":"te-ardhurat-e-rreme-dhe-pasurite-e-patundshme-penalizuan-gjyqtaren-valbona-seknaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/te-ardhurat-e-rreme-dhe-pasurite-e-patundshme-penalizuan-gjyqtaren-valbona-seknaj\/2019\/09\/29\/","title":{"rendered":"T\u00eb ardhurat \u2018e rreme\u2019 dhe pasurit\u00eb e patundshme penalizuan gjyqtaren Valbona Seknaj"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i arsyetuar i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit shpjegon problemet me pasurit\u00eb e patundshme dhe munges\u00ebn e t\u00eb ardhurave t\u00eb ligjshme t\u00eb ish-kryetares s\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkodr\u00ebs, Valbona Seknaj (Durraj). \u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_63703\" aria-describedby=\"caption-attachment-63703\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/valbona-durraj.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-63703\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/valbona-durraj-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"63703\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-63703\" class=\"wp-caption-text\">Kryetarja e Gjykat\u00ebs Administriave Shkod\u00ebr, Valbona Seknaj (Durraj) gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb KPK-s\u00eb m\u00ebr 03.07.2019 | Foto nga : Edmodn Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kryetarja e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Shkod\u00ebr, Valbona Seknaj (Durraj) u shkarkua nga detyra, pasi u konstatuan nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Trupa gjykuese e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Xhensila Pine kryesuese, Suela Zhegu relatore dhe Olsi Komici an\u00ebtar, e p\u00ebrfunduan rivler\u00ebsimin p\u00ebr gjyqtaren Seknaj bazuar vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb kriter.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin Nr. 175 t\u00eb dat\u00ebs 4 korrik 2019, KPK konkludon se Seknaj ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb, t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm e t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb pasurive, ka munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr pasurit\u00eb dhe shpenzimet; ka kryer fiktivitet n\u00eb lidhje me dy kontrata noteriale p\u00ebr shitjen e nj\u00eb apartamenti me q\u00ebllim shmangien e detyrimeve tatimore si edhe ka kryer nd\u00ebrtim t\u00eb paligjsh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb truall n\u00eb Velipoj\u00eb.\u00a0 Edhe pse n\u00eb disa raste jan\u00eb pranuar disa prej argumenteve t\u00eb gjyqtares p\u00ebr shpenzimet e udh\u00ebtimeve jasht\u00eb shtetit, analizat financiare kan\u00eb rezultuar s\u00ebrish me balanca negative, duke mos e ndryshuar q\u00ebndrimin e Komisionit.<\/p>\n<p>Valbona Seknaj(Durraj) e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin shqiptar t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1998. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb, ajo ka punuar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 2013 u dekretua gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Shkod\u00ebr, ku mbajti edhe pozicionin e kryetares.<\/p>\n<p><strong>Munges\u00eb burimesh <\/strong><\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb, nj\u00eb nd\u00ebr problemet kryesore q\u00eb e penalizoi subjektin ishte nj\u00eb apartament banimi me sip\u00ebrfaqe 115.3 m\u00b2 n\u00eb Tiran\u0451, i porositur n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2004 me kontrat\u00eb t\u00eb finalizuar n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Seknaj ka deklaruar se ka shpenzuar 81 mij\u00eb euro p\u00ebr apartamentin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vlera n\u00eb kontrat\u00eb ishte 78 mij\u00eb euro. Komisioni identifikoi pamund\u00ebsi financiare t\u00eb familjes Seknaj p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti.<\/p>\n<p>Gjyqtarja shpjegoi para Komisionit se si burim p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie kan\u00eb sh\u00ebrbyer: t\u00eb ardhurat e krijuara nga biznesi privat i saj dhe i bashk\u00ebshortit e m\u00eb pas nga paga e saj si gjyqtare; t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 66 m2 n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb vler\u00ebn 4.5 milion\u00eb lek\u00eb; t\u00eb ardhurat e krijuara nga dh\u00ebnia me qira e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vler\u00ebn prej 19.200 euro p\u00ebr periudh\u00ebn\u00a0 prill 2006 \u2013 prill 2010 dhe nj\u00eb hua e marr\u00eb nga v\u00ebllai n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro. P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto burime, KPK\u00a0 evidenton problematika.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ardhurat nga biznesi privat dhe pagat, Komisioni konstaton se subjekti dokumentoi vlera m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se ato t\u00eb deklaruarat. Komisioni thot\u00eb se i ka kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs gjyqtares, por s\u00ebrish prej saj nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet burimi i ligjsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhurat e deklaruara p\u00ebr periudh\u00ebn 2004 \u2212 2010.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket t\u00eb ardhurave nga qiraja n\u00eb vler\u00ebn e 19.200 eurove, Komisioni konstatoi se detyrimet tatimore p\u00ebr vitet 2006-2010 ishin paguar n\u00eb dhjetor 2018 \u2013 nd\u00ebrsa i p\u00ebrfshiu ato si t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me huan\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb nga v\u00ebllai E.D., KPK gjeti se ky i fundit ka pasur aktivitet t\u00eb ligjsh\u00ebm, por nuk provohet n\u00ebse ka pasur mjaftuesh\u00ebm t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>\u201cNga analiza financiare e kryer nga Komisioni, u konstatua se subjekti i rivler\u00ebsimit ka munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme, p\u00ebr periudh\u00ebn 2004 \u2212 2010, dhe paraqitet me nj\u00eb balanc\u00eb financiare negative n\u00eb shum\u00ebn &#8211; 4.284.244 lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb justifikuar blerjen e k\u00ebsaj pasurie,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPK e ka ndryshuar k\u00ebt\u00eb shif\u00ebr pas disa pretendimeve t\u00eb Seknajt, duke pranuar se udh\u00ebtimet n\u00eb Mal t\u00eb Zi ishin kryer tek familjar\u00ebt dhe duhej t\u00eb ishin p\u00ebrllogaritur me kosto m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. Pas provave t\u00eb dor\u00ebzuara nga Seknaj, Komisioni ka reflektuar n\u00eb analiz\u00ebn financiare ndryshimet n\u00eb lidhje me udh\u00ebtime drejt Malit t\u00eb Zi, n\u00eb mesatarisht 20 euro p\u00ebr \u00e7do udh\u00ebtim duke e zbritur balanc\u00ebn negative n\u00eb 3.997.962 lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK identifikoi fiktivitet n\u00eb dy kontratat me vlera t\u00eb ndryshme p\u00ebr shitjen e nj\u00eb apartamenti 66 m2 n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2004 n\u00eb Shkod\u00ebr, t\u00eb n\u00ebnshkruara para dy noter\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej kontratave rezultonte vlera 3.5 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb kontrat\u00ebn e dyt\u00eb 2 milion\u00eb lek\u00eb; \u00e7ka ka ngritur dyshime p\u00ebr evazion fiskal.<\/p>\n<p>Pretendimet e gjyqtares Seknaj se ekzistenca e dy kontratave p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn banes\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtat pal\u00eb ka qen\u00eb pasoj\u00eb e pagimit t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb shitjes me k\u00ebste dhe se vlera e ndryshme mund t\u00eb ishte nj\u00eb gabim material i noterit, nuk jan\u00eb konsideruar bind\u00ebse p\u00ebr KPK-n\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u201cDeklarim i rrem\u00eb\u201d i t\u00eb ardhurave <\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar pamund\u00ebsi financiare t\u00eb familjes s\u00eb gjyqtares\u00a0 p\u00ebr blerjen e nj\u00eb toke-truall me sip\u00ebrfaqe 360 m\u00b2 n\u0451 fshatin Pulaj n\u00eb Velipoj\u0451, me vler\u00eb t\u00eb deklaruar prej \u00a0881.280 lek\u0451sh n\u00eb vitin 2012. Seknaj nuk e ka deklaruar burimin e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe as n\u00eb at\u00eb periodike t\u00eb vitit 2012, por deklaroi para Komisionit se ajo rridhte nga kursimet familjare.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se Seknaj ka pasur munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri, pasi ka balanc\u00eb financiare negative p\u00ebr vitin 2012 n\u00eb shum\u00ebn e 761 mij\u00eb lek\u00ebve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Komisioni ka pranuar vet\u00ebm nj\u00eb prej pretendimeve t\u00eb gjyqtares Seknaj, at\u00eb t\u00eb shpenzimeve t\u00eb udh\u00ebtimeve dhe duke u ulur ato n\u00eb shum\u00ebn 290.618 lek\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb zbritur nga llogaria.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni evidenton nd\u00ebrtim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtese dy kat\u00ebshe me sip\u00ebrfaqe totale 200 m2 n\u00eb vitin 2013. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, Seknaj ka deklaruar se ishte n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me pjes\u00eb takuese 50% me investitorin N.M., dhe familja e saj kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion vet\u00ebm tok\u00ebn.<\/p>\n<p>Prej verifikimeve t\u00eb akteve, KPK ka gjetur se aplikues pran\u00eb ALUIZN-it Shkod\u00ebr p\u00ebr legalizimin e objektit ka qen\u00eb vet\u00ebm bashk\u00ebshorti i gjyqtares Seknaj, i cili ka vet\u00ebdeklaruar se sip\u00ebrfaqja e p\u00ebrgjithshme e nd\u00ebrtimit pa leje ishte 200 m\u00b2.<\/p>\n<p>Komisioni konkludon se referuar t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare t\u00eb publikuara nga Enti Komb\u00ebtar i Banesave, EKB kostoja mesatare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e objektit duhet t\u00eb ishte minimalisht n\u00eb vler\u00ebn totale prej 6.555.412 lek\u00ebsh, por situacionet q\u00eb ka depozituar Seknaj, n\u00eb total jan\u00eb me vlera m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, n\u00eb shum\u00ebn totale 5.373.356 lek\u00eb. Nd\u00ebrsa p\u00ebr mobilimin, gjyqtarja ka shpjeguar se \u00ebsht\u00eb arreduar vet\u00ebm nj\u00eb kat nga investitori N.M., por pa deklaruar vler\u00ebn dhe koh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb kryer.<\/p>\n<p>Komisioni doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se investitori nuk kishte burime t\u00eb praftueshme p\u00ebr nd\u00ebrtimin e objektit 2-kat\u00ebsh dhe mobilimin e tij n\u00eb vler\u00ebn e 5281 eurove.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, t\u00eb ardhurat e gjyqtares Seknaj t\u00eb p\u00ebrfituara nga puna si avokate n\u00eb vitet 1992-1997 kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr arsye e ngritur nga Komisioni p\u00ebr shkarkimin e saj. Komisioni argumenton n\u00eb vendim se t\u00eb ardhurat nga avokatia jan\u00eb deklaruar n\u00eb vler\u00ebn e 6.8 milion\u00eb lek\u00ebve, por subjekti ka arritur t\u00eb dokumentoj\u00eb vet\u00ebm 1.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Seknaj e ka kund\u00ebrshtuar analiz\u00ebn financiare t\u00eb kryer nga Komisioni, duke pretenduar se duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara n\u00eb vite, p\u00ebrfshi edhe p\u00ebr t\u00eb cilat nuk disponohet dokumentacion p\u00ebr shkak t\u00eb djegies s\u00eb arkiv\u00ebs s\u00eb gjykat\u00ebs. Ajo ka kund\u00ebrshtuar marzhin e fitimit prej 80% t\u00eb llogaritur, duke e konsideruar at\u00eb si antiligjor. Por n\u00eb vendim thuhet se Seknaj nuk shpjegoi bindsh\u00ebm apo t\u00eb provonte me dokumentacion se sa kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ardhurat nga ushtrimi i aktivitetit si avokate.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues \u00e7mon se subjekti i rivler\u00ebsimit ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhurat e realizuara nga aktiviteti privat i avokatis\u00eb, dhe vendosi t\u00eb mos marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb pretendimet e subjektit n\u00eb lidhje me k\u00ebto t\u00eb ardhura,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni konkludon se Seknaj nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting burimin e krijimit t\u00eb nj\u00eb dyqani me sip\u00ebrfaqe 46 m\u00b2 t\u00eb bler\u0451 n\u00eb dat\u00ebn 21 prill 1997 nga bashk\u00ebshorti n\u00eb vler\u00ebn 30 mij\u00eb USD. Sipas trup\u00ebs gjykuese, dyqani kishte sip\u00ebrfaqe 56 m\u00b2, nga ku shit\u0451si n\u00eb vitin 1997 i ka shitur bashk\u00ebshortit t\u00eb gjyqtares 46 m\u00b2.<\/p>\n<p>Gjyqtarja ka shpjeguar para Komisionit se kjo pron\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb me t\u00eb ardhurat nga biznesi privat i saj dhe dhe bashk\u00ebshortit. Por, nga analiza financiare e kryer p\u00ebr periudh\u00ebn 1989 \u2212 1997, ka rezultuar se gjyqtarja Seknaj dhe bashk\u00ebshorti i saj kan\u00eb pasur munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme financiare n\u00eb shum\u00ebn &#8211; 3.473.820 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja ka pretenduar se aktiviteti i bashk\u00ebshortit ka qen\u00eb i ligjsh\u00ebm dhe i pand\u00ebrprer\u00eb dhe se nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e saj, por e institucioneve, pse mungon informacioni p\u00ebr vitet 1996-1998. Ajo ka k\u00ebrkuar gjithashtu q\u00eb analiza financiare t\u00eb mos shtrihej p\u00ebr vitet kur ajo nuk ishte n\u00eb funksionin e gjyqtarit, k\u00ebrkes\u00eb e cila u rr\u00ebzua nga trupi gjykues.<\/p>\n<p>\u201cHetimi i t\u00eb gjitha pasurive t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, t\u00eb deklaruara ose jo b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar \u00e7do mund\u00ebsi q\u00eb k\u00ebto pasuri t\u00eb jen\u00eb krijuar me an\u00eb t\u00eb akteve korruptive gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb funksionit t\u00eb gjyqtarit, apo abuzimit t\u00eb \u00e7do forme t\u00eb saj me detyr\u00ebn, apo nga veprimtari t\u00eb tjera t\u00eb kund\u00ebrligjshme\u2026,\u201d citohet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb fakteve dhe rrethanave n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, trupi gjykues \u00e7mon se subjekti i rivler\u00ebsimit ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb lidhje me t\u00eb ardhurat e deklaruara nga aktiviteti privat i bashk\u00ebshortit, pasi nuk provoi burimin e ligjsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura,\u201d p\u00ebrfundon vendimi.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i arsyetuar i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit shpjegon problemet me pasurit\u00eb e patundshme dhe munges\u00ebn e t\u00eb ardhurave t\u00eb ligjshme t\u00eb ish-kryetares s\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkodr\u00ebs, Valbona Seknaj (Durraj). \u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":63270,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/valbona-durraj-533x400.jpg","fifu_image_alt":"T\u00eb ardhurat \u2018e rreme\u2019 dhe pasurit\u00eb e patundshme penalizuan gjyqtaren Valbona Seknaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63269"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63269"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63269\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63270"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63269"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63269"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63269"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}