{"id":63271,"date":"2019-10-01T17:49:18","date_gmt":"2019-10-01T15:49:18","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63271"},"modified":"2019-10-01T17:49:18","modified_gmt":"2019-10-01T15:49:18","slug":"kpa-rrezoi-pretendimet-e-ish-gjyqtarit-bledar-abdullai-per-cenim-te-jetes-private","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-rrezoi-pretendimet-e-ish-gjyqtarit-bledar-abdullai-per-cenim-te-jetes-private\/2019\/10\/01\/","title":{"rendered":"KPA rr\u00ebzoi pretendimet e ish-gjyqtarit Bledar Abdullai p\u00ebr \u201cc\u00ebnim t\u00eb jet\u00ebs private\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i arsyetuar i Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit tregon se ish-gjyqtari i Tiran\u00ebs Bledar Abdullai d\u00ebshtoi t\u00eb arsyetonte se nuk kishte p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr pasurit\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebjtueses dhe se hetimi p\u00ebr to c\u00ebnonte jet\u00ebn e tij private.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_51102\" aria-describedby=\"caption-attachment-51102\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-51102\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Bledar-Abdullai1-600x375.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"375\" data-id=\"51102\"  style=\"display:none\"><figcaption id=\"caption-attachment-51102\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Bledar Abdullai gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit m\u00eb 26 korrik 2018. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>I b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e list\u00ebs prioritare t\u00eb vetingut pas kandidimit p\u00ebr n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, Bledar Abdullai u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit n\u00eb ver\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Abdullai megjithat\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguli t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb sistem, nd\u00ebrsa ankimoi vendimin n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit vendimin e Komisionit, duke pretenduar nd\u00ebr t\u00eb tjera shkelje t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb private.<\/p>\n<p>Argumentet e Abdullait u mb\u00ebshtet\u00ebn kryesisht n\u00eb faktin se ai nuk duhej t\u00eb mbante p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr pasurin\u00eb e bashk\u00ebjetueses para vitit 2012. Ai pretendoi se ky ishte viti i fillimit real t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs dhe se KPK nuk duhej t\u00eb kishte hetuar p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e tij me bashk\u00ebjetuesen para k\u00ebsaj periudhe.<\/p>\n<p>Por m\u00eb her\u00eb Komisioni dhe m\u00eb pas Kolegji rr\u00ebzuar pretendimet e tij. KPA arsyetoi nd\u00ebr t\u00eb tjera se hetimet nuk qen\u00eb fokusuar n\u00eb jet\u00ebn private t\u00eb ish-gjyqtarit, por n\u00eb koh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn duhej hetuar pasuria e tij dhe e personave t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>Trupa gjykues e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit kryesuar nga Luan Daci, Albana Shtylla relatore dhe an\u00ebtar\u00eb Ina Rama, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, vendosi n\u00eb fund t\u00eb linte n\u00eb fuqi vendimin e Komisionit.<\/p>\n<p>Kolegji arsyetoi se \u00a0Abdullai kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm duke mos deklaruar pasurin\u00eb e prind\u00ebrve dhe v\u00ebllait, \u201cnuk ka p\u00ebrmbushur detyrimin p\u00ebr deklarimin sakt\u00ebsisht dhe plot\u00ebsisht t\u00eb burimit t\u00eb krijimit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb personit t\u00eb lidhur, bashk\u00ebjetueses s\u00eb tij dhe se ka munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasuris\u00eb apartament, me sip\u00ebrfaqe 66,60 m2 dhe garazh, me adres\u00eb rruga \u201c{***}\u201d, Tiran\u00eb, n\u00eb ish-pron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebjetueses, znj. A.O., dhe t\u00eb pasuris\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 98,3 m2, n\u00eb Golem, Durr\u00ebs n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb saj\u201d.<\/p>\n<p><strong>Ankimi mbi pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ankimi i ish-gjyqtarit Bledar Abdullai u fokusua kryesisht n\u00eb pretendimin e tij se KPK kishte shkelur t\u00eb drejtat p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb private duke hetuar p\u00ebr koh\u00ebn e sakt\u00eb t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs s\u00eb tij. Abdullai pretendon se duke \u201canalizuar dhe konkluduar rreth nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje personale me karakter pasuror si\u00e7 \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebjetesa\u201d, KPK kishte \u201cshkelur parimet e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Koha e fillimit t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs mes Abdullait dhe A.O (bashk\u00ebjetuesja e tij), \u00ebsht\u00eb gjetur e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr hetimin, i cili n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe \u00ebsht\u00eb fokusuar te pasurit\u00eb e k\u00ebsaj t\u00eb fundit. KPA arsyeton se pretendimet e ish-gjyqtarit nuk q\u00ebndronin dhe se KPK nuk kishte kryer hetimin n\u00eb rrethanat e bashk\u00ebjetes\u00ebs p\u00ebr t\u00eb provuar lidhjen, por p\u00ebr t\u00eb dokumentuar pasurit\u00eb e tij. \u201cTrupi gjykues vler\u00ebson se n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit, r\u00ebnd\u00ebsia e p\u00ebrcaktimit t\u00eb momentit t\u00eb fillimit t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs s\u00eb subjektit lidhet me p\u00ebrllogaritjen e t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve t\u00eb tij dhe personit t\u00eb lidhur, p\u00ebr efekt t\u00eb jetes\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe p\u00ebr rritjen e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb lindur prej tyre, si edhe p\u00ebr krijimin e pasurive kur deklarojn\u00eb se i kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, apo ve\u00e7mas, sipas rastit\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>Faktet e pretenduara nga Abdullai se bashk\u00ebjetesa kishte filluar n\u00eb vitin 2012 dhe jo n\u00eb vitin 2004 jan\u00eb rr\u00ebzuar nga KPA. Sipas Kolegjit koha e q\u00ebndrimit t\u00eb bashk\u00ebjetueses n\u00eb SHBA para vitit 2012 dhe pas tij \u00ebsht\u00eb e ngjashme dhe nuk ishte prov\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar se ai nuk kishte bashk\u00ebjetuar.<\/p>\n<p>Po ashtu pretendimi i Abdullait se adresa e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb bashk\u00ebjetueses n\u00eb formular\u00ebt e tij t\u00eb vet\u00ebdeklarimit ishte si adres\u00eb rezerv\u00eb pasi ai jetonte me v\u00ebllain me qira u gjet i paprovuar nga Kolegji. Trupa arsyetoi se ai nuk paraqiti prova q\u00eb kishte jetuar me qira dhe se ligji nuk k\u00ebrkonte adres\u00eb rezerv\u00eb, por adres\u00ebn e banimit pasi adres\u00eb kontakti ishte ajo e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>KPA po ashtu nj\u00ebsoj si komisioni arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin q\u00eb bashk\u00ebjetuesja e ish-gjyqtarit nuk kishte burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb krijuar pasurin\u00eb. \u201cTrupi gjykues p\u00ebrllogariti mund\u00ebsin\u00eb e familjes O. p\u00ebr t\u00eb krijuar depozitat n\u00eb em\u00ebr t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj, p\u00ebrfshir\u00eb edhe bashk\u00ebjetuesen e subjektit A.O., n\u00eb vite, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb krijimit t\u00eb tyre. Bazuar n\u00eb k\u00ebto p\u00ebrllogaritje, trupi gjykues arriti n\u00eb konkluzionin se familja O., me t\u00eb ardhurat e krijuara n\u00eb periudh\u00ebn tetor 1991 &#8211; dhjetor 2008, nuk ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb krijoj\u00eb k\u00ebto depozita me burime t\u00eb ligjshme\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim, duke iu referuar pretendimeve p\u00ebr ndihm\u00eb nga familja e bashk\u00ebjetueses.<\/p>\n<p>Por KPA thot\u00eb se p\u00ebrtej pretendimeve t\u00eb subjektit mund\u00ebsia e familjes s\u00eb bashk\u00ebjetueses dhe e vet\u00eb asaj p\u00ebr t\u00eb krijuar pasurit\u00eb, p\u00ebrfshi pasuri t\u00eb paluajtshme n\u00eb vler\u00ebn 190 mij\u00eb euro, nuk u provua. Kolegji arsyeton ngjash\u00ebm me komisionin n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb pasuri, por p\u00ebrndryshe nga KPK p\u00ebrjashton edhe disa t\u00eb ardhura q\u00eb ishin cil\u00ebsuar si t\u00eb rregullta n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu Kolegji nuk gjen si t\u00eb justifikuara ligj\u00ebrisht t\u00eb ardhurat e babait t\u00eb bashk\u00ebjetueses si avokat, duke arsyetuar se p\u00ebr to nuk ishte paraqitur dokument i pages\u00ebs s\u00eb tatimeve.<\/p>\n<p>Kolegji rr\u00ebzoi po ashtu edhe pretendimet se mund\u00ebsit\u00eb financiare p\u00ebr nj\u00eb pages\u00eb prej 131 mij\u00eb eurosh n\u00eb vitin 2008 duheshin hetuar deri n\u00eb vitin 2013 kur ishte mbyllur kontrata. Kolegji thot\u00eb se kjo nuk ishte e nevojshme pasi pagesa ishte kryer n\u00eb vitin 2008 dhe hetimi duhej t\u00eb provonte mjaftueshm\u00ebrin\u00eb e burimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>KPA gjeti t\u00eb bazuar arsyetmin e Komisionit se n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment bashk\u00ebjetuesja e Abdullait kishte munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr 5.9 milion lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb rr\u00ebzoi arsyetimin e tij p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb modeste, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se shpenzimet p\u00ebrllogariteshin mbi baz\u00eb t\u00eb minimumit jetik.<\/p>\n<p>Pretendimi i ish-gjyqtarit se prind\u00ebrit e tij kishin ndihmuar finaciarisht duke dh\u00ebn\u00eb shuma t\u00eb caktuara p\u00ebr nipin, duket se e fund\u00ebn Abdullain m\u00eb shum\u00eb n\u00eb qorrsokak. Kolegji arsyeton fillimisht se prind\u00ebrit nuk kishin pasur mund\u00ebsi finaciare dhe pastaj se vet\u00eb subjekti nuk kishte deklaruar marrjen e shumave prej tyre.<\/p>\n<p>\u201cNga verifikimi i deklaratave periodike t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb vite, trupi gjykues konstaton se subjekti nuk ka deklaruar ndihm\u00eb apo kontribut financiar t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga prind\u00ebrit e tij, drejtuar f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe Abdullai u ngarkua me p\u00ebrgjegj\u00ebsi edhe p\u00ebr mosdeklarimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb prind\u00ebrve, p\u00ebrfshi nj\u00eb fond investimi n\u00eb bank\u00eb. KPA arsyeton n\u00eb vendim se p\u00ebrtej nj\u00eb ngat\u00ebrrese t\u00eb supozuar gjat\u00eb dor\u00ebzimit t\u00eb formular\u00ebve n\u00eb ILDKPKI, ishte ish-gjyqtari ai q\u00eb duhej t\u00eb kishte garantuar deklarimin e plot\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb nga t\u00eb af\u00ebrmit. \u201cP\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr, subjekti kishte detyrimin t\u00eb dor\u00ebzonte bashk\u00eblidhur me deklarat\u00ebn e tij edhe at\u00eb t\u00eb prind\u00ebrve dhe t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij, si persona t\u00eb lidhur t\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb certifikat\u00ebn e tij familjare\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Duke iu referuar k\u00ebtij fakti KPA shprehet se mjafton mosdeklarimi i likuiditeteve t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tij n\u00eb shum\u00ebn 2.900.000 lek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb mas\u00ebn disiplinore t\u00eb shkarkimit. \u201cSubjekti n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb s\u00eb rivler\u00ebsimit nuk ka p\u00ebrmbushur detyrimin kushtetues dhe ligjor p\u00ebr deklarimin e pasuris\u00eb s\u00eb personave t\u00eb lidhur sipas p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb certifikat\u00ebs familjare, rrethan\u00eb kjo e mjaftueshme p\u00ebr t\u2019u mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb kriterit t\u00eb pasuris\u00eb, n\u00eb drejtim t\u00eb ngarkimit t\u00eb subjektit me p\u00ebrgjegj\u00ebsi disiplinore\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb arsyetimit KPA v\u00eb n\u00eb dukje edhe se Abdullai i referohet n\u00eb disa raste t\u00eb drejt\u00ebs penale, nd\u00ebrsa n\u00eb vendim thuhet se arsyetimet e Komisionit jan\u00eb bazuar n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn civilo-administrative. Po ashtu vihet n\u00eb dukje se ai kishte referuar gabim nj\u00eb vendim t\u00eb KPA.<\/p>\n<p><strong>Ankimi p\u00ebr procedur\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtari i shkarkuar Bledar Abdullai ankimoi n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit ato q\u00eb sipas tij ishin shkelje t\u00eb procedur\u00ebs nga KPK. Abdullai pretendoi nd\u00ebr t\u00eb tjera se Komisioni nuk kishte qen\u00eb efikas n\u00eb komunikimin me t\u00eb dhe se nuk e kishte njoftuar n\u00eb koh\u00eb reale p\u00ebrb\u00ebrjen e trup\u00ebs gjykuese.<\/p>\n<p>Abdullai pretendon se vet\u00ebm pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK ai \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni se ishte n\u00eb konflikt interesi me relatoren e \u00e7\u00ebshtjes ndaj tij Suela Zhegu. Gjyqtari i shkarkuar pretendon nd\u00ebr t\u00eb tjera se bashk\u00ebshortja e tij nuk kishte p\u00ebrpiluar nj\u00eb kontrsat\u00eb noteriale p\u00ebr Zhegun dhe t\u00eb af\u00ebrmit e saj. Ai ankohet se bashk\u00ebshorti i Komisioneres kishte pasur \u00e7\u00ebshtje n\u00eb gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs me koleg\u00ebt e tij dhe se Zhegu dikur si punonj\u00ebse pran\u00eb Autoritetit P\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Abdullait kjo e ka b\u00ebr\u00eb gjykimin ndaj tij t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm dhe se \u00ebsht\u00eb shkeluar parimi i gjykimit nga nj\u00eb gjykat\u00eb e paanshme.<\/p>\n<p>Por Kolegji e ka rr\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb pretendim duke arsyetuar fillimisht se Abdullai ishte njohur me trup\u00ebn dy her\u00eb para seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dhe se megjith\u00ebse ishte b\u00ebr\u00eb me dije e drejta p\u00ebr t\u00eb deklaruar konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm interesi nuk e kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb. \u201cRezulton se n\u00eb deklaratat e b\u00ebra pas k\u00ebsaj date, subjekti nuk \u00ebsht\u00eb shprehur p\u00ebr ndonj\u00eb konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm interesi me secilin prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trupit gjykues\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e Kolegjit.<\/p>\n<p>Po ashtu KPA b\u00ebn me dije se as gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore Abdullai nuk ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb till\u00eb. KPA m\u00eb tutje sqaron se edhe n\u00eb rast se merreshin t\u00eb mir\u00ebqena ankesat e gjyqtarit, asnj\u00eb prej pretendimeve t\u00eb tij nuk mund t\u00eb konsideroheshin si konflikt interesi. Sipas trup\u00ebs gjykuese nuk kishte asnj\u00eb prov\u00eb t\u00eb ndonj\u00eb armiq\u00ebsie mes tij, bashk\u00ebshortes dhe relatores Zhegu.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues i Kolegjit vler\u00ebson se faktet e deklaruara nga subjekti nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkaqe serioze nj\u00ebanshm\u00ebrie\u201d, thuhet n\u00eb vendim, nd\u00ebrsa KPA shprehet se pretendimi ishte i pabazuar.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm KPA rr\u00ebzoi pretendimin e Abdullait se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ishte ndikuar nga raportimet n\u00eb media dhe nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb pretenduar shpifjesh ndaj tij. Abdullai pretendoi se kjo kishte \u201ckrijuar bindjen se ndikimi i tyre n\u00eb trupin gjykues ka qen\u00eb i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb\u201d. Ai pretendon se ishin raportuar n\u00eb media shifra absurde t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Por KPA thot\u00eb se \u201csubjekti nuk i ka ngritur n\u00eb asnj\u00eb faz\u00eb t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb Komision\u201d, k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje. Nd\u00ebrkoh\u00eb duke iu referuar Gjykat\u00ebs Europiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut \u00e7\u00ebshtjes \u201cCraxi (ish-kryeminist\u00ebr i Italis\u00eb) kund\u00ebr Italis\u00eb\u201d t\u00eb vitit 2003 KPA citon se komentet e ashpra n\u00eb shtyp p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet t\u00eb ndjeshme jan\u00eb t\u00eb paevitueshme. \u201cInteresi i medias p\u00ebr procesin e rivler\u00ebsimit ndaj gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, n\u00ebn drit\u00ebn e jurisprudenc\u00ebs s\u00eb GjEDNj, por edhe vet\u00eb q\u00ebllimit t\u00eb parashikimeve kushtetuese dhe ligjit nr. 84\/2016, \u00ebsht\u00eb m\u00eb se i kuptuesh\u00ebm\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb KPA pranon se shifrat e p\u00ebrmenduar nga mediat p\u00ebr t\u00eb cilat ankohej gjyqtari nuk ishin t\u00eb nj\u00ebjta me ato t\u00eb referuara nga KPK. \u201cNuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me shifrat e p\u00ebrmendura n\u00eb aktet procedurale\u201d, thuhet nga KPA. Kolegji nd\u00ebrkoh\u00eb ka rr\u00ebzuar pretendimin e Abdullait se mediat kan\u00eb luajtur \u201crolin e \u201cz\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit\u201d t\u00eb Komisionit\u201d, duke th\u00ebn\u00eb se ai nuk kishte sjell\u00eb asnj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Kolegji po ashtu shprehet se pretendimet se ndaj Abdullait ishte shpifur nuk ishin pjes\u00eb e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Kolegji rr\u00ebzoi si t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme pretendimin e ish-gjyqtarit se KPK ishte bazuar n\u00eb denoncimin e nj\u00eb t\u00eb vdekuri. KPA arsyetoi se ai ishte vlersuar pozitivisht n\u00eb kriterin e profesionalizmit dhe se k\u00ebto denoncime nuk kishin luajtur asnj\u00eb rol n\u00eb vendimin p\u00ebr shkarkimin e tij dhe nuk ishin marr\u00eb parasysh nga Komisioni.<\/p>\n<p>Abdullai pretendoi po ashtu q\u00eb ishte gjykuar nga nj\u00eb trup\u00eb gjykuese me nivel arsimor\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se i tij. KPA shprehet se nuk kishte kompetenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb verifikuar \u201ckriteret ligjore dhe kushtetuese t\u00eb em\u00ebrimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb institucioneve t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d.<\/p>\n<p>KPA rr\u00ebzoi edhe pretendimet p\u00ebr vones\u00eb t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe zbardhje me vones\u00eb t\u00eb vendimit. Sipas Kolegjit \u201cprocesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt, \u00ebsht\u00eb kryer brenda nj\u00eb afati t\u00eb arsyesh\u00ebm\u201d, nd\u00ebrsa vonesa e pretenduar e zbardhjes s\u00eb vendimit nuk i kishte c\u00ebnuar atij asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>KPA e ka gjetur t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb pretenidmin e Abdullait se nuk ishte njohur me aktet. Sipas Kolegjit, KPK i kishte kthyer p\u00ebrgjigje t\u00eb plot\u00eb ish-gjyqtarit dhe n\u00eb dosje nuk ishin p\u00ebrfshir\u00eb vet\u00ebm rregulloret p\u00ebr funksionimin e brendsh\u00ebm t\u00eb KPK-s\u00eb q\u00eb mund t\u00eb shkarkoheshin online n\u00eb faqen e Komisionit.<\/p>\n<p>KPA shprehet se Abdullai gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore kishte konfirmuar marrjen n\u00eb dor\u00ebzim t\u00eb dosjes fizikisht dhe elektronikisht.<\/p>\n<p>T\u00eb pav\u00ebrteta u gjet\u00ebn po ashtu edhe pretendimet se nuk i ishte dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi reale p\u00ebr t\u00eb ushtruar barr\u00ebn e prov\u00ebs kryesisht mbi koh\u00ebn e bashk\u00ebjetes\u00ebs. KPA thot\u00eb se bashk\u00ebjetesa ishte sjell\u00eb n\u00eb diskutim jo nga Komisioni, por nga \u00a0nga vet\u00eb subjekti. I cili p\u00ebrmes saj ka pretenduar t\u00eb justifikoj\u00eb \u201ckontributin e tij n\u00eb rritjen e f\u00ebmij\u00ebve, si dhe p\u00ebr t\u00eb theksuar se pasurit\u00eb e znj. A.O. jan\u00eb krijuar n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur ajo nuk ishte n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie bashk\u00ebjetese me vet\u00eb subjektin\u201d.<\/p>\n<p>Kolegji arsyeton edhe se Komisioni me t\u00eb drejt\u00eb nuk ka pranuar thirrjen e d\u00ebshmitar\u00ebve pasi ato nuk ishin t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb marrjen e vendimit. \u00a0Pasi rr\u00ebzon edhe disa pretendime t\u00eb tjera p\u00ebr shkelje proceduriale, KPA shprehet n\u00eb fund se \u201cKomisioni i ka garantuar subjektit t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat procedurale dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, trupi gjykues vler\u00ebson se pretendimi i tij \u00ebsht\u00eb i pabazuar\u201d.<\/p>\n<p>Abdullaiu pretendon se seanc\u00eb d\u00ebgjimore duhej t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb me dyer t\u00eb mbyllura pasi n\u00eb t\u00eb do t\u00eb diskutohej jeta private e bashk\u00ebjetueses s\u00eb tij dhe familjar\u00ebve t\u00eb saj dhe po ashtu ka akuzuar KPK se \u201cka fshehur e manipuluar fakte me pasoj\u00eb shkeljen e parimeve t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor\u201d.<\/p>\n<p>Por KPA v\u00eb n\u00eb dukje se Komisioni nuk kishte cekur elemente ngusht\u00ebsisht personale n\u00eb hetimin e tij, p\u00ebrkundrazi sipas Kolegjit ishte vet\u00eb ai q\u00eb \u201cka paraqitur Komisionit prova p\u00ebr rrethana dhe fakte personale t\u00eb znj. A.O.\u201d<\/p>\n<p>Kolegji megjithat\u00eb i ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen Komisionit p\u00ebr citimin e disa pohimeve t\u00eb vet\u00eb Abdullait n\u00eb vendimin e zbardhur. KPA thot\u00eb se ato nuk kan\u00eb qen\u00eb q\u00ebllim denigrimin, si\u00e7 pretendon ish-gjyqtari, pasi Komisioni i \u00ebsht\u00eb referuar th\u00ebnieve t\u00eb tij, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast KPK duhej \u201ct\u00eb kishte treguar v\u00ebmendje m\u00eb t\u00eb madhe\u201d. Disa gabime n\u00eb shifra n\u00eb vendimin e zbardhur t\u00eb KPK jan\u00eb cil\u00ebsuar si lapsuse q\u00eb nuk kishin pasoj\u00eb n\u00eb vendim nga Kolegji. \u00a0K\u00ebrkesat p\u00ebr prova t\u00eb reja u rr\u00ebzuan nga Kolegji, q\u00eb i cil\u00ebsoi ato t\u00eb panevojshme.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i arsyetuar i Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit tregon se ish-gjyqtari i Tiran\u00ebs Bledar Abdullai d\u00ebshtoi t\u00eb arsyetonte se nuk kishte p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr pasurit\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebjtueses dhe se hetimi p\u00ebr to c\u00ebnonte jet\u00ebn e tij private.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":63276,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Bledar-Abdullai1-600x375.jpg","fifu_image_alt":"KPA rr\u00ebzoi pretendimet e ish-gjyqtarit Bledar Abdullai p\u00ebr \u201cc\u00ebnim t\u00eb jet\u00ebs private\u201d","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63271"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63271"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63271\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63276"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63271"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63271"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63271"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}