{"id":63305,"date":"2019-10-07T19:43:22","date_gmt":"2019-10-07T17:43:22","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63305"},"modified":"2019-10-07T19:43:22","modified_gmt":"2019-10-07T17:43:22","slug":"kandidati-i-spak-ndini-tavani-perballet-me-probleme-ne-veting","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kandidati-i-spak-ndini-tavani-perballet-me-probleme-ne-veting\/2019\/10\/07\/","title":{"rendered":"Kandidati i SPAK, Ndini Tavani p\u00ebrballet me probleme n\u00eb veting"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Ndini Tavani u ballafaqua me diferencat negative n\u00eb pasuri, nj\u00eb raport t\u00eb DSIK-s\u00eb q\u00eb ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre gjat\u00eb hetimit t\u00eb nj\u00eb skeme mashtrimi me TVSH-n\u00eb si dhe dy hetime t\u00eb pushuara. Ai kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_65123\" aria-describedby=\"caption-attachment-65123\" style=\"width: 522px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ndini-Tavani-ne-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-65123\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ndini-Tavani-ne-KPK-522x400.jpg\" alt=\"\" width=\"522\" height=\"400\" data-id=\"65123\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-65123\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Ndini Tavani pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Ndini Tavani, prokuror i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe kandidat p\u00ebr Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, SPAK u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 7 tetor n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Trupa gjyq\u00ebsore p\u00ebrb\u00ebhej nga Alma Faskaj kyesuese, Brunilda Bekteshi relatore dhe Roland Ilia an\u00ebtar.<\/p>\n<p>Relatorja Brunilda Bekteshi u shpreh n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se rivler\u00ebsimi p\u00ebr prokurorin Ndini Tavani \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb t\u00eb tri kriteret: at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizimin. Pavar\u00ebsisht se ILDKPKI kishte sjell\u00eb nj\u00eb raport pozitiv p\u00ebr t\u00eb, Komisioni gjat\u00eb hetimit t\u00eb vet konstatoi n\u00eb fillim disa probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas relatores Bekteshi, prokurori deklaron si pasuri nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2015 n\u00eb vler\u00ebn e 4.5 milion\u00eb lek\u00ebve dhe p\u00ebr t\u00eb cilin ka paguar 3 milion\u00eb lek\u00eb me burim pag\u00ebn e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes si dhe t\u00eb kursimet nga puna si avokat para se t\u00eb fillonte karrier\u00ebn si prokuror.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi p\u00ebrputhje t\u00eb deklarimeve t\u00eb prokurorit Tavani p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, por ngriti pik\u00ebpyetje mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb shum\u00ebs prej 2.5 milion\u00eb lek\u00eb \u2013e deklaruar e ardhur nga avokatia.\u00a0 Relatorja Bekteshi tha n\u00eb seanc\u00eb se t\u00eb ardhurat nga puna si avokat jan\u00eb vler\u00ebsuar si burim i ligjsh\u00ebm, por Tavani ka dokumentuar me pages\u00eb t\u00eb detyrimeve tatimore shum\u00ebn 1.6 milion\u00eb lek\u00eb dhe jo 2.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, KPK ka marr\u00eb q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve Berat dhe Drejtoria e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Tatimeve lidhur me fash\u00ebn e t\u00eb ardhurave. E para ka argumentuar se t\u00eb ardhurat nga puna si avokat i p\u00ebrkasin fash\u00ebs mbi 2 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa e dyta se nuk jan\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb fash\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja Bekteshi tha se Komisioni i kishte vler\u00ebsuar n\u00eb harmoni t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat dhe dokumentet dhe kishte arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti nuk kishte pasur mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb krijonte gjendjen cash prej 2.5 milion\u00eb lek\u00ebsh para fillimit t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb 2006-\u00ebn. Ajo shtoi se edhe n\u00eb vitin 2012, analiza financiare rezultonte me diferenc\u00eb negative prej rreth 600 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar gjithashtu pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr vitin 2016, koh\u00eb kur jan\u00eb deklaruar si shpenzime blerja e nj\u00eb makine p\u00ebr 900 mij\u00eb lek\u00eb, pagesa e k\u00ebstit t\u00eb apartamentit si dhe shpenzimet p\u00ebr pushime. Diferenc\u00eb negative ka rezultuar edhe n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine Benz p\u00ebr 7 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2009.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb ardhurat e siguruara nga avokatia dhe shpjegimet e subjektit jan\u00eb ende duke u vler\u00ebsuar nga Komisioni,\u201d tha relatorja Bekteshi.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij p\u00ebrpara Komisionit, prokurori Tavani deklaroi se kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr vler\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb nga avokatia, duke p\u00ebrmendur edhe t\u00eb ardhurat nga Shkolla e Magjistratur\u00ebs si dhe pun\u00ebn si ndihm\u00ebs-avokat n\u00eb vitet 2003-2004.<\/p>\n<p>\u201cMe t\u00eb ardhurat e fituara si asistent-avokat kam mbuluar shpenzimet p\u00ebr periudh\u00ebn 2002-2006 dhe pjesa tjet\u00ebr nga puna si avokat dhe nga Shkolla e Magjistratur\u00ebs kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb krijuar gjendjen cash t\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2006, para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs. Ju ftoj t\u00eb ndryshoni rezultatin, pasi mua m\u00eb rezulton 2.5 milion\u00eb lek\u00eb,\u201d tha Tavani.<\/p>\n<p>Ai kund\u00ebrshtoi gjithashtu t\u00eb kishte kontribuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e prind\u00ebrve, ku ka deklaruar si pjes\u00eb takuese 1\/3 e pron\u00ebs dhe shtoi se nuk kishte pasur asnj\u00eb pasuri para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs si prokuror.<\/p>\n<p>Subjekti kund\u00ebrshtoi gjithashtu q\u00eb prind\u00ebrit e tij t\u00eb konsideroheshin si persona t\u00eb lidhur, nd\u00ebrsa shtoi se ata kishin pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr pasurit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkoj qasje pozitive t\u00eb Komisionit duke paraqitur sakt\u00eb t\u00eb ardhurat nga avokatia dhe nga puna. Ftoj Komisionin t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb deklarat\u00ebn time veting,\u201d pohoi n\u00eb seanc\u00eb Tavani.<\/p>\n<p><strong>Dyshimet e DSIK p\u00ebr figur\u00ebn <\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar ka hartuar dy raporte p\u00ebr Ndini Tavanin, duke konstatuar n\u00eb t\u00eb dytin pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs. DSIK ka ngritur dyshime p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d n\u00eb lidhje me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr hetimin e disa personave p\u00ebr krijim t\u00eb skemave mashtruese me Tatimin mbi Vler\u00ebn e Shtuar, TVSH.<\/p>\n<p>Relatorja Bekteshi tha se Tavani kishte e hetuar \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb vitin 2015 dhe kishte k\u00ebrkuar d\u00ebnimin e t\u00eb proceduarve. Ajo shtoi se n\u00eb vitin 2015 ishte kryer n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit nj\u00eb kall\u00ebzim penal ndaj Tavanit, por ishte vendosur mosfillimi dhe se ky vendim nuk ishte ankimuar.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti e ka kund\u00ebrshtuar raportin e dyt\u00eb t\u00eb DSIK-s\u00eb, duke konsideruar se kishte vepruar n\u00eb tejkalim t\u00eb kompetencave dhe se kjo gj\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr r\u00ebndimin e pozitave t\u00eb tij,\u201d tha Bekteshi. \u00a0Sipas Komisionit, prokurori ka dor\u00ebzuar t\u00eb gjith\u00eb dosjen dhe pun\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dosje deri n\u00eb d\u00ebrgimin n\u00eb gjyq dhe se s\u00eb bashku me provat e tjera, do t\u00eb vler\u00ebsohen para marrjes s\u00eb vendimit p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, prokurori Ndini Tavani pohoi se DSIK kishte informuar n\u00eb kap\u00ebrcim t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>\u201cDSIK ka pasur detyrimin t\u00eb vler\u00ebsonte, jo vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrcillte nj\u00eb informacion p\u00ebr pap\u00ebrshtatshm\u00ebri. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb vitin 2015. Kam regjistruar edhe procedime t\u00eb tjera. N\u00eb vitin 2018 i jam drejtuar gjykat\u00ebs p\u00ebr mas\u00eb sigurie p\u00ebr 12 persona,\u201d pohoi prokurori Tavani.<\/p>\n<p>Ai theksoi se p\u00ebr personat q\u00eb ngrihen dyshime nga DSIK ka k\u00ebrkuar caktimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb arrest n\u00eb burg dhe se ka qen\u00eb inisiativa e tij q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer caktimi i mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb ndaj 12 t\u00eb proceduarve n\u00eb vitin 2018. Tavani pohoi se ishte investuar maksimalisht q\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me oficer\u00ebt e policis\u00eb gjyq\u00ebsore t\u00eb organeve tatimore t\u00eb mund\u00ebsoheshin regjistrime t\u00eb tjera procedimesh dhe sigurimin e provave t\u00eb mjaftueshme tej \u00e7do dyshimi, se personat e p\u00ebrfshir\u00eb ishin fajtor\u00eb. Tavani i quajti informacionet e DSIK t\u00eb pabaza e t\u00eb pav\u00ebrteta, q\u00eb sipas tij kjo gj\u00eb mund t\u00eb kuptohej leht\u00ebsisht vet\u00ebm duke analizuar ecurin\u00eb e dosjes.<\/p>\n<p><strong>Pofesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar problematike n\u00eb dy prej pes\u00eb dosjeve t\u00eb shortuara p\u00ebr vler\u00ebsimin profesional t\u00eb prokurorit Ndini Tavani.<\/p>\n<p>Sipas relatores, nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuar nga prokurori Tavani n\u00eb vitin 2015 ishte pushuar vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb pas regjistrimit t\u00eb procedimit penal. Bekteshi identifikoi edhe nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuar nga Tavani, lidhur me kall\u00ebzimin e kryer nga shtetasi K.L. n\u00eb vitin 2014 p\u00ebr falsifikim dokumentesh, ku dy prej t\u00eb akuzuarve kan\u00eb qen\u00eb noter\u00eb publik\u00eb.<\/p>\n<p>Bekteshi tha se drejtuesi i prokuroris\u00eb e kishte ve\u00e7uar hetimin p\u00ebr nj\u00eb prej noter\u00ebve. Komisioni konstaton se prokurori Tavani e ka shtyr\u00eb hetimin me tre muaj p\u00ebr t\u00eb pyetur kall\u00ebzuesin dhe noteren dhe se i jan\u00eb marr\u00eb deklarimet vet\u00ebm k\u00ebsaj t\u00eb fundit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, jan\u00eb shtyr\u00eb hetimet edhe me tre muaj t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr pyetjen e kall\u00ebzuesit e m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb vendosur pushimi i procedimit.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar se \u00e7\u00ebshtja ka qen\u00eb n\u00eb dinamik\u00eb dhe se pyetja e personave nuk mund t\u00eb ndikonte,\u201d ka pretenduar para Komisionit prokurori Tavani.<\/p>\n<p>Ndaj prokurorit Ndini Tavani ishin kryer dy kall\u00ebzime penale, nj\u00eb n\u00eb vitin 2013 p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre- p\u00ebr t\u00eb cilin ishte vendosur mosfillim dhe nj\u00eb n\u00eb vitin 2018 p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr penale, \u00a0q\u00eb ishte ende n\u00eb hetim n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kruj\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, pran\u00eb KPK-s\u00eb jan\u00eb depozituar 31 denoncime nga publiku, nga t\u00eb cilat 16 kan\u00eb rezultuar pa probleme, 6 jan\u00eb kryer nga i nj\u00ebjti person dhe tre t\u00eb tjera nga i nj\u00ebjti kall\u00ebzues. Sipas Bekteshit, gjykata i ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi k\u00ebrkesat e prokurorit p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Komisioni identifikoi gjithashtu pushimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje nga prokurori Tavani lidhur me nj\u00eb denoncim publik t\u00eb kryer prej emisionit \u201cStop\u201d n\u00eb TV Klan n\u00eb vitin 2017 lidhur me nj\u00eb rast korrupsioni. Bekteshi tha se prokuori Tavani nuk i ka mbledhur provat dhe se nuk ishte kryer ekspertim t\u00eb z\u00ebrit t\u00eb denoncuarit p\u00ebr t\u00eb konkluduar n\u00ebse i p\u00ebrkiste atij. Komisioni vler\u00ebson se hetimi nuk ka qen\u00eb i plot\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Tavani tha para KPK-s\u00eb se gjat\u00eb kryerjes s\u00eb hetimeve kishte krijuar bindjen se dosja nuk mund t\u00eb shkonte p\u00ebr gjykim.<\/p>\n<p>\u201cPretendimet e ankuesit jan\u00eb vler\u00ebsuar nga t\u00eb gjitha shkall\u00ebt e gjyq\u00ebsorit dhe Gjykata Kushtetuese, ka arsyetuar mbi pabazueshm\u00ebrin\u00eb e pretendimit t\u00eb ankuesit lidhur me provat e administruara,\u201d tha Tavani, duke k\u00ebrkuar q\u00eb k\u00ebto gjetje t\u00eb mos merreshin parasysh n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Tavani k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. Vendimi p\u00ebr t\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do t\u00eb shpallet m\u00eb 11 tetor.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Ndini Tavani u ballafaqua me diferencat negative n\u00eb pasuri, nj\u00eb raport t\u00eb DSIK-s\u00eb q\u00eb ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre gjat\u00eb hetimit t\u00eb nj\u00eb skeme mashtrimi me TVSH-n\u00eb si dhe dy hetime t\u00eb pushuara. Ai kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":63306,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ndini-Tavani-ne-KPK-522x400.jpg","fifu_image_alt":"Kandidati i SPAK, Ndini Tavani p\u00ebrballet me probleme n\u00eb veting","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63305"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63305"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63305\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63306"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63305"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63305"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63305"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}