{"id":63307,"date":"2019-10-08T10:16:10","date_gmt":"2019-10-08T08:16:10","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63307"},"modified":"2019-10-08T10:16:10","modified_gmt":"2019-10-08T08:16:10","slug":"huaja-e-padeklaruar-solli-shkarkimin-e-kreut-te-apelit-te-gjirokastres-alfred-agolli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/huaja-e-padeklaruar-solli-shkarkimin-e-kreut-te-apelit-te-gjirokastres-alfred-agolli\/2019\/10\/08\/","title":{"rendered":"Huaja e padeklaruar solli shkarkimin e kreut t\u00eb Apelit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Alfred Agolli"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit argumenton se shkarkimi i prokurorit Agolli u vendos p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb nj\u00eb huaje p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Gjirokast\u00ebr si dhe p\u00ebr problemet profesionale, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb raport negativ i DSIK u rr\u00ebzua si i pabazuar.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_63795\" aria-describedby=\"caption-attachment-63795\" style=\"width: 514px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alfred-Agolli.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-63795\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alfred-Agolli-514x400.jpg\" alt=\"\" width=\"514\" height=\"400\" data-id=\"63795\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-63795\" class=\"wp-caption-text\">Kreu i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Alfred Agolli gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK. Foto: LSA\u00a0<\/figcaption><\/figure>\n<p>Trupa gjykuese e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesja Etleda \u00c7iftja, Roland Ilia dhe Olsi Komici vendos\u00ebn m\u00eb 8 korrik 2019 q\u00eb t\u00eb shkarkojn\u00eb nga detyra drejtuesin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Gjirokast\u00ebr, Alfred Agolli. Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb, shkaku kryesor i shkarkimit ishte nj\u00eb hua e padeklaruar prej 3 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Gjirokast\u00ebr si dhe \u201cdeklarimet kontradiktore\u201d t\u00eb subjektit n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb hua.<\/p>\n<p>Komisioni ka identifikuar edhe problemet n\u00eb kriterin e profesionalizmit p\u00ebr ish-kreun e Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb raport i DSIK-s\u00eb p\u00ebr pap\u00ebrshtatshm\u00ebri u rr\u00ebzua si e paprovuar nga trupa gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Alfred Agolli e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin shqiptar t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1998 dhe ka ushtruar funksionin fillimisht n\u00eb prokurorin\u00eb e Gjirokastr\u00ebs. N\u00eb vitin 2008, Agolli \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Sarand\u00ebs nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2013 \u00ebsht\u00eb promovuar drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Huaja e padeklaruar<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar, Komisioni arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se shpjegimet e prokurorit Agolli n\u00eb lidhje me huan\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit t\u00eb banimit me sip\u00ebrfaqe 68.5 m2 n\u00eb Gjirokast\u00ebr nuk p\u00ebrputhen me t\u00eb dh\u00ebnat e administruara gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn veting, ai kishte sh\u00ebnuar se ky apartament ishte bler\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2007 dhe se likuidimi ishte kryer me l\u00ebvrimin e nj\u00eb kredie nga \u201cRaiffeisen Bank\u201d. Komisioni konstaton se regjistrimi i k\u00ebsaj kontrate, referuar kartel\u00ebs s\u00eb apartamentit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 20 qershor 2007 dhe n\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar certifikata p\u00ebr v\u00ebrtetimin e pron\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dokumentacionin e kredis\u00eb, Komisioni ka identifikuar nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb subjektit ku tregohej se i ka marr\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb shtetasit N.Dh.. N\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebrcaktohet se shuma do t\u00eb likuidohej pas marrjes s\u00eb kredis\u00eb n\u00eb \u201cRaiffeisen Bank\u201d, por sipas Komisionit, subjekti nuk e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb hua.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar mosp\u00ebrputhje t\u00eb datave t\u00eb likujdimit t\u00eb apartamentit dhe e ka konsideruar t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb deklarimin e subjektit se \u00e7mimi i shitjes \u00ebsht\u00eb paguar m\u00eb 22 qershor, kur \u00ebsht\u00eb l\u00ebvruar kredia.<\/p>\n<p>\u201cLigj\u00ebrisht subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pronar i apartamentit q\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 20 qershor 2007 dhe nuk kishte asnj\u00eb penges\u00eb ligjore p\u00ebr ta vendosur at\u00eb n\u00eb hipotek\u00eb, n\u00eb favor t\u00eb \u2018Raiffeisen Bank,\u2019 citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar gjendjen e llogaris\u00eb bankare t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit N.Dh. dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij R.Dh., nga ku ka rezultuar se prej tyre nuk \u00ebsht\u00eb kryer asnj\u00eb veprim bankar n\u00eb datat 21 dhe 22 qershor 2007 dhe se nuk kan\u00eb pasur n\u00eb gjendje vler\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb. Nisur nga k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, Komisioni konsideron se deklarimet e Agollit nuk p\u00ebrputhen me t\u00eb dh\u00ebnat e administruara.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se prokurori Agolli e ka ndryshuar deklarimin e tij n\u00eb lidhje me dat\u00ebn e marrjes s\u00eb k\u00ebsaj shume hua dhe ka pohuar se e ka marr\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 20 qershor 2007. Komisioni konstaton se deklarimi i Agollit n\u00eb lidhje me koh\u00ebn e pagimit t\u00eb \u00e7mimit dhe burimit p\u00ebr pagimin e vler\u00ebs s\u00eb apartamentit nuk p\u00ebrputhet me deklarimin e tij n\u00eb deklarat\u00ebn veting ku ka sh\u00ebnuar se: \u201c\u00c7mimi i shitjes \u00ebsht\u00eb likuiduar n\u00eb dat\u00ebn 22.6.2016, dit\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb l\u00ebvruar kredia.\u201d<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit deklaron se me shum\u00ebn 3,000,000 lek\u00eb ka paguar shit\u00ebsin e apartamentit, pasi ai nuk pranonte t\u00eb firmoste kontrat\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes n\u00eb nenin me em\u00ebrtim \u2018m\u00ebnyra e likuidimit\u2019 parashikohet se: \u00e7mimi i shitjes do t\u00eb likuidohet nga bler\u00ebsi pasi t\u00eb akordohet nj\u00eb kredi nga \u2018Raiffesien Bank\u2019 Gjirokast\u00ebr,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs t\u00eb proves, Agolli ka sqaruar para Komisionit se nuk kishte pasqyruar marrjen e huas\u00eb n\u00eb deklaratat periodike dhe n\u00eb at\u00eb veting pasi ishte marr\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr pak dit\u00eb dhe kishte harruar. \u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka shpjeguar bindsh\u00ebm q\u00ebllimin e marrjes s\u00eb huas\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 3,000,000 lek\u00eb,\u201d konstaton Komisioni.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK konstaton se Agolli nuk e v\u00ebrteton me dokumentacion provues p\u00ebrdorimin dhe kthimin e huas\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb. Gjithashtu, nuk provon burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb N.Dh., p\u00ebr vler\u00ebn e huas\u00eb.<\/p>\n<p>Shpjegimet e Agollit Komisioni i konsideron n\u00eb nivel deklarativ dhe se ai nuk ka depozituar asnj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se huaja \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 20 qershor 2007 dhe se ajo i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb shit\u00ebsit t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>P\u00ebr apartamentin, Komisioni konkludon se Agolli ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe t\u00eb pasakt\u00eb dhe jo n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin n\u00eb lidhje me burimin e ligjsh\u00ebm q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamenti. Ai ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb lidhje me burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit N.Dh., p\u00ebr dh\u00ebnien e shum\u00ebs 3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Komisioni i vler\u00ebsoi si t\u00eb ndryshme dhe kontradiktore deklarimet e subjektit n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb hua.<\/p>\n<p><strong>KPK rr\u00ebzoi raportin e DSIK <\/strong><\/p>\n<p>DSIK dor\u00ebzoi dy raporte lidhur me past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs s\u00eb prokurorit Alfred Agolli. N\u00eb t\u00eb parin, t\u00eb dor\u00ebzuar pran\u00eb Komisionit m\u00eb dat\u00eb 2 n\u00ebntor 2017, DSIK nuk identifikonte probleme, nd\u00ebrsa n\u00eb raportin e dyt\u00eb, t\u00eb dor\u00ebzuar m\u00eb dat\u00eb 24 prill 2019 konstatonte pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e prokurorit Agolli p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb DSIK, dyshohej se nj\u00eb avokat ka nd\u00ebrhyr\u00eb tek prokurori Agolli p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar ndryshimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb, nga \u201carrest n\u00eb burg\u201d n\u00eb \u201cdetyrim paraqitje\u201d p\u00ebr nj\u00eb klientin e tij. Por Komisioni i ka gjetur t\u00eb pabazuara dhe t\u00eb paprovuara dyshimet e DSIK.<\/p>\n<p>\u201cNuk u provua n\u00eb ndonj\u00eb form\u00eb q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit ka kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb, si dhe nuk \u00ebsht\u00eb i v\u00ebn\u00eb n\u00ebn presion nga persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, si rrjedhoj\u00eb ai \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs\u201d, citohet n\u00eb pjes\u00ebn e rivler\u00ebsimit t\u00eb figur\u00ebs t\u00eb vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale, Komisioni ka vler\u00ebsuar se hetimet e kryera nga Agolli kishin t\u00eb meta t\u00eb tilla, q\u00eb nuk korrigjohen p\u00ebrmes programeve t\u00eb trajnimit.<\/p>\n<p>&#8220;T\u00eb tilla mang\u00ebsi konsiderohen, moskryerja e t\u00eb gjitha veprimeve hetimore t\u00eb nevojshme, m\u00ebnyra jo korrekte e vler\u00ebsimit t\u00eb fakteve dhe provave, argumentimi jo i plot\u00eb dhe jo n\u00eb p\u00ebrputhje me dispozitat ligjore\u2026,\u201d citohet n\u00eb vendim. Sipas Komisionit, k\u00ebto mang\u00ebsi merren n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, trupi gjykues i KPK-s\u00eb konstaton se prokurori Alfred Agolli nuk ka arritur nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb, si dhe n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit rezulton se ai ka c\u00ebnuar besimin e publikut, duke vendosur shkarkimin e tij.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit argumenton se shkarkimi i prokurorit Agolli u vendos p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb nj\u00eb huaje p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Gjirokast\u00ebr si dhe p\u00ebr problemet profesionale, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb raport negativ i DSIK u rr\u00ebzua si i pabazuar.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":63308,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alfred-Agolli-514x400.jpg","fifu_image_alt":"Huaja e padeklaruar solli shkarkimin e kreut t\u00eb Apelit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Alfred Agolli","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63307"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63307"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63307\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63308"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63307"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63307"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63307"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}