{"id":63328,"date":"2019-10-14T15:25:52","date_gmt":"2019-10-14T15:25:52","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63328"},"modified":"2019-10-31T11:32:04","modified_gmt":"2019-10-31T11:32:04","slug":"ish-kreu-i-krimeve-te-renda-besim-hajdarmataj-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ish-kreu-i-krimeve-te-renda-besim-hajdarmataj-perballet-me-vetingun\/2019\/10\/14\/","title":{"rendered":"Ish-kreu i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Besim Hajdarmataj p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore pran\u00eb KPK-s\u00eb, Besim Hajdarmatajt i kaloi barra e prov\u00ebs vet\u00ebm n\u00eb lidhje me vendimmarrjen e tij n\u00eb disa dosje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb trupa gjykuese nuk gjeti asnj\u00eb problem t\u00eb pasuris\u00eb dhe t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_65239\" aria-describedby=\"caption-attachment-65239\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Besim-Hajdarmataj.png\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-65239\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Besim-Hajdarmataj-600x338.png\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"338\" data-id=\"65239\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-65239\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Besim Hajdarmataj para trup\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb m\u00eb 14 tetor 2019.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn seanc\u00ebn d\u00ebgjimore p\u00ebr prokurorin e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Besim Hajdarmataj. KPK b\u00ebri me dije q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb Hajdarmataj ishte hetuar n\u00eb t\u00eb tre kriteret.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese q\u00eb hetoi \u00e7\u00ebshtjen kryesohej nga Brunilda Bekteshi, me relatore Suela Zhegu dhe an\u00ebtar Roland Ilia. V\u00ebzhgues nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte Ferdinando Buatier.<\/p>\n<p>Nga relatimi u b\u00eb e qart\u00eb se Hajdarmatajt nuk i ishin gjetur probleme n\u00eb asnj\u00eb prej tre kritereve prej trup\u00ebs gjykuese. Megjithat\u00eb, KPK njoftoi se kishte rihapur hetimet p\u00ebr t\u00eb n\u00eb muajin prill, pas mb\u00ebrritjes s\u00eb tre denoncimeve anonime. Relatorja tha se pas k\u00ebtyre denoncimeve, Hajdarmatajt i kishte kaluar barra e prov\u00ebs n\u00eb lidhje me 4 \u00e7\u00ebshtje dhe kryesisht p\u00ebr vendimarrjen e tij si prokuror dhe si drejtues prokurorie.<\/p>\n<p>Hajdamataj shpjegoi n\u00eb seanc\u00eb vendimarrjen e tij dhe tha se n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi pajtohej me gjetjet e hetimit, nd\u00ebrsa k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Besim Hajdarmataj \u00ebsht\u00eb ish-drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. Ai e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1999 dhe p\u00ebrgjat\u00eb 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tropoj\u00ebs, t\u00eb Kurbinit dhe Durr\u00ebsit. N\u00eb maj 2015, ai u em\u00ebrua prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda dhe nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb mori drejtimin e k\u00ebsaj prokurorie.<\/p>\n<p>Me ardhjen e Arta Markut n\u00eb krye t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, Hajdarmataj u largua fillimisht nga posti i drejtuesit t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda dhe n\u00eb shtator 2018 u komandua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Pogradecit. Ai e konsideroi transferimin t\u00eb paligjsh\u00ebm dhe me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative dhe m\u00eb pas t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, u rikthye s\u00ebrish si prokuror i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda.<\/p>\n<p><strong>Hetimi i KPK<\/strong><\/p>\n<p>Relatimi i Zhegut p\u00ebr Hajdarmatajn ishte i shkurt\u00ebr. Ajo vuri n\u00eb dukje se pasurit\u00eb e prokurorit, tre llogari bankare gjithsej ishin provuar t\u00eb ligjshme. Sipas Zhegut, ishin verifikuar dy llogari kursimesh me vler\u00eb 5 milion\u00eb dhe 1 milion lek\u00eb, q\u00eb ishin deklaruar si kursime dhe q\u00eb ishte provuar t\u00eb vinin nga burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Po ashtu, ajo tha se ishte verifikuar llogaria e pag\u00ebs dhe nj\u00eb shum\u00eb cash prej 500 mij\u00eb lek\u00ebsh. Relatorja tha se ishin k\u00ebrkuar prova p\u00ebr dy dhurata nga v\u00ebllai n\u00eb shumat 6 mij\u00eb euro dhe 4 mij\u00eb paund dhe se kishte rezultuar q\u00eb v\u00ebllai i prokurorit t\u00eb kishte pasur burim t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb ardhurash. Relatorja tha se nga analiza financiare kishte rezultuar nj\u00eb bilanc pozitiv.<\/p>\n<p>Ajo po ashtu vuri n\u00eb dukje se Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar e kishte cil\u00ebsuar Hajdarmat\u00ebn t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe Prokuroria e P\u00ebrgjithshme e kishte vler\u00ebsuar at\u00eb shum\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, Zhegu tha se ishin verifikuar 11 denoncime ndaj prokurorit dhe tre denoncime t\u00eb publikuara n\u00eb median online. Sipas KPK-s\u00eb, nga hetimi mbi k\u00ebto denoncime nuk u gjet\u00ebn probleme.<\/p>\n<p><strong>Denoncimet anonime<\/strong><\/p>\n<p>Kur KPK dukej se kishte p\u00ebrfunduar hetimin dhe ishte b\u00ebr\u00eb gati t\u00eb th\u00ebrriste Hajdarmat\u00ebn n\u00eb seanc\u00eb n\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti, pran\u00eb saj dhe pran\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit u paraqit\u00ebn tre denoncime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Denoncuesit apo denoncuesi, pasi sipas KPK-s\u00eb ishin denoncime anonime, pretendon p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme t\u00eb Hajdamat\u00ebs me nj\u00eb person me inicialet M.L. N\u00eb denoncim b\u00ebhej me dije se ky i fundit ishte i dyshuar si pjes\u00eb e krimit t\u00eb organizuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb akuzonte subjektin se kishte pushuar nj\u00eb hetim ndaj tij dhe kishte p\u00ebrdorur makin\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb denoncim pretendoheshin edhe kontaktet me nj\u00eb person me inicialet V.K, q\u00eb po ashtu thuhej se ishte i rreziksh\u00ebm dhe i lidhur me krimin e organizuar. Prokurori akuzohej edhe p\u00ebr trasferimin nga Prokuroria e Durr\u00ebsit t\u00eb nj\u00eb dosjeje me akuz\u00eb ndaj nj\u00eb gjyqtareje t\u00eb Tiran\u00ebs si dhe p\u00ebr trasferimin e nj\u00eb dosjeje p\u00ebr kapej e 12 ton\u00ebve drog\u00eb nga Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb at\u00eb t\u00eb P\u00ebrmetit.<\/p>\n<p>Sipas denoncimeve, subjekti akuzohej p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e njohur si \u201cDosja Babale\u201d dhe p\u00ebr pasuri n\u00eb em\u00ebr t\u00eb personave t\u00eb tret\u00eb. KPK megjithat\u00eb doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se lidhjet e pretenduara me personat me precend\u00eb penal nuk q\u00ebndronin dhe po ashtu edhe dyshimet p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehur.<\/p>\n<p>Relatorja tha n\u00eb seanc\u00eb se pasi ishin par\u00eb kat\u00ebr dosje p\u00ebr t\u00eb cilat ngriheshin dyshimet, Hajdarmat\u00ebs i kishte kaluar barra e prov\u00ebs n\u00eb lidhje me hetimet e k\u00ebtyre rasteve. Nga seanca d\u00ebgjimore rezultoi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr hetimin e nj\u00eb denoncimi nga Nj\u00ebsia e Monitorimit t\u00eb\u00a0 Basteve n\u00eb vitin 2010, t\u00eb cilin Hajdarmataj e kishte pushuar.<\/p>\n<p>Prokurori, i cili n\u00eb fjal\u00ebn e tij u p\u00ebrgjigj vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, sqaroi se i kishte rezultuar q\u00eb Nj\u00ebsia n\u00eb fjal\u00eb nuk kishte pasur urdh\u00ebr inspektimi dhe se atij i ishin krijuar dyshime q\u00eb ata nuk kishin qen\u00eb duke kryer detyr\u00ebn publike. I pyetur nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar se pse nuk kishte hetuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, Hajdamataj tha se ishte e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb veprime t\u00eb tjera hetimore, por shtoi se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte gjykuar vet\u00ebm mbi faktin.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Hajdarmataj foli ishte trasferimi i nj\u00eb dosjeje me akuza ndaj nj\u00eb gjyqtareje t\u00eb Tiran\u00ebs nga Durr\u00ebsi n\u00eb Elbasan. Dosja ishte kaluar nga Prokuroria e Tiran\u00ebs te ajo e Durr\u00ebsit dhe ishte trasferuar nga kjo e fundit n\u00eb at\u00eb t\u00eb Elbasanit. Hajdarmataj tha se p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen ishte interesuar pasi t\u00eb dy pal\u00ebt ishin ankuar. Ai tha se kishte dyshime nga denoncuesi q\u00eb prokurori i \u00e7\u00ebshtjes mund t\u00eb ndikohej, por arsyetoi se vendimi i tij ishte marr\u00eb vet\u00ebm mbi baz\u00eb t\u00eb af\u00ebrsis\u00eb territoriale, duke gjykuar se Elbasani ishte m\u00eb af\u00ebr Tiran\u00ebs se Durr\u00ebsi.<\/p>\n<p>Dy \u00e7\u00ebshtjet e tjera p\u00ebr t\u00eb cilat Hajdarmatajt i kishte kaluar barra e prov\u00ebs kishin t\u00eb b\u00ebnim me koh\u00ebn q\u00eb ai ishte drejtues n\u00eb Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. N\u00eb t\u00eb dy rastet, Hajdarmataj u mbrojt me ligjet n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Rasti i par\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb dosje hetimore p\u00ebr kapjen e rreth 100 kg kanabis n\u00eb Durr\u00ebs. Dosja sipas prokurorit kishte q\u00ebndruar p\u00ebr tre vjet pa asnj\u00eb veprim. Ai pasi kishte k\u00ebrkuar nga prokurori i \u00e7\u00ebshtjes t\u00eb nd\u00ebrmerrte veprime, ia kishte marr\u00eb dosjen dhe kishte caktuar at\u00eb dy prokuror\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. Sipas Hajdarmat\u00ebs, kjo e riaktivizoi dosjen dhe ajo u \u00e7ua p\u00ebr gjykim.<\/p>\n<p>Ai megjithat\u00eb nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjes s\u00eb v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar se pse ndaj prokurorit q\u00eb nuk kishte kryer veprime nuk ishin marr\u00eb masa.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb rastin e dyt\u00eb ai u pyet se p\u00ebrse kishte \u201clejuar\u201d trasferimi e nj\u00eb hetimi p\u00ebr 12 ton kanabis t\u00eb kapur n\u00eb P\u00ebrmet\u00a0 nga Krimet e R\u00ebnda n\u00eb prokurorin\u00eb e P\u00ebrmetit. V\u00ebzhguesi Ferdinando Buatier i k\u00ebrkoi Hajdarmat\u00ebs mendimin e tij n\u00ebse \u00e7\u00ebshtja n\u00eb fjal\u00eb, \u201cme nj\u00eb prej sasive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb drog\u00ebs t\u00eb kapur n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, duhej t\u00eb ishte transferuar.<\/p>\n<p>Por Hajdarmataj iu shmang k\u00ebtij vler\u00ebsimi. Ai iu referua ligjit q\u00eb sipas tij ia linte k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Ai pretendoi se me dosjen ishte njohur vet\u00ebm n\u00eb momentin ku i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar nga prokurori transferimi i saj n\u00eb P\u00ebrmet dhe se n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, ai nuk kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb jepte k\u00ebshilla p\u00ebr hetime t\u00eb m\u00ebtejshme. Hajdarmataj u mbrojt duke th\u00ebn\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ai nuk mund t\u00eb nd\u00ebrhynte n\u00eb vendimin e prokurorit.<\/p>\n<p>K\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb v\u00ebzhguesit se pse nuk kishte k\u00ebshillua hetime t\u00eb tjera, Hajdarmataj iu p\u00ebrgjigj duke p\u00ebrs\u00ebritur q\u00ebndrimin e m\u00ebparsh\u00ebm. Prokurori n\u00eb fjal\u00ebn e tij tha po ashtu se\u00a0 \u201cvler\u00ebsonte hetimin e thelluar\u201d t\u00eb KPK-s\u00eb dhe se k\u00ebrkonte konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr Hajdarmatajn do t\u00eb shpallet m\u00eb 16 tetor, ora 10:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore pran\u00eb KPK-s\u00eb, Besim Hajdarmatajt i kaloi barra e prov\u00ebs vet\u00ebm n\u00eb lidhje me vendimmarrjen e tij n\u00eb disa dosje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb trupa gjykuese nuk gjeti asnj\u00eb problem t\u00eb pasuris\u00eb dhe t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":63330,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Besim-Hajdarmataj-600x338.png","fifu_image_alt":"Ish-kreu i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Besim Hajdarmataj p\u00ebrballet me vetingun","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63328"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63328"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63328\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":63399,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63328\/revisions\/63399"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63330"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63328"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63328"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63328"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}