{"id":63331,"date":"2019-10-15T16:17:51","date_gmt":"2019-10-15T16:17:51","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63331"},"modified":"2019-10-31T11:30:08","modified_gmt":"2019-10-31T11:30:08","slug":"analiza-e-onm-per-aksidentet-ne-miniere-fundosi-prokurorin-hysni-vata","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/analiza-e-onm-per-aksidentet-ne-miniere-fundosi-prokurorin-hysni-vata\/2019\/10\/15\/","title":{"rendered":"Analiza e ONM p\u00ebr aksidentet n\u00eb minier\u00eb fundosi prokurorin Hysni Vata"},"content":{"rendered":"<p>V\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb analizuan 6 dosje hetimore p\u00ebr aksidentet n\u00eb minier\u00eb dhe arrit\u00ebn n\u00eb p\u00ebrfundimin se hetimet e cek\u00ebta favorizonin subjektet dhe ngarkonin me faj viktimat. Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Matit u shkarkua edhe p\u00ebr problemet me pasurin\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_64632\" aria-describedby=\"caption-attachment-64632\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Hysni-Vata.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-64632\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Hysni-Vata-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"64632\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-64632\" class=\"wp-caption-text\">Ish-kreu i Prokuroris\u00eb s\u00eb Matit duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit | Foto : Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi prokurorin Hysni Vata, pasi gjeti shkelje n\u00eb dy prej kritereve t\u00eb rivler\u00ebsimit. Vendimi i arsyetuar i KPK-s\u00eb zbardh nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb hetimet p\u00ebr aksidente n\u00eb pun\u00eb, pas t\u00eb cilave faji u mbetet viktimave.<\/p>\n<p>Vendimi i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr shkarkimin e prokurorit Hysni Vata hedh drit\u00eb mbi nj\u00eb procedur\u00eb gati rutin\u00eb t\u00eb mbylljes s\u00eb hetimeve p\u00ebr aksidentet n\u00eb pun\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ai punonte n\u00eb Prokurorin\u00eb e Dibr\u00ebs. Gjasht\u00eb dosje t\u00eb studiuara prej Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit tregojn\u00eb se hetimet pushoheshin pa verifikime t\u00eb plota, pa pyetur t\u00eb plagosurit dhe gjithmon\u00eb duke ia l\u00ebn\u00eb fajin viktimave.<\/p>\n<p>Hysni Vata ka qen\u00eb oficer n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, p\u00ebrpara se t\u00eb em\u00ebrohej prokuror. Ai e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2008 nga Tropoja, p\u00ebr t\u2019u transferuar m\u00eb pas n\u00eb prokurorit\u00eb e Dibr\u00ebs. N\u00eb vitin 2017, Vata u em\u00ebrua drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Matit.<\/p>\n<p>Dosjet tregojn\u00eb po ashtu se prokurori shpesh kishte p\u00ebr referenc\u00eb vet\u00ebm d\u00ebshmit\u00eb e pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve, q\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht ishin edhe t\u00eb dyshuarit p\u00ebr \u201cshkelje t\u00eb rregullave t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb pun\u00eb\u201d. N\u00eb vendimin e zbadhur t\u00eb KPK-s\u00eb vihet n\u00eb dukje se hetimet n\u00eb k\u00ebto raste ishin t\u00eb cek\u00ebta dhe viktimat b\u00ebheshin me faj se kishin shkelur urdhra t\u00eb epror\u00ebve, edhe pse k\u00ebto urdhra nuk gjendeshin.<\/p>\n<p>\u201cVdekja e punonj\u00ebsit erdhi prej fajit t\u00eb viktim\u00ebs, sepse ai dhe koleg\u00ebt e tij, sipas urdhrit t\u00eb administrator\u00ebve t\u00eb kompanis\u00eb, nuk duhet t\u00eb kishin punuar t\u00eb shtunave dhe t\u00eb dielave, por ata dol\u00ebn n\u00eb pun\u00eb me iniciativ\u00ebn e tyre,\u201d citohet prej KPK-s\u00eb vendimi i pushimit t\u00eb hetimeve p\u00ebr vdekjen n\u00eb minier\u00eb m\u00eb 17 dhjetor 2011.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga rastet e hetuar nga ONM p\u00ebrkon me at\u00eb t\u00eb Bajram Pjetrit. E intervistuar nga BIRN n\u00eb nj\u00eb investigim t\u00eb janarit 2018 (<a href=\"\/?p=48006\">Vdekje \u201ct\u00eb papritura\u201d, Autoriteti faj\u00ebson viktimat e aksidenteve n\u00eb minier\u00ebn e Bulqiz\u00ebs<\/a>) bashk\u00ebshortja e tij, Drita Pjetri tregonte se si ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb err\u00ebsir\u00eb p\u00ebr rrethanat e vdekjes s\u00eb bashk\u00ebshortit dhe kishte humbur shpres\u00ebn se do mund t\u2019i m\u00ebsonte ato. \u201cNuk dim\u00eb si ndodhi as nuk ka ardhur ndonj\u00eb nga shteti q\u00eb t\u00eb na tregoj\u00eb se si q\u00ebndronte puna,\u201d tha at\u00ebher\u00eb Pjetri.<\/p>\n<p>Komisioni, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Firdes Shuli kryesuese, Lulzim Hamitaj relator dhe Pamela Qirko an\u00ebtare dhe me v\u00ebzhgues nd\u00ebrkomb\u00ebtar Elka Ermenkova, shprehet n\u00eb vendimin p\u00ebr shkarkimin e Vat\u00ebs n\u00eb shtator 2019, se ve\u00e7 nj\u00eb bilanci negativ n\u00eb analiz\u00ebn financiare dhe pamjaftueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb deklarimeve, ai kishte c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia, duke marr\u00eb vendime me \u201carsyetim t\u00eb dob\u00ebt dhe t\u00eb pamb\u00ebshtetur n\u00eb prova\u201d, p\u00ebr t\u00eb cilat kishte \u201cdyshime p\u00ebr favorizim t\u00eb personave n\u00ebn hetim\u201d.<\/p>\n<p>Vata i kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb. Ai pretendoi n\u00eb fjal\u00ebn e tij se ishte bazuar n\u00eb ekspertiz\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur pushimin e \u00e7\u00ebshtjeve. \u201cN\u00eb \u00e7do rast jan\u00eb kryer gjitha veprimet e duhura verifikuese dhe hetimore, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe akt-ekspertimet tekniko-minerare, me grup ekspert\u00ebsh\u201d, citohet ai n\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Vata \u00ebsht\u00eb prokurori i dyt\u00eb q\u00eb shkarkohet nga KPK se nd\u00ebr t\u00eb tjera kishte neglizhuar vdekjet dhe plagosjet gjat\u00eb aksidenteve n\u00eb pun\u00eb. M\u00eb her\u00ebt, prokurori Ramadan Troci <a href=\"\/?p=54948\">po ashtu u shkarkua me nj\u00eb motivim t\u00eb ngjash\u00ebm<\/a>. BIRN n\u00eb shkrime t\u00eb m\u00ebparshme ka gjetur se prokuroria dhe autoritetet p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb pun\u00eb, i mbyllnin hetimet duke ua l\u00ebn\u00eb fajin viktimave dhe pun\u00ebmarr\u00ebsve.<\/p>\n<p>Lexo edhe:<\/p>\n<p><a href=\"\/?p=64877\">Kantieret e nd\u00ebrtimit kthehen n\u00eb \u2018kurthe vdekjeje\u2019<\/a><\/p>\n<p><a href=\"\/?p=47403\">Aksidentet me vdekje n\u00eb miniera, faji i mbetet gjithmon\u00eb viktimave<\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Dosjet e aksidenteve n\u00eb miniera dhe mang\u00ebsit\u00eb profesionale<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr vite me rradh\u00eb, Prokuroria e P\u00ebrgjithshme e kishte vler\u00ebsuar prokurorin Hysni Vata \u201cshum\u00eb mir\u00eb\u201d. Edhe n\u00eb raportin p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb profesionale p\u00ebr llogari t\u00eb vetingut, K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb nuk duket se gjeti probleme. \u201cLidhur me disa dosje \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti i rivler\u00ebsimit ka mang\u00ebsi n\u00eb p\u00ebrshkrimin e sakt\u00eb t\u00eb baz\u00ebs ligjore. Por gjithsesi, sipas KLP-s\u00eb, mosp\u00ebrputhja e bazave ligjore n\u00eb k\u00ebto akte, nuk ka prekur unitetin e pjes\u00ebve p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse t\u00eb tyre dhe nuk ka ndikuar n\u00eb zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjeve nga gjykata\u201d, citohet raporti nga KPK.<\/p>\n<p>Raportet e Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme dhe raporti i fundit i KLP-s\u00eb u rr\u00ebzuan nga hetimet e KPK-s\u00eb \u00a0dhe nj\u00eb raport i Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit. Komisioni nisur nga 9 denoncime studioi disa prej dosjeve t\u00eb hetuara nga Vata dhe p\u00ebr dy prej tyre doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se ai \u201cnuk ka kryer hetimeve t\u00eb plota dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse\u201d. Sipas KPK-s\u00eb, b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr pushimin e hetimeve t\u00eb nj\u00eb kall\u00ebzimi p\u00ebr falsifkim dokumentesh dhe miratimin e pushimit t\u00eb hetimeve n\u00eb nj\u00eb rast aksidenti.<\/p>\n<p>KPK shprehet se hetimet n\u00eb rastin e par\u00eb ishin t\u00eb paplota dhe ishin kryer prej vet\u00eb Vat\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb rastin e dyt\u00eb ai kishte miratuar pushimin e hetimit n\u00eb nj\u00eb dosje me probleme. \u201cKa munguar t\u00eb evidentoj\u00eb mang\u00ebsit\u00eb hetimore, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtuesit dhe ka miratuar nj\u00eb vendim pushimi t\u00eb pabazuar n\u00eb fakte\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, gjetjet q\u00eb rr\u00ebzuan Vat\u00ebn n\u00eb kriterin e profesionalizmit jan\u00eb ato t\u00eb paraqitura prej ONM-s\u00eb. Komisioni v\u00eb n\u00eb dukje se v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb kishin paraqitur m\u00eb vete gjetje nga studimi i dosjeve t\u00eb hetuara prej Hysni Vat\u00ebs, t\u00eb cilat ishin b\u00ebr\u00eb m\u00eb pas pjes\u00eb e \u00e7\u00ebshtjes ndaj tij.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur rezulton se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr 6 dosje hetimore t\u00eb cilat kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me aksidente n\u00eb miniera, me tre viktima dhe disa t\u00eb plagosur. Dosja e par\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo e nj\u00eb hetimi t\u00eb pushuar p\u00ebr vdekjen e Bajram Pjetrit.<\/p>\n<p>Faji p\u00ebr aksidentin e ndodhur n\u00eb fund t\u00eb vitit 2011 i \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb viktim\u00ebs dhe Vata si prokuror i \u00e7\u00ebshtjes ka arsyetuar se\u00a0 \u201cn\u00eb dit\u00ebn q\u00eb ka ndodhur aksidenti vdekjeprur\u00ebs, viktima nuk duhej q\u00eb kishte shkuar n\u00eb pun\u00eb\u201d. Ai ka marr\u00eb t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb pretendimin e administrator\u00ebve t\u00eb kompanis\u00eb se kishte pasur urdh\u00ebr p\u00ebr t\u00eb mos dal\u00eb n\u00eb pun\u00eb n\u00eb fundjav\u00eb dhe pretendimin se punonj\u00ebsit kishin dal\u00eb me iniciativ\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Madje n\u00eb vendimin e pushimit citohet nj\u00eb roje e galeris\u00eb, q\u00eb u ka th\u00ebn\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve se nuk lejohej t\u00eb punonin at\u00eb dit\u00eb, por po sipas tij ata kishin k\u00ebmb\u00ebngulur dhe kishin firmosur nj\u00eb procesverbal. Koleg\u00ebt e t\u00eb ndjerit po ashtu kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb version t\u00eb ngjarjes duke p\u00ebrmendur nd\u00ebr t\u00eb tjera se ishin \u201cnevojtar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Por ky arsyetim gjendet i \u00e7al\u00eb n\u00eb materialin q\u00eb ONM i vu n\u00eb dispozicion Komisionit. Aty arsyetohet se prokurori duhej t\u00eb kishte pasur t\u00eb qart\u00eb se derisa sa kishin dal\u00eb n\u00eb pun\u00eb si \u201cnevojtar\u00eb\u201d minator\u00ebt prisnin t\u00eb paguheshin dhe nuk ishin duke punuar p\u00ebr qejf me iniciativ\u00eb t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Po ashtu n\u00eb vendim thuhet se ky skenar nuk ishte v\u00ebrtetuar, pasi deklaratat nuk ishin verifikuar, nuk ishin marr\u00eb tabulat\u00ebt telefonik\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar d\u00ebshmin\u00eb e rojes, nuk ishte administruar dhe verifikuar procesverbali q\u00eb supozohej se ishte firmosur nga viktima dhe koleg\u00ebt. N\u00eb vend t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb marr\u00eb parasysh nj\u00eb let\u00ebr e thjesht\u00eb vet\u00ebm me emrat e pun\u00ebtor\u00ebve p\u00ebrfshi viktim\u00ebn, pa firma, pa p\u00ebrmbajtje se p\u00ebrse b\u00ebhej fjal\u00eb dhe me dat\u00eb nj\u00eb dit\u00eb para aksidentit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se \u201ckjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb let\u00ebr e thjesht\u00eb q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrpiluar n\u00eb \u00e7do koh\u00eb\u201d dhe se \u201cProkurori e bazoi vendimin e tij vet\u00ebm n\u00eb fjal\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb provave\u201d. Dy akte ekspertize t\u00eb ish-Repartit t\u00eb Inspektim Shp\u00ebtimit (RISHM) po ashtu jan\u00eb cil\u00ebsuar si t\u00eb cek\u00ebta dhe q\u00eb nuk b\u00ebnin lidhje shkak- pasoj\u00eb.<\/p>\n<p>KPK arsyeton nd\u00ebr t\u00eb tjera se aktet ekspertimit nuk ishin detyruese p\u00ebr prokurorin dhe ai duhej t\u00eb kishte hetuar p\u00ebrtej tyre, p\u00ebrfshi edhe n\u00ebse punonj\u00ebsi n\u00eb fjal\u00eb ishte i siguruar apo jo.<\/p>\n<p>KPK n\u00eb vendim thot\u00eb se justifikimet e Vat\u00ebs se ndaj vendimit t\u00eb pushimit nuk ishin ankuar trash\u00ebgimtar\u00ebt e viktimave, nuk q\u00ebndronte. \u201cKy arsyetim nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb forc\u00eb argumentuese, sepse duke pasur parasysh rrethanat dhe kushtet socio-ekonomike, demotivituese dhe privuese n\u00eb t\u00eb cilat ndodhen familjet e minator\u00ebve, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsia dhe pamund\u00ebsia e tyre (intelektuale dhe financiare), p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb akses (t\u00eb suksessh\u00ebm) n\u00eb sistemin aktual t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb \u2013 me q\u00ebllim mposhtjen dhe d\u00ebnimin e pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit e tyre, n\u00ebp\u00ebrmjet rr\u00ebzimit t\u00eb vendimeve t\u00eb tilla, qofshin ato pushimi apo mosfillimi\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rast i dyt\u00eb i p\u00ebrcjell\u00eb prej ONM-s\u00eb duket se ka r\u00ebnduar edhe m\u00eb shum\u00eb pozitat e Vat\u00ebs. Ky i fundit ka pushuar hetimet p\u00ebr nj\u00eb aksident me dy t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb nj\u00eb galeri n\u00eb vitin 2012, por vendimi i pushimit \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar prej djalit t\u00eb nj\u00eb prej viktimave i cili pretendoi se \u201cprokuroria e mbylli \u00e7\u00ebshtjen duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb akte t\u00eb fabrikuara nga shoq\u00ebria me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i shmangej ndjekjes penale\u201d.<\/p>\n<p>Pas ankimit t\u00eb tij, Prokuroria e P\u00ebrgjithshme k\u00ebrkoi t\u00eb rihapeshin hetimet dhe i la Vat\u00ebs detyra. Por ky i fundit pasi mbajti p\u00ebr disa muaj \u00e7\u00ebshtjen vendosi s\u00ebrish pushimin e saj. K\u00ebmb\u00ebngulja e djalit t\u00eb viktim\u00ebs n\u00eb gjykat\u00eb d\u00ebshmon sipas KPK-s\u00eb se disa prej detyrave t\u00eb l\u00ebna nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme nuk ishin kryer. Dy gjykata &#8211; ajo e faktit n\u00eb Dib\u00ebr dhe ajo e Apelit n\u00eb Tiran\u00eb rikthyen \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr hetim nga nj\u00eb prokuror tjet\u00ebr, duke e cil\u00ebsuar hetimin e prokuroris\u00eb t\u00eb paplot\u00eb.<\/p>\n<p>Duke iu referuar k\u00ebtyre rasteve, KPK thot\u00eb se kishte dyshime p\u00ebr favorizim t\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsve dhe administrator\u00ebve t\u00eb minierave. \u201cTrupa gjykuese ka par\u00eb informacione konfidenciale pran\u00eb organeve ligjzatuese q\u00eb i referohen favorizimit q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit ka kryer p\u00ebr personat n\u00ebn hetim,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Ngjashm\u00ebrisht konsiderohen edhe pushimet e kat\u00ebr hetimeve me plagosje po n\u00eb miniera. KPK shprehet n\u00eb vendim se n\u00eb disa raste t\u00eb plagosurit nuk ishin pyetur, por ishin marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb vet\u00ebm t\u00eb dh\u00ebnat e ofruara nga pronar\u00ebt e kompanive. N\u00eb nj\u00eb rast thuhet se \u201cekspert\u00ebt nuk u thirr\u00ebn kurr\u00eb\u201d dhe n\u00eb disa raste nuk jan\u00eb par\u00eb as raportet mjeko-ligjore p\u00ebr t\u00eb plagosurit.<\/p>\n<p>KPK n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb e akuzon Vat\u00ebn deri p\u00ebr ndryshim t\u00eb d\u00ebshmive. \u201cNdryshe nga sa shprehet prokuroria n\u00eb vendimin e saj p\u00ebr mosfillimin e procedimit, punonj\u00ebsit e marr\u00eb n\u00eb pyetje nga policia nuk kan\u00eb deklaruar se aksidenti ka ndodhur si pasoj\u00eb e pakujdesis\u00eb s\u00eb personit t\u00eb d\u00ebmtuar\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha rastet thuhet se hetimet nuk kishin qen\u00eb t\u00eb plota dhe se nuk ishin kryer veprimet e duhura hetimore qoft\u00eb edhe verifikime t\u00eb licesave t\u00eb kompanive dhe n\u00ebse ato kishin leje p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb at\u00eb galeri. N\u00eb t\u00eb gjitha rastet faji p\u00ebr aksidentin i \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb viktimave dhe t\u00eb plagosurve.<\/p>\n<p>Vata u mbrojt duke pretenduar se \u201cn\u00eb \u00e7do rast jan\u00eb kryer gjitha veprimet e duhura verifikuese dhe hetimore, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe aktekspertimet tekniko-minerare\u201d. Pretenbdimet e tij u gjet\u00ebn t\u00eb pabazuara.<\/p>\n<p><strong>Hetimi i pasuris\u00eb dhe figur\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Nga vendimi i zbardhur i KPK-s\u00eb rezulton se Vata ishte gjetur fillimisht me disa probleme t\u00eb pasuris\u00eb. Komisioni shprehet n\u00eb vendim se kishte pasur deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm sa i p\u00ebrket nj\u00eb apartamenti 70,9 m2, me vler\u00eb 1.5 milion lek\u00eb\u00a0 n\u00eb Burrel.<\/p>\n<p>Komisioni shprehet se nj\u00eb shk\u00ebmbim i apartamentit me prind\u00ebrit e subjektit nuk ishte deklaruar n\u00eb vite dhe se kishte disa pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e vler\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij apartamenti. Por n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, KPK shprehet se shkeljet e gjetura n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk ishin penalizuese.<\/p>\n<p>\u201cMosp\u00ebrputhjet midis deklarimeve t\u00eb ndryshme lidhur me vler\u00ebn e apartamentit dhe mosdeklarimi nga ana e subjektit t\u00eb shk\u00ebmbimit t\u00eb apartamentit me prind\u00ebrit e vet p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimet vjetore, t\u00eb cilat do t\u00eb \u00e7mohen p\u00ebr pesh\u00ebn e tyre specifike, n\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb fjal\u00eb,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr apartamentin tjet\u00ebr 91,34 metra i bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, KPK gjeti nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh. Apartamenti sipas deklarimit ishte financuar pjes\u00ebrisht nga nj\u00eb shum\u00eb prej 3.6 milion\u00eb lek\u00ebsh prej v\u00ebllait t\u00eb subjektit. Sipas KPK-s\u00eb, edhe pse ishte deklaruar n\u00eb vitin 2006, kjo huamarrje nuk provohej me dokumente.<\/p>\n<p>Vata kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb gjetje duke pretenduar se kishte qen\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie besimi mes dy v\u00ebllez\u00ebrve. Por sipas Komisionit, ai nuk mundi t\u00eb provonte edhe q\u00eb i v\u00ebllai i kishte fituar k\u00ebto para n\u00eb emigracion.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr KPK, Vata pranon se i v\u00ebllai kishte punuar n\u00eb t\u00eb zez\u00eb pasi kishte qen\u00eb emigrant i paligjsh\u00ebm. \u201cNuk kishte leje q\u00ebndrimi dhe rrjedhimisht nuk mund t\u00eb punonte i siguruar, k\u00ebsisoj, nuk jan\u00eb paguar tatimet dhe as nuk jan\u00eb derdhur kontributet p\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore, lidhur me pun\u00ebn e ndershme q\u00eb ka gjeneruar shumat n\u00eb fjal\u00eb,\u201d perifrazohet ai n\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Por Komisioni nuk i ka marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb k\u00ebto pretendime. \u201cKomisioni arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka pasur mjaftuesh\u00ebm burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb kryer pages\u00ebn p\u00ebr blerjen k\u00ebsaj pasurie. Gjithashtu, subjekti n\u00eb deklaratat periodike p\u00ebr vitet 2007 dhe 2008 ka kryer deklarime t\u00eb pamjaftueshme pasi nuk ka deklaruar n\u00eb rubrik\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse ekzistenc\u00ebn e detyrimit t\u00eb mbartur ndaj t\u00eb tret\u00ebve (n\u00eb rastin konkret shum\u00ebn prej 3,6 milion\u00eb lek\u00ebsh ndaj v\u00ebllait t\u00eb tij, z. M. V.)\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se nuk kishte asnj\u00eb prov\u00eb q\u00eb t\u00eb tregonte l\u00ebvizjen e poarave nga Greqia n\u00eb Shqip\u00ebri dhe as p\u00ebr kthimin pas t\u00eb borxhit n\u00eb vitin 2009, p\u00ebr t\u00eb cilin Vata pretendoi se kishte p\u00ebrdorur nj\u00eb kredi.<\/p>\n<p>Po ashtu, Vata doli me probleme edhe nga analiza financiare. N\u00eb vendimin e zbardhur thuhet se \u00a0p\u00ebr vitet 2006-2016 \u201cka nj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb pajustifikuar me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme\u201d. Sipas Komisionit Vata nuk provoi me burime t\u00eb ligjshme 3.4 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Negativ p\u00ebr Vat\u00ebn ishte edhe raporti nga Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK. Sipas raportit, kishte t\u00eb dh\u00ebna \u201cn\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave p\u00ebr subjektin Hysni Vata, ngrihen dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb veprime korruptive, gjat\u00eb procesit t\u00eb hetimeve n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje penale pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Dib\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>Vata i kund\u00ebrshtoi gjetjet e DSIK-s\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb edhe Komisioni doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se t\u00eb dh\u00ebnat nuk ishin t\u00eb mjaftueshme. \u201cNuk i konsideron t\u00eb mjaftueshme informacionet, t\u00eb dh\u00ebnat dhe dyshimet e ngritura p\u00ebr t\u00eb konkluduar p\u00ebr pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr vijueshm\u00ebrin\u00eb e funksionit t\u00eb tij,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPK n\u00eb fund vendosi se Vata kishte shkelur tre nga pes\u00eb pikat e nenit 61 t\u00eb ligjit p\u00ebr vetingun. Ai kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, rezultonte i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm nga vler\u00ebsimi i aft\u00ebsive profesionale dhe kishte c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>V\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb analizuan 6 dosje hetimore p\u00ebr aksidentet n\u00eb minier\u00eb dhe arrit\u00ebn n\u00eb p\u00ebrfundimin se hetimet e cek\u00ebta favorizonin subjektet dhe ngarkonin me faj viktimat. Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Matit u shkarkua edhe p\u00ebr problemet me pasurin\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":63334,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Hysni-Vata-533x400.jpg","fifu_image_alt":"Analiza e ONM p\u00ebr aksidentet n\u00eb minier\u00eb fundosi prokurorin Hysni Vata","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63331"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63331"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63331\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":63397,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63331\/revisions\/63397"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63334"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63331"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63331"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63331"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}