{"id":63335,"date":"2019-10-16T10:56:56","date_gmt":"2019-10-16T10:56:56","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63335"},"modified":"2019-10-31T11:29:41","modified_gmt":"2019-10-31T11:29:41","slug":"besim-hajdarmataj-konfirmohet-ne-detyre-dhe-referohet-per-disiplinim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/besim-hajdarmataj-konfirmohet-ne-detyre-dhe-referohet-per-disiplinim\/2019\/10\/16\/","title":{"rendered":"Besim Hajdarmataj konfirmohet n\u00eb detyr\u00eb dhe referohet p\u00ebr disiplinim"},"content":{"rendered":"<p>Ish-kreu i Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda arriti t\u00eb kaloj\u00eb pa shum\u00eb telashe procesin e vetingut duke u konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb, por dyshimet mbi nj\u00eb dosje hetimore t\u00eb vjet\u00ebr shtyn\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit ta referonin at\u00eb p\u00ebr procedim disiplinor.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_65239\" aria-describedby=\"caption-attachment-65239\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption alignright\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Besim-Hajdarmataj.png\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-65239\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Besim-Hajdarmataj-600x338.png\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"338\" data-id=\"65239\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-65239\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Besim Hajdarmataj para trup\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb m\u00eb 14 tetor 2019.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Hajdarmataj, me nj\u00eb karrier\u00eb 20 vje\u00e7are n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe q\u00eb u b\u00eb i njohur n\u00eb vitin 2017 si nj\u00eb nga prokuror\u00ebt e krimeve t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb k\u00ebrkoi arrestimin e ish-ministrit t\u00eb brendsh\u00ebm Saimir Tahiri n\u00ebn akuz\u00ebn e trafikut t\u00eb drog\u00ebs, u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 16 tetor, pasi komisioni nuk gjeti probleme n\u00eb asnj\u00eb nga tri kriteret e vler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, komisioni i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Brunilda Bekteshi, me relatore Suela Zhegu dhe an\u00ebtar Roland Ilia, vendosi q\u00eb bashk\u00eb me konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb referoj\u00eb Hajdarmatajn p\u00ebr nj\u00eb hetim disiplinor p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse ka pasur shkelje n\u00eb nj\u00eb dosje t\u00eb hetuar prej tij shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Hajdarmataj e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1999 dhe p\u00ebrgjat\u00eb 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tropoj\u00ebs, t\u00eb Kurbinit dhe Durr\u00ebsit. N\u00eb maj 2015, ai u em\u00ebrua prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda dhe nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb mori drejtimin e k\u00ebsaj prokurorie.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut, Hajdarmataj u p\u00ebrball me nj\u00eb seri akuzash nga publiku, t\u00eb cilat komisioni i gjeti t\u00eb pamb\u00ebshtetura.<\/p>\n<p>Denoncuesit apo denoncuesi, pasi sipas KPK-s\u00eb ishin denoncime anonime, pretendon p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme t\u00eb Hajdamat\u00ebs me nj\u00eb person me inicialet M.L. N\u00eb denoncim b\u00ebhej me dije se ky i fundit ishte i dyshuar si pjes\u00eb e krimit t\u00eb organizuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb akuzonte subjektin se kishte pushuar nj\u00eb hetim ndaj tij dhe kishte p\u00ebrdorur makin\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb denoncim pretendoheshin edhe kontaktet me nj\u00eb person me inicialet V.K, q\u00eb po ashtu thuhej se ishte i rreziksh\u00ebm dhe i lidhur me krimin e organizuar. Prokurori akuzohej edhe p\u00ebr trasferimin nga Prokuroria e Durr\u00ebsit t\u00eb nj\u00eb dosjeje me akuz\u00eb ndaj nj\u00eb gjyqtareje t\u00eb Tiran\u00ebs si dhe p\u00ebr trasferimin e nj\u00eb dosjeje p\u00ebr kapej e 12 ton\u00ebve drog\u00eb nga Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb at\u00eb t\u00eb P\u00ebrmetit.<\/p>\n<p>Sipas denoncimeve, subjekti akuzohej p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e njohur si \u201cDosja Babale\u201d dhe p\u00ebr pasuri n\u00eb em\u00ebr t\u00eb personave t\u00eb tret\u00eb. KPK megjithat\u00eb doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se lidhjet e pretenduara me personat me precedent\u00eb penal nuk q\u00ebndronin dhe po ashtu edhe dyshimet p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehur.<\/p>\n<p>Relatorja tha n\u00eb seanc\u00eb se pasi ishin par\u00eb kat\u00ebr dosje p\u00ebr t\u00eb cilat ngriheshin dyshimet, Hajdarmat\u00ebs i kishte kaluar barra e prov\u00ebs n\u00eb lidhje me hetimet e k\u00ebtyre rasteve. Nga seanca d\u00ebgjimore rezultoi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr hetimin e nj\u00eb denoncimi nga Nj\u00ebsia e Monitorimit t\u00eb\u00a0 Basteve n\u00eb vitin 2010, t\u00eb cilin Hajdarmataj e kishte pushuar.<\/p>\n<p>Prokurori, i cili n\u00eb fjal\u00ebn e tij u p\u00ebrgjigj vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, sqaroi se i kishte rezultuar q\u00eb Nj\u00ebsia n\u00eb fjal\u00eb nuk kishte pasur urdh\u00ebr inspektimi dhe se atij i ishin krijuar dyshime q\u00eb ata nuk kishin qen\u00eb duke kryer detyr\u00ebn publike. I pyetur nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar se pse nuk kishte hetuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, Hajdamataj tha se ishte e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb veprime t\u00eb tjera hetimore, por shtoi se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte gjykuar vet\u00ebm mbi faktin.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Hajdarmataj foli ishte trasferimi i nj\u00eb dosjeje me akuza ndaj nj\u00eb gjyqtareje t\u00eb Tiran\u00ebs nga Durr\u00ebsi n\u00eb Elbasan. Dosja ishte kaluar nga Prokuroria e Tiran\u00ebs te ajo e Durr\u00ebsit dhe ishte trasferuar nga kjo e fundit n\u00eb at\u00eb t\u00eb Elbasanit. Hajdarmataj tha se p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen ishte interesuar pasi t\u00eb dy pal\u00ebt ishin ankuar. Ai tha se kishte dyshime nga denoncuesi q\u00eb prokurori i \u00e7\u00ebshtjes mund t\u00eb ndikohej, por arsyetoi se vendimi i tij ishte marr\u00eb vet\u00ebm mbi baz\u00eb t\u00eb af\u00ebrsis\u00eb territoriale, duke gjykuar se Elbasani ishte m\u00eb af\u00ebr Tiran\u00ebs se Durr\u00ebsi.<\/p>\n<p>Dy \u00e7\u00ebshtjet e tjera p\u00ebr t\u00eb cilat Hajdarmatajt i kishte kaluar barra e prov\u00ebs kishin t\u00eb b\u00ebnim me koh\u00ebn q\u00eb ai ishte drejtues n\u00eb Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. N\u00eb t\u00eb dy rastet, Hajdarmataj u mbrojt me ligjet n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Rasti i par\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb dosje hetimore p\u00ebr kapjen e rreth 100 kg kanabis n\u00eb Durr\u00ebs. Dosja sipas prokurorit kishte q\u00ebndruar p\u00ebr tre vjet pa asnj\u00eb veprim. Ai pasi kishte k\u00ebrkuar nga prokurori i \u00e7\u00ebshtjes t\u00eb nd\u00ebrmerrte veprime, ia kishte marr\u00eb dosjen dhe kishte caktuar at\u00eb dy prokuror\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. Sipas Hajdarmat\u00ebs, kjo e riaktivizoi dosjen dhe ajo u \u00e7ua p\u00ebr gjykim.<\/p>\n<p>Ai megjithat\u00eb nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjes s\u00eb v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar se pse ndaj prokurorit q\u00eb nuk kishte kryer veprime nuk ishin marr\u00eb masa.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb rastin e dyt\u00eb ai u pyet se p\u00ebrse kishte \u201clejuar\u201d trasferimi e nj\u00eb hetimi p\u00ebr 12 ton kanabis t\u00eb kapur n\u00eb P\u00ebrmet\u00a0 nga Krimet e R\u00ebnda n\u00eb prokurorin\u00eb e P\u00ebrmetit. V\u00ebzhguesi Ferdinando Buatier i k\u00ebrkoi Hajdarmat\u00ebs mendimin e tij n\u00ebse \u00e7\u00ebshtja n\u00eb fjal\u00eb, \u201cme nj\u00eb prej sasive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb drog\u00ebs t\u00eb kapur n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, duhej t\u00eb ishte transferuar.<\/p>\n<p>Por Hajdarmataj iu shmang k\u00ebtij vler\u00ebsimi. Ai iu referua ligjit q\u00eb sipas tij ia linte k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Ai pretendoi se me dosjen ishte njohur vet\u00ebm n\u00eb momentin ku i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar nga prokurori transferimi i saj n\u00eb P\u00ebrmet dhe se n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, ai nuk kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb jepte k\u00ebshilla p\u00ebr hetime t\u00eb m\u00ebtejshme. Hajdarmataj u mbrojt duke th\u00ebn\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ai nuk mund t\u00eb nd\u00ebrhynte n\u00eb vendimin e prokurorit.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kreu i Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda arriti t\u00eb kaloj\u00eb pa shum\u00eb telashe procesin e vetingut duke u konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb, por dyshimet mbi nj\u00eb dosje hetimore t\u00eb vjet\u00ebr shtyn\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit ta referonin at\u00eb p\u00ebr procedim disiplinor.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":63338,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Besim-Hajdarmataj-600x338.png","fifu_image_alt":"Besim Hajdarmataj konfirmohet n\u00eb detyr\u00eb dhe referohet p\u00ebr disiplinim","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63335"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63335"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63335\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":63396,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63335\/revisions\/63396"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63338"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63335"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63335"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63335"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}