{"id":63344,"date":"2019-10-21T17:59:27","date_gmt":"2019-10-21T17:59:27","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63344"},"modified":"2019-10-31T11:29:00","modified_gmt":"2019-10-31T11:29:00","slug":"prokurorja-e-krimeve-te-renda-sonila-muhametaj-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-e-krimeve-te-renda-sonila-muhametaj-perballet-me-vetingun\/2019\/10\/21\/","title":{"rendered":"Prokurorja e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Sonila Muhametaj p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti pik\u00ebpyetje mbi mund\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb prokurores Muhametaj p\u00ebr t\u00eb paguar k\u00ebstet e kredis\u00eb dhe detyrime t\u00eb tjera, por ajo pretendoi se kishte pasur burime t\u00eb mjaftueshme dhe k\u00ebrkoi t\u00eb vazhdonte detyr\u00ebn.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_65377\" aria-describedby=\"caption-attachment-65377\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Sonila-Muhametaj.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-65377\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Sonila-Muhametaj-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"65377\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-65377\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Sonila Muhametaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. FotoL Vladimir Karaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurorja e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Sonila Muhametaj (Domi) u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr munges\u00eb burimesh financiare p\u00ebr pages\u00ebn e disa kredive dhe detyrimeve n\u00eb shum\u00ebn totale prej 720 mij\u00eb lek\u00ebsh. Muhametajt iu k\u00ebrkuan gjithashtu prova p\u00ebr t\u00eb ardhurat e vjehrr\u00ebs s\u00eb ndjer\u00eb, e cila nga analiza e KPK-s\u00eb si \u2018person tjet\u00ebr\u2019 i lidhur rezultonte t\u00eb kishte nj\u00eb munges\u00eb prej rreth 480 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb shpenzimet p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti 2+1 n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese q\u00eb po kryen procesin e rivler\u00ebsimit, e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu me relatore Etleda \u00c7iftja, nuk vuri n\u00eb dukje probleme n\u00eb dy kriteret e tjera t\u00eb rivler\u00ebsimit, edhe pse u theksua se ishin hetuar disa denoncime. Dy gjetje t\u00eb ardhura nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilat pretendoheshin shkelje proceduriale t\u00eb Muhametajt u rr\u00ebzuan si t\u00eb pabazuara nga KPK.<\/p>\n<p>Muhametaj dha shpjegime t\u00eb detajuara sa i p\u00ebrket pasuris\u00eb dhe u ndal edhe n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebr t\u00eb cilat ishte denoncuar. Ajo tha se t\u00eb ardhurat e saj ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet, nd\u00ebrsa tha se kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb jet\u00eb modeste dhe k\u00ebrkoi \u201ct\u00eb vazhdonte detyr\u00ebn si prokurore e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Sonila Muhametaj ka mbaruar Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2007 dhe \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kruj\u00ebs. N\u00eb vitin 2014, ajo \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2015 u dekretua nga Presidenti si prokurore e Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator 2018, Sonila Muhametaj ishte nj\u00eb nd\u00ebr tre prokuror\u00ebt e transferuar me urdh\u00ebr t\u00eb kryeprokurores Arta Marku pas nj\u00eb konflikti n\u00eb Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda p\u00ebr dosjen \u201cShullazi\u201d. Muhametaj ngriti padi kund\u00ebr vendimit n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative dhe e fitoi \u00e7\u00ebshtjen, duke u rikthyer nga Prokuroria e Puk\u00ebs n\u00eb at\u00eb t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda.<\/p>\n<p><strong>Rivler\u00ebsimi i pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Etleda \u00c7iftja vuri n\u00eb dukje se gjat\u00eb hetimit t\u00eb KPK mbi pasurit\u00eb e prokurores Muhametaj ishin ngritur dyshime p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb ardhurash p\u00ebr t\u00eb shlyer detyrimet n\u00eb tre vite.<\/p>\n<p>\u00c7iftja theksoi se bashk\u00ebshort\u00ebve u mungonin n\u00eb dukje burimet p\u00ebr t\u00eb paguar kredi dhe shlyer detyrimet pas blerjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti 1+1 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb rreth 445 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas relatores, \u00a0n\u00eb vitin 2016 kishte nj\u00eb munges\u00eb burimesh p\u00ebr shum\u00ebn 300 mij\u00eb lek\u00eb dhe n\u00eb vitin 2015 p\u00ebr 145 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Po ashtu u theksua si gjetje edhe mungesa e burimeve n\u00eb dukje p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb prej 270 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb vitin 2014, sa i p\u00ebrket shlyerjes s\u00eb nj\u00eb kredie konsumatore.<\/p>\n<p>Muhametaj n\u00eb fjal\u00ebn e saj tha se kishte pasur burime t\u00eb mjaftueshme t\u00eb ardhurash. Ajo pretendoi se vet\u00eb analiza financiare e KPK-s\u00eb e nxirrte at\u00eb me diferenc\u00eb pozitive n\u00eb t\u00eb gjitha vitet, nd\u00ebrsa pretendoi nj\u00eb keqkuptim nga deklarimet vjetore p\u00ebr Inspektoriatin e Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit e Kontrollit t\u00eb Pasurive e Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI. Ajo sqaroi se kishte deklaruar n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb ardhurat e realizuar n\u00eb at\u00eb vit dhe nuk kishte b\u00ebr\u00eb mbledhje t\u00eb tyre vit pas viti, duke menduar se ky proces i takonte ILDKPKI-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo pretendoi se shumat e deklaruara vit pas viti mjaftonin p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet e deklaruara. Prokurorja po ashtu vuri theksin se nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shpenzimesh nuk ishin paraqitur si duhet n\u00eb analiz\u00ebn financiare. Ajo k\u00ebrkoi t\u00eb mbahej parasysh se i shoqi p\u00ebrfitonte diet\u00eb ushqimore si ushtarak dhe se tre udh\u00ebtime t\u00eb shkurtra jasht\u00eb vendit ishin paguar nga t\u00eb af\u00ebrmit.<\/p>\n<p>Po ashtu, Muhametaj tha se kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb jet\u00eb modeste dhe se n\u00eb dy vite nuk kishte shpenzuar p\u00ebr pushime. Ajo po ashtu vuri n\u00eb dukje disa pasakt\u00ebsi t\u00eb analiz\u00ebs finaciare sipas saj.<\/p>\n<p>KPK nd\u00ebrkoh\u00eb b\u00ebri me dije se i kishte kaluar Muhametajt barr\u00ebn e prov\u00ebs edhe p\u00ebr faktin q\u00eb dy makina t\u00eb saj dhe bashk\u00ebshortit ishin t\u00eb paregjistruara dhe burimet e ligjshme finaciare t\u00eb vjehrr\u00ebs, p\u00ebr blerjen e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb vitin 2010. Relatorja tha se dukej se vjehrra si person tjet\u00ebr i lidhur kishte munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb rreth 480 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Prokurorja i vuri KPK n\u00eb dispozicion nj\u00eb dokument nga INSIG q\u00eb provonte sipas saj p\u00ebrfitimin e nj\u00eb shum\u00eb parash prej vjehrr\u00ebs nga sigurimi i jet\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortit q\u00eb kishte vdekur n\u00eb aksident.\u00a0 Ajo tha se mungesa e dokumenteve p\u00ebr t\u00eb ardhurat e vjehrrit, i cili ishte ndar\u00eb nga jeta koh\u00eb para se ajo t\u00eb lidhej me bashk\u00ebshortin, ishte problem i Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes. Muhametaj po ashtu tha se ajo nuk mund t\u00eb p\u00ebrgjigjej p\u00ebr t\u00eb ardhurat e krijuara nga familjar\u00ebt e bashk\u00ebshortit para vitit t\u00eb fillimit t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p><strong>Rr\u00ebzohen gjetjet e KLP-s\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Muhametaj u gjet pa probleme sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb kriterin e profesionalizmit, asaj iu vu n\u00eb dukje se n\u00eb dy nga pes\u00eb dosjet e shortuara, K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb kishte raportuar p\u00ebr nj\u00eb rast shkelje afatesh proceduriale dhe n\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr mosnjoftimin e t\u00eb pandehurit p\u00ebr akuz\u00ebn.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, KPK i rr\u00ebzoi t\u00eb dyja gjetjet e KLP-s\u00eb. Sipas relatores, nga verifikimi i Komisionit rezultoi q\u00eb vendimi i mosfillimit n\u00eb nj\u00eb rast ishte marr\u00eb brenda afatit 30 ditor, nd\u00ebrsa n\u00eb rastin tjet\u00ebr kishte nj\u00eb procesverbal t\u00eb firmosur nga i pandehuri q\u00eb ishte njohur me akuz\u00ebn. Relatorja theksoi se p\u00ebrfundimet ishin arritur duke pasur n\u00eb dor\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat dokumente, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se di\u00e7ka nuk kishte funksionuar n\u00eb vler\u00ebsimin e dosjeve t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga KLP.<\/p>\n<p>Relatorja vuri n\u00eb dukje po ashtu edhe hetimin disiplinor t\u00eb nisur nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme sa i p\u00ebrket p\u00ebrplasjes n\u00eb Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda mbi shortimin e dosjes \u201cShullazi\u201d. KPK theksoi se procedimi disiplinor ishte pushuar nga Prokuoria e P\u00ebrgjithshme p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb kompetencave.<\/p>\n<p>\u00c7iftja b\u00ebri me dije se nj\u00eb s\u00ebr\u00eb denoncimesh ndaj prokurores ishin gjetur t\u00eb pabaza. Ajo theksoi se KPK kishte hetuar n\u00eb ve\u00e7anti kalimin p\u00ebr moskopetenc\u00eb nga Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb Prokurorin\u00eb e Vlor\u00ebs t\u00eb dosjes s\u00eb tjet\u00ebsimit t\u00eb pronave n\u00eb Karaburun dhe pushimin e hetimeve p\u00ebr akuz\u00ebn e grupit t\u00eb strukturuar kriminal, por nuk vuri n\u00eb dukje n\u00ebse ishin gjetur shkelje.<\/p>\n<p>Muhametaj tha se hetimet kishin qen\u00eb t\u00eb plota dhe nuk kishte pasur kund\u00ebrshtim n\u00eb gjykat\u00eb t\u00eb vendimit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr denoncim, sipas t\u00eb cilit Muhametaj ishte angazhuar n\u00eb nj\u00eb hetim pa prova ndaj nj\u00eb personi me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin financiar, u gjet i pabazuar nga KPK. Relatorja vuri n\u00eb dukje se ishte thelluar n\u00eb vendimin e mosfillimit t\u00eb nj\u00eb kall\u00ebzimi penal p\u00ebr korrupsion n\u00eb gjyq\u00ebsor, bazuar edhe n\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit q\u00eb kishte rikthyer \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr hetim, por nuk vuri n\u00eb dukje n\u00ebse ishin gjetur shkelje.<\/p>\n<p>Prokurorja Muhametaj edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast pretendoi se hetimet kishin qen\u00eb t\u00eb plota. Ajo i tha KPK-s\u00eb se kishte qen\u00eb gjithmon\u00eb e pavarur n\u00eb vendimet e saj, edhe n\u00eb koh\u00ebn kur prokuroria ishte e centralizuar, nd\u00ebrsa k\u00ebrkoi t\u00eb vijonte detyr\u00ebn si prokurore e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr Muhametajn do t\u00eb shpallet m\u00eb 25 tetor, n\u00eb or\u00ebn 9:15.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti pik\u00ebpyetje mbi mund\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb prokurores Muhametaj p\u00ebr t\u00eb paguar k\u00ebstet e kredis\u00eb dhe detyrime t\u00eb tjera, por ajo pretendoi se kishte pasur burime t\u00eb mjaftueshme dhe k\u00ebrkoi t\u00eb vazhdonte detyr\u00ebn.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":63345,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Sonila-Muhametaj-533x400.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Sonila Muhametaj p\u00ebrballet me vetingun","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63344"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63344"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63344\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":63394,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63344\/revisions\/63394"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63345"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63344"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63344"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63344"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}