{"id":63346,"date":"2019-10-22T16:13:32","date_gmt":"2019-10-22T16:13:32","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63346"},"modified":"2019-10-31T11:27:21","modified_gmt":"2019-10-31T11:27:21","slug":"kostot-e-ndertimit-te-dy-shtepive-private-rrezuan-ne-veting-prokurorin-hysen-keta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kostot-e-ndertimit-te-dy-shtepive-private-rrezuan-ne-veting-prokurorin-hysen-keta\/2019\/10\/22\/","title":{"rendered":"Kostot e nd\u00ebrtimit t\u00eb dy sht\u00ebpive private rr\u00ebzuan n\u00eb veting prokurorin Hysen Keta"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i arsyetuar i KPK-s\u00eb rendit si shkaqe t\u00eb shkarkimit t\u00eb ish-drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrmetit, Hysen Keta \u201cdeklarimin e pamjaftuesh\u00ebm\u201d t\u00eb kostove reale t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb dy sht\u00ebpive n\u00eb truallin e trash\u00ebguar nga babai si dhe t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nd\u00ebr vite nga qiraja.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_65416\" aria-describedby=\"caption-attachment-65416\" style=\"width: 566px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Hysen-Keta-pas-vetingut.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-65416\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Hysen-Keta-pas-vetingut-566x400.jpg\" alt=\"\" width=\"566\" height=\"400\" data-id=\"65416\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-65416\" class=\"wp-caption-text\">Ish-drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrmetit, Hysen Keta pas vendimit t\u00eb shkarkimit nga detyra. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrmetit, Hysen Keta u shkarkua nga detyra m\u00eb 25 korrik 2019 pas nj\u00eb morie problemesh me pasurin\u00eb t\u00eb konstatuara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vendimi unanim u shpall nga trupa gjykuese e drejtuar nga Xhensila Pine, me relatore Brunilda Bekteshin dhe an\u00ebtare Suela Zhegun.<\/p>\n<p>Vendimi i arsyetuar i KPK-s\u00eb tregon se prokurori Keta \u2013i cili ka punuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme, u penalizua p\u00ebr shkak t\u00eb deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb kostove reale t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb dy sht\u00ebpive mbi nj\u00eb truall t\u00eb trash\u00ebguar nga babai n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka arritur gjithashtu n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti nuk kishte pasur aft\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb mbuluar investimet, nuk arriti t\u00eb dokumentonte t\u00eb ardhurat nga avokatia n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 si dhe nuk deklaroi nd\u00ebr vite disa pasuri n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij dhe t\u00eb familjar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ish-drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrmetit mori nj\u00eb vler\u00ebsim pozitiv sa i p\u00ebrket past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb kriterin e profesionalizimit, KPK evidentoi dy hetime t\u00eb mang\u00ebta, por q\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebrfundimtar i konsideroi ato t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr ta renditur k\u00ebt\u00eb kriter mes arsyeve t\u00eb shkarkimit.<\/p>\n<p>Hysen Keta e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb vitin 1979 dhe p\u00ebrve\u00e7 pun\u00ebs si prokuror, ka ushtruar edhe profesionin e avokatit p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb, Keta ka punuar si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2015 u transferua fillimisht n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs dhe m\u00eb pas u komandua drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrmetit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb korrespondenc\u00ebs me KPK-n\u00eb dhe m\u00eb pas n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore, Keta mbrojti iden\u00eb se kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr nd\u00ebrtimin e dy pasurive t\u00eb patundshme si dhe kishte paguar detyrimet tatimore p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga avokatia \u2013duke ia faturuar munges\u00ebn e dokumentacionit institucionit p\u00ebrgjegj\u00ebs.<\/p>\n<p>I ngarkuar me barr\u00ebn e prov\u00ebs edhe p\u00ebr disa mosdeklarime, Keta u p\u00ebrgjigj se \u201cnuk mendonte se kishte arsye specifike p\u00ebrve\u00e7 harres\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p><strong>Problemet me pasurin\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Hysen Keta nisi me nj\u00eb raport negativ t\u00eb Inspektoriatit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive, ILDKPKI, i cili vler\u00ebsonte se subjekti kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb si dhe kishte disa mosdeklarime pasurish nd\u00ebr vite. Megjithat\u00eb, ILDKPKI konstatonte se subjekti kishte burime t\u00eb ligjshme dhe se nuk kishte kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p>Hetimi i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit u fokusua m\u00eb pas te dy pasurit\u00eb e patundshme t\u00eb familjes, nj\u00eb sht\u00ebpi tre-kat\u00ebshe me sip\u00ebrfaqe 190 m2 si dhe nj\u00eb sht\u00ebpi dykat\u00ebshe me sip\u00ebrfaqe 120 m2; t\u00eb nd\u00ebrtuara t\u00eb dyja n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe trualli prej 550 m2 t\u00eb trash\u00ebguar nga babai i subjektit.<\/p>\n<p>P\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb 3-kat\u00ebshe, subjekti kishte deklaruar pjes\u00eb takuese prej 1\/3 dhe se nd\u00ebrtimi ishte kryer n\u00eb vitet 1996-2001 n\u00eb shum\u00ebn e 2.2 milion\u00eb lek\u00ebve. Ai kishte shtuar gjithashtu si burim t\u00eb ardhurat familjare nd\u00ebr vite si dhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga profesioni i avokatit n\u00eb vitet 1993-1998.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb dykat\u00ebshe, Keta ka deklaruar se kati i par\u00eb ishte nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1960 nga babai i tij, nd\u00ebrsa kati i dyt\u00eb me sip\u00ebrfaqe 60 metra dhe pjes\u00eb takuese 1\/3 ishte nd\u00ebrtuar n\u00eb vitet 2006-2011.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mosp\u00ebrputhje mes deklarimeve nd\u00ebr vite lidhur me sip\u00ebrfaqen e nd\u00ebrtimit dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb preventivit t\u00eb punimeve, iu referua \u00e7mimeve zyrtare t\u00eb Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave p\u00ebr t\u00eb llogaritur kostot reale t\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb 3-kat\u00ebshe, kostoja e nd\u00ebrtimit sipas Entit t\u00eb Banesave rezultoi rreth 4 milion\u00eb lek\u00eb; ose gati dyfishi i vler\u00ebs s\u00eb deklaruar nga Keta. Gjithashtu, KPK arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti kishte pasur munges\u00eb t\u00eb ardhurash p\u00ebr nd\u00ebrtimin e saj, pasi t\u00eb ardhurat prej 4 milion\u00eb lek\u00ebsh me burim t\u00eb deklaruar avokatin\u00eb nuk u dokumentuan gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim citohet se prokurori Keta deklaroi p\u00ebrmes nj\u00eb pyet\u00ebsori se ishte regjistruar si person fizik avokat n\u00eb fund t\u00eb vitit 1993 dhe fillim t\u00eb vitit 1994 dhe se kishte paguar t\u00eb gjitha detyrimet, p\u00ebrfshir\u00eb taksat, tatimet dhe sigurimet sh\u00ebndet\u00ebsore dhe shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vijim, subjekti deklaroi se verbalisht i ishte th\u00ebn\u00eb se nuk disponoheshin t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr periudh\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb dhe se kishte k\u00ebrkuar zyrtarisht informacion p\u00ebr secilin vit dhe se ishte n\u00eb pritje t\u00eb p\u00ebrgjigjes,\u201d shtohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Paralelisht me deklarimin e tij, subjekti dor\u00ebzoi n\u00eb KPK edhe nj\u00eb v\u00ebrtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoq\u00ebrore p\u00ebr pages\u00ebn e kontributeve t\u00eb periudh\u00ebs 1994-1998, por trupi gjykues vendosi se kjo nuk ishte e mjaftueshme p\u00ebr t\u2019i konsideruar t\u00eb ardhurat nga avokatia t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin e vet mbi k\u00ebto prona, KPK shpjegon se pasi iu referua kostove t\u00eb Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti nuk kishte deklaruar vlerat reale p\u00ebr asnj\u00ebr\u00ebn prej tyre.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues \u00e7mon se subjekti nuk ka deklaruar vler\u00ebn reale t\u00eb kostove t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, si dhe nuk ka pasur aft\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 3 016 117 lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj pasurie t\u00eb paluajtshme p\u00ebrgjat\u00eb viteve 1996 \u2013 1998, si dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar shpenzimet familjare,\u201d thuhet n\u00eb vendim lidhur me sht\u00ebpin\u00eb 3-kat\u00ebshe.<\/p>\n<p>KPK i ka konsideruar jobind\u00ebse edhe shpjegimet e subjektit n\u00eb lidhje me t\u00eb ardhurat nga avokatia- p\u00ebrjashtimi i t\u00eb cilave nga llogaria e nxorri analiz\u00ebn financiare me balanc\u00eb negative.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues konstaton s\u00eb pretendimet e subjektit p\u00ebr pagesa t\u00eb detyrimeve tatimore, apo p\u00ebr pamund\u00ebsi t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave nga institucioni i Drejtoris\u00eb Tatimore mbet\u00ebn thjesht dhe vet\u00ebm n\u00eb kuad\u00ebr deklarativ, si dhe bien n\u00eb kund\u00ebrshtim me konfirmimin e institucionit tatimor si nj\u00eb subjekt i paregjistruar,\u201d shtohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPK arriti n\u00eb konkluzione t\u00eb ngjashme edhe p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb dy-kat\u00ebshe, ku pamund\u00ebsia financiare rezultoi n\u00eb vler\u00ebn e 266 mij\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Keta u penalizua gjithashtu p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb gjendjes s\u00eb kursimeve n\u00eb cash, pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti si dhe mosdeklarimin n\u00eb koh\u00eb t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb s\u00eb bij\u00ebs dhe bashk\u00ebjetuesit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK evidentoi nj\u00eb rast t\u00eb tret\u00eb t\u00eb \u201cdeklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm\u201d lidhur me t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga qiraja n\u00eb vler\u00ebn 2.7 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb sipas vendimit t\u00eb arsyetuar ishin deklaruar n\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d si dhe nuk u provuan me dokumentacion justifikues ligjor.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, subjekti i rivler\u00ebsimit ka deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb burimet e pasurive n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d si dhe nuk ka shpjeguar bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb krijimit t\u00eb tyre dhe t\u00eb ardhurave me burim nga ushtrimi i profesionit t\u00eb avokatit\u2026P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, trupi gjykues arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka arritur nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb\u2026,\u201d argumenton trupa gjykuese.<\/p>\n<p><strong>Hetime t\u00eb mang\u00ebta <\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 problemeve me pasurin\u00eb, KPK konstatoi dy raste hetimesh t\u00eb mang\u00ebta n\u00eb rivler\u00ebsimin e kriterit profesional p\u00ebr prokurorin Hysen Keta; ku nj\u00ebra \u00e7\u00ebshtje lidhej me kall\u00ebzimin e ILDKPKI ndaj nj\u00eb doganieri n\u00eb P\u00ebrmet dhe e dyta me denoncimin e nj\u00eb shtetaseje.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb, hetimi ndaj zyrtarit t\u00eb doganave lidhej me kall\u00ebzimin e ILDKPKI p\u00ebr mosdeklarim dhe fshehje pasurie si dhe pastrim t\u00eb produkteve penale p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb prej 80 mij\u00eb eurosh, t\u00eb cilat ishin deklaruar si vlera t\u00eb p\u00ebrfituara nga emigracioni. Zyrtari n\u00ebn hetim me inicialet G.L pretendonte m\u00eb pas se 70 mij\u00eb euro ia kishte dh\u00ebn\u00eb hua kush\u00ebririt t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Vendimi i KPK-s\u00eb sqaron se prokurori Keta e mori k\u00ebt\u00eb dosje nga nj\u00eb prokuror tjet\u00ebr dhe vendosi fillimisht t\u00eb pushonte akuz\u00ebn e \u201cpastrimit t\u00eb produkteve penale\u201d, pa kryer nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb verifikimesh q\u00eb lidheshin me ligjshm\u00ebrin\u00eb apo jo t\u00eb t\u00eb ardhurave nga emigracioni si dhe pa v\u00ebrtetuar gjendjen gjyq\u00ebsore t\u00eb zyrtarit t\u00eb kall\u00ebzuar nga ILDKPKI.<\/p>\n<p>N\u00eb pretendimet e tij para KPK-s\u00eb, Keta sqaroi se pushimi i akuz\u00ebs s\u00eb \u201cpastrimit t\u00eb parave\u201d u miratua nga gjykata, nd\u00ebsa akuza e dyt\u00eb e mosdeklarimit apo deklarimit t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb u konsiderua \u201cgj\u00eb e gjykuar\u201d, pasi ILDKPKI e kishte konstatuar edhe n\u00eb vitin 2012 dhe e kishte konsideruar gabim njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, KPK arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb se ka kryer hetime t\u00eb thelluara mbi legjitimitetin e t\u00eb ardhurave nga puna n\u00eb emigracion t\u00eb doganierit.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues \u00e7mon se ka qen\u00eb detyr\u00eb par\u00ebsore e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb hetonte mbi gjendjen gjyq\u00ebsore t\u00eb t\u00eb akuzuarit, veprim t\u00eb cilin e ka anashkaluar. I nj\u00ebjti veprim hetimor duhej t\u00eb kryhej edhe n\u00eb lidhje me personat e pretenduar nga i akuzuari se shuma 70 000 euro u ishte dh\u00ebn\u00eb hua,\u201d argumenton trupa e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Hetimi i dyt\u00eb i analizuar nga Komisioni lidhej me nj\u00eb denoncim t\u00eb shtetases me inicialet J.J, e cila ankohej p\u00ebr zvarritje t\u00eb procesit hetimor ndaj nj\u00eb eksperti t\u00eb akuzuar prej saj p\u00ebr kall\u00ebzim t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p>Denoncuesja kishte b\u00ebr\u00eb edhe nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr informacion n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrmetit, por nuk kishte marr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>I pyetur mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, prokurori Keta ka sqaruar n\u00eb KPK se nuk e kishte regjistruar procedimin n\u00eb emrin e ekspertit t\u00eb kall\u00ebzuar n\u00eb ndjekje t\u00eb nj\u00eb praktike t\u00eb unifikuar nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme, ku jo n\u00eb \u00e7do rast p\u00ebrmendja e emrit t\u00eb nj\u00eb personi p\u00ebrb\u00ebnte shkak p\u00ebr regjistrimin e tij t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm n\u00eb regjist\u00ebr. Keta shtoi gjithashtu se e kishte par\u00eb me vend t\u00eb priste p\u00ebrfundimin e nj\u00eb procesi civil mes denoncueses dhe t\u00eb kall\u00ebzuesit p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb drejtim hetimeve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues, n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb akteve t\u00eb administruara n\u00eb fashikullin hetimor dhe pretendimeve t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, konstaton se subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb me besueshm\u00ebri ligjore regjistrimin e kall\u00ebzimit pa autor, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb kall\u00ebzimi ka qen\u00eb konkret me autor dhe me akuz\u00eb t\u00eb bazuar n\u00eb ligj,\u201d thuhet n\u00eb analiz\u00ebn e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues kritikon edhe vendimin p\u00ebr zgjatjen e hetimit me argumentin e p\u00ebrfundimit t\u00eb nj\u00eb procesi civil, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb sipas KPK-s\u00eb duhej t\u00eb hetonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb pavarur kall\u00ebzimin penal.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, KPK i dha n\u00eb fund nj\u00eb not\u00eb kaluese prokurorit Hysen Keta p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb profesionale, duke i konsideruar mang\u00ebsit\u00eb e m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr ta konsideruar at\u00eb n\u00eb mosp\u00ebrmbushje t\u00eb \u201cnivelit minimal kualifikues\u201d.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i arsyetuar i KPK-s\u00eb rendit si shkaqe t\u00eb shkarkimit t\u00eb ish-drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrmetit, Hysen Keta \u201cdeklarimin e pamjaftuesh\u00ebm\u201d t\u00eb kostove reale t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb dy sht\u00ebpive n\u00eb truallin e trash\u00ebguar nga babai si dhe t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nd\u00ebr vite nga qiraja.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":63349,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Hysen-Keta-pas-vetingut-566x400.jpg","fifu_image_alt":"Kostot e nd\u00ebrtimit t\u00eb dy sht\u00ebpive private rr\u00ebzuan n\u00eb veting prokurorin Hysen Keta","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63346"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63346"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63346\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":63391,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63346\/revisions\/63391"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63349"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63346"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63346"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63346"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}