{"id":64230,"date":"2020-08-05T16:56:21","date_gmt":"2020-08-05T14:56:21","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=64230"},"modified":"2020-08-05T16:56:21","modified_gmt":"2020-08-05T14:56:21","slug":"petrit-como-perballet-me-probleme-per-pasurine-dhe-nje-raport-negativ-te-dsik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/petrit-como-perballet-me-probleme-per-pasurine-dhe-nje-raport-negativ-te-dsik\/2020\/08\/05\/","title":{"rendered":"Petrit \u00c7omo p\u00ebrballet me probleme p\u00ebr pasurin\u00eb dhe nj\u00eb raport negativ t\u00eb DSIK"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit identifikoi mosp\u00ebrputhje e pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimet e gjyqtarit Petrit \u00c7omo p\u00ebr pasurin\u00eb. Gjithashtu u konstatua pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr investimet dhe shpenzimet e kryera. \u00c7omo u quajti t\u00eb pasakt\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisonit dhe t\u00eb padrejt\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb DSIK p\u00ebr pap\u00ebrshtatshm\u00ebri.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_72946\" aria-describedby=\"caption-attachment-72946\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Petrit-Como.gif\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-72946\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Petrit-Como-533x400.gif\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"72946\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-72946\" class=\"wp-caption-text\">Seanca d\u00ebgjimore p\u00ebr gjyqtarin Petrit \u00c7omo n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 5 gusht 2020. Foto: Edmond Hoxhaj\/BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Zv\/kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, Petrit \u00c7omo u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 5 gusht me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur u evidentuan gjetjet e hetimit administrativ p\u00ebr t\u00eb tri kriteret, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese q\u00eb po kryen procesin e vetingut p\u00ebrb\u00ebhet nga Brunilda Bekteshi kryesuese, Olsi Komici relator dhe Xhensila Pine an\u00ebtare. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Mia Roessing.<\/p>\n<p>Petrit \u00c7omo e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2000 dhe ka punuar p\u00ebr gati dy dekada si gjyqtar dhe zv.kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs. N\u00eb vitin 2015, ai u zgjodh an\u00ebtar i ish-K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb \u2013 detyr\u00eb q\u00eb e mbajti deri n\u00eb shkrirjen e k\u00ebtij institucioni.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore gjyqtari Petrit \u00c7omo depozitoi dokumente t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb provuar deklarimet e tij, t\u00eb cil\u00ebt u pranuan nga Komisioni.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Relatori i \u00e7\u00ebshtjes, Olsi Komici tha n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se hetimi administrativ p\u00ebr gjyqtarin Petrit \u00c7omo ishte p\u00ebrfunduar n\u00eb t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit. Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u identifikuan pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimet e pasuris\u00eb, mosp\u00ebrputhje, u ngrit\u00ebn dyshime p\u00ebr fiktivitet t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes p\u00ebr nj\u00eb apartament dhe nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn totale 7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, \u00c7omo kishte deklaruar n\u00eb vitin 2017 se kishte p\u00ebrfituar me kontrat\u00eb dhurimi t\u00eb vitit 2012 nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 122.5 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2003 nga trash\u00ebgimia. Si vler\u00eb t\u00eb apartamentit ka sh\u00ebnuar shum\u00ebn 7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komici tha se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk kishte deklaruar burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie dhe as nj\u00eb kontrat\u00eb porosie t\u00eb vitit 1999. \u201cKa mosp\u00ebrputhje mes deklarimeve dhe dokumentacionit t\u00eb administruar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri\u201d, pohoi relatori Komici. Ai shtoi se \u00c7omos i kishte kaluar barra e prov\u00ebs p\u00ebr mosdeklarimin e burimit t\u00eb krijimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament.<\/p>\n<p>Sipas Komicit, subjekti ka shpjeguar se kjo pasuri ishte p\u00ebrfituar nga nj\u00eb marr\u00ebveshje me firm\u00ebn nd\u00ebrtuese dhe pronar\u00ebt e truallit, pa shp\u00ebrblim p\u00ebr shkak t\u00eb dakord\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb liruar banes\u00ebn q\u00eb kishin marr\u00eb me qira nga shteti n\u00eb vitin 1992, q\u00eb gjendej n\u00eb nj\u00eb objekt dykat\u00ebsh.<\/p>\n<p>Edhe gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, gjyqtari \u00c7omo tha se babai kishte dakord\u00ebsuar me pronar\u00ebt e truallit dhe shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese, q\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb largimit t\u00eb tyre nga sht\u00ebpia q\u00eb kishin me qira, t\u00eb p\u00ebrfitonin nj\u00eb apartament pa shp\u00ebrblim. Ai shpjegoi se kontrata e porosis\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 7 milion\u00eb lek\u00eb, e n\u00ebnshkruar pas marr\u00ebveshjes p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00eb apartament pa shp\u00ebrblim, ishte lidhur p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb garanci p\u00ebr dakord\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7omo k\u00ebmb\u00ebnguli se apartamenti ishte p\u00ebrfituar pa pages\u00eb, edhe pas pyetjes s\u00eb v\u00ebshgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Mia Roessing q\u00eb ngriti dyshime p\u00ebr fiktivitet t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb vitin 1999.<\/p>\n<p>\u201cNuk ishte kontrat\u00eb shitblerje, por kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje. Ne ishim qiramarr\u00ebs t\u00eb caktuar nga shteti n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn ku gjendej trualli. Fakti q\u00eb liruam banes\u00ebn dhe e vendos\u00ebm n\u00eb dispozicion t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, konsideruam se ishte i barazvlefsh\u00ebm me prenotimin e banes\u00ebs. Nuk ishte kontrat\u00eb false, por p\u00ebr t\u00eb ligj\u00ebruar nj\u00eb veprim q\u00eb ka ndodhur para vitit 2000, kur kam nisur pun\u00eb si gjyqtar. Ka qen\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb k\u00ebmbimi dhe jo false. Nuk e konsideroj kontrat\u00eb fiktive\u201d, tha \u00c7omo.<\/p>\n<p>Komici vijoi se nga nj\u00eb dokument i dor\u00ebzuar nga vet\u00eb subjekti n\u00eb Inspektoriatin e Lart\u00eb t\u00eb deklarimit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar se kompania i ka d\u00ebrguar nj\u00eb shkres\u00eb n\u00eb vitin 2008, me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs i k\u00ebrkonte pages\u00ebn e fundit p\u00ebr apartamentin n\u00eb vler\u00ebn 6650 euro.<\/p>\n<p>\u00c7omo shpjegoi se kjo shum\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte vler\u00ebn e shtes\u00ebs s\u00eb apartamentit q\u00eb fillimisht ishte p\u00ebrcaktuar me sip\u00ebrfaqe 107 m2, por q\u00eb ishte p\u00ebrfunduar me 122 m2. Ai tha se kjo pages\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kryer pasi \u00ebsht\u00eb r\u00ebnd\u00eb dakort q\u00eb sip\u00ebrfaqja shtes\u00eb do t\u00eb k\u00ebmbehej q\u00eb qiran\u00eb q\u00eb familja e tij kishte paguar gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ishin n\u00eb pritje t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb autovetur\u00eb tip Benz t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2013, n\u00eb shum\u00ebn 14 mij\u00eb e 500 euro + 420 mij\u00eb lek\u00eb dogana dhe 1000 euro transporti nga Gjermania, Komisioni konstaton se \u00c7omo nuk ka patur mund\u00ebsi financiare me burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie t\u00eb luajtshme.<\/p>\n<p>Si burim p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj autoveture \u00c7omo ka deklaruar nj\u00eb depozit\u00eb 10 mij\u00eb euro, kursime dhe 4000 euro nga shitja e nj\u00eb makine. Komisioni konstaton se depozita \u00ebsht\u00eb krijuar nga derdhja e dy vlerave nga 5000 euro n\u00eb vitet 2008 dhe 2009, por se vlera \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb janar t\u00eb 2014-\u00ebs, disa muaj pas blerjes s\u00eb Benz-it.<\/p>\n<p>\u00c7omo shpjegoi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, se automjeti ishte bler\u00eb n\u00eb Gjermani nga nipi i nj\u00eb mikut t\u00eb tij dhe se kishin r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb vler\u00ebn 10 mij\u00eb euro ta shlyenin n\u00eb janar t\u00eb vitit 2014, kur maturohej depozita. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se depozita e t\u00ebrhequr n\u00eb janar t\u00eb 2014-\u00ebs kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>KPK ka gjetur probleme edhe n\u00eb deklarimet p\u00ebr blerjen dhe shitjen e mjetit tjet\u00ebr. Komici tha se subjekti e ka bler\u00eb autovetur\u00ebn tjet\u00ebr n\u00eb vitin 2005 kundrejt shum\u00ebs totale 9025 euro. Sipas Komisionit \u00c7omo e ka deklaruar \u00e7mimin e blerjes s\u00eb k\u00ebtij mjeti n\u00eb shum\u00ebn 7800 euro.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti ka shpjeguar se ka deklaruar vler\u00ebn faktike t\u00eb k\u00ebsaj pasurie duke pretenduar se shit\u00ebsi i ka ulur TVSH-n\u00eb. Por, \u00e7mimi i mjetit pa pjes\u00ebn e dogan\u00ebs, rezulton t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb pa TVSH.\u00a0 Gjithashtu, nuk ka deklaruar burimin e krijimit\u201d, pohoi Komici. Ai tha se n\u00eb vitin 2005, \u00c7omo rezulton me nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 1 milion e 46 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e autovetur\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni nuk i ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb blerjes s\u00eb autovetur\u00ebs tip Benz n\u00eb vitin 2013 shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro t\u00eb depozit\u00ebs dhe vler\u00ebn 4000 euro t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e makin\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme, duke argumentuar se automjeti n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, p\u00ebr vitin 2013, Komisioni konstaton balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 555 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e autovetur\u00ebs tip Benz dhe kryerjen e shpenzimeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>KPK nuk ka gjetur probleme p\u00ebr disa depozita t\u00eb trash\u00ebguara prej babait q\u00eb i ka p\u00ebrfituar nga d\u00ebmshp\u00ebrblimi si i persekutuar dhe nga t\u00eb ardhurat e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij q\u00eb ka trash\u00ebguar prona prej familjes s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Komici tha se \u00c7omo kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga babai i tij prej shitjeve e aksioneve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb Buka sh.a.,\u00a0 n\u00eb shum\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas Komisionit \u00c7omo ka sqaruar se babai i tij ka p\u00ebrfituar letra me vler\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 3.2 milion\u00eb lek\u00eb dhe se i ka investuar n\u00ebp\u00ebrmjet nipit t\u00eb tij duke bler\u00eb aksione t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb Buka sh.a.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb, fillimisht u evidentua se \u00c7omo nuk kishte provuar me dokumentacion p\u00ebrfitimin e letrave me vler\u00eb nga babai dhe se transferimi i tyre tek nipi ishte i paqart\u00eb. Komici shtoi se subjekti kishte shpjeguar bindsh\u00ebm diferenc\u00ebn mes shifr\u00ebs s\u00eb letrave me vler\u00eb 3.2 milion\u00eb lek\u00eb dhe asaj t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e aksioneve n\u00eb shum\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Komicit, \u00c7omo nuk kishte depozituar dokumentacion t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr transaksionet e kryera nga n\u00ebna e tij e ndjer\u00eb, Liri Belishova. Nga hetimi administrativ jan\u00eb evidentuar disa depozita n\u00eb em\u00ebr t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb gjyqtarit \u00c7omo, q\u00eb ka rezultuar t\u00eb jen\u00eb krijuar nga shitja e pronave, kryesisht truajve t\u00eb p\u00ebrfituar si trash\u00ebgimtare. Gjithashtu, rezulton q\u00eb ajo t\u00eb ket\u00eb shitur edhe nj\u00eb apartament t\u00eb p\u00ebrfituar nga Enti i Banesave si invalide lufte n\u00eb vler\u00ebn 3.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs u pyet nga an\u00ebtarja Xhensila Pine, n\u00ebse p\u00ebrfitimi i k\u00ebtij apartamenti prej Entit t\u00eb Banesave kishte qen\u00eb ligjor, pasi ata zot\u00ebronin edhe apartamentin tjet\u00ebr t\u00eb porositur n\u00eb vitin 1999. \u00c7omo shpjegoi se apartamenti tjet\u00ebr ishte marr\u00eb n\u00eb vitin 2003, koh\u00eb pasi n\u00ebna kishte p\u00ebrfituar sht\u00ebpin\u00eb nga Enti i Banesave n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e invalidit t\u00eb luft\u00ebs. Ai shtoi se veprimet ishin kryer prej n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u00c7omo vijoi shpjegimet e tij para Komisionit duke sqaruar se n\u00ebna e tij vinte nga nj\u00eb familje e pasur dhe kishte trash\u00ebguar prona s\u00eb bashku me v\u00ebllez\u00ebrit e saj. Ai pohoi se veprimet p\u00ebr shitjen e pronave i kryente nj\u00eb prej v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb n\u00ebn\u00ebs dhe se ajo merrte pjes\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjitha veprimet i b\u00ebnte vet\u00eb\u201d, tha \u00c7omo.<\/p>\n<p>Sipas Komicit, \u00c7omo ka shpjeguar se t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga n\u00ebna nga pronat nuk mund t\u00eb p\u00ebrllogariteshin, pasi ka qen\u00eb e anagzhuar ajo vet\u00eb s\u00eb bashku me daj\u00ebn, i cili edhe ky nuk jeton m\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni identifikoi edhe nj\u00eb rast kur \u00c7omo i kishte dhuruar nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 225 m2 n\u00eb Selit\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs nj\u00eb t\u00eb panjohuri n\u00eb vitin 1996, q\u00eb e kishte p\u00ebrfituar n\u00eb vitin 1992 n\u00eb vler\u00ebn 15 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7omo sqaroi se kur e kishte bler\u00eb truallin kishte pasur si q\u00ebllim t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb banes\u00eb, por p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb financiare nuk kishte kryer asnj\u00eb investim. N\u00eb vitin 1996 ai kishte konstatuar se dikush tjet\u00ebr kishte nd\u00ebrtuar nj\u00eb objekt n\u00eb truallin e tij, i cili i kishte shpjeguar se e kishte bler\u00eb nga nj\u00eb person q\u00eb e kishte mashtruar me dokumente q\u00eb kishin rezultuar t\u00eb falsifikuara.<\/p>\n<p>\u00c7omo tha se p\u00ebr shkak t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb pap\u00ebrfillshme q\u00eb e kishte bler\u00eb dhe kushteve kur personi q\u00eb kishte nd\u00ebrtuar i ishte lutur t\u2019ia falte truallin, kishte vendosur t\u2019ia dhuronte. \u201cNuk e kam njohur dhe as tani nuk e di se \u00e7far\u00eb b\u00ebn\u00eb ai person\u201d, pohoi \u00c7omo.<\/p>\n<p>Komici tha se nga verifikimet e kryera gjat\u00eb hetimit administrativ nuk ishte verifikuar ndonj\u00eb rast i mundsh\u00ebm konflikti interesi n\u00eb transaksionet e kryera nga gjyqtari \u00c7omo.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016 KPK ka konstatuar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7omo tha se analiza financiare e kryer nga Komisioni nuk ishte e sakt\u00eb dhe se nuk kishte mungesa t\u00eb burimeve financiare. Ai shpjegoi se n\u00ebna e tij ka qen\u00eb e detyruar t\u00eb deklaroj\u00eb deri n\u00eb vitin 2005 dhe pastaj n\u00eb vitin 2017 &#8211; dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk ishte deklaruar transaksionet e kryera prej saj gjat\u00eb periudh\u00ebs 2006-2016.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vitin 2017 ishte m\u00eb shum\u00eb se 90 vje\u00e7e dhe e s\u00ebmur\u00eb. Ishte e pamundur q\u00eb t\u00eb gjendeshin t\u00eb gjith\u00eb dokumentet\u201d, tha \u00c7omo.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00eb vitin 2003, analiza financiare nuk ishte kryer e sakt\u00eb pasi jan\u00eb p\u00ebrllogaritur vet\u00ebm t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara n\u00eb at\u00eb vit dhe jo t\u00eb m\u00ebparshmet.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebna e ka shitur sht\u00ebpin\u00eb 3.6 milion\u00eb. Gjithashtu kam depozituar prova t\u00eb reja se n\u00ebna ka patur m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura\u201d, tha \u00c7omo duke treguar se prind\u00ebrit kishin nisur t\u00eb punonin q\u00eb prej vitit 1944, nd\u00ebrsa ai vet\u00eb n\u00eb vitin 1974. Sipas tij, babai kishe marr\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblime si ish-ipersekutuar nd\u00ebrsa n\u00ebna kishte p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura nga pronat e trash\u00ebguara dhe si invalide lufte.<\/p>\n<p><strong>DSIK me raport negativ p\u00ebr figur\u00ebn <\/strong><\/p>\n<figure id=\"attachment_72944\" aria-describedby=\"caption-attachment-72944\" style=\"width: 300px\" class=\"wp-caption alignright\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Petrit-Como1.gif\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-medium wp-image-72944\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Petrit-Como1-300x225.gif\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"225\" data-id=\"72944\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-72944\" class=\"wp-caption-text\">Seanca d\u00ebgjimore p\u00ebr gjyqtarin Petrit \u00c7omo n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 5 gusht 2020. Foto: Edmond Hoxhaj\/BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u relatua se Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e gjyqtarit Petrit \u00c7omo.<\/p>\n<p>\u201cSipas DSIK, ka informacione se subjekti i rivler\u00ebsimit mund t\u00eb ket\u00eb kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar dhe se mund t\u00eb ket\u00eb ndikuar apo favorizuar p\u00ebr individ\u00eb t\u00eb caktuar\u201d, ju referua Komici relacionit t\u00eb DSIK.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar n\u00ebse personi t\u00eb cilin DSIK e konsideron t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, ka qen\u00eb i proceduar apo i d\u00ebnuar m\u00eb par\u00eb. Nga verifikimi i kryer n\u00eb gjith\u00eb prokurorit\u00eb dhe gjykatat e vendit ka rezultuar se n\u00eb vitin 2017 \u00ebsht\u00eb regjistruar nj\u00eb procedim n\u00eb Prokurorin\u00eb e Fierit p\u00ebr pengim t\u00eb ekzekutimit t\u00eb urdhrit p\u00ebrmbarimor.<\/p>\n<p>\u00c7omo e nisi fjal\u00ebn e tij me faktin se ishte nga t\u00eb pakt\u00ebt gjyqtar\u00eb q\u00eb ishte dekoruar me Medaljen e Mir\u00ebnjohjes nga Presidenti i Republik\u00ebs. Ai e quajti raportin e DSIK si subjektiv dhe t\u00eb pabazuar n\u00eb prova. \u00c7omo sqaroi se, personin p\u00ebr t\u00eb cilin thuhet se ka kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme e njeh pasi \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb nga zona e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij dhe se bashk\u00eb i lidh edhe pasioni p\u00ebr futbollin.<\/p>\n<p>\u201cNuk kam pasur probleme n\u00eb 20 vjet pun\u00eb. Kam pasur marr\u00ebdh\u00ebnie me gjith\u00eb institucionet dhe nuk kam d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb kem pasur ndonj\u00eb problem. Konkluzioni i DSIK \u00ebsht\u00eb jo i drejt\u00eb dhe jasht\u00eb kompetencave ligjor\u00eb. Kam gjykuar dhe d\u00ebnuar subjekte t\u00eb krimit t\u00eb organizuar dhe nuk jam ndikuar asnj\u00ebher\u00eb\u201d, tha \u00c7omo dhe theksoi se asnj\u00ebher\u00eb nuk kishte pasur kontakte me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Gjyqtari \u00c7omo i cil\u00ebsoi konkluzionet e DSIK t\u00eb ngjashme me dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit para viteve \u201890, kur sipas tij, n\u00eb nj\u00eb rast n\u00eb vitin 1978, k\u00ebrkonin ta internonin n\u00eb C\u00ebrrik ku gjendej e internuar edhe e \u00ebma, pasi shpreheshin n\u00eb raport se \u201ckonsiderohej jo me q\u00ebndrim t\u00eb mir\u00eb pasi shkonte tek t\u00eb af\u00ebrmit q\u00eb ishin n\u00eb ruajtje gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme p\u00ebr kriterin e profesionalizmit. Nga 8 prej denoncimeve t\u00eb kryera nga publiku \u00ebsht\u00eb konsideruar e arsyeshme t\u00eb verifikohen vet\u00ebm dy prej tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb prej kall\u00ebzimeve n\u00eb t\u00eb cilin pretendohej se kishte mbajtur q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme p\u00ebr rrezikshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb pandehurve p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn akuz\u00eb, \u00c7omo shpjegoi se nj\u00ebri e kishte pranuar kryerjen e vepr\u00ebs penale, kishte shfaqur pendim dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ishte konsideruar rrezikshm\u00ebri e vog\u00ebl. Ai shtoi se ve\u00e7 k\u00ebtij fakti, kishte rezultuar se i pandehuri ishte i vetmi q\u00eb punonte n\u00eb familje, nd\u00ebrsa i pandehuri tjet\u00ebr nuk e kishte pranuar akuz\u00ebn dhe ishte konsideruar me rrezikshm\u00ebri t\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p>\u00c7omo u ndal edhe n\u00eb kall\u00ebzimin tjet\u00ebr, ku denoncuesja pretendon se gjykata nuk ishte shprehur lidhur me k\u00ebrkes\u00ebn e saj p\u00ebr shqyrtimin e faktit se oficeri i policis\u00eb gjyq\u00ebsore nuk kishte kryer veprimet e duhura hetimore. Ai shpjegoi se \u00e7\u00ebshtja q\u00eb kishte shqyrtuar kishte t\u00eb b\u00ebnte me korrupsion t\u00eb dyshuar dhe shtoi se pretendimi i denoncueses p\u00ebr gjykohej n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit identifikoi mosp\u00ebrputhje e pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimet e gjyqtarit Petrit \u00c7omo p\u00ebr pasurin\u00eb. Gjithashtu u konstatua pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr investimet dhe shpenzimet e kryera. \u00c7omo u quajti t\u00eb pasakt\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisonit dhe t\u00eb padrejt\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb DSIK p\u00ebr pap\u00ebrshtatshm\u00ebri.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":64232,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Petrit-Como-533x400.gif","fifu_image_alt":"Petrit \u00c7omo p\u00ebrballet me probleme p\u00ebr pasurin\u00eb dhe nj\u00eb raport negativ t\u00eb DSIK","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64230"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64230"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64230\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/64232"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64230"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64230"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64230"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}