{"id":64590,"date":"2020-12-16T19:52:47","date_gmt":"2020-12-16T17:52:47","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=64590"},"modified":"2020-12-16T19:54:42","modified_gmt":"2020-12-16T17:54:42","slug":"gjyqtari-florjan-kalaja-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-florjan-kalaja-perballet-me-vetingun\/2020\/12\/16\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Florjan Kalaja p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi munges\u00eb burimesh p\u00ebr nj\u00eb makin\u00eb, pasurin\u00eb e vetme q\u00eb zot\u00ebron gjyqtari i deleguar n\u00eb Apelin e Durr\u00ebsit, Florjan Kalaja. Ai pranoi se mund t\u00eb kishte pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsideroheshin edhe t\u00eb ardhurat e viteve t\u00eb kaluara.\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_75471\" aria-describedby=\"caption-attachment-75471\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Florjan-Kalaja.gif\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-75471\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Florjan-Kalaja-533x400.gif\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"75471\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-75471\" class=\"wp-caption-text\">Seanca d\u00ebgjimore p\u00ebr gjyqtarin Florjan Kalaja n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 16 dhjetor 2020. Foto: BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari Florjan Kalaja u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn me gjetjet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK n\u00eb t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese q\u00eb po kryen procesin e vetingut p\u00ebr Kalaj\u00ebn kryesohet nga Xhensila Pine, me relator Olsi Komicin dhe an\u00ebtare Firdes Shulin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Branko Hrvatin.<\/p>\n<p>Florjan Kalaja ka p\u00ebrfunduar studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2011 dhe \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Vlor\u00ebs. N\u00eb vitet 2016-2019, ai ka punuar si ndihm\u00ebsmagjistrat n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, nd\u00ebrsa aktualisht e ushtron funksionin si gjyqtar i deleguar pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Paralelisht me pun\u00ebn si gjyqtar, Kalaja \u00ebsht\u00eb angazhuar si pedagog n\u00eb disa universitete si dhe \u00ebsht\u00eb autor i botimeve n\u00eb fush\u00ebn e s\u00eb drejt\u00ebs civile.<\/p>\n<p>Relatori i \u00e7\u00ebshtjes, Olsi Komici tha se procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtarin Kalaja kishte nisur n\u00eb muajin qershor dhe ishte p\u00ebrfunduar n\u00eb t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr rreth nj\u00eb or\u00eb, Komici renditi t\u00eb gjitha verifikimet e kryera nga Komisioni p\u00ebr pasurin\u00eb e gjyqtarit Kalaja, i cili zot\u00ebron vet\u00ebm nj\u00eb makin\u00eb \u2013 si edhe p\u00ebr t\u00eb ardhurat dhe pasurin\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb tij dhe t\u00eb bashk\u00ebjetueses.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi financiare t\u00eb gjyqtarit p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture tip BMW n\u00eb vitin 2015, kundrejt shum\u00ebs 5600 euro. Komici tha se Kalaja e kishte pasqyruar blerjen e mjetit n\u00eb dy deklarata periodike \u2013 n\u00eb vitin 2014 kur kishte sh\u00ebnuar se mjeti ishte n\u00eb proces regjistrimi dhe n\u00eb 2015-\u00ebn kur kishte pasqyruar kontrat\u00ebn e shit-blerjes.<\/p>\n<p>Si burim krijimi p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij mjeti, Kalaja ka deklaruar t\u00eb ardhurat e tij nga paga si gjyqtar dhe pedagog, nj\u00eb overdraft n\u00eb shum\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb, nj\u00eb kart\u00eb krediti n\u00eb vler\u00ebn 100 mij\u00eb lek\u00eb dhe t\u00eb ardhura nga shitja e librave.<\/p>\n<p>Relatori Komici tha se nga hetimi ka rezultuar se Kalaja nuk kishte paguar detyrimet p\u00ebr p\u00ebrfitimet e siguruara nga shitja e librave. Ai shtoi se t\u00eb ardhurat nga paga si gjyqtar e tre muajve t\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit 2015 n\u00eb shum\u00ebn 264 mij\u00eb lek\u00eb, 98 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituara nga m\u00ebsimdh\u00ebnia, oferdrafti dhe karta e kreditit, nuk mjaftonin p\u00ebr blerjen e mjetit.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer prej Komisionit ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 590 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtari Kalaja k\u00ebrkoi q\u00eb mund\u00ebsia financiare p\u00ebr mjetin t\u00eb analizohej bazuar n\u00eb t\u00eb ardhurat e deklaruara nd\u00ebr vite. Ai pranoi se kishte kryer pasakt\u00ebsi n\u00eb mosdeklarimin e kursimeve nd\u00ebr vite. \u201cMund t\u00eb arrihet vet\u00ebm n\u00eb konkluzionin se nuk kam deklaruar sakt\u00eb burimet\u201d, pohoi ai n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur nga Komici se pse e kishte deklaruar mjetin dy her\u00eb, Kalaja shpjegoi se n\u00eb mars t\u00eb vitit 2015, kur ka plot\u00ebsuar formularin e vet\u00ebdeklarimit t\u00eb pasuris\u00eb p\u00ebr vitin 2014, e kishte bler\u00eb mjetin dhe e kishte sh\u00ebnuar se ishte n\u00eb proces regjistrimi gabimisht. \u201cN\u00eb fakt duhej t\u00eb kisha kryer deklarim vet\u00ebm p\u00ebr vitin 2014\u201d, pohoi Kalaja.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb kontratat e qiras\u00eb p\u00ebr dy apartamente n\u00eb Vlor\u00eb dhe Tiran\u00eb ku gjyqtari ka jetuar gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tij, si edhe p\u00ebr llogarit\u00eb bankare t\u00eb pagave dhe ato t\u00eb studentit kur ishte duke ndjekur Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs. Pa probleme kan\u00eb rezultuar edhe llogarit\u00eb e pag\u00ebs dhe t\u00eb studentit t\u00eb bashk\u00ebjetueses s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Gjithashtu nuk jan\u00eb gjetur probleme edhe p\u00ebr nj\u00eb banes\u00eb q\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb prind\u00ebrit n\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit n\u00eb vitin 1993, p\u00ebr nj\u00eb parcel\u00eb toke t\u00eb bler\u00eb prej tyre n\u00eb vitin 2002 n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Durr\u00ebsit, si edhe pjes\u00ebn takuese t\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe pylli q\u00eb i \u00ebsht\u00eb njohur t\u00eb atit si ish-pronar.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u relatua pamund\u00ebsia e prind\u00ebrve p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine n\u00eb vitin 2009 kundrejt vler\u00ebs 500 mij\u00eb lek\u00eb, si burim i t\u00eb cil\u00ebs ishte deklaruar nj\u00eb kredi e marr\u00eb n\u00eb vitin 2008. Komici tha se kredia e marr\u00eb n\u00eb vitin 2008 kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb kredie t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>Kalaja shpjegoi n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore se kredia e marr\u00eb n\u00eb vitin 2007 ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e mjetit dhe se n\u00eb vitin 2008 ishte veprim p\u00ebr rip\u00ebrt\u00ebritjen e detyrimit. \u201c\u00cbsht\u00eb e nj\u00ebjta kredi dhe \u00ebsht\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb detyrimi. \u00cbsht\u00eb i nj\u00ebjti burim q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e mjetit\u201d, pohoi Kalaja.<\/p>\n<p>Komici evidentoi n\u00eb seanc\u00eb se prind\u00ebrit nuk kishin paguar detyrimet p\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara prej m\u00ebsimdh\u00ebnies n\u00eb fush\u00ebn e muzik\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjyqtari Kalaja u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, KLGJ ka vler\u00ebsuar se gjyqtari Kalaja ka aft\u00ebsi t\u00eb mira organizative dhe n\u00eb arsyetimin ligjor. Gjithashtu, KLGJ ka dh\u00ebn\u00eb vler\u00ebsim pozitiv edhe p\u00ebr etik\u00ebn e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Komici relatoi lidhur me disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shqyrtuara nga Kalaja. Sipas tij, n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje civile t\u00eb gjykuar nga subjekti, nuk gjendet dokumentacioni q\u00eb v\u00ebrteton se psikologu i thirrur ushtron profesionin e tij. Kalaja e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb gjetje duke u shprehur se nuk kishte asnj\u00eb ligj q\u00eb p\u00ebrcaktonte se licenca dhe diploma e psikologut duhet t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e dosjes. \u201c\u00cbsht\u00eb gjetje e tep\u00ebrt\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Komici pohoi se ndaj gjyqtarit Kalaja, ish-K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, KLD ka dh\u00ebn\u00eb tri v\u00ebrejtje me shkrim, p\u00ebr kryerjen e gjykimit n\u00eb kap\u00ebrcim t\u00eb afatit, nj\u00eb se ka dal\u00eb nga seanca p\u00ebr t\u2019u konsultuar kur \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar nga nj\u00eb prej pal\u00ebve nd\u00ebrgjyq\u00ebse p\u00ebrjashtimi dhe nj\u00eb rast tjet\u00ebr kur Gjykata e Apelit Vlor\u00eb kishte prishur vendimin e marr\u00eb prej tij.<\/p>\n<p>Kalaja deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se aktet p\u00ebr t\u00ebrheqjen e v\u00ebmendjes ishin kryer r\u00ebndom\u00eb nga ish-Kryeinspektori i KLD-s\u00eb. \u201cKa nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit q\u00eb konkludon se k\u00ebto veprime t\u00eb kryeinspektorit jan\u00eb t\u00eb paligjshme\u201d, tha ai dhe shtoi se nuk ka afate sasiore.<\/p>\n<p>Relatori Komici renditi edhe disa gjetje p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shqyrtuara prej gjyqtarit Kalaja, ku n\u00eb nj\u00eb rast \u00ebsht\u00eb evidentuar se procesverbali i seanc\u00ebs nuk i p\u00ebrmban t\u00eb gjitha ekstremitetet.<\/p>\n<p>Kalaja shpjegoi n\u00eb seanc\u00eb se kishte dor\u00ebzuar si prov\u00eb audion e seanc\u00ebs, q\u00eb sipas tij nuk p\u00ebrputhej me procesverbalin e zbardhur nga sekretarja. \u201cInspektor\u00ebt nuk kan\u00eb par\u00eb dokumentin e duhur\u201d, tha ai duke theksuar se duhej t\u00eb ishte verifikuar edhe audio e seanc\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjyqtari Kalaja e kund\u00ebrshtoi edhe konstatimin tjet\u00ebr t\u00eb Komisionit t\u00eb bazuar mbi nj\u00eb vendim t\u00eb Apelit Vlor\u00eb q\u00eb kishte ndryshuar vendimmarrjen e subjektit. Komici tha se n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje civile ku Avokatura e Shtetit kishte paditur nj\u00eb ish-pronar q\u00eb edhe pse kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb, kishte rezultuar \u201ci gjall\u00eb\u201d sipas regjistrave t\u00eb gjendjes civile. Komisioni evidenton se gjyqtari Kalaja e ka rr\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00eb padin\u00eb duke e konsideruar me t\u00eb meta, por vendimi i tij \u00ebsht\u00eb ndryshuar nga Gjykata e Apelit.<\/p>\n<p>Kalaja shpjegoi se pavar\u00ebsisht se i padituri rezultonte i regjistruar n\u00eb regjistrat e gjendjes civile, nuk mund paditej dhe t\u00eb gjykohej pasi ishte i vdekur. \u201cPala kishte vdekur n\u00eb vitin 2007 dhe ngrihet padia n\u00eb vitin 2014. Ne e kemi konstatuar edhe n\u00eb gjykat\u00eb se pala kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb dhe kjo gj\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar me dokumentacion\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, gjyqtari Florjan Kalaja e fal\u00ebnderoi Komisionin p\u00ebr shpejt\u00ebsin\u00eb e procedurave t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit. \u201cDo k\u00ebrkoja q\u00eb t\u00eb konkludoni se duhet t\u00eb jem gjyqtar i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 17 dhjetor, ora 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi munges\u00eb burimesh p\u00ebr nj\u00eb makin\u00eb, pasurin\u00eb e vetme q\u00eb zot\u00ebron gjyqtari i deleguar n\u00eb Apelin e Durr\u00ebsit, Florjan Kalaja. Ai pranoi se mund t\u00eb kishte pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsideroheshin edhe t\u00eb ardhurat e viteve t\u00eb kaluara.\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":64592,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Florjan-Kalaja-533x400.gif","fifu_image_alt":"Gjyqtari Florjan Kalaja p\u00ebrballet me vetingun","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64590"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64590"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64590\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/64592"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64590"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64590"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64590"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}