{"id":64829,"date":"2021-02-11T19:49:22","date_gmt":"2021-02-11T17:49:22","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=64829"},"modified":"2021-02-11T19:49:22","modified_gmt":"2021-02-11T17:49:22","slug":"komisioneri-publik-kerkon-ne-apel-shkarkimin-e-gjyqtarit-sokol-ngresi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-publik-kerkon-ne-apel-shkarkimin-e-gjyqtarit-sokol-ngresi\/2021\/02\/11\/","title":{"rendered":"Komisioneri Publik k\u00ebrkon n\u00eb Apel shkarkimin e gjyqtarit Sokol Ngresi"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik njoftoi ankimin e vendimit t\u00eb KPK q\u00eb kishte konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb gjyqtarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Sokol Ngresi. N\u00eb ankim e fokusuar te problemet e pasuris\u00eb, k\u00ebrkohet rivler\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb tre kriteret dhe shkarkimi i Ngresit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_75324\" aria-describedby=\"caption-attachment-75324\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_8520.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-75324\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_8520-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"75324\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-75324\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Sokol Ngresi pas konfirmimit nga KPK. FOTO:BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioneri Publik Florian Ballhysa njoftoi t\u00eb enjten ankimin ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr t\u00eb konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb gjyqtarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Vlor\u00eb, Sokol Ngresi. N\u00eb njoftimin e ankimit Komisioneri thot\u00eb se k\u00ebrkonte nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit rivler\u00ebsim n\u00eb t\u00eb tre kriteret, por ankimi \u00ebsht\u00eb fokusuar n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Ballhysa thot\u00eb n\u00eb ankim se Ngresi kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasurive, kryesisht n\u00eb lidhje me gjendjen e kursimeve <em>cash<\/em> n\u00eb vitin 2003 dhe p\u00ebr blerjen e dy makinave, nd\u00ebrsa k\u00ebrkon q\u00eb Ngresi t\u00eb shkarkohet nga KPA.<\/p>\n<p>\u201cDuke marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb gjendjen e fakteve dhe t\u00eb provave n\u00eb rastin konkret dhe t\u00eb ligjit t\u00eb zbatuesh\u00ebm, Komisioneri Publik ndan gjykim t\u00eb kund\u00ebrt, pasi vler\u00ebson se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Sokol Ngresi e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve 2000 dhe e ushtron funksionin si gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Vlor\u00eb prej vitit 2005. N\u00eb vitin 2014, ai u dekretua nga presidenti Bujar Nishani si an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, por ky vendim nuk mori p\u00eblqimin e mazhoranc\u00ebs n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Aktualisht, Ngresi \u00ebsht\u00eb kandidat p\u00ebr Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb n\u00eb procesin q\u00eb po zhvillohet nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor. Ai u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit n\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb dhjetorit 2020, nga nj\u00eb trup\u00eb e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Suela Zhegu dhe an\u00ebtar Lulzim Hamitaj.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik arsyeton n\u00eb ankim se q\u00ebndrimi i Komisionit mbi problemet e hasura n\u00eb pasurit\u00eb e Ngresit \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me vendimet e marr\u00eb m\u00eb her\u00ebt nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit mbi t\u00eb nj\u00ebjtat probleme.<\/p>\n<p>Duke iu referuar faktit se Ngresi nuk kishte deklaruar n\u00eb vitin 2003 dhe vitin 2010 gjendjen <em>cash<\/em> para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe kishte deklaruar nj\u00eb <em>cash<\/em> prej 18 mij\u00eb eurosh n\u00eb vitin 2004 dhe nj\u00eb shum\u00eb prej 20 mij\u00eb eurosh t\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb blerje apartamenti n\u00eb vitin 2012. Komisioneri thot\u00eb se deklarimi i k\u00ebsaj gjendje<em> cashi<\/em> nuk ishte i sakt\u00eb dhe se Ngresi kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime kontradiktore mbi burimin e saj, duke deklaruar nj\u00ebher\u00eb zot\u00ebrimin e 18 mij\u00eb eurove prej tij dhe bashk\u00ebshortes dhe n\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr se gjysma e k\u00ebsaj shume zot\u00ebrohej prej prind\u00ebrve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebto rrethana, kur konstatohet se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka deklaruar kursime n\u00eb<em> cash<\/em> n\u00eb Deklarat\u00ebn e interesave private para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, dor\u00ebzuar n\u00eb dat\u00ebn 19.3.2010, duket se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk provon mbulimin me burime t\u00eb ligjshme t\u00eb shum\u00ebs prej 20.000 euro\u201d, shprehet Komisioneri.<\/p>\n<p>Ballhysa u referohet disa vendimeve t\u00eb Kolegjit sipas t\u00eb cilave e vetmja prov\u00eb e kursimeve <em>cash<\/em> jasht\u00eb sistemi bankar\u00eb jan\u00eb deklarimet e vet\u00eb subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe mos deklarimi i k\u00ebtyre kursimeve e b\u00ebn\u00eb t\u00eb pamundur verifikimin e ekzistenc\u00ebs s\u00eb tyre. \u201cDeklaratat e interesave private periodike vjetore, t\u00eb cilat konsiderohen prov\u00eb n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit, n\u00eb zbatim t\u00eb nenit 32, pika 5 e ligjit nr. 84\/2016, dhe s\u00eb bashku me Deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb t\u00eb vetmen m\u00ebnyr\u00eb verifikimi t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb funksion t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, citohet nga Komisioneri vendimi i Kolegjit ndaj ish-Prokurorit t\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs Dritan Peka.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik vler\u00ebson po ashtu se nuk kishte dokumente provuese n\u00eb lidhje me kthimin e nj\u00eb shume prej 6 mij\u00eb euro nga nj\u00eb kompani nd\u00ebrtimi pas prishjes s\u00eb nj\u00eb kontrate prenotimi dhe po ashtu pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb kursyer nj\u00eb shum\u00eb prej 4 mij\u00eb eurosh n\u00eb vitin 2015 edhe sikur familja t\u00eb kishte p\u00ebrdorur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb gjitha parat\u00eb e fituara nga pagat n\u00eb at\u00eb vit.<\/p>\n<p>Komisioneri v\u00eb n\u00eb dukje probleme edhe n\u00eb blerjen e dy makinave. Nj\u00eb Skoda Yeti e bler\u00eb n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr 14.500 euro dhe nj\u00eb Fiat i bler\u00eb p\u00ebr 8800 euro n\u00eb vitin 2008. Komisineri v\u00eb n\u00eb diskutim burimin p\u00ebr k\u00ebt\u00ebo pasuri nisur nga vet\u00eb deklarimet e Ngresit. Sipas Komisionerit Komisioni nuk ka vler\u00ebsuar si duhet pasakt\u00ebsin\u00eb n\u00eb deklarimin p\u00ebr shitjen e nj\u00eb makine Benz.<\/p>\n<p>Komisioneri thot\u00eb se makina ishte deklaruar nj\u00ebher\u00eb e shitur p\u00ebr 5 mij\u00eb euro dhe m\u00eb pas p\u00ebr 7 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb ishte paguar vet\u00ebm \u00e7mimi i zhdoganimit pasi kishte qen\u00eb dhurat\u00eb nga kush\u00ebrinjt\u00eb e Ngresit. Komisoneri Publik thot\u00eb se gjyqtari nuk provonte pages\u00ebn e detyrimeve tatimore p\u00ebr fitimin me t\u00eb cilin ishte shitur makina.<\/p>\n<p>Po ashtu edhe n\u00eb blerjen e Fiatit ishte p\u00ebrdorur shitja e nj\u00eb makine tjet\u00ebr Benz, por Komisioneri thot\u00eb se nuk ishin deklaruar burimet e ligjshme p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj makine t\u00eb shitur m\u00eb pas p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb Fiatin.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb ankimit n\u00eb t\u00eb cilit k\u00ebrkohet rivler\u00ebsim edhe n\u00eb dy kriteret e tjera Komisioneri arsyeton se Ngresi \u201cka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr kontrollin e pasuris\u00eb\u201d.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik njoftoi ankimin e vendimit t\u00eb KPK q\u00eb kishte konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb gjyqtarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Sokol Ngresi. N\u00eb ankim e fokusuar te problemet e pasuris\u00eb, k\u00ebrkohet rivler\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb tre kriteret dhe shkarkimi i Ngresit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":64837,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_8520-533x400.jpg","fifu_image_alt":"Komisioneri Publik k\u00ebrkon n\u00eb Apel shkarkimin e gjyqtarit Sokol Ngresi","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64829"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64829"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64829\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/64837"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64829"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64829"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64829"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}