{"id":65147,"date":"2021-04-23T09:57:55","date_gmt":"2021-04-23T07:57:55","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=65147"},"modified":"2021-04-23T11:21:58","modified_gmt":"2021-04-23T09:21:58","slug":"gjyqtarja-marsela-pepi-e-bindi-komisionin-per-te-ardhurat-nga-bujqesia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-marsela-pepi-e-bindi-komisionin-per-te-ardhurat-nga-bujqesia\/2021\/04\/23\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Marsela Pepi e bindi Komisionin p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit \u00ebsht\u00eb bindur se inspektorja e komanduar pran\u00eb ILD, Marsela Pepi gjendej n\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u00eb provuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga bujq\u00ebsia t\u00eb deklaruara si nj\u00eb nga burimet p\u00ebr krijimin e dy depozitave. Bazuar n\u00eb parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit, Komisioni \u00ebsht\u00eb bindur se t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia jan\u00eb t\u00eb ligjshme dhe ka p\u00ebrmbysur analiz\u00ebn financiare.\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_77305\" aria-describedby=\"caption-attachment-77305\" style=\"width: 524px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Marsela-Pepi-inspektore-ILD.jpeg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-77305\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Marsela-Pepi-inspektore-ILD-524x400.jpeg\" alt=\"\" width=\"524\" height=\"400\" data-id=\"77305\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-77305\" class=\"wp-caption-text\">Marsela Pepi, inspektore pran\u00eb Inspektoriatit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb pas vendimit t\u00eb KPK.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 16 mars 2021 t\u00eb konfirmoj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb gjyqtaren e komanduar si inspektore pran\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, ILD, Marsela Pepi, pasi u bind p\u00ebr t\u00eb ardhurat e deklaruara prej saj si t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e prodhimeve bujq\u00ebsore q\u00eb kishin sh\u00ebrbyer si burime p\u00ebr krijimin e dy depozitave, pavar\u00ebsisht pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u2019u provuar me dokumentacion ligjor. Gjyqtarja Peli u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Trupi gjykues q\u00eb kreu procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtaren Pepi kryesohej nga Brunilda Bekteshi, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtar Lulzim Hamitajn.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPK analizohet lidhur me ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb krijuara nga shitja e prodhimeve bujq\u00ebsore, p\u00ebr t\u00eb cilat gjyqtarja Pepi nuk ka arritur t\u00eb siguroj\u00eb dokumentacion provues. Por, trupi gjykues, bazuar n\u00eb provat indirekte t\u00eb depozituara nga Pepi si dhe krijimin e bindjes se ajo e kishte t\u00eb pamundur t\u00eb siguronte prova t\u00eb mjaftueshme, i ka marr\u00eb t\u00eb mirq\u00ebna shumat e deklaruara periodikisht sit \u00eb p\u00ebrfituara nga buq\u00ebsia.<\/p>\n<p>Si burim krijimi p\u00ebr nj\u00eb depozit\u00eb bankare n\u00eb shum\u00ebn 2,8 milion\u00eb lek\u00eb, gjyqtarja Pepi ka deklaruar t\u00eb ardhurat e siguruara nga shitja e prodhimeve bujq\u00ebsore, kursime nga pagat e saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit, si dhe t\u00eb ardhurat e krijuara nga shitja e nj\u00eb automjeti tip Mercedes n\u00eb maj t\u00eb vitit 2016.<\/p>\n<p>Ajo ka shpjeguar se kjo depozit\u00eb \u00ebsht\u00eb hapur n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2008 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit, me vler\u00eb fillestare 450 mij\u00eb lek\u00eb, duke u shtuar nd\u00ebr vite s\u00eb bashku me interesat. Pepi ka pasqyruar n\u00eb deklaratat periodike shtesat e k\u00ebsaj pasurie nga interesat dhe t\u00eb ardhurat e prodhimeve bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, subjekti ka deklaruar se n\u00eb vitin 2010 ka hapur nj\u00eb depozit\u00eb bankare me vler\u00eb fillestare 2000 euro, p\u00ebr llogari t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb mitur K.M.. Ajo ka deklaruar nd\u00ebr vite shtimin e k\u00ebsaj pasurie me t\u00eb ardhura nga prodhimet bujq\u00ebsore, kursime nga pagat dhe dhurata nga gjysh\u00ebrit respektiv\u00eb p\u00ebr dat\u00eblindje dhe festa t\u00eb ndryshme nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn veting subjekti ka sh\u00ebnuar se vlera e gjendjes s\u00eb depozit\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs ka qen\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 13 mij\u00eb e 581 euro.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i deklaratave periodike vjetore, si edhe vet\u00ebdeklarimet e b\u00ebra n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyet\u00ebsor\u00ebve t\u00eb d\u00ebrguar nga Komisioni, ka rezultuar se jan\u00eb deklaruar nd\u00ebr vite t\u00eb ardhura t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e produkteve bujq\u00ebsore, n\u00eb total n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 515 mij\u00eb lek\u00eb. Subjekti ka deklaruar se p\u00ebr krijimin dhe shtimin e depozit\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb mitur ka shpenzuar 965 mij\u00eb lek\u00eb nga shuma totale 1 milion e 515 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pepi ka shpjeguar se toka dhe prodhimet bujq\u00ebsore jan\u00eb administruar e krijuar nga prind\u00ebrit e saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit, t\u00eb cil\u00ebt sipas subjektit kan\u00eb realizuar shitje nd\u00ebr vite tek bashk\u00ebfshatar\u00ebt apo bler\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb treg informal sipas \u00e7mimeve q\u00eb ky treg ofronte, duke krijuar t\u00eb ardhura p\u00ebr familjet respektive, nga -\u201992-i e n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Ajo ka sqaruar se, vlerat q\u00eb ka marr\u00eb s\u00eb bashku me bashk\u00ebshortin nga shitja e prodhimeve bujq\u00ebsore, p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb pjes\u00ebn takuese t\u00eb tyre, pasi t\u00eb dy kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrfitues t\u00eb tok\u00ebs bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebisht pretendimeve t\u00eb subjektit, gjat\u00eb hetimit administrativ paraprak, Komisioni ka konstatuar se Pepi dhe personi i lidhur nuk kan\u00eb depozituar dokumentacion justifikues ligjor p\u00ebr t\u00eb dokumentuar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara dhe pages\u00ebn e detyrimeve p\u00ebrkat\u00ebse mbi k\u00ebto t\u00eb ardhura, deklaruar si pjes\u00eb takuese nga shitja e prodhimeve bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se nga hetimi administrativ ka rezultuar se personat e tjer\u00eb t\u00eb lidhur nuk kan\u00eb pasur burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr dh\u00ebnien e shumave si pjes\u00eb takuese dhe t\u00eb dhuratave n\u00eb vlera monetare. \u201c[\u2026]kjo edhe pasi, si burim kryesor i t\u00eb ardhurave t\u00eb tyre jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e produkteve bujq\u00ebsore, p\u00ebr t\u00eb cilat Komisioni paraprakisht ka vler\u00ebsuar se subjekti nuk ka depozituar dokumentacion justifikues ligjor p\u00ebr t\u00eb dokumentuar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara dhe pages\u00ebn e detyrimeve p\u00ebrkat\u00ebse mbi k\u00ebto t\u00eb ardhura\u201d, ka konkluduar paraprakisht Komisioni.<\/p>\n<p>Pasi i \u00ebsht\u00eb kaluar barra e prov\u00ebs lidhur me munges\u00ebn e dokumentacionit ligjor justifikues p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia, Pepi ka dor\u00ebzuar disa dokumente duke pretenduar se ka dor\u00ebzuar prova q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte posedimin e tok\u00ebs bujq\u00ebsore prej saj, bashk\u00ebshortit dhe familjar\u00ebve t\u00eb tyre; ushtrimin e aktivitetit bujq\u00ebsor dhe mund\u00ebsin\u00eb e t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se ajo ka depozituar dokumentacion q\u00eb v\u00ebrteton posedimin e tok\u00ebs; pagimin e detyrimeve fiskale dhe mospasjen e asnj\u00eb detyrimi mbi tok\u00ebn bujq\u00ebsore; p\u00ebrdorimin dhe administrimin e tok\u00ebs bujq\u00ebsore nga ana e kryefamiljar\u00ebve respektiv\u00eb dhe; rendimentin e kulturave bujq\u00ebsore t\u00eb mbjella n\u00eb periudhat e deklaruara, \u00e7mimet e tyre referuar tregut n\u00eb Qarkun Kor\u00e7\u00eb dhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara, t\u00eb llogaritura nga specialist t\u00eb fush\u00ebs t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb; realizimin e t\u00eb ardhurave nga secili kryefamiljar dokumentuar me an\u00eb t\u00eb deklaratave noteriale; p\u00ebr pagimin e taks\u00ebs vendore p\u00ebr p\u00ebrdorimin e tok\u00ebs bujq\u00ebsore, si dhe t\u00eb kontributeve t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore nga kryefamiljar\u00ebt deri n\u00eb plot\u00ebsimin e mosh\u00ebs p\u00ebr pension.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ajo ka vendosur n\u00eb dispozicion t\u00eb Komisionit edhe deklarata t\u00eb shtetasve t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb zon\u00ebs, duke pretenduar se provonte indirekt shitjen e disa produkteve bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, Pepi ka pretenduar se gjendet n\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u00eb dokumentuar me prova direkte shitjen e k\u00ebtyre produkteve dhe vlerat konkrete t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb realizuara nga kryefamiljar\u00ebt respektiv\u00eb si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb familjes bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Ajo ka argumentuar se kjo pamund\u00ebsi rrjedh p\u00ebr shkak se shitjet jan\u00eb realizuar koh\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe n\u00eb treg informal, se personat e lidhur nuk kan\u00eb mbajtur pasqyrime p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e krijimit t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave p\u00ebr periudh\u00ebn 2008-2015 dhe se asnj\u00ebri prej tyre nuk ka pasur detyrimin ligjor t\u00eb dokumentoj\u00eb k\u00ebt\u00eb veprimtari t\u00eb ushtruar.<\/p>\n<p>Lidhur me barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb provuar pagimin e detyrimeve tatimore mbi k\u00ebto t\u00eb ardhura, Pepi ka k\u00ebmb\u00ebngulur se prind\u00ebrit respektiv\u00eb, si t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuar n\u00eb bujq\u00ebsi, nuk ka pasur detyrim p\u00ebr pagimin e tatimeve mbi k\u00ebto t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>Ajo ka shpjeguar se produktet bujq\u00ebsore jan\u00eb shitur tek individ\u00eb, bashk\u00ebfshatar\u00eb dhe persona t\u00eb tjer\u00eb, si edhe disa produkte specifike jan\u00eb shitur t\u00eb bler\u00ebs t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb vinin nga zona e Myzeqes\u00eb, por t\u00eb paidentifikuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb mospages\u00ebs s\u00eb kontributeve t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore nga prind\u00ebrit gjat\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb periudh\u00ebs kur ajo pretendon se jan\u00eb gjeneruar t\u00eb ardhura nga bujq\u00ebsia, Pepi shprehet se kjo nuk provon se ata nuk e kan\u00eb ushtruar k\u00ebt\u00eb aktivitet.<\/p>\n<p>Ajo sjell n\u00eb v\u00ebmendje kuadrin ligjor q\u00eb parashikon detyrimin e t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuarve n\u00eb bujq\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb paguar kontributet deri n\u00eb mosh\u00ebn p\u00ebr pension.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn p\u00ebrfundimtare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb barr\u00eb prove, Komisioni v\u00ebren se t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia jan\u00eb pasqyruar rregullisht nd\u00ebr vite nga subjekti dhe duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb dokumentet dhe shpjegimet e dor\u00ebzuara prej saj, i vler\u00ebson si prove deklarimet periodike.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]shumat e deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfitura nga shitja e produkteve bujq\u00ebsore rezulton se jan\u00eb n\u00eb vlera t\u00eb tilla proporcionale, t\u00eb pranueshme\/justifikueshme si pjes\u00eb takuese nga l\u00ebnia n\u00eb p\u00ebrdorim e tok\u00ebs bujq\u00ebsore, n\u00eb kushtet kur krijohet bindja se kryetari apo an\u00ebtar\u00ebt e familjes bujq\u00ebsore kan\u00eb kryer aktivitet si t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuar n\u00eb bujq\u00ebsi dhe kan\u00eb p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura nga ky aktivitet\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Duke ju referuar Kodit Civil, konkretisht neneve 222 dhe 227, KPK i gjen t\u00eb drejta pretendimet e subjektit lidhur me p\u00ebrfitimin e pjes\u00ebs takuese t\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr shkak t\u00eb zot\u00ebrimit t\u00eb tok\u00ebs bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Po ashtu, duke ju referuar legjislacionit tatimor, KPK quan t\u00eb drejt\u00eb edhe pretendimin se t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuarit n\u00eb bujq\u00ebsi nuk kan\u00eb pasur detyrimin t\u00eb regjistroheshin n\u00eb organin tatimor.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]me ndryshimet ligjore t\u00eb b\u00ebra n\u00eb vitin 2014, fermer\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt shesin produktet e tyre te sip\u00ebrmarr\u00ebsit (tregtar\u00eb), jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb regjistrohen dhe t\u00eb pajisen me NIPT. Gjithsesi, fermeri i regjistruar nuk ka asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi tatimore dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb asnj\u00eb detyrim p\u00ebr t\u00eb paguar. Pra, fermer\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt shesin produktet e tyre tek individ\u00eb (subjekte t\u00eb paregjistruar) nuk kan\u00eb detyrimin p\u00ebr t\u2019u regjistruar dhe p\u00ebr t\u2019u pajisur me NIPT\u201d, argumenton trupi gjykues i KPK.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb legjislacionin tatimor, Komisioni arrin n\u00eb konkluzionin se t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e produkteve bujq\u00ebsore apo blegtorale nga aktiviteti i t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuarit n\u00eb bujq\u00ebsi, nuk i n\u00ebnshtrohen pages\u00ebs s\u00eb detyrimeve tatimore.<\/p>\n<p>KPK i jep t\u00eb drejt\u00eb Pepit edhe lidhur me mospages\u00ebn e kontributeve si t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuar gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs kur ka deklaruar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga buqj\u00ebsia. \u201c[\u2026]sigurimi shoq\u00ebror dhe sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb bujq\u00ebsi \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm deri n\u00eb mosh\u00ebn e daljes n\u00eb pension\u201d, v\u00ebren trupi gjykues dhe shprehet se krijoi bindjen se personat e tjer\u00eb t\u00eb lidhur kan\u00eb kryer aktivitet si t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuar n\u00eb bujq\u00ebsi dhe kan\u00eb realizuar t\u00eb ardhura nga shitja e produkteve bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Pasi subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb se personat e tjer\u00eb t\u00eb lidhur kan\u00eb shitur produktet e tyre bujq\u00ebsore n\u00eb subjekte t\u00eb regjistruar dhe se nuk kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrfitues t\u00eb skemave t\u00eb kompensimit, Komisioni bindet se Pepi gjendet n\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u00eb dokumentuar me prova direkte shum\u00ebn e t\u00eb ardhurave t\u00eb realizuara nga shitja e produkteve bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Komisioni i quan t\u00eb ardhurat e deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e produkteve bujq\u00ebsore n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb pranueshme, proporcionale dhe t\u00eb shp\u00ebrndara nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Sipas KPK, edhe n\u00eb kushtet e mosp\u00ebrfshirjes s\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e produkteve bujq\u00ebsore, rezulton se p\u00ebr vitet 2005 \u2013 2016 balanca totale negative e fondeve paraqitet n\u00eb total n\u00eb vler\u00ebn -196,836 lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSi konkluzion, bazuar n\u00eb parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit, trupi gjykues krijoi bindjen se subjekti i rivler\u00ebsimit dhe personi i lidhur kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura nga burime financiare t\u00eb ligjshme, t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar plot\u00ebsisht krijimin e k\u00ebtyre depozitave\u201d, konkludon trupi gjykues.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit \u00ebsht\u00eb bindur se inspektorja e komanduar pran\u00eb ILD, Marsela Pepi gjendej n\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u00eb provuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga bujq\u00ebsia t\u00eb deklaruara si nj\u00eb nga burimet p\u00ebr krijimin e dy depozitave. Bazuar n\u00eb parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit, Komisioni \u00ebsht\u00eb bindur se t\u00eb ardhurat [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":65154,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Marsela-Pepi-inspektore-ILD-524x400.jpeg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Marsela Pepi e bindi Komisionin p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65147"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65147"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65147\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65154"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65147"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65147"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65147"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}