{"id":65170,"date":"2021-04-28T17:12:42","date_gmt":"2021-04-28T15:12:42","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=65170"},"modified":"2021-04-28T17:18:49","modified_gmt":"2021-04-28T15:18:49","slug":"hetimi-i-kpa-se-per-kastriot-seliten-nuk-sjell-ndryshime-ne-qendrimet-e-paleve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/hetimi-i-kpa-se-per-kastriot-seliten-nuk-sjell-ndryshime-ne-qendrimet-e-paleve\/2021\/04\/28\/","title":{"rendered":"Hetimi i KPA-s\u00eb p\u00ebr Kastriot Selit\u00ebn nuk sjell ndryshime n\u00eb q\u00ebndrimet e pal\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik parashtroi pjes\u00ebrisht mbi aktet e administruara nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit n\u00eb funksion t\u00eb ankimit dhe 12 denoncimeve t\u00eb reja dhe u shpreh se u q\u00ebndron t\u00eb gjitha shkaqeve. Gjyqtari Selita deklaroi se n\u00eb kushtet kur Komisioneri u q\u00ebndron shkaqeve edhe p\u00ebr fakte q\u00eb jan\u00eb t\u00eb provuara, \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb hetimi n\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb provueshm\u00ebrie.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_77119\" aria-describedby=\"caption-attachment-77119\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/7F8A667E-5A05-4F7E-80EB-90C0EE1B9574.jpeg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-77119\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/7F8A667E-5A05-4F7E-80EB-90C0EE1B9574-533x400.jpeg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"77119\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-77119\" class=\"wp-caption-text\">Kryetari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Kastriot Selita n\u00eb KPA. Foto: Vladimir Karaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioneri Publik paraqiti parashtrime t\u00eb pjesshme t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn lidhur me aktet e administruara nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA n\u00eb funksion t\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit ndaj konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb kreut t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Kastriot Selita, si dhe p\u00ebr 12 denoncimet e reja nga publiku t\u00eb mb\u00ebrritura pas p\u00ebrfundimit t\u00eb procesit n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Edhe gjyqtari Selita paraqiti parashtrime t\u00eb p\u00ebrmbledhura, duke i kund\u00ebrshtuar konstatimet e komisionerit, Florian Ballhysa p\u00ebr konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb interesit n\u00eb gjykimin e dy \u00e7\u00ebshtjeve; p\u00ebr provueshm\u00ebrin\u00eb e bashk\u00ebpunimit t\u00eb bashk\u00ebshortes me nj\u00eb fondacion dhe p\u00ebr vlerat e pronave t\u00eb vjehrrit q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr krijimin e pasurive t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Kastriot Selita, i cili drejton Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit prej vitit 2013 u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga KPK n\u00eb qershor 2019 me votat e Brunilda Bekteshit dhe Lulzim Hamitajt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kryesuesi Olsi Komici votoi p\u00ebr shkarkimin.<\/p>\n<p>KPA vendosi m\u00eb 1 prill t\u00eb \u00e7el\u00eb hetimin gjyq\u00ebsor p\u00ebr Selit\u00ebn si dhe t\u00eb hetoj\u00eb mbi 12 denoncimet e reja. Komisioneri Publik i k\u00ebrkoi KPA-s\u00eb t\u00eb rihetoj\u00eb deklarimet e subjektit dhe t\u00eb personave t\u00eb lidhur, si dhe t\u00eb kryej\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb re financiare me q\u00ebllim justifikimin e burimit t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive q\u00eb zot\u00ebron. Nd\u00ebrsa lidhur me vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale, ku p\u00ebrfshihen edhe rastet e konfliktit t\u00eb interesit, komisioneri Ballhysa e konsideron t\u00eb c\u00ebnuesh\u00ebm vendimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr Selit\u00ebn.<\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa shpjegoi n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn se nuk kishte arritur t\u2019i shqyrtonte t\u00eb gjith\u00eb dokumentet e mb\u00ebrritura nga Gjykata e Lart\u00eb, Gjykata e Apelit Administrativ, gjykatat administrative t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, Durr\u00ebs, Vlor\u00eb e Tiran\u00eb si dhe nga Agjencia Shtet\u00ebrore e Kadastr\u00ebs, AShK q\u00eb, sipas tij, n\u00eb total p\u00ebrb\u00ebheshin nga 2600 faqe. Por, ai u shpreh i gatsh\u00ebm t\u00eb paraqiste parashtrimet e tij p\u00ebr ato akte me t\u00eb cilat ishte njohur.<\/p>\n<p>Ballhysa pohoi se nga sa ishte njohur me aktet e administratura prej Kolegjit, u q\u00ebndronte t\u00eb gjitha shkaqeve t\u00eb ankimit.<\/p>\n<p>Ai evidentoi se n\u00eb dy raste, gjyqtari Selita kishte hequr dor\u00eb disa muaj me vones\u00eb nga shqyrtimi i \u00e7\u00ebshtjeve ku rezultotne q\u00eb aktet t\u00eb ishin n\u00ebnshkruar prej bashk\u00ebshortes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Gjyqtari Selita e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb konstatim duke u shprehur se kishte hequr dor\u00eb sapo ishte njohur me aktin. \u201cFaktet m\u00ebsohen kur konstatohen, gjat\u00eb studimit t\u00eb dosjes, apo edhe m\u00eb von\u00eb\u201d, tha Selita dhe shpjegoi se e r\u00ebnd\u00ebsishme ishte mosmarrja pjes\u00eb n\u00eb vendimarrje. \u201cQ\u00ebndrimi i Komisionerit \u00ebsht\u00eb i pabazuar, n\u00eb asnj\u00eb kontekst ligjor\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ballhysa vijoi se prej akteve t\u00eb d\u00ebrguara nga nj\u00eb bank\u00eb e nivelit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuar nga Kolegji p\u00ebr t\u00eb konkluduar mbi pretendimin e Selit\u00ebs se bashk\u00ebshortja e tij kishte bashk\u00ebpunuar me nj\u00eb fondacion dhe kishte p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme nga nj\u00eb kontrat\u00eb konsulence, nuk provohej ndonj\u00eb gj\u00eb e re. \u201cNdryshe nga sa pretendon subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka asnj\u00eb transaksion t\u00eb kryer nga bashk\u00ebshortja e tij\u201d, pohoi Ballhysa.<\/p>\n<p>Selita tha se nuk ishte n\u00eb dijeni se \u00e7far\u00eb kishte k\u00ebrkuar konkretisht Kolegji nga banka \u201cIntesa Sanpaolo\u201d dhe shtoi se nisur nga sa parashtroi Komisioneri Publik, aktet e dor\u00ebzuara nga kjo bank\u00eb konfirmonin at\u00eb \u00e7far\u00eb ai kishte deklaruar. Ai theksoi se kishte deklaruar se deri n\u00eb vitin 2002 veprimet ishin kryer nga drejtori i fondacionit dhe se pas vitit 2003 ishin kryer transaksione edhe prej bashk\u00ebshortes s\u00eb tij. \u201cN\u00ebse Kolegji k\u00ebrkon nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb provueshm\u00ebrie, at\u00ebher\u00eb jam i gatsh\u00ebm t\u00eb vazhdoj t\u00eb siguroj prova t\u00eb tjera\u201d, tha Selita.<\/p>\n<p>Komisioneri konstatoi se bazuar n\u00eb dokumentet e d\u00ebrguara nga ASHK, vlera e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb vjehrrit t\u00eb subjektit e regjistruar n\u00eb vitin 2006 s\u00eb bashku me truallin 600 mij\u00eb lek\u00eb, ishte p\u00ebrllogaritur 7.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb ankim, Ballhysa evidenton se objekti \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar me 3 vlera t\u00eb ndryshme nga KPK, por n\u00eb analiz\u00ebn financiare \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb vlera m\u00eb e ul\u00ebt prej 4.7 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Selita tha se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ishte kuptuar se deklarimi i vler\u00ebs s\u00eb pasurive duhej t\u00eb kryhej me million lek\u00eb. Ai sqaroi se vlera e tok\u00ebs 0.66 milion lek\u00eb e sh\u00ebnuar nga vjehrri A. K. n\u00eb deklarat\u00eb ishte pasqyruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb. Sipas Selit\u00ebs, vlera ishte ajo e pasqyruar n\u00eb kontrat\u00eb, n\u00eb shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ai parashtroi edhe lidhur me vler\u00ebn e shpenzuar p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb private t\u00eb nd\u00ebrtuar nga familja e bashk\u00ebshortes, \u00e7mimi i shitjes s\u00eb t\u00eb cil\u00ebs ka sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr krijimin e pasurive, pasi bashk\u00ebshortja ka p\u00ebrfituar pjes\u00eb takuese.<\/p>\n<p>Selita vijoi se deklarimi i A.K. n\u00eb vitin 2003 i referohet preventivit t\u00eb shpenzimeve p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb shum\u00ebn m\u00eb shum\u00ebn 4.7 milion\u00eb lek\u00eb dhe shpenzimeve 250 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr projektet elektrike. Selita theksoi se n\u00eb vitin 2006 \u00ebsht\u00eb deklaruar se vlera ka qen\u00eb 5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti tha se ishte deklaruar gabim edhe vlera p\u00ebr nj\u00eb automjet tip Ford Fiesta, pasi ishte sh\u00ebnuar 0,4 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb duhej t\u00eb ishte sh\u00ebnuar 0,04 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Selita u ndal n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e deklarimit t\u00eb pjes\u00ebs takuese nga vjehrri i tij. Sipas subjektit, babai i bashk\u00ebshortes kishte deklaruar duke ju referuar faktit se ishte kryefamiljar. \u201cEdhe p\u00ebr autovetur\u00ebn ka deklaruar se e zot\u00ebronte 100%, por ajo zot\u00ebrohej t\u00ebr\u00ebsisht prej vajz\u00ebs\u201d, pohoi Selita dhe tha se u q\u00ebndronte t\u00eb gjitha parashtrimeve t\u00eb m\u00ebparshme p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri solli n\u00eb v\u00ebmendje edhe vendime p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ngjashme ku subjekti i rivler\u00ebsimit ka disponuar me zgjidhje t\u00eb ndryshme. Sipas Ballhy\u00ebs, aktet e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb administruara s\u00eb fundmi nuk sillnin ndonj\u00eb ndryshim lidhur me shkaqet e ankimit.<\/p>\n<p>Selita u shpreh n\u00eb seanc\u00eb se k\u00ebrkimet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ndryshme dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb zgjidhje e ndryshme.<\/p>\n<p>Subjekti u pyet n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs nga kryesuesja e trupit gjykues Albana Shtylla dhe relatorja Ina Rama lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrllogaritjes s\u00eb t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve t\u00eb vjehrrit p\u00ebr periudh\u00ebn 1997-1999. Ai tha se n\u00ebse do t\u00eb duhej t\u00eb ishte ai i pari q\u00eb t\u00eb jepte q\u00ebndrim, ishte i gatsh\u00ebm ta krynte k\u00ebt\u00eb gj\u00eb n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrderisa Komisioneri Publik u q\u00ebndron shkaqeve t\u00eb ankimit edhe p\u00ebr fakte t\u00eb provuara, edhe un\u00eb i q\u00ebndroj parashtrimeve dhe jam i gatsh\u00ebm p\u00ebr kryerjen e hetimit n\u00eb nj\u00eb nivel tjet\u00ebr provueshm\u00ebrie\u201d, pohoi Selita.<\/p>\n<p>Pasi trupi gjykues i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Ina Ram\u00ebn dhe an\u00ebtar\u00eb Sokol \u00c7omon, Natasha Mulajn dhe Rezarta Schuetz u t\u00ebrhoq, vendosi t\u00eb shtyj\u00eb seanc\u00ebn p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 19 maj, ora 10:00 dhe u k\u00ebrkoi pal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrgatisin konkluzionet p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik parashtroi pjes\u00ebrisht mbi aktet e administruara nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit n\u00eb funksion t\u00eb ankimit dhe 12 denoncimeve t\u00eb reja dhe u shpreh se u q\u00ebndron t\u00eb gjitha shkaqeve. Gjyqtari Selita deklaroi se n\u00eb kushtet kur Komisioneri u q\u00ebndron shkaqeve edhe p\u00ebr fakte q\u00eb jan\u00eb t\u00eb provuara, \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr kryerjen [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":65174,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/7F8A667E-5A05-4F7E-80EB-90C0EE1B9574-533x400.jpeg","fifu_image_alt":"Hetimi i KPA-s\u00eb p\u00ebr Kastriot Selit\u00ebn nuk sjell ndryshime n\u00eb q\u00ebndrimet e pal\u00ebve","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65170"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65170"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65170\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65174"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65170"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65170"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65170"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}