{"id":65531,"date":"2021-07-08T16:15:47","date_gmt":"2021-07-08T14:15:47","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=65531"},"modified":"2021-07-08T17:11:49","modified_gmt":"2021-07-08T15:11:49","slug":"kjo-nuk-eshte-loje-jacobs-ngre-pikepyetje-mbi-prokurorin-besim-hajdarmataj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kjo-nuk-eshte-loje-jacobs-ngre-pikepyetje-mbi-prokurorin-besim-hajdarmataj\/2021\/07\/08\/","title":{"rendered":"\u201cKjo nuk \u00ebsht\u00eb loj\u00eb\u201d, Jacobs ngre pik\u00ebpyetje mbi prokurorin Besim Hajdarmataj"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, Theo Jacobs ngriti dyshime p\u00ebr fshehje pasurie dhe e cil\u00ebsoi t\u00eb turpshme moskryerjen e hetimeve p\u00ebr tonelata drog\u00eb nga ish-Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, kur drejtohej nga Besim Hajdarmataj. Gjithashtu, ai evidentoi se Hajdarmataj duhej t\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga hetimi i nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ku i kall\u00ebzuar ishte nj\u00eb person me t\u00eb cilin kishte miq\u00ebsi.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79356\" aria-describedby=\"caption-attachment-79356\" style=\"width: 534px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Besim-Hajdarmataj-ne-KPA-.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79356\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Besim-Hajdarmataj-ne-KPA--534x400.jpg\" alt=\"\" width=\"534\" height=\"400\" data-id=\"79356\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79356\" class=\"wp-caption-text\">Ish-kreu i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Besim Hajdarmataj po p\u00ebrballet me ankimin e Komisionerit Publik n\u00eb KPA. Foto: Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Seanca publike n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA t\u00eb enjten m\u00eb 8 korrik p\u00ebr prokurorin Besim Hajdarmataj, u dominua nga pyetjet dhe konstatimet e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje lidhur me pasurin\u00eb dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>&#8220;Flisini fr\u00ebngjisht?&#8221;, ishte pyeta e par\u00eb e Jacobs, i cili pasi mori p\u00ebrgjigje pozitive nga Hajdarmataj, i tha se kishte nj\u00eb ndjenj\u00eb &#8220;deja vu&#8221; n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Jacobs e pyeti lidhur me deklarimet e kursimeve nd\u00ebr vite dhe tha se k\u00ebto konstatime i nevojiteshin p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb p\u00ebrllogaritje financiare.<\/p>\n<p>\u201cJu keni deklaruar n\u00eb total 7 milion\u00eb lek\u00eb kursime p\u00ebr periudh\u00ebn 1997-2016\u201d, tha Jacobs. Ai v\u00ebrejti se paga n\u00eb fillim t\u00eb karrier\u00ebs mjaftonte vet\u00ebm p\u00ebr mbijetes\u00eb dhe s\u00ebrish ishin deklaruar kursime vit pas viti. Sipas Jacobs, n\u00eb vitet e fundit q\u00eb paga ishte rritur disa here, kursimet ishin minimizuar ose nuk ekzistonin. \u201c\u00c7far\u00eb keni bler\u00eb q\u00eb nuk e keni deklaruar?\u201d, pyeti Jacobs dhe tha se kishte shum\u00eb gjetje p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Pasi avokatja mbrojt\u00ebse e Hajdramatjat, Romina Zano pyeti se cilave \u00e7\u00ebshtje u referohej p\u00ebr profesionalizmin, kryesuesja e trupit gjykues t\u00eb Kolegjit Rezarta Schuetz dhe Jacobs sqaruan se nd\u00ebr t\u00eb tjera b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ish-prokuor\u00ebve Gentian Trenova dhe Ramadan Troci.<\/p>\n<p>Ata soll\u00ebn n\u00eb v\u00ebmendje paragrafin nr.61 t\u00eb vendimit t\u00eb KPA-s\u00eb p\u00ebr prokurorin Trenova, ku thuhet se \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb konkluzionin se nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb hetim i plot\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje korrupsioni ku dyshohej se ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb prokuror.<\/p>\n<p>Jacobs tha se n\u00eb kat\u00ebr dosje nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb nga prokuror\u00ebt dhe se Hajdarmataj n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtuesit nuk ka v\u00ebzhguar ecurin\u00eb e hetimeve q\u00eb duhej t\u00eb kryheshin nga vart\u00ebsit e tij. Ai evidentoi edhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuar nga Hajdarmataj kur punonte n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kurbinit, ku n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast prej Komisionerit \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti ka pasur miq\u00ebsi me nj\u00eb prej personave t\u00eb kall\u00ebzuar dhe se nuk \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb vendimi i KPK p\u00ebr transferimin p\u00ebr inspektim, pasi duhej t\u00eb shqyrtohej bazuar n\u00eb legjislacionin p\u00ebr vetingun. Jacobs tha se subjekti duhej t\u00eb kishte hequr dor\u00eb nga kjo \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar u vendosi theksin edhe n\u00eb tre \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr l\u00ebnd\u00eb narkotike, mes t\u00eb cilave edhe nj\u00eb t\u00eb vitit 2017 q\u00eb, ish-Prokuroria p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, kur Hajdarmataj ishte drejtues, e kishte d\u00ebrguar p\u00ebr kompetenc\u00eb n\u00eb P\u00ebrmet, megjith\u00ebse b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr 12 ton\u00eb cannabis sativa.<\/p>\n<p>\u201cProkuror\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb n\u00ebn mbik\u00ebqyrjen tuaj dhe nuk u b\u00eb asgj\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb turp! Ju e keni justifikuar me pavar\u00ebsin\u00eb e prokuror\u00ebve, por pavar\u00ebsia \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer pun\u00ebn. Nd\u00ebrsa ju e p\u00ebrdorni pavar\u00ebsin\u00eb e prokuror\u00ebve edhe kur ata nuk b\u00ebjn\u00eb asgj\u00eb\u201d, theksoi Jacobs.<\/p>\n<p>Ai u shpreh n\u00eb vijim se, n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb Evrop\u00ebs disa qindra kilogram\u00eb apo disa ton\u00eb hashash jan\u00eb di\u00e7ka e madhe. \u201cKjo nuk \u00ebsht\u00eb loj\u00eb. Sasi me 800 kg apo disa ton\u00eb cannabis sativa nuk \u00ebsht\u00eb loj\u00eb. N\u00ebse nuk i keni gjetur dot autor\u00ebt, duhet t\u2019i k\u00ebrkonit\u201d, tha Jacobs dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje se edhe ai ka punuar si prokuror dhe e di se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb pavar\u00ebsia e prokurorit, por drejtuesi interesohej se si ecte puna.<\/p>\n<p>\u201cJu e hidhni topin \u00e7do her\u00eb\u201d, shtoi Jacobs.<\/p>\n<p>Pasi v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs paraqiti konstatimet dhe pyetjet e tij, prokurori Besim Hajdarmataj deklaroi se i konsideronte t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme pyetjet, p\u00ebr t\u00eb cilat tha se ngjasonin me komente.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, avokatja e Hajdarmatajt, Romina Zano k\u00ebrkoi q\u00eb ti jepej mund\u00ebsia t\u2019i d\u00ebgjonte edhe nj\u00eb her\u00eb regjistrimet audio, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb jepnin p\u00ebrgjigje t\u00eb sakta.<\/p>\n<p>Pasi u t\u00ebrhoq, trupi gjykues vendosi t\u00eb shtyj\u00eb seanc\u00ebn me 13 korrik, n\u00eb or\u00ebn 08:30. Pal\u00ebve iu k\u00ebrkua q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatisin edhe konkluzionet p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Komsioneri i q\u00ebndron ankimit<\/strong><\/p>\n<p>Para se Jacobs t\u00eb paraqiste pyetjet dhe konstatimet e tij, Komisioneri Publik, Dariel Sina tha n\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb enjtes se, edhe pas analizimit t\u00eb provave t\u00eb depozituara nga prokurori Hajdarmataj, u q\u00ebndronte parashtrimeve dhe ankimit t\u00eb tij, si p\u00ebr profesionalizmi &#8211; ashtu edhe p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn kur u paraqit\u00ebn parashtrimet m\u00eb 21 qershor, Komisioneri parashtroi se prokurori Hajdarmataj, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nuk e ka ushtruar detyr\u00ebn e tij edhe n\u00eb disa kur ai drejtonte Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda dhe Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit, si para hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ndryshimeve ligjore kur ai kishte kompetenca t\u00eb plota p\u00ebr p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtuesit, ashtu m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Hajdarmataj u mbrojt se kishte respektuar pavar\u00ebsin\u00eb e prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Gjithashtu, ai solli n\u00eb v\u00ebmendje se nj\u00eb prej prokuror\u00ebve t\u00eb nj\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po i ngriheshin probleme, ishte konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb dhe se \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e SPAK.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin p\u00ebr hetimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kurbinit, ku ishte i kall\u00ebzuar nj\u00eb person me t\u00eb cilin kishte miq\u00ebsi, Hajdarmataj tha se seanc\u00ebn e m\u00ebparshme se personi n\u00eb fjal\u00eb nuk ka qen\u00eb i proceduar dhe se nuk u ishte p\u00ebrgjigjur mesazheve t\u00eb k\u00ebtij shtetasi.<\/p>\n<p>Sina deklaroi t\u00eb enjten se shpjegimet dhe provat e dor\u00ebzuara nga Hajdarmataj p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebshtuar edhe shkaqet e ngritura p\u00ebr pasurin\u00eb, nuk e ndryshonin situat\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai theksoi se shumat e p\u00ebrfituara nga bonusi i karburantit nuk mund t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare, pasi jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbuluar nj\u00eb shpenzim t\u00eb caktuar. Sipas Sin\u00ebs, shkresa e d\u00ebrguar nga Kuvendi nuk e ndryshonte analiz\u00ebn.<\/p>\n<p>Komisioneri vijoi se edhe provat p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar mbulimin e shpenzimeve n\u00eb udh\u00ebtimin n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, si dhe dokumentet e d\u00ebrguara prej Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe asaj Tropoj\u00eb lidhur me p\u00ebrb\u00ebrjen familjare n\u00eb momentin e porositjes s\u00eb apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit n\u00eb vitin 2007, nuk i kan\u00eb ndryshuar shkaqet e ankimit.<\/p>\n<p>Sina tha n\u00eb seanc\u00ebn 21 qershorit se Hajdarmataj nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting apartamentin e v\u00ebllez\u00ebrve ku jeton. Ai shtoi se subjekti duket se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb paraqes\u00eb ndryshe pasurit\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrdorur apo disponuar dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje edhe mospasqyrimin e nj\u00eb police sigurimi n\u00eb periudh\u00ebn 2010-2011, q\u00eb i jepte atij t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrdorimin e nj\u00eb makine.<\/p>\n<p>Lidhur me p\u00ebrdorimin e banes\u00ebs, p\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore e subjektit tha at\u00ebher\u00eb, se ai e kishte deklaruar n\u00eb vitin 2009 p\u00ebrdorimin e banes\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebr polic\u00ebn e sigurimit u pretendua se ka qen\u00eb i v\u00ebllai q\u00eb e ka vendosur emrin pa e vendosur m\u00eb par\u00eb n\u00eb dijeni.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse p\u00ebr t\u00eb provuar mund\u00ebsin\u00eb e v\u00ebllait q\u00eb jeton n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar p\u00ebr dy dhurime, Hajdramataj dor\u00ebzoi si prova dokumente p\u00ebr t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, Sina tha se balanca negative nuk ndryshonte. Ai sqaroi se kredia q\u00eb kishte marr\u00eb v\u00ebllai dhe bashk\u00ebshortja e subjektit kishte pasur si q\u00ebllim blerjen e nj\u00eb makine dhe p\u00ebr pasoj\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohej n\u00eb analiz\u00eb.<\/p>\n<p>Duke ju referuar udh\u00ebzimit t\u00eb ILDKPKI-s\u00eb, Komisioneri tha se subjekti nuk kishte pasur arsye p\u00ebr t\u00eb mos depozituar n\u00eb bank\u00eb kursimet. Ai argumentoi se deklarimet e gjendjes <em>cash<\/em> jasht\u00eb sistemit bankar njihen deri n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij, Sina k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e konstatuara nga sistemi TIMS prej nga ngrihen dyshime se Hajdarmataj ka pasur kontakte dhe ka udh\u00ebtuar me persona me precedent\u00eb penal\u00eb, t\u00eb vler\u00ebsohen n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, n\u00eb funksion t\u00eb moskalimit t\u00eb testit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, Theo Jacobs ngriti dyshime p\u00ebr fshehje pasurie dhe e cil\u00ebsoi t\u00eb turpshme moskryerjen e hetimeve p\u00ebr tonelata drog\u00eb nga ish-Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, kur drejtohej nga Besim Hajdarmataj. Gjithashtu, ai evidentoi se Hajdarmataj duhej t\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga hetimi i nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ku i kall\u00ebzuar ishte nj\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":65537,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Besim-Hajdarmataj-ne-KPA--534x400.jpg","fifu_image_alt":"\u201cKjo nuk \u00ebsht\u00eb loj\u00eb\u201d, Jacobs ngre pik\u00ebpyetje mbi prokurorin Besim Hajdarmataj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65531"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65531"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65531\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65537"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65531"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65531"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65531"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}