{"id":66157,"date":"2021-12-15T22:20:17","date_gmt":"2021-12-15T20:20:17","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=66157"},"modified":"2021-12-15T22:20:17","modified_gmt":"2021-12-15T20:20:17","slug":"kpa-cel-hetimin-gjyqesor-per-anita-jellen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-cel-hetimin-gjyqesor-per-anita-jellen\/2021\/12\/15\/","title":{"rendered":"KPA \u00e7el hetimin gjyq\u00ebsor p\u00ebr Anita Jell\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Pasi u njoh me parashtrimet e Komisionerit Publik, Darjel Sina dhe t\u00eb prokurores Anita Jella, Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi t\u00eb \u00e7el\u00eb hetimin gjyq\u00ebsor dhe u dha koh\u00eb pal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrgatisin q\u00ebndrimet p\u00ebr disa denoncime t\u00eb reja.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_81874\" aria-describedby=\"caption-attachment-81874\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Anita-Jella.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-81874\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Anita-Jella-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"81874\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-81874\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja Anita Jella pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj\/BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi t\u00eb \u00e7el\u00eb shqyrtimin gjyq\u00ebsor p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e prokurores Anita Jella, pasi administroi provat e dor\u00ebzuara prej k\u00ebsaj t\u00eb fundit si dhe d\u00ebgjoi parashtrimet e saj kund\u00ebr atyre t\u00eb paraqitura nga Komisioneri Publik Darjel Sina, i cili k\u00ebrkoi shkarkimin e k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi p\u00ebr konstatimet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Jella i kund\u00ebrshtoi t\u00eb gjitha shkaqet e ngritura nga Komisioneri dhe k\u00ebrkoi q\u00eb pas \u00e7eljes s\u00eb hetimit gjyq\u00ebsor, t\u00eb lihet n\u00eb fuqi konfirmimi i saj n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs publike q\u00eb zgjati kat\u00ebr or\u00eb, kryesuesja e trupit gjykues Ina Rama njoftoi se ndaj subjektit ishin kryer 7 denocnime t\u00eb reja, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilave ishin anonime.<\/p>\n<p><strong>Parashtrimet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Sina konsideroi se prokurorja Jella ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, konkretisht lidhur me nj\u00eb apartament banimi me sip\u00ebrfaqe 113 m2 n\u00eb Durr\u00ebs, me vler\u00eb 67 mij\u00eb e 900 euro.<\/p>\n<p>Komisioneri evidentoi faktin se n\u00eb vitin 2016 subjekti ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb kryer k\u00ebmbimi i apartamentit me sip\u00ebrfaqe 97 m2 i porositur n\u00eb 2011-\u00ebn nga bashk\u00ebshorti me apartamentin me sip\u00ebrfaqe 113 m2 t\u00eb porositur nga kunati, i cili ka hequr dor\u00eb dhe kompania nd\u00ebrtuese i ka kthyer atij shum\u00ebn 71 mij\u00eb e 190 euro.<\/p>\n<p>\u201c[&#8230;]Nga ky shk\u00ebmbim, subjekti i rivler\u00ebsimit ka p\u00ebrfituar mbi baz\u00ebn e vler\u00ebs s\u00eb apartamentit me sip. 97 m<sup>2<\/sup>, prenotuar n\u00eb 2011 p\u00ebr shum\u00ebn 67.900 euro, apartamentin me sip\u00ebrfaqe 113 m<sup>2 <\/sup>\u201d, konstatoi Sina dhe shtoi se ky apartament \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit pasi nuk \u00ebsht\u00eb regjistruar ende pron\u00ebsia e tij.<\/p>\n<p>Komisioneri vler\u00ebson se Jella nuk e ka deklaruar apartamentin q\u00eb p\u00ebrdor prej vitit 2011 dhe i konsideroi t\u00eb pabazuara pretendimet e subjektit se n\u00eb deklarimet periodike, p\u00ebrpara ndryshimeve ligjore, nuk ka qen\u00eb e detyrueshme dhe nuk k\u00ebrkohej deklarimi i sendeve t\u00eb paluajtshme n\u00eb p\u00ebrdorim. Ai argumentoi se detyrimi ligjor i subjekteve deklaruese p\u00ebr pasqyrimin e t\u00eb drejtave reale mbi pasurit\u00eb e paluajtshme ka qen\u00eb q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs dhe nuk ka p\u00ebsuar ndryshime.<\/p>\n<p>Sina konstatoi se Jella ka pasur detyrimin e deklarimit t\u00eb t\u00eb drejtave reale q\u00eb g\u00ebzonte mbi k\u00ebt\u00eb apartament t\u00eb porositur m\u00eb par\u00eb nga kunati, pasi ka kryer investime q\u00eb prej vitit 2011 dhe se kontrata e energjis\u00eb elektrike figuron n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj. Sipas tij, duket se ishte dakord\u00ebsuar prej at\u00ebher\u00eb se do ishte pik\u00ebrisht kjo banes\u00eb q\u00eb subjekti do t\u00eb blinte.<\/p>\n<p>Jella i kund\u00ebrshtoi shkaqet e ngritura p\u00ebr apartamentin. Ajo shpjegoi se deri n\u00eb vitin 2001 kishte jetuar me qira dhe tek prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2011 ishin dakord\u00ebsuar me kunatin q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdornin apartamentin e tij pasi ai i porositur prej tyre kishte nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb punime p\u00ebr t\u00eb kryer p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb i jetuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se n\u00eb vitin 2013 ishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni prej v\u00ebllait t\u00eb bashk\u00ebshortit se ai do t\u00eb t\u00ebrhiqej nga blerja e apartamentit p\u00ebr arsye q\u00eb lidheshin me pun\u00ebsimin e tij. Sipas Jell\u00ebs, nisur nga fakti se apartamentet gjendeshin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn hyrje dhe kat banimi, ishte r\u00ebn\u00eb dakord me firm\u00ebn nd\u00ebrtuese q\u00eb t\u00eb kryhej shk\u00ebmbimi pasi kunatit t\u2019i kthehej shuma e paguar.<\/p>\n<p>Jella v\u00ebrejti se kontrata de juro e shk\u00ebmbimit ishte realizuar n\u00eb vitin 2016 t\u00eb cil\u00ebn e kishte deklaruar. Duke ju referuar jurisprudenc\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese ajo theksoi se dhe se deri n\u00eb at\u00eb moment apartamenti kishte qen\u00eb vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrdorim dhe nuk g\u00ebzonin ndonj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb reale p\u00ebr t\u00eb pasur detyrimin p\u00ebr ta deklaruar.<\/p>\n<p>\u201cVendbanimi im n\u00eb at\u00eb pallat \u00ebsht\u00eb deklaruar prej meje rregullisht q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb jam vendosur p\u00ebr t\u00eb banuar aty\u201d, pohoi Jella.<\/p>\n<p>Ajo shpjegoi se \u00e7mimi i apartamentit nuk ishte ndryshuar pasi ishin kryer shpenzime p\u00ebr rregullimet n\u00eb vitin 2011 dhe kjo gj\u00eb ishte r\u00ebn\u00eb dakord me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese. Jella sqaroi se kunati dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb n\u00ebnshkruar dy kontrata t\u00eb ndryshme dhe secili ka marr\u00eb kredi t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se gjith\u00e7ka ishte v\u00ebrtetuar me dokumentacion dhe deklarimet e pal\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb solli n\u00eb v\u00ebmendje se apartamenti i porositur n\u00eb fillim prej bashk\u00ebshortit \u00ebsht\u00eb legalizuar n\u00eb vitin 2021 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb shtetasi tjet\u00ebr me t\u00eb cilin nuk kan\u00eb lidhje. Sipas saj, ky fakt tregon se kunatit i \u00ebsht\u00eb kthyer gjith\u00eb shuma q\u00eb kishte paguar.<\/p>\n<p>Lidhur me burimet e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Sina v\u00ebrejti mosp\u00ebrputhje t\u00eb shumave t\u00eb deklaruara p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb. Po ashtu, ai konsideroi deklarative shpjegimet p\u00ebr investimet n\u00eb apartament n\u00eb shum\u00ebn 450 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Duke ju referuar deklarimeve t\u00eb gjendjes <em>cash<\/em> nd\u00ebr vite, q\u00eb jan\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr blerjen e apartamentit, Sina konstatoi se vlera 1.8 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb p\u00ebrftohet nga shuma aritmetike e kursimeve cash deri n\u00eb 2010-\u00ebn, nuk p\u00ebrputhet me vlerat e deklaruara nga subjekti gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb shum\u00ebn 2.2 milion\u00eb lek\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting 2.5 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas Komisionerit, vlera e p\u00ebrllogaritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aritmetike ndikon dhe n\u00eb mbulimin e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb konstatime dhe n\u00eb rekomandimin e ONM-s\u00eb, Sina vler\u00ebsoi se prokurorja Jella ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, duke mos arritur nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e k\u00ebtij kriteri.<\/p>\n<p>Jella pretendoi se nuk kishin pasur detyrim n\u00eb vitin 2011 p\u00ebr t\u00eb deklaruar shpenzimet e kryera p\u00ebr apartamentin. Sipas saj, ndryshimet ligjore p\u00ebr deklarime t\u00eb shumave t\u00eb caktuara u kryen n\u00eb vitet 2012 dhe 2014.<\/p>\n<p>Ajo deklaroi se dhe n\u00ebse ka pasur ndonj\u00eb pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimet e gjendjes <em>cash<\/em>, ato duhen vler\u00ebsuar si gabim njer\u00ebzor dhe i paq\u00ebllimt\u00eb. Jella k\u00ebmb\u00ebnguli se ashtu si \u00ebsht\u00eb konkluduar dhe nga KPK, ka pasur burime t\u00eb ligjshme t\u00eb pasurive dhe se ka provuar bindsh\u00ebm v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e deklarimeve t\u00eb saj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri duke arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm. \u201cKam depozituar n\u00eb KPK jo vet\u00ebm t\u00eb gjitha provat dhe aktet q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb jo vet\u00ebm ligjshm\u00ebrin\u00eb e pasurive q\u00eb zot\u00ebroj, por edhe q\u00eb dokumentojn\u00eb se kemi pasur burime t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar \u00e7do shpenzim\u201d, pohoi Jella dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje faktin se zot\u00ebrojn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb apartament dhe nj\u00eb automjet.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, Komisioneri duhej t\u00eb kishte zbatuar parimin e proporcionalitetit dhe objektivitetit n\u00eb lidhje me diferencat e deklaruara prej saj p\u00ebr likujditetet <em>cash<\/em>.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, realtorja Natasha Mulaj i drejtoi Jell\u00ebs 11 pyetje p\u00ebr apartamentin p\u00ebr t\u00eb cilat iu k\u00ebrkua t\u00eb p\u00ebrgatitej n\u00eb seanc\u00ebs e ardhshme.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimet ndryshe p\u00ebr profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>Ndryshe nga KPK q\u00eb ka \u00e7muar t\u2019i d\u00ebrgoj\u00eb p\u00ebr inspektim n\u00eb Inspektoratin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, ILD \u00e7\u00ebshtjet penale t\u00eb hetuara nga subjekti ku jan\u00eb gjetur probleme apo mang\u00ebsi, Komisioneri Sina vler\u00ebson se rezultojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar aft\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb subjektit brenda juridiksionit rivler\u00ebsues.<\/p>\n<p>Sina renditi \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebr t\u00eb cilat pretendon se jan\u00eb gjetur probleme. Sipas tij, Jella ka kryer hetim jo t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb proceduar n\u00eb vitin 2014 p\u00ebr prodhim dhe shitje t\u00eb narkotik\u00ebve duke pushuar \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb ngarkim t\u00eb tij, megjith\u00ebse konstatohen mosp\u00ebrputhje midis deklarat\u00ebs s\u00eb t\u00eb dyshuarit me rezultatet e analizave t\u00eb ekspertimit, t\u00eb nd\u00ebrmarra n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij hetimi.<\/p>\n<p>Prokurorja Jella shpjegoi se nga akti ekspertimit kishte rezultuar se l\u00ebnda q\u00eb ishte gjetur n\u00eb banes\u00ebn e t\u00eb proceduarit nuk ishte narkotike dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ishte kryer pushimi i \u00e7\u00ebshtjes. Ajo u shpreh se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk mund t\u00eb ndikonte fakti se i hetuari kishte precedent\u00eb t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm penal\u00eb. Subjekti theksoi se Komisioneri nuk ka kompetenc\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e zgjidhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Sina u ndal n\u00eb procedimet penale ku sipas tij vler\u00ebson mang\u00ebsi t\u00eb subjektit n\u00eb aspektin drejtues. P\u00ebr nj\u00eb procedim penal t\u00eb vitit 2019, p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb pretenduar n\u00eb denoncimet nga publiku se subjekti ka ndikuar n\u00eb pushimin e \u00e7\u00ebshtjes ngarkim t\u00eb nj\u00eb gjyqtareje, Komisioneri e konsideroi t\u00eb pabazuar konkluzionin e Komisionit se nuk mund t\u00eb jet\u00eb penalizues fakti se subjekti nuk ka ushtruar kontroll p\u00ebr mbi mos hetimin e magjistrates s\u00eb kall\u00ebzuar.<\/p>\n<p>Jella solli n\u00eb v\u00ebmendje faktin se periudha e rivler\u00ebsimit p\u00ebr aspektin profesional p\u00ebrfshin vitet 2013-2016. megjithat\u00eb, ajo dha shpjegime t\u00eb holl\u00ebsishme p\u00ebr secil\u00ebn prej shkaqeve t\u00eb ngritura nga Komisioneri.<\/p>\n<p>Ajo e kund\u00ebrshtoi pretendimin e Komisionerit se hetimi i gjyqtares Z.S. p\u00ebr dyshimet p\u00ebr korrupsion ishin kompetenc\u00eb e prokurorive t\u00eb juridiksionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm. Ajo evidentoi faktin se p\u00ebrderisa ish-Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda e kishte d\u00ebrguar p\u00ebr kompetenc\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs dhe kjo e fundit e transferoi n\u00eb Durr\u00ebs, tregon se nuk ishte evidentuar element lidhur me korrupsionin.<\/p>\n<p>Sipas Jell\u00ebs, gjykata e kishte kthyer p\u00ebr t\u00eb pushuar \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe nuk kishin vler\u00ebsuar n\u00eb asnj\u00eb rast se nuk ishin kryer hetime t\u00eb plota nga prokuroria.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb procedim tjet\u00ebr t\u00eb vitit 2019 ku ishin hetuar zyrtar\u00eb t\u00eb Kadastr\u00ebs dhe ALUIZNI-t n\u00eb Durr\u00ebs, Sina v\u00ebrejti se n\u00eb denoncim \u00ebsht\u00eb pretenduar q\u00eb subjekti me q\u00ebllim t\u00eb ket\u00eb vonuar k\u00ebrkes\u00ebn e prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr k\u00ebrkimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb ndaj personave t\u00eb dyshuar.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit, nuk provohet nj\u00eb mbledhje e pretenduar prej subjektit si arsye p\u00ebr shtyrjen e depozitimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs, apo q\u00eb kjo mbledhje t\u00eb jet\u00eb mbajtur. Sina evidentoi dhe faktin se gjykata e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e prokurorit duke caktuar \u201carrest n\u00eb burg\u201d p\u00ebr personat e dyshuar.<\/p>\n<p>\u201cNdryshe nga sa ka vepruar n\u00eb raste t\u00eb tjera duke pretenduar se ka kompetenca t\u00eb kufizuara, duke vepruar si drejtuese ka sjell\u00eb vonesa t\u00eb panevojshme q\u00eb perceptohen n\u00eb drejtim t\u00eb mbrojtjes s\u00eb personit n\u00ebn hetim\u201d, deklaroi Sina n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Sina solli n\u00eb v\u00ebmendje edhe pretendimin tjet\u00ebr n\u00eb denoncim p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb koordinimit n\u00eb regjistrimin dhe shp\u00ebrndarjen e procedimeve penale n\u00eb prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit n\u00eb muajin gusht t\u00eb vitit 2019, kur ky institucion drejtohej nga subjekti.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rast kur p\u00ebr hetimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb muajin gusht t\u00eb 2019-\u00ebs jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb tre prokuroris\u00eb, Sina e konsideroi si menaxhim t\u00eb gabuar t\u00eb burimeve t\u00eb institucionit.<\/p>\n<p>Sipas Sin\u00ebs, pasiviteti i Jell\u00ebs n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtuesit t\u00eb prokuroris\u00eb n\u00eb lidhje me eficenc\u00ebn, shp\u00ebrndarjen dhe regjistrimin e \u00e7\u00ebshtjeve, ka cenuar besimin e publikut n\u00eb pun\u00ebn e prokuroris\u00eb, duke ndikuar dhe n\u00eb detyrat funksionale t\u00eb prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>Prokurorja Jella shpjegoi gjat\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb denoncim. Ajo v\u00ebrejti se dit\u00ebn kur prokurori A.N. kishte pasur gatishm\u00ebrin\u00eb n\u00eb muajin shtator t\u00eb 2019-\u00ebs, kishte mb\u00ebrritur nj\u00eb denoncim anonim. Ajo deklaroi se pasi prokurori kishte marr\u00eb kall\u00ebzimin anonim, pa i b\u00ebr\u00eb hyrje n\u00eb prokurori, ka shkuar n\u00eb polici dhe ka kryer veprime hetimore duke kryer veprime hetimore si dhe ka urdh\u00ebruar ndalimin e shtetases L.K.. Jella vijoi se A.N. ka regjistruar procedimin penal dit\u00eb t\u00eb diel\u00eb dhe ka k\u00ebrkuar n\u00eb gjykat\u00eb vleft\u00ebsimin e ndalimit dhe caktimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb ndaj k\u00ebsaj shtetaseje.<\/p>\n<p>Jella sqaroi se n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim ka m\u00ebsuar se kjo shtetase po hetohej me veprime proaktive dhe seksioni ekonomik i prokuroris\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr veprimet e punonj\u00ebsve t\u00eb kadastr\u00ebs ishin regjistruar dy procedime. Sipas subjektit, ajo u kishte k\u00ebrkuar prokuror\u00ebve t\u00eb zhvillonin nj\u00eb mbledhje ku t\u00eb diskutoheshin \u00e7\u00ebshtjet dhe ecuria e tyre, por prokurori A.N. nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur.<\/p>\n<p>Prokurorja Jella solli n\u00eb v\u00ebmendje se bazuar n\u00eb hetimet proaktive t\u00eb procedimeve t\u00eb tjera ishte b\u00ebr\u00eb e mundur q\u00eb m\u00eb von\u00eb t\u00eb arrestoheshin 27 persona, punonj\u00ebs dhe ish-punonj\u00ebs t\u00eb Kadastr\u00ebs Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo tregon se sa e r\u00ebnd\u00ebsishme ishte p\u00ebr mua marrja e masave p\u00ebr t\u00eb mos d\u00ebmtuar vijueshm\u00ebrin\u00eb e hetimeve t\u00eb k\u00ebtij procedimi penal, si dhe t\u00eb mos cenoja pavar\u00ebsin\u00eb n\u00eb hetimin e procedimit penal q\u00eb ndiqej nga prokurori A.N.\u201d, pohoi Jella e cila n\u00eb fund k\u00ebrkoi t\u00eb mos pranohet ankimi i Komisionerit dhe t\u00eb lihet n\u00eb fuqi konfirmimi i saj n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund trupi gjykues vendosi t\u2019u jap\u00eb koh\u00eb pal\u00ebve p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur q\u00ebndrimet p\u00ebr denoncimet e reja dhe e shtyu seanc\u00ebn p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 20 dhjetor, ora 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasi u njoh me parashtrimet e Komisionerit Publik, Darjel Sina dhe t\u00eb prokurores Anita Jella, Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi t\u00eb \u00e7el\u00eb hetimin gjyq\u00ebsor dhe u dha koh\u00eb pal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrgatisin q\u00ebndrimet p\u00ebr disa denoncime t\u00eb reja.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":66162,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Anita-Jella-533x400.jpg","fifu_image_alt":"KPA \u00e7el hetimin gjyq\u00ebsor p\u00ebr Anita Jell\u00ebn","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66157"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66157"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66157\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/66162"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66157"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66157"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66157"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}