{"id":66287,"date":"2022-01-12T12:49:30","date_gmt":"2022-01-12T11:49:30","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=66287"},"modified":"2022-01-14T15:47:45","modified_gmt":"2022-01-14T15:47:45","slug":"kpk-shqyrton-ceshtjen-e-inspektores-se-klgj-se-zhaneta-pira","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-shqyrton-ceshtjen-e-inspektores-se-klgj-se-zhaneta-pira\/2022\/01\/12\/","title":{"rendered":"KPK shqyrton \u00e7\u00ebshtjen e inspektores s\u00eb KLGJ-s\u00eb Zhaneta Pira"},"content":{"rendered":"<p>Pasja apo jo e statusit t\u00eb magjistratit prej inspektores s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor Zhaneta Pira u debatua t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<!--more--><\/p>\n<p>Si\u00e7 doli n\u00eb seanc\u00eb v\u00ebzhguesit e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit ishin shprehur paraprakisht me mendimin, se Pira, e cila kishte punuar 9 vite su gjyqtare dhe 19 vite t\u00eb tjera si inspektore n\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, ish-K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe tani n\u00eb KLGJ, nuk ishte subjekt rivler\u00ebsimi. V\u00ebzhguesit po ashtu shpreheshin n\u00eb m\u00ebndim se n\u00eb rast se KPK e merrte n\u00eb shqyrtim \u00e7\u00ebshtjen Pira duhej t\u00eb shkarkohej pasi nuk plot\u00ebsonte kriteret ligjore p\u00ebr tu konfirmuar.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebtij opinioni trupa e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej Pamela Qirkos kryesuese, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Alma Faskaj an\u00ebtare mori n\u00eb shqyrtim rastin e Pir\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo e fundit k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb seanc\u00eb se g\u00ebzonte statusin e magjistrates dhe se pavar\u00ebsisht shk\u00ebputjes s\u00eb gjat\u00eb duhej t\u00eb konfirmohej nga KPK. Pira tha se ajo kishte k\u00ebrkuar t\u00eb kthehej n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor\u00eb, por K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb nuk e kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb edhe pas k\u00ebrkesave t\u00eb saj.<\/p>\n<p><strong>Debati p\u00ebr statusin<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes Valbona Sanxhaktari tha nd\u00ebr t\u00eb tjera se Pira rezultonte pa status magjistrati dhe se p\u00ebr shkak se nuk i ishte n\u00ebnshtruar testimit nga Shkolla e Magjistratur\u00ebs KPK nuk mund t\u00eb p\u00ebrfundonte rivler\u00ebsimin profesional t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Sanxhaktari tha se n\u00eb fund t\u00eb procesit pas shqyrtimit t\u00eb dokumentacioneve, kontrolli profesional konsiderohej i kryer n\u00eb mas\u00ebn 50 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Relatorja tha se rasti ishte kompleks, nd\u00ebrsa vuri n\u00eb dukje se Pira kishte mbajtur detyr\u00eb jasht\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb se tre vjet dhe se kjo b\u00ebnte q\u00eb ajo t\u00eb mos e kishte m\u00eb statusin.<\/p>\n<p>Pira nga ana e saj k\u00ebmb\u00ebnguli p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Ajo tha se bazuar n\u00eb legjislacion nuk e kishte humbur statusin dhe se faji q\u00eb nuk ishte em\u00ebruar i mbetej ish K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Ajo tha se statusi i saj ishte konfirmuar edhe nga nj\u00eb vendim i KLGJ-s\u00eb i vitit 2019.<\/p>\n<p>Pyetjes s\u00eb Sanxhaktarit n\u00ebse ajo kishte k\u00ebrkuar t\u00eb kthehej n\u00eb Gjykat\u00ebn e Dibr\u00ebs, vendin e pun\u00ebs q\u00eb kishte pasur para em\u00ebrimit si inspektore, Pira tha se n\u00eb at\u00eb gjykat\u00eb nuk kishte pasur vende vakante. Nga shk\u00ebmbimi mes saj dhe relatores rezultoi se inspektorja e KLGJ kishte k\u00ebrkuar em\u00ebrim n\u00eb gjykata t\u00eb apelit. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se vet\u00ebm k\u00ebto vende kishin qen\u00eb t\u00eb lira edhe pas pyetjeve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb Sanxhaktari se pse nuk kishte aplikuar n\u00eb vende t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Sanxhaktari vuri n\u00eb dukje se ish-kryetari i KLD kishte k\u00ebrkuar shkarkimin e Pir\u00ebs. Nga sa u tha n\u00eb seanc\u00eb inspektores i ishte k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb hetonte nj\u00eb rast q\u00eb p\u00ebrfshinte Gjyqtar\u00eb t\u00eb Apelit t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, por ajo kishte k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen nga \u00e7\u00ebshtja. KLD kishte rr\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr dor\u00ebheqje, por edhe pas k\u00ebsaj Pira nuk kishte kryer asnj\u00eb veprim.<\/p>\n<p>Pira n\u00eb seanc\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte b\u00ebr\u00eb detyr\u00ebn e inspektores me p\u00ebrkushtim. Ajo tha se ishte p\u00ebrballur me nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie t\u00eb korruptuar dhe se ishte p\u00ebrpjekur t\u2019i mbante p\u00ebrgjegj\u00ebs gjyqtar\u00ebt me probleme dhe k\u00ebt\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb edhe pa mb\u00ebshtetjen e epror\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p><strong>Kriteri i pasuris\u00eb dhe figura<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb relatorja Sanxhaktari tha se inspektores i ishte gjetur nj\u00eb rast mos deklarimi i \u00a0pasuris\u00eb dhe ishin ngritur dyshime p\u00ebr veprime fiktive. Sipas Sanxhaktarit nj\u00eb apartament i bler\u00eb n\u00eb vitin 2006 ishte deklaruar i bler\u00eb p\u00ebr 3.5 milion lek\u00eb, por n\u00eb kontrat\u00eb kishte \u00e7mimin 1.9 milion nd\u00ebrsa vlera e tregut sipas Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave ishte 5 milion.<\/p>\n<p>Relatorja tha se Pira kishte shpjeguar se \u00e7mimi i ul\u00ebt n\u00eb kontrat\u00eb ishte v\u00ebn\u00eb me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb shit\u00ebsit p\u00ebr t\u00eb ulur detyrimet e tij tatimore. Sanxhaktari tha se Pir\u00ebs i ishin k\u00ebrkuar shpjegime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprim dhe dyshimet se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr veprime fiktive me q\u00ebllim shmangien e pages\u00ebs s\u00eb tatimit.<\/p>\n<p>Inspektorja nuk e p\u00ebrmendi pasurin\u00eb n\u00eb shpjegimet e saj. E pyetur nga Sanxhaktari ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte paguar 3.5 milion lek\u00eb, por pranoi se nuk kishte asnj\u00eb prov\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebtij \u00e7mimi ve\u00e7 deklarimit vjetor\u00eb.<\/p>\n<p>Pir\u00ebs po ashtu i ishte kaluar barr\u00eb prove n\u00eb lidhje me mos deklarimin e shpenzimeve t\u00eb b\u00ebra p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb em\u00ebr t\u00eb djalit t\u00eb saj. N\u00eb diskutim me Sanxhaktarin inspektorja tha se ajo i kishte k\u00ebrkuar t\u00eb birit t\u00eb deklaronte k\u00ebto shpenzime, por tha se nuk e kishte kontrolluar k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Pira nuk kishte probleme t\u00eb figur\u00ebs. Ndaj saj kishte vet\u00ebm nj\u00eb denoncim q\u00eb dilte jasht\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit. Vendimi p\u00ebr t\u00eb do t\u00eb jepet t\u00eb premten n\u00eb or\u00ebn 9.45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasja apo jo e statusit t\u00eb magjistratit prej inspektores s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor Zhaneta Pira u debatua t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":66289,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66287"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66287"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66287\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":66333,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66287\/revisions\/66333"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/66289"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66287"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66287"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66287"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}