{"id":69008,"date":"2022-11-22T20:34:10","date_gmt":"2022-11-22T20:34:10","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/sekretari-i-pergjithshem-i-gjykates-kushtetuese-perballet-me-pyetje-mbi-vullnetin-per-tu-rivleresuar-2\/2022\/11\/22\/"},"modified":"2023-03-30T04:18:33","modified_gmt":"2023-03-30T04:18:33","slug":"sekretari-i-pergjithshem-i-gjykates-kushtetuese-perballet-me-pyetje-mbi-vullnetin-per-tu-rivleresuar-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/sekretari-i-pergjithshem-i-gjykates-kushtetuese-perballet-me-pyetje-mbi-vullnetin-per-tu-rivleresuar-2\/2022\/11\/22\/","title":{"rendered":"Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebrballet me pyetje mbi vullnetin p\u00ebr tu rivler\u00ebsuar"},"content":{"rendered":"<p>Eugen Papandile me detyr\u00eb Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe m\u00eb her\u00ebt ndihm\u00ebs ligjor pran\u00eb k\u00ebsaj gjykate u p\u00ebrball n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit t\u00eb mart\u00ebn me nj\u00eb relacion sipas t\u00eb cilit pranimi prej tij i detyr\u00ebs s\u00eb Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe heqja dor\u00eb nga t\u00eb qenit ndihm\u00ebs ligjor\u00eb, ishte defakto dor\u00ebheqje.<\/p>\n<p>Trupa e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Alma Faskaj dhe an\u00ebtare Valbona Sanxhaktari arsyeton se pas hetimeve dhe pas disa p\u00ebrgjigjeve t\u00eb Papandiles n\u00eb t\u00eb cilat ai thoshte se nuk ishte subjekt rivler\u00ebsimi, dukej se n\u00eb rastin e tij duhej t\u00eb zbatohej neni G i Kushtetut\u00ebs, q\u00eb parashikon se n\u00eb rast dor\u00ebheqje subjekti p\u00ebrjashtohet p\u00ebr 15 vite nga pun\u00ebsimi si gjyqtar e t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Papandile i pranish\u00ebm n\u00eb seanc\u00eb, pasi u ankua p\u00ebr defekt teknik t\u00eb e-mailit p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshmit t\u00eb sistemit nga Agjencia Komb\u00ebtare e Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit dhe se nuk i kishte marr\u00eb disa e-maile t\u00eb KPK-s\u00eb, k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen dhe ishte gati t\u00eb rivler\u00ebsohej. Megjithat\u00eb i pyetur disa her\u00eb n\u00eb seanc\u00eb p\u00ebr q\u00ebndrimin e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ai po ashtu i q\u00ebndroi tez\u00ebs q\u00eb nuk ishte subjekt rivler\u00ebsimi dhe q\u00eb rasti i tij ishte \u201cgj\u00eb e gjykuar\u201d p\u00ebr shkak t\u00eb vler\u00ebsimit nga KED.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet e KPK<\/strong><\/p>\n<p>Faskaj tha n\u00eb relatim se Papandile nuk i ishte p\u00ebrgjigjur nj\u00eb pyet\u00ebsori t\u00eb KPK-s\u00eb dhe se po ashtu kishte pretenduar n\u00eb nj\u00eb e-mail se ai nuk ishte subjekt rivler\u00ebsimi, pasi n\u00eb vitin 2017 ishte em\u00ebruar Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm q\u00eb ishte pozicion n\u00ebpun\u00ebsi civil.<\/p>\n<p>Sipas Faskajt ai po ashtu pretendonte se \u00e7\u00ebshtja e tij ishte \u201cres judicata\u201d pasi ishte vler\u00ebsuar nga K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi n\u00eb momentin q\u00eb kandidoi p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb gjyqtar i Kushtetueses. Faskaj tha se Papandile kishte k\u00ebrkuar q\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u00eb mbyllej pa nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Por Faskaj tha se Komisioni vler\u00ebsonte se Papandile kishte qen\u00eb ndihm\u00ebs ligjor n\u00eb momentin e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ndryshimeve kushtetuese n\u00eb vitin 2016 dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ishte subjekt rivler\u00ebsimi. Faskaj po ashtu relatoi se procesi i ndjekur nga KED n\u00eb vler\u00ebsimin e kandidaturave nuk ishte i nj\u00ebjt\u00eb me procesin kushtetues t\u00eb rivler\u00ebsimit q\u00eb kryente KPK.<\/p>\n<p>Ajo po ashtu relatoi se edhe pse nuk kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen formalisht pranimi nga Papandile i nj\u00eb detyre si n\u00ebpun\u00ebs civil jasht\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb ishte nj\u00eb akt dor\u00ebheqjeje dhe se tregonte vullnetin e tij p\u00ebr t\u00eb mos iu n\u00ebnshtruar procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Faskaj tha se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duhej t\u00eb aplikohej neni G i Kushtetut\u00ebs dhe se Papandile duhej t\u00eb p\u00ebrjashtohej nga detyra t\u00eb mundshme n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb afat 15-vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>Relatorja tha edhe se dukej sikur Papandile donte t\u2019i shmangej procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Faskaj relatoi se Papandile nuk kishte marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim materialet e hetimit nga KPK dhe nuk ishte p\u00ebrgjigjur nj\u00eb e-maili t\u00eb Komisionit q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb parashtrimet e tij deri n\u00eb dat\u00ebn 21 n\u00ebntor.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimi i Papandiles <\/strong><\/p>\n<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Gjykat\u00ebs Kushtetuese u ankua fillimisht se nuk i kishte marr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e-mailet nga KPK. Ai tha se besonte q\u00eb kishte pasur nj\u00eb problem teknik dhe solli si prov\u00eb e-mailet e tij. Q\u00ebndrimi u kund\u00ebrshtua nga Komisioni, q\u00eb referoi se Papandile kishte marr\u00eb e-maile m\u00eb her\u00ebt nga Komisioni.<\/p>\n<p>Papandile po ashtu pretendoi se gjuha e p\u00ebrdorur nga KPK n\u00eb raportin e lexuar n\u00eb seanc\u00eb dukej si paragjykim i vendimit. \u201cDuket si dispozitiv\u201d, tha ai duke iu referuar fjal\u00ebs s\u00eb Faskajt. Kjo po ashtu u kund\u00ebrshtua nga kryesuesja q\u00eb i tha subjektit se nuk kishte \u201cprojekt vendim\u201d dhe se vendimi do t\u00eb merrej pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Nj\u00eb debat u zhvillua edhe mbi pretendimin e Papandiles se nuk ishte njoftuar p\u00ebr seanc\u00ebn se e kishte m\u00ebsuar nga t\u00eb tret\u00eb. Qirko k\u00ebmb\u00ebnguli se seanca i ishte njoftuar atij dhe ishte shpallur publikisht.<\/p>\n<p>Pas sqarimeve Papandile b\u00ebri nj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb tij q\u00eb e cil\u00ebsoi t\u00eb ndryshme nga \u00e7do rast tjet\u00ebr. Ai i tha Komisionit se nuk i shmangej rivler\u00ebsimit dhe fakti se i ishte n\u00ebnshtruar nj\u00eb hetimi nga KED ishte d\u00ebshmi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ai argumentoi se pse rasti i tij ishte i ve\u00e7ant\u00eb, duke pretenduar se mosmarrja pjes\u00eb n\u00eb provimin e magjistratur\u00ebs p\u00ebr ndihm\u00ebsit ligjor\u00eb dhe m\u00eb tej vler\u00ebsimi i kryer nga KED e p\u00ebrjashtonin at\u00eb nga detyrimi p\u00ebr t\u2019iu n\u00ebnshtruar rivler\u00ebsimit n\u00eb KPK. Ai tha se i q\u00ebndronte k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr mbyllje t\u00eb procesit pa vendim, por tha se nuk mund t\u00eb penalizohej me p\u00ebrjashtimin 15-vje\u00e7ar\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00eb seanc\u00eb nga Faskaj dhe Sanxhaktari Papandile dhe pohime konfuze. Ai tha fillimisht \u201cjam i gatsh\u00ebm t\u2019i n\u00ebnshtrohem procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht shtoi se i q\u00ebndronte pretendimit q\u00eb rasti i tij ishte \u201cres judicata\u201d apo gj\u00eb e gjykuar.<\/p>\n<p>Sanxhaktari k\u00ebmb\u00ebnguli t\u00eb nxirrte nj\u00eb pohim t\u00eb qart\u00eb nga subjekti. Ai i parashtroi atij se bazuar n\u00eb Kushtetut\u00eb ai ishte subjekt rivler\u00ebsimi dhe se n\u00ebse nuk i n\u00ebnshtrohej procesit kjo do t\u00eb thoshte automatikisht aplikim t\u00eb \u00a0nenit G t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Por Papandile p\u00ebrs\u00ebriti s\u00ebrish t\u00eb nj\u00ebjtat argumente. Pasi iu p\u00ebrgjigj pyetjes n\u00ebse do t\u2019i n\u00ebnshtrohej procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit me \u201cpo, patjet\u00ebr\u201d, ai i tha an\u00ebtares s\u00eb trup\u00ebs se mos marrja pjes\u00eb n\u00eb provimin e Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, marrja e postit t\u00eb sekretarit dhe rivler\u00ebsimi nga KED e p\u00ebrjashtonin nga detyrimi. Papandile tha se KED nuk e kishte konsideruar subjekt rivler\u00ebsimi dhe shtoi se institucioni ishte konsideruar \u201cgati gjykat\u00eb\u201d n\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb fundit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, nd\u00ebrsa e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb p\u00ebrplasje kompetencash mes KED dhe KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ai tha se k\u00ebrkonte q\u00eb KPK t\u00eb zbatonte Kodin e Procedur\u00ebs Administrative dhe t\u00eb p\u00ebrfundonte \u00e7\u00ebshtjen pasi ajo ishte pa objekt. Komisioni njoftoi se do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb 23 n\u00ebntor n\u00eb or\u00ebn 9.50.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Eugen Papandile me detyr\u00eb Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe m\u00eb her\u00ebt ndihm\u00ebs ligjor pran\u00eb k\u00ebsaj gjykate u p\u00ebrball n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit t\u00eb mart\u00ebn me nj\u00eb relacion sipas t\u00eb cilit pranimi prej tij i detyr\u00ebs s\u00eb Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe heqja dor\u00eb nga t\u00eb qenit ndihm\u00ebs ligjor\u00eb, ishte defakto dor\u00ebheqje. Trupa [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69894,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[186,187,140,118,188,189],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/IMG-0142-scaled.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69008"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69008"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69008\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":69010,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69008\/revisions\/69010"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69894"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69008"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69008"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69008"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}