{"id":70012,"date":"2023-04-05T12:16:30","date_gmt":"2023-04-05T12:16:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kpa-per-rikthimin-ne-detyre-te-gjyqtarit-niko-rapi\/2023\/04\/05\/"},"modified":"2023-04-06T11:11:41","modified_gmt":"2023-04-06T11:11:41","slug":"argumentet-e-kpa-per-rikthimin-ne-detyre-te-gjyqtarit-niko-rapi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kpa-per-rikthimin-ne-detyre-te-gjyqtarit-niko-rapi\/2023\/04\/05\/","title":{"rendered":"Argumentet e KPA p\u00ebr rikthimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtarit Niko Rapi"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb 8 n\u00ebntor 2022, Kolegji Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit i rr\u00ebzoi si t\u00eb pabazuara konkluzionet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK q\u00eb e \u00e7uan n\u00eb p\u00ebrfundimin se gjyqtari i Tiran\u00ebs, Niko Rapi kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia p\u00ebr shkak t\u00eb konstatimit t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit. Bazuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat akte, KPA vendosi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime q\u00eb t\u00eb rikthej\u00eb n\u00eb detyr\u00eb Rapin.<\/p>\n<p>Vendimi u mor nga trupa gjykuese e Kolegjit, e kryesuar nga Ina Rama, me relatore Natasha Mulajn dhe an\u00ebtar\u00eb Albana Shtylla, Mimoza Tasi e Sokol \u00c7omo.<\/p>\n<p>Vendimi i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit u ankimua nga subjekti, i cili ngriti shkaqe p\u00ebr aspektin procedural dhe p\u00ebr hetimin pasuror. Kolegji i ka rr\u00ebzuar si t\u00eb pabazuara dhe pa pesh\u00eb n\u00eb vendimarrje shkaqet e ankimit lidhur me procedur\u00ebn e ndjekur n\u00eb Komision p\u00ebr kryerjen e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>Konflikti interesit<\/strong><\/p>\n<p>Dyshimet p\u00ebr konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm interesi me kompanin\u00eb \u201cBregu sh.p.k\u201d u hetuan nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas deklarimit nga vet\u00eb subjekti t\u00eb nj\u00eb huaje prej 4 milion\u00eb lek\u00ebsh marr\u00eb nga ky subjekt. Por p\u00ebrgjigjet nga Gjykata e Pogradecit tregonin se subjekti nuk kishte shqyrtuar asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb kompanin\u00eb apo ortak\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>Rrjedha e procesit ndryshoi pas depozitimit n\u00eb KPK t\u00eb nj\u00eb denoncimi anonim, ku informohej se kompania \u201cBregu\u201d kishte pasur marr\u00ebveshje me kompanin\u00eb \u201cKastrati\u201d p\u00ebr shitjen e karburantit n\u00eb Pogradec, e cila ka n\u00ebnshkruar dy kontrata me gjykat\u00ebn e k\u00ebtij qyteti p\u00ebr furnizim me karburant, kur kryetar ishte subjekti.<\/p>\n<p>Rapi mohoi t\u00eb kishte dijeni lidhur me karakterin e bashk\u00ebpunimit mes kompanis\u00eb \u201cBregu\u201d dhe shoq\u00ebris\u00eb \u201cKastrati Group\u201d. Ai ka theksuar se n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ka qen\u00eb kryetar n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb, nuk ka pasur gjykime me k\u00ebto shoq\u00ebri, fakt q\u00eb \u00ebsht\u00eb konfirmuar edhe nga Gjykata e Pogradecit.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i dokumentacionit t\u00eb prokurimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Pogradecit p\u00ebr furnizimin me karburant \u00ebsht\u00eb konstatuar se nd\u00ebr t\u00eb ftuarit ekonomik\u00eb ka qen\u00eb edhe kompania \u201cBregu\u201d.\u00a0 N\u00eb kontrat\u00ebn e prokurimit vitit 2013 ka rezultuar se kjo kompani ka pasur bashk\u00ebpunim me shoq\u00ebrin\u00eb \u201cKastrati Group\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, dukej se dhe subjekti ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtyre fakteve, si dhe bashk\u00ebpunimi mes shoq\u00ebrive u konsiderua si fakt publik bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e konstatuara n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p>Subjekti kund\u00ebrshton arsyetimin e Komisionit, i cili sipas tij, bashkon artificialisht k\u00ebto element\u00eb p\u00ebr ta vendosur at\u00eb n\u00eb situat\u00ebn e paqen\u00eb t\u00eb trajtimit preferencial, p\u00ebr t\u00eb konkluduar n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb konflikti n\u00eb dukje interesi.<\/p>\n<p>Kolegji konstatoi se nga analizimi i akteve n\u00eb dosjen gjyq\u00ebsore, rezulton se Rapi e ka pasqyruar huan\u00eb e marr\u00eb nga shoq\u00ebria \u201cBregu\u201d, si n\u00eb deklarat\u00ebn e interesave privat\u00eb t\u00eb vitit 2015, ashtu edhe n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb \u201cveting\u201d, si burim p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb deklaruar rregullisht edhe detyrimi financiar ndaj shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb identifikuar ndonj\u00eb situat\u00eb konflikti interesi, Komisioni ka administruar p\u00ebrgjigjet e gjykatave ku kan\u00eb ushtruar apo ushtrojn\u00eb detyr\u00ebn e gjyqtarit, bashk\u00ebshort\u00ebt Niko Rapi dhe M. M., nga ka rezultuar se ata nuk kan\u00eb gjykuar \u00e7\u00ebshtje apo dh\u00ebn\u00eb vendime p\u00ebr ortak\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb apo shoq\u00ebrin\u00eb huadh\u00ebn\u00ebse.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar se kjo shoq\u00ebri nuk ka pasur marr\u00ebdh\u00ebnie kontraktore n\u00eb fush\u00ebn e prokurimit me gjykatat ku kan\u00eb ushtruar detyr\u00ebn subjekti i rivler\u00ebsimit apo bashk\u00ebshortja e tij.<\/p>\n<p>KPA v\u00ebren se subjekti e ka shpjeguar natyr\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnies me administratorin dhe ortak\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb \u201cBregu\u201d, q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb hetimit administrativ, me p\u00ebrgjigjet e pyet\u00ebsorit standard.<\/p>\n<p>Ai ka shpjeguar se marr\u00ebdh\u00ebnia me administratorin e k\u00ebsaj shoq\u00ebrie, shtetasin L. B. dhe me v\u00ebllez\u00ebrit e tij, shtetasit I. dhe A. B., t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb ortak\u00eb, \u00ebsht\u00eb miq\u00ebsore e ngusht\u00eb. Sipas subjektit, kjo ka qen\u00eb arsyeja q\u00eb n\u00eb kushtet e kontrat\u00ebs s\u00eb huas\u00eb nuk ka qen\u00eb i p\u00ebrcaktuar afati i shlyerjes.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, ai ka sqaruar se nuk ka qen\u00eb n\u00eb dijeni n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme p\u00ebr bashk\u00ebpunimin mes kompanis\u00eb huadh\u00ebn\u00ebse dhe shoq\u00ebris\u00eb \u201cKastrati\u201d, n\u00eb fush\u00ebn e tregut t\u00eb karburantit apo n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb analizuar faktin n\u00ebse subjekti i rivler\u00ebsimit gjendet n\u00eb situat\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit me shoq\u00ebrin\u00eb huadh\u00ebn\u00ebse, KPA referon dispozitat e ligjit \u201cP\u00ebr parandalimin e konfliktit t\u00eb interesave n\u00eb ushtrimin e funksioneve publike\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Trupi gjykues, mb\u00ebshtetur n\u00eb situat\u00ebn faktike m\u00eb sip\u00ebr dhe legjislacionin e zbatuesh\u00ebm, vler\u00ebson se subjekti i rivler\u00ebsimit do t\u00eb ndodhej n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb\/miq\u00ebsis\u00eb me administratorin dhe ortak\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb \u201c{***}\u201d ShPK, [\u2026], vet\u00ebm n\u00ebse kontrata e furnizimit me karburant do t\u00eb n\u00ebnshkruhej nga subjekti i rivler\u00ebsimit me shoq\u00ebrin\u00eb \u201c{***}\u201d ShPK, e vetme ose si bashkim shoq\u00ebrish\/operator\u00ebsh\u201d, arsyeton KPA dhe thekson se vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb mund t\u00eb ngrihej p\u00ebr diskutim \u00e7\u00ebshtja e konfliktit faktik t\u00eb interesit n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtuesit t\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke iu referuar ligjit \u201cP\u00ebr parandalimin e konfliktit t\u00eb interesave n\u00eb ushtrimin e funksioneve publike\u201d dhe atij \u201cP\u00ebr prokurimin publik\u201d, KPA vler\u00ebson se titullari i autoritetit kontraktor nuk lejohet t\u00eb drejtoj\u00eb nj\u00eb komision apo t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e procedur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrzgjedhjes. \u201cN\u00eb momentin e hapjes s\u00eb ofertave jan\u00eb vet\u00ebm zyrtar\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb procesin e vler\u00ebsimit t\u00eb ofertave, q\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs deklarojn\u00eb se nuk ndodhen n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit me ofertuesit pjes\u00ebmarr\u00ebs,\u201d v\u00ebren trupi gjykues.<\/p>\n<p>Sipas Kolegjit, pavar\u00ebsisht se titullari i autoritet kontraktor \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr ngritjen e nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb prokurimit dhe komisionin e vler\u00ebsimit t\u00eb ofertave e detyrat e tyre, kompetencat e tij nuk mund t\u00eb konsiderohen p\u00ebrcaktuese dhe thelb\u00ebsore n\u00eb procedur\u00ebn e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb operatorit ekonomik fitues, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb \u00e7onin titullarin e autoritetit kontraktor n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit<\/p>\n<p>Konfliktin n\u00eb dukje t\u00eb interesit, Komisioni e lidh me faktin e dijenis\u00eb q\u00eb ka pasur subjekti i rivler\u00ebsimit p\u00ebr aktivitetin e k\u00ebsaj kompanie n\u00eb fush\u00ebn e karburanteve dhe bashk\u00ebpunimin e saj me shoq\u00ebrin\u00eb \u201cKastrati\u201d q\u00eb prej vitit 2013, si fakt i njohur bot\u00ebrisht.<\/p>\n<p>KPA v\u00ebren se, n\u00eb kushtet kur \u00ebsht\u00eb i njohur bot\u00ebrisht fakti se shoq\u00ebria huadh\u00ebn\u00ebse operon n\u00ebn logon e shoq\u00ebris\u00eb tjet\u00ebr, par\u00eb dhe n\u00eb raport me marrdh\u00ebnien miq\u00ebsore t\u00eb subjektit me administratorin dhe ortak\u00ebt e kompanis\u00eb \u201cBregu\u201d, duket sikur kompromentohet perceptimi i publikut mbi nj\u00eb konflikt n\u00eb dukje interesi n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryetarit t\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Por sipas Kolegjit, ky perceptim nuk mund t\u00eb shmangej edhe n\u00ebse kontrata e furnizimit me karburant do t\u00eb n\u00ebnshkruhej n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nga nj\u00eb person tjet\u00ebr i deleguar prej tij.<\/p>\n<p>KPA vler\u00ebson se dh\u00ebnia e huas\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohet n\u00eb kushtet e nj\u00eb trajtimi preferencial ndaj subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr shkak t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit, por p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb miq\u00ebsis\u00eb s\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb administratorit dhe ortak\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb me subjektin e rivler\u00ebsimit. Bazuar n\u00eb k\u00ebto rrethana \u00e7mohet se nuk duhet t\u00eb kualifikohet si interes privat, pasi nuk lidhet me ushtrimin e funksionit t\u00eb drejtuesit t\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Trupi gjykues arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se konflikti n\u00eb dukje i interesit nuk p\u00ebrfshihet n\u00eb parashikimet ligjore q\u00eb do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrdorimi i automjeteve<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur gjithashtu se gjyqtari Niko Rapi kishte pasur n\u00eb p\u00ebrdorim me t\u00eb drejta t\u00eb plota dhe afat t\u00eb pakufizuar nj\u00eb makin\u00eb \u201cLand Rover\u201d t\u00eb bler\u00eb nga shoq\u00ebria \u201cBregu\u201d p\u00ebr vler\u00ebn 28,500 euro. N\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb prokurore t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb qershorit 2016, kompania \u201cBregu\u201d ka em\u00ebruar si p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor dhe t\u00eb posa\u00e7\u00ebm Rapin, duke i dh\u00ebn\u00eb atij tagrat q\u00eb t\u00eb vepronte n\u00eb em\u00ebr dhe p\u00ebr llogari t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb lidhur me p\u00ebrdorimin, blerjen dhe shitjen e automjetit, vetes dhe t\u00eb tret\u00ebve, brenda dhe jasht\u00eb territorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb afat t\u00eb pap\u00ebrcaktuar.<\/p>\n<p>Nga verifikimi n\u00eb sistemin TIMS ka rezultuar se subjekti ka udh\u00ebtuar me k\u00ebt\u00eb automjet i shoq\u00ebruar nga familjar\u00ebt dhe nuk e ka deklaruar zot\u00ebrimin e k\u00ebsaj makine n\u00eb vitin 2016. Komisioni i vler\u00ebsoi k\u00ebto rrethana si trajtime preferenciale q\u00eb jan\u00eb kryer n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit t\u00eb vazhduesh\u00ebm dhe se subjekti nuk i ka deklaruar si t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar se k\u00ebt\u00eb mjet e ka p\u00ebrdorur vet\u0451m p\u0451r nj\u0451 udh\u0451tim disa or\u0451sh nga Pogradeci n\u0451 Oh\u0451r, n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut dhe pavar\u0451sisht p\u0451rmbajtjes s\u0451 prokur\u0451s dhe t\u00eb tagrave t\u00eb p\u00ebrmendura n\u00eb t\u00eb, q\u0451llimi i tij nuk ka qen\u0451 t\u0451 marr\u00eb nj\u0451 mjet t\u0451 regjistruar n\u0451 em\u0451r t\u0451 kompanis\u0451.<\/p>\n<p>Trupi gjykues n\u00eb KPA konstaton se Komisioni nuk e ka bazuar konkluzionin e tij te koh\u00ebzgjatja e p\u00ebrdorimit t\u00eb mjetit nga subjekti. Edhe pse prokura e posa\u00e7me i njeh Rapit nj\u00eb s\u00ebr\u00eb tagrash mbi k\u00ebt\u00eb automjet dhe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb pacaktuar, pretendimet e tij gjenden prej Kolegjit n\u00eb harmoni me provat e tjera t\u00eb administruara. Kjo pasi mjeti rezulton t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrdorur jasht\u00eb shtetit vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb nga Rapi, nd\u00ebrsa n\u00eb vijim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga nj\u00eb prej ortak\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb poseduese.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb analizimit t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, trupi gjykues i KPA konstaton se n\u00eb periudh\u00ebn kur subjekti ka p\u00ebrdorur automjetet e shtetasve t\u00eb tjer\u00eb G. \u00c7. dhe B. \u00c7. ka pasur n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij automjetin \u201cMercedes Benz\u201d, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2005, si dhe makin\u00ebn n\u00eb dispozicion t\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebr periudh\u00ebn kohore 2008 -2015.<\/p>\n<p>\u201cPretendimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjendjen jo t\u00eb mir\u00eb teknike t\u00eb automjetit t\u00eb tij, apo arsyeja e p\u00ebrdorimit t\u00eb automjeteve t\u00eb tjera, nuk justifikojn\u00eb shkujdesjen e veprimeve t\u00eb tij p\u00ebr p\u00ebrdorimin e automjeteve me vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasve q\u00eb njihen n\u00eb komunitet si persona me influenc\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb veprimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb duken sikur komprometojn\u00eb sjelljen e gjyqtarit e duke krijuar perceptimin e p\u00ebrfitimeve p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, konstaton KPA, por nuk gjen shkaqe penalizuese n\u00eb k\u00ebto rrethana.<\/p>\n<p>Komisioni ka ngritur dyshime se shpenzimet e nj\u00eb udh\u00ebtimi jasht\u00eb shtetit t\u00eb subjektit jan\u00eb mbuluar nga bashk\u00ebudh\u00ebtar\u00eb, por KPA v\u00ebren se nga aktet n\u00eb dosje nuk rezulton asnj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb mbi pages\u00ebn e tyre nga Rapi apo dikush tjet\u00ebr. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb konkludohet se mbetet i paprovuar mbulimi i shpenzimeve si trajtim preferencial.<\/p>\n<p>Lidhur me raportin e Rapit me avokatin A.Z. me t\u00eb cilin ka udh\u00ebtuar dy her\u00eb jasht\u00eb vendit, Komisioni n\u00eb vendim arrin n\u00eb konkluzionin se marr\u00ebdh\u00ebnia personale dhe miq\u00ebsore e subjektit duhej t\u00eb ishte e kufizuar n\u00eb respektim t\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tij, pasi mund t\u00eb krijonte nj\u00eb perceptim t\u00eb gabuar te publiku dhe qytetar\u00ebt e Pogradecit.<\/p>\n<p>KPA v\u00ebren se n\u00eb 95 vendimet gjyq\u00ebsore t\u00eb verifikuara nuk jan\u00eb evidentuar elemente nj\u00ebanshm\u00ebrie n\u00eb favor t\u00eb pal\u00ebs s\u00eb mbrojtur apo p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga avokati A. Z.. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se Rapi i \u00ebsht\u00eb drejtuar dy her\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb Avokatis\u00eb Kor\u00e7\u00eb p\u00ebr fillimin e procedimit disiplinor ndaj k\u00ebtij avokati.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Kolegji vler\u00ebson se pavar\u00ebsisht p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb profesionale gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet vendimeve t\u00eb marra, edhe sjellja e gjyqtarit jasht\u00eb zyr\u00ebs z\u00eb nj\u00eb vend po aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Pavar\u00ebsisht se nuk provohet marr\u00ebdh\u00ebnie shoq\u00ebrore apo miq\u00ebsore e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit me avokatin A. Z., fakti q\u00eb ai ka udh\u00ebtuar dy her\u00eb me t\u00eb \u00ebsht\u00eb konfirmuar nga vet\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit\u2026. Ky fakt vler\u00ebsuar s\u00eb bashku me p\u00ebrdorimin e automjeteve n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasve, t\u00eb cil\u00ebt mund njihen n\u00eb komunitet si persona me influenc\u00eb politike apo n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb tregtare, [\u2026], \u00e7on n\u00eb konkluzionin se subjekti i rivler\u00ebsimit duhet t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb i kujdessh\u00ebm n\u00eb veprimet e tij p\u00ebr t\u00eb shmangur perceptimin e publikut se gjyqtari \u00ebsht\u00eb duke p\u00ebrfituar p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, arsyeton KPA, por \u00e7mon se p\u00ebrdorimi i automjetit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cBregu\u201d vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb rast nuk mund t\u00eb klasifikohet si trajtim preferencial.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, p\u00ebrdorimi i automjeteve t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb, si dhe marr\u00ebdh\u00ebnia me avokatin A. Z., nuk jan\u00eb \u00e7muar t\u00eb mjaftueshme sa t\u00eb konsiderohen se kan\u00eb cenuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, duke rr\u00ebzuar k\u00ebshtu konkluzionet e m\u00ebparshme t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb vetingut.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 8 n\u00ebntor 2022, Kolegji Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit i rr\u00ebzoi si t\u00eb pabazuara konkluzionet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK q\u00eb e \u00e7uan n\u00eb p\u00ebrfundimin se gjyqtari i Tiran\u00ebs, Niko Rapi kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia p\u00ebr shkak t\u00eb konstatimit t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit. Bazuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat akte, KPA vendosi n\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70013,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,2,115],"tags":[111,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/Gjyqtari-Niko-Rapi-duke-dale-nga-nje-seance-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Niko Rapi duke dal\u00eb nga nj\u00eb seanc\u00eb n\u00eb KPK.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70012"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70012"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70012\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70014,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70012\/revisions\/70014"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70013"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70012"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70012"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70012"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}