{"id":70018,"date":"2023-04-04T18:48:37","date_gmt":"2023-04-04T18:48:37","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vleresimet-e-ndryshme-te-kpk-per-pensionin-e-parakohshem-te-besnik-cengut\/2023\/04\/04\/"},"modified":"2023-04-06T11:11:48","modified_gmt":"2023-04-06T11:11:48","slug":"vleresimet-e-ndryshme-te-kpk-per-pensionin-e-parakohshem-te-besnik-cengut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vleresimet-e-ndryshme-te-kpk-per-pensionin-e-parakohshem-te-besnik-cengut\/2023\/04\/04\/","title":{"rendered":"Vler\u00ebsimet e ndryshme t\u00eb KPK p\u00ebr pensionin e parakohsh\u00ebm t\u00eb Besnik Cengut"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi me shumic\u00eb votash m\u00eb 3 mars 2023 t\u00eb pranoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Besnik Cengu p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar procesin e rivler\u00ebsimit kalimtar ndaj tij pa nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar, pasi e kishte humbur objektin dhe q\u00ebllimin p\u00ebr shkak t\u00eb daljes n\u00eb pension t\u00eb parakosh\u00ebm. Trupa e KPK u nda, ku kryesuesja Pamela Qirko dhe an\u00ebtarja Brunilda Bekteshi e vler\u00ebsuan t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Cengut, nd\u00ebrsa relatori Roland Ilia doli n\u00eb pakic\u00eb duke \u00e7muar se vetingu ndaj k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi duhej t\u00eb ishte nd\u00ebrprer\u00eb n\u00eb zbatim t\u00eb nenit G t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrcakton sanksionin p\u00ebr ndalimin e rikthimit n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr 15 vjet.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPK sqarohet se procesi i vetingut ndaj Cengut ka filluar n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2020. Rreth dy vjet e gjysm\u00eb m\u00eb von\u00eb ai i \u00ebsht\u00eb drejtuar K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, KLP me k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr miratimin e pensionit t\u00eb parakohsh\u00ebm dhe mbarimit t\u00eb statusit t\u00eb magjistratit, ku ka renditur edhe arsyet e tij.<\/p>\n<p>Pasi Komisioni \u00ebsht\u00eb njohur me vendimarrjen e KLP-s\u00eb p\u00ebr miratimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Cengut, ka kryer verifikime pran\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, nga ka rezultuar se subjekti nuk ka kryer ankim. N\u00eb vijim, KPK ka thirrur Cengun n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn konstatoi se nga hetimi paraprak dukej se ishte shprehur vullneti i pavesuar i tij p\u00ebr dor\u00ebheqje.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e zhvilluar m\u00eb 2 mars 2023 u relatua se n\u00eb situata t\u00eb tilla, Komisioni orientohet q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 nd\u00ebrprerjes s\u00eb vetingut, t\u00eb vendos\u00eb edhe ndalimin e em\u00ebrimit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit gjyqtar ose prokuror t\u00eb \u00e7do niveli, an\u00ebtar t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor ose t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Inspektor t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb ose Prokuror t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 15-vje\u00e7are, sipas nenit G t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtut\u00ebs.<\/p>\n<p>Cengu i kund\u00ebrshtoi n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore konkluzionet paraprake t\u00eb Komisionit duke k\u00ebmb\u00ebngulur se nuk kishte k\u00ebrkuar dor\u00ebheqje nga detyra, por dalje n\u00eb pension t\u00eb parakohsh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes s\u00eb tij sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb r\u00ebnduar.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se nuk do t\u00eb kthehej m\u00eb n\u00eb detyr\u00eb pasi nuk e p\u00ebrballonte dot p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore, nd\u00ebrsa e cil\u00ebsoi t\u00eb padrejt\u00eb sanksionin 15-vje\u00e7ar n\u00eb rastin e tij. Cengu n\u00eb p\u00ebrfundim k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb trajtohet si rastet e daljes n\u00eb pension p\u00ebr shkak t\u00eb mosh\u00ebs dhe t\u00eb nd\u00ebrpritet vetingu pa nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Ai argumentoi se p\u00ebr k\u00ebrkimet e tij ka shfryt\u00ebzuar t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb i jep ligji p\u00ebr pensionin e parakohsh\u00ebm, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se nuk b\u00ebn fjal\u00eb kurrsesi p\u00ebr dor\u00ebheqje, por p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e pensionit t\u00eb parakohsh\u00ebm q\u00eb g\u00ebzon magjistrati, q\u00eb n\u00eb rastin konkret ka plot\u00ebsuar kriteret ligjore p\u00ebr pensionin e parakohsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Trupi gjykues v\u00ebren se nga verifikimi i k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb subjektit t\u00eb depozituar pran\u00eb KLP-s\u00eb, ka rezultuar se ai ka b\u00ebr\u00eb me dije se ka mbi 10 vjet q\u00eb trajtohet nga kardiologu p\u00ebr diagnozat e s\u00ebmundjes infarkt miokardi, hipertension arterial, fibrilacion arterial dhe insuficienc\u00eb kardiake.<\/p>\n<p>\u201cNga leximi literal i p\u00ebrmbajtjes s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs, trupi gjykues konstaton se nuk pasqyrohet n\u00eb asnj\u00eb paragraf si shkak \u2018dor\u00ebheqja\u2019\u201d, konstaton shumica.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, KPK ka analizuar kriteret e p\u00ebrcaktuara p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar daljen n\u00eb pension t\u00eb parakosh\u00ebhm, nga ka rezultuar se Cengu kishte mbushur mosh\u00ebn 60 vje\u00e7 dhe kishte ushtruar funksionin e magjistratit p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn 30 vjet, sikurse k\u00ebrkonte ligji.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Subjekti i rivler\u00ebsimit ka qen\u00eb plot\u00ebsisht i legjitimuar n\u00eb k\u00ebrkimin e tij, t\u00eb cilin e ka bazuar n\u00eb nenin 64, germa \u201cc\u201d 6 e po k\u00ebtij ligji, nenin 527 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, ka respektuar t\u00eb drejt\u00ebn e pakufizuar t\u00eb njohur nga ligji p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb pension t\u00eb parakohsh\u00ebm dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, vler\u00ebsohet se vendimmarrja e trupit gjykues bazohet n\u00eb parimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb parashikuar n\u00eb nenin 48 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Administrative, pavar\u00ebsisht arsyeve t\u00eb gjendjes s\u00eb tij sh\u00ebndet\u00ebsore9, q\u00eb e kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar daljen n\u00eb pension t\u00eb parakohsh\u00ebm\u201d, arsyeton shumica dhe vler\u00ebson se paraqitja e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr miratimin e pensionit t\u00eb parakohsh\u00ebm pran\u00eb KLP-s\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohet si shprehje e vullnetit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e pun\u00ebs ose p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb detyr\u00ebn p\u00ebrpara kohe.<\/p>\n<p>Gjithashtu, trupi gjykues i KPK vler\u00ebson se, pasoja e ardhur pas miratimit t\u00eb pensionit t\u00eb parakohsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb e barazvlefshme me pasoj\u00ebn q\u00eb vjen nga dalja n\u00eb pension pleq\u00ebrie.<\/p>\n<p>Lidhur me sanksionin 15-vje\u00e7ar, shumica argumenton se \u201cinstituti i daljes n\u00eb pension \u00ebsht\u00eb i ndrysh\u00ebm nga ai i dor\u00ebheqjes dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, k\u00ebto dy institute nuk mund t\u00eb nd\u00ebrlidhen dhe as t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Qirko dhe Bekteshi argumentojn\u00eb se dh\u00ebnia e dor\u00ebheqjes pa argument p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb funksionin, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk njeh mosh\u00eb apo vjet\u00ebrsi n\u00eb ushtrimin e funksionit sikurse k\u00ebrkon domosdoshm\u00ebrisht k\u00ebrkimi i daljes n\u00eb pension t\u00eb parakohsh\u00ebm, por duket dhe si nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb shmangur vetingun.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues mban n\u00eb konsiderat\u00eb faktin q\u00eb k\u00ebto dy institute p\u00ebrjashtojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, duke sjell\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb t\u00eb dyja rastet nd\u00ebrprerjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb pun\u00ebs, por ndryshojn\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, pasi dalja n\u00eb pension \u00ebsht\u00eb e lidhur domosdoshm\u00ebrisht me mosh\u00ebn, ku magjistrati duhet t\u00eb ket\u00eb mbushur mosh\u00ebn 60 vje\u00e7, t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb n\u00eb ushtrim t\u00eb funksionit si magjistrat t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr 30 vjet, kushte t\u00eb cilat u provuan nga subjekti i rivler\u00ebsimit, nd\u00ebrsa dor\u00ebheqja shpreh nj\u00eb vullnet subjektiv t\u00eb pakusht\u00ebzuar t\u00eb individit kur ende ekzistojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e pun\u00ebs s\u00eb magjistratit, e cila shoq\u00ebrohet me pasojat ligjore t\u00eb nenit G t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs\u201d, arsyeton shumica.<\/p>\n<p>Qoirko dhe Bekteshi v\u00ebrejn\u00eb se p\u00ebr rastet e daljes n\u00eb pension t\u00eb parakohsh\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb parashikuar aplikimi i nenit G t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe \u00e7mojn\u00eb se vendosja e sanksionit 15-vje\u00e7ar do t\u00eb b\u00ebnte q\u00eb subjekti t\u00eb penalizohej pa ligj, veprim q\u00eb do t\u00eb binte ndesh me Kushtetut\u00ebn, lejgislacionin p\u00ebrkat\u00ebs, si dhe me Konvent\u00ebn Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut. N\u00eb p\u00ebrfundim ato kan\u00eb vendosur nd\u00ebprerjen e vetingut ndaj Vengut pa nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Relatori Roland Ilia, n\u00eb pakic\u00eb, vler\u00ebson se Cengu ka shprehur vullnetin p\u00ebr t\u00eb mos vijuar ushtrimin e detyr\u00ebs, pavar\u00ebsisht se ende nuk ka mbushur mosh\u00ebn 67 vje\u00e7.<\/p>\n<p>\u201cShprehja e vullnetit t\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e tij t\u00eb pun\u00ebs, b\u00ebrja prezent para Komisionit e k\u00ebtij fakti dhe formalizimi me paraqitjen e k\u00ebrkes\u00ebs drejtuar K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb \u00e7mohen si nd\u00ebrprerje p\u00ebr shkak t\u00eb vullnetit t\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb detyr\u00ebn p\u00ebrpara kohe, duke e konsideruar k\u00ebt\u00eb si dor\u00ebheqje t\u00eb tij nga funksioni\u201d, arsyeton ai dhe vler\u00ebson se situata kur subjekti me veprime konkrete ka hequr dor\u00eb nga ushtrimi i detyr\u00ebs pa mbushur mosh\u00ebn e pensionit t\u00eb pleqeris\u00eb, kualifikohet si e barazvlefshme me dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ai sjell n\u00eb v\u00ebmendje se dispozitat kushtetuese dhe ligjore, si dhe vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb lidhje me procesin e vetingut t\u00eb magjistrat\u00ebve parashikojn\u00eb se nd\u00ebrprerja e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr shkak t\u00eb dor\u00ebheqjes, duhet shoq\u00ebruar me nenin G t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs q\u00eb p\u00ebrcakton sanksionin 15-vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi me shumic\u00eb votash m\u00eb 3 mars 2023 t\u00eb pranoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Besnik Cengu p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar procesin e rivler\u00ebsimit kalimtar ndaj tij pa nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar, pasi e kishte humbur objektin dhe q\u00ebllimin p\u00ebr shkak t\u00eb daljes n\u00eb pension t\u00eb parakosh\u00ebm. Trupa e KPK u [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70019,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,2,115],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/Ish-prokurori-Besnik-Cengu.jpg","fifu_image_alt":"Ish-prokurori Besnik Cengu | Foto: Edmond Hoxhaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70018"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70018"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70018\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70020,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70018\/revisions\/70020"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70019"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70018"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70018"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70018"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}