{"id":70021,"date":"2023-04-04T18:40:32","date_gmt":"2023-04-04T18:40:32","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-pergjysmon-balancen-negative-por-le-ne-fuqi-shkarkimin-e-eda-kajes\/2023\/04\/04\/"},"modified":"2023-04-06T11:11:51","modified_gmt":"2023-04-06T11:11:51","slug":"kpa-pergjysmon-balancen-negative-por-le-ne-fuqi-shkarkimin-e-eda-kajes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-pergjysmon-balancen-negative-por-le-ne-fuqi-shkarkimin-e-eda-kajes\/2023\/04\/04\/","title":{"rendered":"KPA p\u00ebrgjysmon balanc\u00ebn negative, por l\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin e Eda Kaj\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA, rr\u00ebzoi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konkluzioneve t\u00eb Komisionit n\u00eb vendimarrjen p\u00ebr vetingun e gjyqtares s\u00eb Durr\u00ebsit, Eda Kaja si dhe p\u00ebrgjysmoi balanc\u00ebn negative, por megjithat\u00eb e la n\u00eb fuqi shkarkimin e saj me arsyetimin se ka munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi i Kolegjit u mor me shumic\u00eb votash nga trupi gjykues i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Mimoza Tasi dhe an\u00ebtar\u00eb Albana Shtylla, Rezarta Schuetz e Sokol \u00c7omo. Relatorja Tasi n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebsoi se Kaja kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe k\u00ebrkoi kthimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Komision p\u00ebr vler\u00ebsimin e figur\u00ebs dhe profesionalizmit. Ajo shprehet se mban q\u00ebndrim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me shumic\u00ebn n\u00eb vler\u00ebsimet q\u00eb rr\u00ebzojn\u00eb konkluzionet negative t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Eda Kaja u shkarkua nga detyra m\u00eb 16 n\u00ebntor 2021 pasi prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK u konkludua se kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb; deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe veprime fiktive; se ka zhvilluar procese gjyq\u00ebsore n\u00eb situat\u00eb konflikti interesi; \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb papajtueshm\u00ebri me detyr\u00ebn n\u00eb zot\u00ebrimin e aksioneve n\u00eb nj\u00eb kantin\u00eb pijesh; si dhe n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 8 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb justifikuar investimet dhe shpenzimet e kryera nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Vendimi i KPK u ankimua nga Kaja, duke ngritur shkaqe lidhur me aspektin procedural dhe p\u00ebr hetimin pasuror. Shkaqet e ngritura lidhur me aspektet procedurale t\u00eb vetingut u konsideruan t\u00eb pabazuara.<\/p>\n<p><strong>Shkaqet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ka konkluduar se Kaja ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb n\u00eb lidhje me nj\u00eb shum\u00eb 4.2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit, vjehrr\u00ebs dhe kunatit, t\u00eb deklaruar se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr punime dhe arredimin e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>Sipas KPK, subjekti ka kryer veprime fiktive me depozitimin n\u00eb Komision t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes me vler\u00eb 4.2 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb ASHK rezulton e depozituar kontrata e shitjes me t\u00eb nj\u00ebjtat ekstremitete, por me vler\u00eb 2 milion\u00eb lek\u00eb. Kjo rrethan\u00eb \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim shmangien e pagimit t\u00eb tatimit mbi t\u00eb ardhurat. Po ashtu, ka rezultuar se detyrimet tatimore jan\u00eb paguar p\u00ebr vler\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn analiz\u00ebn financiare si burim i ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kaja ka parashtruar se nuk ka pasur asnj\u00eb lloj dijenie p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb kontrate me \u00e7mim t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ajo autentike apo p\u00ebr procedurat e regjistrimit, pasi nuk ka qen\u00eb pal\u00eb dhe nuk i ka ndjekur ajo procedurat.<\/p>\n<p>Ajo ka k\u00ebmb\u00ebngulur se me an\u00eb t\u00eb dokumenteve t\u00eb dor\u00ebzuara ka v\u00ebrtetuar se n\u00eb llogarin\u00eb e bashk\u00ebshortit \u00ebsht\u00eb paguar shuma rreth 4.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Kolegji konstaton se vlera e kaluar n\u00eb llogarin\u00eb e bashk\u00ebshortit t\u00eb Kaj\u00ebs ka qen\u00eb rreth 4 milion\u00eb lek\u00eb, e gjen t\u00eb drejt\u00eb q\u00ebndrimin e mbajtur prej Komisionit se, e ardhur e ligjshme duhet t\u00eb konsiderohet vet\u00ebm shuma prej 2 milion\u00eb lek\u00ebsh, q\u00eb i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar tatimit.Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb konkluzion, ashtu si dhe n\u00eb KPK, nga analiza financiare p\u00ebr vitin 2004 \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi financiare, n\u00eb vler\u00ebn 1.7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Tasi n\u00eb pakic\u00eb v\u00ebren se ekzistojn\u00eb transaksione bankare q\u00eb provojn\u00eb shitjen e k\u00ebsaj pasurie dhe kreditimin e vler\u00ebs 4.2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit. Lidhur me mospages\u00ebn e detyrimit tatimore p\u00ebr gjith\u00eb shum\u00ebn, Tasi konstaton se k\u00ebto veprime jan\u00eb kryer nga vjehrra e subjektit, e cila ka paguar aq sa i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb fatur\u00eb. Pakica \u00e7mon se shumica duhej t\u00eb mbante n\u00eb konsiderat\u00eb aplikimin e parimit t\u00eb proporcionalitetit duke e konsideruar t\u00eb plot\u00eb vler\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb shitjes s\u00eb apartamentit n\u00eb analiz\u00ebn e vitit 2004, si dhe se jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr punime dhe arredimin e nj\u00eb apartamenti n\u00eb durr\u00ebs n\u00eb vitet 2005 e 2006. Sipas Tasit, konsiderimi i gjith\u00eb vler\u00ebs do ta eleminonte bilancin negativ n\u00eb 2004-\u00ebn.<\/p>\n<p>Kolegji e gjen t\u00eb drejt\u00eb vler\u00ebsimin e KPK p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb papot\u00eb t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb investimit n\u00eb apartamentit n\u00eb Durr\u00ebs, megjith\u00ebse \u00e7mon ndryshe p\u00ebr konkluzionin se deklarimet e pasakta n\u00eb vite p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkak penalizues.<\/p>\n<p>Tasi del kund\u00ebr duke argumentuar se t\u00eb gjitha veprimet me firm\u00ebn e nd\u00ebrtimit jan\u00eb kryer n\u00ebp\u00ebrmjet transaksioneve bankare, t\u00eb cilat sipas saj jan\u00eb qart\u00ebsisht t\u00eb provuara.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak se prej \u00e7mimit t\u00eb shitjes s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb nga bashk\u00ebshorti dhe familjar\u00ebt e tij \u00ebsht\u00eb konsideruar si burim i ligjsh\u00ebm vet\u00ebm shuma 2 milion\u00eb lek\u00eb, Kolegji e ka gjetur t\u00eb bazuar konstatimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr balanc\u00ebn negative n\u00eb shum\u00ebn 473 mij\u00eb lek\u00eb lidhur me pagesat p\u00ebr investimet e kryera p\u00ebr moblimin dhe punimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kolegji ka rr\u00ebzuar konstatimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr gjendjen e subjektit n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb gjykimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje ku pal\u00eb ka qen\u00eb dhe ortaku i vet\u00ebm i shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese nga ajo ka bler\u00eb apartamentin. KPA v\u00ebren se gjykimi i \u00e7\u00ebshtjes \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb vitin 2018, disa vite pasi kushtet e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb shk\u00ebmbimit dhe t\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsis\u00eb ishin vendosur, jasht\u00eb \u00e7do ndikimi t\u00eb mundsh\u00ebm ndaj ndonj\u00eb interesi t\u00eb Kaj\u00ebs.<\/p>\n<p>Nisur dhe nga fakti se vendimarrja e subjektit ka shkuar n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesave t\u00eb administratorit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, Kolegji vler\u00ebson se rrethanat nuk mund t\u00eb konsiderohen si shkaqe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nj\u00ebanshm\u00ebrie.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>KPA e ka gjetur t\u00eb bazuar q\u00ebndrimin tjet\u00ebr t\u00eb Komisionit se, subjekti ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb hartimin e kontratave fiktive, me synim zvog\u00eblimin e vler\u00ebs mbi t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb paguhej detyrimi tatimor p\u00ebr shitjen e nj\u00eb nj\u00ebsie n\u00eb vitin 2012, pasi n\u00eb kontrat\u00ebn e premtim shitjes \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar \u00e7mim m\u00eb i lart\u00eb se ai n\u00eb kontrat\u00ebn p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Por, ndryshe nga shkalla e par\u00eb q\u00eb nuk e ka konsideruar n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ardhur\u00ebn n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb e 659 mij\u00eb lek\u00eb sipas kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes t\u00eb vitit 2012, Kolegji e ka p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebt\u00eb vler\u00eb. Pavar\u00ebsisht konsiderimit t\u00eb k\u00ebsaj shume ka rezultuar pamund\u00ebsi p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb kredie t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb shpjegimet dhe aktet e administruara, Kolegji ka arritur n\u00eb konkluzion t\u00eb ndrysh\u00ebm lidhur bilancin negativ p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 55 m2 n\u00eb vitin 2008. Duke konsideruar t\u00eb ardhurat e pretenduara nga Kaja si t\u00eb p\u00ebrfituara prej aktivitetit t\u00eb bashk\u00ebshortit, si dhe nga vlera e shitjes s\u00eb nj\u00ebsis\u00eb, Kolegji ka konkluduar se pamund\u00ebsia financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie \u00ebsht\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1.9 milion\u00eb lek\u00eb dhe jo 5.1 milion\u00eb lek\u00eb, sa \u00ebsht\u00eb konstatuar prej Komisionit.<\/p>\n<p>Tasi shprehet kund\u00ebr shumic\u00ebs p\u00ebr moskonsiderimin n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2008 t\u00eb shum\u00ebs 1 milion lek\u00eb t\u00eb pretenduar si gjendje cash e krijuar n\u00eb vitin 2003 dhe e p\u00ebrdorur pes\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb p\u00ebr punimet n\u00eb apartamentin me sip\u00ebrfaqe 55 m2.<\/p>\n<p>Ajo v\u00ebren se edhe pse subjekti nuk ka deklaruar likujditete cash gjat\u00eb periudh\u00ebs 2003-2016, nga analiza e kryer p\u00ebr periudh\u00ebn para vitit 2003 nga Komisioni, ka rezultuar mund\u00ebsi kursimi n\u00eb vler\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u2026\u00c7moj se pavar\u00ebsisht mosdeklarimit t\u00eb gjendjes cash, ka rezultuar se p\u00ebr \u00e7do pasuri t\u00eb krijuar nga subjekti i rivler\u00ebsimit dhe familja e tij, burimi financiar ka qen\u00eb i ligjsh\u00ebm, i rrjedhur nga t\u00eb ardhurat nga puna, biznesi apo veprime t\u00eb tjera juridike t\u00eb ligjshme. N\u00eb k\u00ebto rrethana, nuk mund t\u00eb b\u00ebhet zero kjo vler\u00eb vet\u00ebm se nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb deklaratat vjetore, sikurse argumenton shumica, edhe pse rezulton e provuar mund\u00ebsia e krijimit t\u00eb saj nga Komisioni dhe Kolegji\u201d, arsyeton.<\/p>\n<p>Kolegji ka rr\u00ebzuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konkluzioneve t\u00eb Komisionit lidhur me t\u00eb ardhurat t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e aksioneve t\u00eb nj\u00eb kantine pijesh, q\u00eb ishin p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit. Megjith\u00ebse KPA vler\u00ebson se Kaja duhej t\u00eb kishte deklaruar zot\u00ebrimin e k\u00ebtyre aksioneve q\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn e par\u00eb n\u00eb vitit 2003 dhe n\u00eb 2007-\u00ebn shitjen e tyre, konstaton se ajo i ka pasqyruar n\u00eb nj\u00eb procesverbal t\u00eb mbajtur n\u00eb vitin 2010 n\u00eb ILDKPKI, si dhe n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>Sipas KPA, mosdeklarimi i zot\u00ebrimit dhe shitjes se aksioneve n\u00eb deklaratat periodike, pavar\u00ebsisht detyrimit ligjor, nuk e vendos subjektin n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb, p\u00ebr sa koh\u00eb nuk ngrihet ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje lidhur me munges\u00ebn e burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr fitimin e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, KPA e vler\u00ebson t\u00eb pabazuar konkluzionin e Komisionit se, subjekti gjendej n\u00eb kushtet e papajtueshm\u00ebris\u00eb me funksionin e gjyqtarit n\u00eb zot\u00ebrimin e k\u00ebtyre aksioneve, me argumentet se nuk kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e ndonj\u00eb pasurie; rolin pasiv q\u00eb subjekti dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb pasur n\u00eb administrimin e k\u00ebsaj shqo\u00ebrie, si dhe shitjes s\u00eb aksioneve n\u00eb vitin 2007m menj\u00ebher\u00eb pas konstatimit t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Kolegji ka rr\u00ebzuar q\u00ebndrimin e KPK edhe p\u00ebr moskonsiderimin si burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasurive t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e automjeteve, pasi detyrimet tatimore nuk jan\u00eb paguar n\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues v\u00ebren se nuk ka nj\u00eb parashikim ligjor t\u00eb qart\u00eb lidhur me t\u00eb ardhurat e tatueshme n\u00eb rastin e shitjes s\u00eb automjeteve dhe \u00e7mon se t\u00eb ardhurat e realizuara nga shitja e dy automjeteve p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb paguar detyrimet tatimore n\u00eb vitin 2021, duhet t\u00eb konsiderohen si t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Po ashtu, Kolegji i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb subjektit edhe n\u00eb pretendimet ndaj konkluzionit t\u00eb KPK p\u00ebr moskonsiderimin si t\u00eb ligjshme t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit nga aktiviteti i tij tregtar pasi nuk ka paguar tatimin mbi dividendin. \u201cShoq\u00ebria \u2018{***}\u2019 ShPK, si biznes i vog\u00ebl i paregjistruar n\u00eb TVSh, nuk ka qen\u00eb subjekt i tatimit mbi fitimin, nuk ka shp\u00ebrndar\u00eb dividend dhe, rrjedhimisht, nuk ka pasur detyrim p\u00ebr pages\u00eb t\u00eb tatimit mbi dividendin\u201d, asyeton KPA.<\/p>\n<p>Kaja ka ankimuar analiz\u00ebn financiare totale t\u00eb viteve 2003, 2005, 2006, 2009, 2014, t\u00eb kryer nga Komisioni, q\u00eb ka konkluduar balanc\u00eb negative totale n\u00eb vler\u00ebn prej 8 milion\u00eb lek\u00ebsh. Pas rivler\u00ebsimit t\u00eb akteve dhe pretendimeve t\u00eb subjektit n\u00eb Kolegj, balanca negative \u00ebsht\u00eb rrudhur duke mbetur n\u00eb vler\u00ebn 3.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se edhe n\u00ebse do t\u00eb pranoheshin t\u00eb gjitha pretendimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit lidhur me t\u00eb ardhurat e krijuara nga shitja e dy pasurive, apartament dhe nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi n\u00eb Durr\u00ebs dhe t\u00eb konsideroheshin ato si t\u00eb ligjshme, s\u00ebrish subjekti do t\u00eb ndodhej n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme, q\u00eb vjen p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit e mosprovimit t\u00eb pasjes s\u00eb likuiditeteve cash n\u00eb vitet 2003 e 2007, t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrdorur si burim p\u00ebr krijimin e pasurive.<\/p>\n<p>Sipas Tasit n\u00eb pakic\u00eb, mosdeklarimi i gjendjes cash nuk e ngarkon subjektin me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb till\u00eb sa t\u00eb sjell\u00eb shkarkimin nga detyra. Ajo vler\u00ebson se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb do t\u00eb ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me q\u00ebllimin e ligjit dhe parimet e procesit t\u00eb vetingut t\u00eb magjistrat\u00ebve, duke sjell\u00eb si argument faktin se ligji p\u00ebrkat\u00ebs ka p\u00ebrcaktuar qart\u00eb rastet e shkarkimit nga detyra, ku nuk jan\u00eb sh\u00ebnuar si t\u00eb tilla pasakt\u00ebsit\u00eb dhe mang\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklaratat vjetore.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Tasi vler\u00ebson se shumica duhej t\u00eb kishte aplikuar parimet e objektivitetit dhe t\u00eb proporcionalitetit p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, duke konkluduar se problemet e konstatuara n\u00eb deklarimet e subjektit nuk mund t\u00eb sillnin penalizim dhe pasi t\u00eb prishej vendimi i KPK, t\u00eb kthehej p\u00ebr vler\u00ebsimin e dy kritereve t\u00eb tjera, figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA, rr\u00ebzoi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konkluzioneve t\u00eb Komisionit n\u00eb vendimarrjen p\u00ebr vetingun e gjyqtares s\u00eb Durr\u00ebsit, Eda Kaja si dhe p\u00ebrgjysmoi balanc\u00ebn negative, por megjithat\u00eb e la n\u00eb fuqi shkarkimin e saj me arsyetimin se ka munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb. Vendimi i Kolegjit u mor [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70022,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,2,115],"tags":[180,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-1419.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Eda Kaja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Durr\u00ebs, pas vendimit t\u00eb KPK. Foto:Vladimir Karaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70021"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70021"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70021\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70023,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70021\/revisions\/70023"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70022"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70021"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70021"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70021"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}