{"id":70024,"date":"2023-04-03T17:01:44","date_gmt":"2023-04-03T15:01:44","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/blen-lire-dhe-shet-shtrenjte-kpk-konstaton-bilanc-negativ-per-pasurine-e-besnik-shehut\/2023\/04\/03\/"},"modified":"2023-04-06T13:23:57","modified_gmt":"2023-04-06T11:23:57","slug":"blen-lire-dhe-shet-shtrenjte-kpk-konstaton-bilanc-negativ-per-pasurine-e-besnik-shehut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/blen-lire-dhe-shet-shtrenjte-kpk-konstaton-bilanc-negativ-per-pasurine-e-besnik-shehut\/2023\/04\/03\/","title":{"rendered":"\u201cBlen lir\u00eb dhe shet shtrenjt\u00eb\u201d, KPK konstaton bilanc negativ p\u00ebr pasurin\u00eb e Besnik Shehut"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari Besnik Shehu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 3 prill 2023 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrfaq\u00ebsues s\u00eb tij ligjore lidhur me barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb, kriterin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin ishte p\u00ebrmbyllur hetimi administrativ paraprak. Shehu pretendoi se me provat dhe shpjegimet e provat e dor\u00ebzuara e kishte p\u00ebrmbysur barr\u00ebn e prov\u00ebs dhe bilancin negativ p\u00ebrgjat\u00eb viteve, duke k\u00ebrkuar \u00e7eljen e hetimit n\u00eb dy kriteret e tjer\u00eb t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtarin Shehu po kryhet nga trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe an\u00ebtare Genta Tafa Bungo. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Willem Brower.<\/p>\n<p>Besnik Shehu e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1995 dhe punon prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si gjyqtar pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Kor\u00e7\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas konstatimeve t\u00eb Komisionit, gjyqtari Shehu rezulton n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb justifikuar burimet e ligjshme p\u00ebr krijimin e nj\u00eb apartamenti, pasi nuk ka v\u00ebrtetuar mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmeje p\u00ebr dh\u00ebnien e nj\u00eb huaje, si dhe u ngrit\u00ebn dyshime p\u00ebr shitje fiktive t\u00eb nj\u00eb apartamenti me q\u00ebllim justifikimin e burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb detyrimi, krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Si burime krijimi p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 126.4 m2 n\u00eb Durr\u00ebs kundrejt \u00e7mimit 46 mij\u00eb e 500 USD, t\u00eb porositur n\u00eb 2003-in, subjekti ka deklaruar nj\u00eb hua t\u00eb marr\u00eb prej kunat\u00ebs n\u00eb vler\u00ebn 40 mij\u00eb euro; dakord\u00ebsin\u00eb me nd\u00ebrtuesin p\u00ebr dh\u00ebnien e nj\u00eb sip\u00ebrfaqe 20 m2 kundrejt truallit ku gjendej banesa q\u00eb dispononte i ati; si dhe nj\u00eb vler\u00eb 11 mij\u00eb e 500 USD t\u00eb p\u00ebrfituar me trash\u00ebgimi ligjore po nga babai.<\/p>\n<p>Sanxhaktari konstatoi se nuk rezulton dokumentacion ligjor lidhur me marr\u00ebveshjen e vitit 2003 me nd\u00ebrtuesin p\u00ebr sip\u00ebrfaqen 20 m2 dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb gjetur bind\u00ebs ky pretendim. KPK nuk ka konsideruar si burim huan\u00eb e marr\u00eb nga kunata, me argumentin se nuk \u00ebsht\u00eb provuar mund\u00ebsia financiare e saj dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn 3.9 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore e Shehut, avokatja Antoneta Sevdari deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se pallati do t\u00eb nd\u00ebrtohej n\u00eb truallin ku gjendej banesa ku kishte jetuar babai i subjektit. Sipas saj, megjith\u00ebse babai i Shehut dhe t\u00eb tjer\u00eb banor\u00eb nuk ishin pronar\u00eb t\u00eb objektit egzistues, por e dispononin kundrejt qiras\u00eb, nd\u00ebrtuesi p\u00ebr t\u00eb mos pasur probleme ishte dakord\u00ebsuar p\u00ebr t\u2019i kompesuar p\u00ebr prishjen e banes\u00ebs ku ata jetonin. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se ishte r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb subjekti t\u00eb p\u00ebrfitonte sip\u00ebrfaqen 20 m2.<\/p>\n<p>Sevdari v\u00ebrejti se subjekti ka mbajtur q\u00ebndrim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb gjat\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb shpjegimeve n\u00eb vite n\u00eb ILDKPKI p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri duke deklaruar se 20 m2 i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb prej nd\u00ebrtuesit si kompesim p\u00ebr truallin. Ajo theksoi se n\u00eb kontrat\u00ebn e vitit 2004 t\u00eb paraqitur n\u00eb ILDKPKI ka nj\u00eb sh\u00ebnim lidhur me k\u00ebt\u00eb fakt duke k\u00ebmb\u00ebngulur se ka gjurm\u00eb konkrete p\u00ebr marr\u00ebveshjen e vitit 2003 p\u00ebr dh\u00ebnien e sip\u00ebrfaqes 20 m2 nga pala shit\u00ebse.<\/p>\n<p>Sipas Sevdarit, p\u00ebrputhen deklarimet e subjektit p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebsteve me dokumentacionin e paraqitur n\u00eb koh\u00eb reale n\u00eb ILDKPKI. Duke shtuar edhe vler\u00ebn e k\u00ebsaj sip\u00ebrfaqe t\u00eb pretenduar se ka qen\u00eb si kompesim, pa pages\u00eb, subjekti pretendon se \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se \u00e7mimi i apartamentit \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me kontrata t\u00eb ngjashme n\u00eb at\u00eb objekt.<\/p>\n<p>Sevdari deklaroi se me dokumentacionin e dor\u00ebzuar kan\u00eb v\u00ebrtetuar mund\u00ebsin\u00eb e kunat\u00ebs s\u00eb subjektit p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb, si dhe t\u00eb babait t\u00eb tij p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs 11 mij\u00eb e 500 USD. Ajo v\u00ebrejti se kunata e Shehut kishte pasur likujditete t\u00eb krijuara nga t\u00eb ardhurat e siguruara prej djemve n\u00eb emigrim. P\u00ebr baban\u00eb e subjektit, Sevdari deklaroi se ai kishte qen\u00eb nj\u00eb prej avokat\u00ebve m\u00eb n\u00eb z\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe se kishte qen\u00eb i regjistruar. Ajo sqaroi se v\u00ebrtetohej me dokumentacion bankar se n\u00eb at\u00eb dit\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer pagesa me vler\u00ebn e trash\u00ebguar, po at\u00eb dit\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer edhe t\u00ebrheqja e asaj shume.<\/p>\n<p>Si prov\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar mund\u00ebsin\u00eb e babait t\u00eb subjektit p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs 11 mij\u00eb e 500 USD, Sevdari p\u00ebrmendi gjendjet n\u00eb llogarit\u00eb bankare si dhe dokumentacioni q\u00eb v\u00ebrteton ushtrimin e profesionit t\u00eb avokatit nga ana e tij. \u201cDuke konsideruar huan\u00eb e marr\u00eb nga kunata dhe vler\u00ebn e trash\u00ebguar nga babai, bilanci del pozitiv\u201d, pohoi Sevdari.<\/p>\n<p>Shehu ka deklaruar se bashk\u00ebshortja dhe vjehrra kan\u00eb shitur n\u00eb vitin 2007 nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 82.88 m2 n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, kundrejt vler\u00ebs 6 milion\u00eb lek\u00eb, shum\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb pretenduar se ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e huas\u00eb s\u00eb marr\u00eb nga kunata dhe p\u00ebr krijimin e pasurive t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Sipas relatores, i pyetur p\u00ebr vler\u00ebn e shitjes s\u00eb k\u00ebtij apartamenti, subjekti ka shpjeguar se ka pasur dhe nj\u00eb shtes\u00eb, por ky investim ka rezultuar se nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb deklaratat periodike. Sanxhaktari v\u00ebrejti se \u00e7mimi i shitjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh nga vlera e tregut. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar se kontratat p\u00ebr sh\u00ebrbimet utilitare vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb shitur prej vitesh.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjetje, Komisioni ngre dyshime se transaksioni i shitjes mund t\u00eb jet\u00eb fiktiv, me q\u00ebllim justifikimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve financiare p\u00ebr investimet dhe shpenzimet e tjera t\u00eb m\u00ebvonshme.<\/p>\n<p>KPK ka hetuar edhe p\u00ebr burimet e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, q\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb bler\u00eb nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes n\u00eb vitin 1997 p\u00ebr \u00e7mimin 1.8 milion lek\u00eb. Sipas Sanxhaktarit, rezulton se subjekti jetonte me familjen e bashk\u00ebshortes n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p>Si burim \u00ebsht\u00eb deklaruar vlera e p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb apartamenti nga familja e bashk\u00ebshortes n\u00eb vitin 1999, kundrejt shum\u00ebs 400 mij\u00eb lek\u00eb dhe t\u00eb ardhurat. Shuma 400 mij\u00eb lek\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb dhe ka rezultuar bilanc negativ p\u00ebr blerjen e apartamentit t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 1997, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb 2007-\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye vlera 6 milion\u00eb lek\u00eb e deklaruar si e p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit n\u00eb vitin 2007 nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare, duke sjell\u00eb efekt negativ n\u00eb shpenzimet dhe investimet e m\u00ebvonshme.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar se 1 milion lek\u00eb nga vlera e p\u00ebrfituar prej shitjes s\u00eb apartamentit n\u00eb vitin 2007 ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e nj\u00eb pjese t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti rreth 120 m2 n\u00eb Kor\u00e7\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2008 kundrejt \u00e7mimit 5.7 milion\u00eb lek\u00eb. Sanxhaktari konstatoi se ky apartament q\u00eb gjendet n\u00eb pallat t\u00eb ri \u00ebsht\u00eb bler\u00eb m\u00eb \u00e7mim me kosto m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt nga sa bashk\u00ebshortja e subjektit ka shitur banes\u00ebn n\u00eb objekt egzistues nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDuket se subjekti blen lir\u00eb dhe shet shtrenjt\u00eb\u201d, v\u00ebrejti relatorja Sanxhaktari dhe shtoi se Shehu duket se e ka bler\u00eb apartamentin n\u00eb vitin 2008 me \u00e7mim preferencial dhe se ka jetuar aty kur kishte paguar vet\u00ebm 18% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb dakord\u00ebsuar me pal\u00ebn shit\u00ebse.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00ebn 4.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sevdari deklaroi se provohej se ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 1997. Sipas saj, subjekti ka qen\u00eb ish-ushtrak dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ka pasur nga pagat m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb. Po ashtu, ajo shtoi se bashk\u00ebshortja e tij ishte trajtuar me pension si bashk\u00ebshorte e nj\u00eb ish-ushtarake. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshiheshin t\u00eb ardhurat e fituara nga shitja e apartamentit tjet\u00ebr t\u00eb privatizuar m\u00eb par\u00eb nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Avokatja Sevdari v\u00ebrejti se apartamenti ishte shitur n\u00eb vitin 2007 me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl nga mestarja e tregut, pasi p\u00ebrfshihej edhe shtesa. Ajo argumentoi se shtetasi E.S., kishte kujtim n\u00eb at\u00eb apartament, pasi kishin jetuar gjysh\u00ebrit e tij dhe prandaj e kishte bler\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me faktin se sh\u00ebrbimet utilitare ishin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit, Sevdari konstatoi se vet\u00ebm nj\u00eb muaj Shehu kishte kryer pages\u00eb, duke u ngat\u00ebrruar. Ajo shpjegoi se subjekti i kryente k\u00ebto pagesa p\u00ebrher\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet bank\u00ebs dhe rezultonte se muajin q\u00eb kishte shlyer fatur\u00ebn e ujit p\u00ebr banes\u00ebn e shitur, nuk kishte paguar at\u00eb t\u00eb apartamentit ku jeton.<\/p>\n<p>Sevdari k\u00ebmb\u00ebnguli se apartamenti ishte bler\u00eb n\u00eb vitin 1997 me burime t\u00eb ligjshme dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohej n\u00eb analiz\u00eb shuma 6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimin e subjektit p\u00ebr destinacionin e nj\u00eb kredie n\u00eb shum\u00ebn 4.6 milion\u00eb lek\u00eb. Ai ka deklaruar se kjo kredi e marr\u00eb n\u00eb vitin 2012 ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb garazhi; t\u00eb nj\u00eb automjeti; p\u00ebr shpenzimet e kurimit t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb ndjer\u00eb; p\u00ebr studimet n\u00eb nj\u00eb universitet t\u00eb bashk\u00ebshortes; si dhe shlyerjen e huave t\u00eb marr\u00eb tek t\u00eb af\u00ebrmit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga verifikimi i dokumentacionit bankar ka rezultuar se nj\u00eb pjes\u00eb e vler\u00ebs s\u00eb kredis\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 3.1 milion\u00eb lek\u00eb ka kaluar n\u00eb llogarin\u00eb e shtetasit E.S., personit t\u00eb cilit bashk\u00ebshortja i ka shitur apartamentin n\u00eb vitin 2007. Sanxhaktari tha se duket se E.S. e ka p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb vler\u00eb p\u00ebr arsye e tij personale duke rezultuar mosp\u00ebrputhje me ato \u00e7far\u00eb ka pretenduar subjekti. Sipas relatores, duket se subjekti ka fshehur transaksionet e shtetasit E.S..<\/p>\n<p>Sevdari tha se shuma q\u00eb subjekti i ka dh\u00ebn\u00eb shtetasit E.K. prej kredis\u00eb, ky i fundit e ka kthyer brenda vitit dhe prandaj kjo rrethan\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarime. Ajo e cil\u00ebsoi t\u00eb padrejt\u00eb konstatimin p\u00ebr fshehje t\u00eb transaksioneve.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentua nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe p\u00ebrdorja e nj\u00eb automjeti t\u00eb llojit Benz nga subjekti, pasuri q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb baxhanakut, i cili edhe e ka shitur m\u00eb von\u00eb. Nisur nga fakti se \u2018kartoni jeshil\u2019 q\u00eb mbulon p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb civile t\u00eb mbajt\u00ebsit t\u00eb mjetit motorik ndaj d\u00ebmeve q\u00eb u shkakton pal\u00ebve t\u00eb treta, ka qen\u00eb i prer\u00eb vet\u00ebm n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorur prej tij, 2007-2014, si dhe p\u00ebr shkak se Shehu nuk ka pasur makin\u00eb t\u00eb tij\u00ebn n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, KPK ngre dyshimne se duket se ai ka qen\u00eb pronari i k\u00ebsaj makine.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme e hetimit paraprak, Komisionit i ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 12.3 milion\u00eb lek\u00eb, ku p\u00ebr periudh\u00ebn 1995-2002 \u00ebsht\u00eb gjetur pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion lek\u00eb dhe 10.8 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitet 2003-2016.<\/p>\n<p>Sevdari e kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare paraprake t\u00eb Komisionit duke pretenduar se ishte v\u00ebrtetuar burimi i ligjsh\u00ebm i huave. Sipas saj, n\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrfshihen huat\u00eb; shuma e p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit dhe vlera e kredis\u00eb p\u00ebr investimet dhe shpenzimet e deklaruara, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb rezultonte bilanc negativ n\u00eb vitin 2015 n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb dhe n\u00eb 2010-\u00ebn n\u00eb mas\u00ebn 70 mij\u00eb lek\u00eb. Avokatja tha se n\u00eb zbatim t\u00eb parimit t\u00eb objektivitetit dhe proporcionalitetit, k\u00ebto balance negative nuk mund t\u00eb jen\u00eb penalizuese.<\/p>\n<p>Kryesuesi Hamitaj kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare t\u00eb subjektit lidhur me p\u00ebrllogaritjen e t\u00eb ardhurave t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebses s\u00eb vler\u00ebs 40 mij\u00eb euro. Sipas tij, n\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrllogariteshin vlerat e disponuara si likujditete nga huadh\u00ebn\u00ebsja, ato arrinin n\u00eb mas\u00ebn 28 mij\u00eb euro, q\u00eb nuk mund ta mbulonin dot shum\u00ebn 40 mij\u00eb e 700 euro t\u00eb pretenduar. Sevdari shpjegoi se kishin paraqitur t\u00eb dh\u00ebna edhe para vitit 2002, q\u00eb prej 1998-\u00ebs. Sipas saj, nga nj\u00eb p\u00ebrllogaritje e shpejt\u00eb p\u00ebr k\u00ebto vlera, rezultonte nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn rreth 3000 euro q\u00eb s\u00ebrish do t\u00eb ishte i parand\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb pasoj\u00eb.<\/p>\n<p>Sanxhaktari deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se pas shpjegimeve dhe provave t\u00eb paraqitura n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore do t\u00eb vler\u00ebsohet k\u00ebrkesa e subjektit p\u00ebr ri\u00e7eljen e hetimit administrativ. KPK njoftoi se seanca e radh\u00ebs do t\u00eb zhvilohet m\u00eb 6 prill, n\u00eb or\u00ebn 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari Besnik Shehu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 3 prill 2023 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrfaq\u00ebsues s\u00eb tij ligjore lidhur me barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb, kriterin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin ishte p\u00ebrmbyllur hetimi administrativ paraprak. Shehu pretendoi se me [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70025,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[147,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/Besnik-Shehu-pas-seances-degjimore.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Besnik Shehu pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70024"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70024"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70024\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70026,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70024\/revisions\/70026"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70025"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70024"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70024"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70024"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}