{"id":70036,"date":"2023-03-29T18:44:37","date_gmt":"2023-03-29T16:44:37","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/rexhep-karaj-paraqet-ne-kpa-kundershtimet-ndaj-hetimit-pasuror-te-kpk\/2023\/03\/29\/"},"modified":"2023-04-06T13:44:09","modified_gmt":"2023-04-06T11:44:09","slug":"rexhep-karaj-paraqet-ne-kpa-kundershtimet-ndaj-hetimit-pasuror-te-kpk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/rexhep-karaj-paraqet-ne-kpa-kundershtimet-ndaj-hetimit-pasuror-te-kpk\/2023\/03\/29\/","title":{"rendered":"Rexhep Karaj paraqet n\u00eb KPA kund\u00ebrshtimet ndaj hetimit pasuror t\u00eb KPK"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA shqyrtoi n\u00eb seanc\u00eb publike t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 29 mars 2023 ankimin e kryer nga gjyqtari i Matit, Rexhep Karaj kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr shkarkimin e tij. Karaj u paraqit n\u00eb Kolegj me djalin e tij, Ardian Karaj, p\u00ebr t\u00eb cilin sqaroi se ishte ndjekur Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohej prej tij, edhe n\u00eb munges\u00eb \u2013 k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb u pranua prej Kolegjit. Megjithat\u00eb, thuajse gjat\u00eb gjith\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb zgjati rreth pes\u00eb or\u00eb e gjysm\u00eb, gjyqtari Rexhep Karaj i paraqiti vet\u00eb shpjegimet lidhur me shkaqet e ngritura prej tij n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Kryesuesja e trupit gjykues t\u00eb KPA, Rezarta Schuetz shpjegoi n\u00eb fillim se kalimi i shqyrtimit t\u00eb ankimit t\u00eb Karajt n\u00eb seanc\u00eb publike ishte vendosur pasi n\u00eb vendimin e Komisionit ishin konstatuar shkelje t\u00eb r\u00ebnda procedurale.<\/p>\n<p>Rexhep Karaj u shkarkua nga detyra m\u00eb 25 n\u00ebntor 2021 nga Komisioni pasi u konkluduan probleme p\u00ebr pasurin\u00eb, kriterin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin u p\u00ebrmbyll hetimi administrativ n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb. Sipas Komisionit, subjekti nuk ishte treguar bashk\u00ebpunes gjat\u00eb hetimit administrativ dhe se kishte kryer shpesh deklarime kontradiktore p\u00ebr munges\u00ebn e burimeve financiare p\u00ebr pasurit\u00eb e deklaruara.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare Komisioni arriti n\u00eb konkluzionin se Karaj jendej n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr mbulimin e investimeve dhe shpenzime n\u00eb vler\u00ebn 8.2 milion\u00eb lek\u00eb, nga fillimi i detyr\u00ebs deri n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Rexhep Karaj e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1995 dhe punoi p\u00ebr rreth dy dekada si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Matit.<\/p>\n<p>Karaj u ndal fillimisht n\u00eb konstatimin e Komisionit p\u00ebr munges\u00ebn e bashk\u00ebpunimit gjat\u00eb hetimit administrativ. Ai sqaroi se kur i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar pyet\u00ebsori i tret\u00eb nga KPK, ka k\u00ebrkuar koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb kthyer p\u00ebrgjigjet pasi kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb baxhanaku. Sipas subjektit, KPK nuk i kishte kthyer p\u00ebrgjigje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb dhe e kishte konsideruar si t\u00eb miratuar n\u00eb heshtje. \u201cKur u ktheva p\u00ebrgjigje m\u00eb shkruan se sjellja ime nuk ishte e p\u00ebrshtatshme\u201d, pohoi Karaj.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se n\u00eb vijim ishte shtruar n\u00eb Spitalin e Dibr\u00ebs p\u00ebr 8 dit\u00eb pasi kishte qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnduar sh\u00ebndet\u00ebsore dhe se e kishte njoftuar Komisionin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. \u201cPor, m\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer procedura e vetingut kur po merrja ndihm\u00eb n\u00eb spital. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mbeta pa u d\u00ebgjuar edhe pse kisha k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb isha i pranish\u00ebm\u201d, shtoi subjekti duke e cil\u00ebsuar hetimin dhe gjykimin t\u00eb paplot\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKPK thot\u00eb se nuk kam qen\u00eb bashk\u00ebpunues, por nuk ka qen\u00eb Komisioni pasi nuk m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Karaj e cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuar dhe t\u00eb padrejt\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionit q\u00eb ka konkluduar bilancin negativ n\u00eb vler\u00ebn 8.2 milion\u00eb lek\u00eb. Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Kolegjit se vajzat dhe djali pasi kishin p\u00ebrfunduar studimet e larta, kishin punuar q\u00eb t\u00eb tre. \u201cJemi nj\u00eb familje ku kemi punuar t\u00eb gjith\u00eb dhe sipas standartit shqiptar kemi qen\u00eb t\u00eb mir\u00ebpaguar\u201d, pohoi Karaj.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se zot\u00ebronte dy pasuri t\u00eb paluajtshme, nj\u00eb apartament n\u00eb Burrel t\u00eb p\u00ebrfituar si i pastreh, p\u00ebr t\u00eb cilin kishte paguar n\u00eb vitin 2006 shum\u00ebn 540 mij\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 92 m2 n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb e disponon prej nj\u00eb viti.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb sht\u00ebpi banimi dy kate n\u00eb fshat dhe tok\u00ebn bujq\u00ebsore ai tha se i posedon p\u00ebr shkak t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb. Sipas tij, babai i ka treguar se sht\u00ebpia \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1928 dhe se aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje gati t\u00eb rr\u00ebnuar. P\u00ebr tok\u00ebn shpjegoi se ka qen\u00eb e pron\u00eb e parardh\u00ebsve para vitit 1945 dhe ngaq\u00eb nuk i ishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim askujt n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit \u201cP\u00ebr tok\u00ebn\u201d, e kishte disponuar dhe ishte n\u00eb proces regjistrimi.<\/p>\n<p>Karaj deklaroi se dispnon edhe dy automjete. P\u00ebr tre makina t\u00eb tjera t\u00eb konstatuara prej KPK-s\u00eb, pretendoi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin shpenzim, nj\u00eb makin\u00eb q\u00eb i\u2019ua kishte bler\u00eb vajzave q\u00eb t\u00eb ktheheshin n\u00eb mbr\u00ebmje nga puna dhe se t\u00eb tjerat ishin bler\u00eb me vlerat e p\u00ebrfituara nga shitja e mjetit parardh\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim subjekti u p\u00ebrq\u00ebndrua n\u00eb deklarimet n\u00eb vite. Ai deklaroi se n\u00eb periudh\u00ebn kur duhej t\u00eb plot\u00ebsohej deklarata fillestare e vitit 2003, kishte qen\u00eb p\u00ebr kurim jasht\u00eb shtetit. Sipas tij, kjo deklarat\u00eb ishte plot\u00ebsuar prej bashk\u00ebshortes pa dijenin\u00eb e tij, pasi i ishte sygjeruar nga nj\u00eb koleg p\u00ebr shkak se p\u00ebrfundonte afati i dor\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Gjyqtari Karaj pretendoi se n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2003 nuk ishin p\u00ebrshkruar t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr pasurin\u00eb dhe se \u00e7do gj\u00eb ai e kishte deklaruar me detaje n\u00eb vitin 2004. \u201cK\u00ebrkoj q\u00eb si deklarim fillestar t\u00eb konsiderohet ai i vitit 2004, nd\u00ebrsa deklarimi i vitit 2003 t\u00eb mos merret p\u00ebr baz\u00eb\u201d, k\u00ebrkoi Karaj dhe v\u00ebrejti se Komisioni nuk e kishte pranuar k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb, megjith\u00ebse e kishte sqaruar.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, p\u00ebr shkak t\u00eb mang\u00ebsive t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb vitit 2003 t\u00eb plot\u00ebsuar nga bashk\u00ebshortja dhe moskonsiderimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pasqyruara n\u00eb 2004-\u00ebn, ishte konkluduar padrejt\u00ebsisht nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 2.1 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas tij, n\u00eb vitin 2003 nga bashk\u00ebshortja jan\u00eb pasqyruar vet\u00ebm t\u00eb ardhurat nga pagat. Karaj u shpreh i gatsh\u00ebm q\u00eb shkrimi n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2003 t\u2019i n\u00ebnshtrohej ekspertimit p\u00ebr t\u00eb konstatuar n\u00ebse ishte i bashk\u00ebshortes dhe po tregonte t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai v\u00ebrejti se Komisioni kishte pranuar se dhe n\u00eb vitin 2003 duhej t\u00eb kishte pasur gjendje cash bazuar n\u00eb p\u00ebrllogaritjen e t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve, por se nuk e kishte konsideruar n\u00eb analiz\u00eb, pasi nuk ishte pasqyruar n\u00eb deklarimin e plot\u00ebsuar nga bashk\u00ebshortja.<\/p>\n<p>Karaj e cil\u00ebsoi t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm q\u00ebndrimin e Komisionit lidhur me deklarimit e vitit 2014. Ai shpjegoi se n\u00eb deklaratat periodike kishte deklaruar gjendjen cash t\u00eb kursyer n\u00eb \u00e7do vit dhe jo at\u00eb progresiv. \u201cSipas p\u00ebrllogaritjes t\u00eb kryer nga vet\u00eb KPK del se gjendja ime e cash-it do t\u00eb ishte rreth 6 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2013, rezultat me t\u00eb cilin jam dakord. [\u2026]N\u00eb vitin 2014 kam sh\u00ebnuar 800 mij\u00eb lek\u00eb dhe KPK m\u00eb thot\u00eb se jan\u00eb pak\u00ebsuar 5.2 milion\u00eb lek\u00eb, kur i\u2019u kam sqaruar se 800 mij\u00eb lek\u00eb ishin kursyer n\u00eb vitin 2014. Ishim t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar at\u00ebher\u00eb dhe kishim mund\u00ebsi t\u00eb kursenim k\u00ebt\u00eb shum\u00eb\u201d, sqaroi Karaj dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se me m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrllogaritjes s\u00eb Komisionit gjendej n\u00eb nj\u00eb \u201cgrop\u00eb financiare\u201d t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti pretendoi se Komisioni duhej ta kishte pyetur se me \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb pak\u00ebsuar gjendja cash n\u00eb shum\u00ebn 5.2 milion\u00eb lek\u00eb. Ai theksoi se nuk e kuptonte m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrllogaritjes s\u00eb kryer nga KPK.<\/p>\n<p>Karaj sqaroi se n\u00eb vitin 2016 kishte deklaruar nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 50 mij\u00eb euro dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb subjekti nd\u00ebrtues, q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb apartamentit t\u00eb p\u00ebrfituar s\u00eb fundmi. \u201cSi erdhi kjo shum\u00eb\u201d, tha Karaj dhe k\u00ebmb\u00ebngulur se ishin kursimet e jet\u00ebs, vit pas viti.<\/p>\n<p>Subjekti shpjegoi arsyen se p\u00ebrse k\u00ebt\u00eb shum\u00eb nuk ia kishte dh\u00ebn\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet bank\u00ebs. Sipas tij, shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese kishte t\u00eb bllokuar gjith\u00eb llogarit\u00eb bankare bazuar n\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebr ekzekutimi q\u00eb po zbatohej nga nj\u00eb p\u00ebrmbarues gjyq\u00ebsor p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb kredie. Sipas Karajt, kjo kishte qen\u00eb dhe arsyeja se p\u00ebrse administratori shoq\u00ebris\u00eb kishte k\u00ebrkuar huan dhe i kishte premtuar n\u00eb k\u00ebmbim nj\u00eb apartament 2+1 q\u00eb i ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion 6 vjet m\u00eb von\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb argument ai justifikoi edhe \u00e7mimin, duke theksuar se kishte kryer pages\u00eb koh\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb fillohej nd\u00ebrtimi i pallatit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Karaj k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ardhurat e siguruara nga pun\u00ebsimi i paregjistruar i vajz\u00ebs n\u00eb nj\u00eb farmaci, p\u00ebr rreth dy vjet. Ai shpjegoi se e bija kishte p\u00ebrfunduar studimet, por nuk kishte marr\u00eb licens\u00ebn dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk mund t\u00eb regjistrohej nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi. Por ai deklaroi se lejohej t\u00eb punonte. Sipas subjektit, mosp\u00ebrshirja e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave kishte sjell\u00eb nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb analiz\u00eb, n\u00eb shum\u00ebn 800 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ai solli si argument p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar bilancin e Komisionit edhe analiz\u00ebn finaciare t\u00eb kryer nga BIRN, t\u00eb publikuar nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, duke theksuar se aty balanca negative rezulton n\u00eb vler\u00ebn rreth 1.1 milion lek\u00eb. BIRN sqaron se skeda e pasuris\u00eb s\u00eb subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar q\u00eb publikohet, p\u00ebrpilohet bazuar n\u00eb deklaratat e pasuris\u00eb s\u00eb magjistrat\u00ebve pran\u00eb ILDKPKI-s\u00eb, q\u00eb redaksia i ka siguruar n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebrkesave p\u00ebr informim. Nd\u00ebrsa institucionet e vetingut kryejn\u00eb hetime t\u00eb pavarura, bazuar edhe n\u00eb burime t\u00eb tjera p\u00ebr sigurimin e t\u00eb dh\u00ebnave dhe fakteve.<\/p>\n<p>\u201cPra kam pasur n\u00eb vitin 2013 gjendje cash n\u00eb vler\u00ebn 6 milion\u00eb lek\u00eb\u201d, deklaroi Karaj dhe n\u00eb vijim u ndal n\u00eb nj\u00eb bilanc negativ t\u00eb konstatuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit n\u00eb shum\u00ebn 647 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas tij, ishte penalizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb pasi ishn p\u00ebrllogaritur shpenzimet e gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes p\u00ebr q\u00ebndrimin n\u00eb Itali disa dit\u00eb. Ai shpjegoi se kishte qen\u00eb n\u00eb Itali i ftuar nga nj\u00eb kush\u00ebrir\u00eb, me rastin e nj\u00eb ceremonie pag\u00ebzimi. P\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se nuk kishte pasur shpenzime p\u00ebr q\u00ebndrimin atje, subjekti vendosi n\u00eb dispozicion t\u00eb Kolegjit disa foto q\u00eb sipas tij tregojn\u00eb se dy vajzat dhe f\u00ebmijt\u00eb e kush\u00ebrir\u00ebs kishin shtruar n\u00eb dysheme p\u00ebr t\u00eb fjetur.<\/p>\n<p>Karaj deklaroi se e kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb foto p\u00ebr humor dhe pretendoi se dispononte prova q\u00eb v\u00ebrtetonin se i p\u00ebrkisnin atij viti, t\u00eb cilat i depozitoi n\u00eb KPA.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb analiz\u00eb edhe t\u00eb ardhurat e n\u00ebn\u00ebs nga pensioni dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes si koordinatore e nj\u00eb projekti, n\u00eb vler\u00ebn 6500 euro. Subjekti pretendoi se kishte sjell\u00eb dokumente zyrtare p\u00ebr \u00e7do pretendim q\u00eb parashtronte.<\/p>\n<p>Sipas tij, bilanci negativ i KPK n\u00eb shum\u00ebn 8.2 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht sa gjith\u00eb vlera e pasurive t\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme q\u00eb familja e tij ka krijuar n\u00eb vite, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb ardhurat kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 20 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur nga relatorja Mimoza Tasi lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e deklarimit t\u00eb likujditeteve n\u00eb vite, subjekti pohoi se n\u00eb \u00e7do deklarim periodik kishte pasqyruar gjendjen cash q\u00eb kishte kursyer n\u00eb vitin p\u00ebrkat\u00ebs dhe jo t\u00eb gjith\u00eb vler\u00ebn q\u00eb ishte n\u00eb gjendje. Paqart\u00ebsin\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e deklarimit ai e justifikoi edhe me munges\u00ebn e trajnimeve dhe sqarime nga ILDKPKI. \u201cN\u00ebse do m\u00eb kishin th\u00ebn\u00eb t\u00eb kisha kujdes se kishte gj\u00ebra t\u00eb paqarta n\u00eb deklarime, me siguri do ta kisha shfryt\u00ebzuar\u201d, deklaroi Karaj dhe rip\u00ebrs\u00ebriti se nuk e kishte p\u00ebrdorur termin e cash-it progresiv, nd\u00ebrsa v\u00ebrejti se nj\u00eb vit kishte pasqyruar pak\u00ebsimin e nj\u00eb depozite.<\/p>\n<p>Kolegji vendosi \u00e7eljen e hetimit gjyq\u00ebsor dhe administroi pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb provave t\u00eb dor\u00ebzuara nga subjekti. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht u vendos edhe mbyllja e shqyrtimit gjyq\u00ebsor dhe gjyqtari Rexhep Karaj k\u00ebrkoi n\u00eb p\u00ebrfundim q\u00eb t\u00eb prishej vendimi i Komisionit dhe t\u00eb kthehej \u00e7\u00ebshtja p\u00ebr t\u00eb vijuar me hetimin administrativ p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin. KPA njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 7 prill, n\u00eb or\u00ebn 11:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA shqyrtoi n\u00eb seanc\u00eb publike t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 29 mars 2023 ankimin e kryer nga gjyqtari i Matit, Rexhep Karaj kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr shkarkimin e tij. Karaj u paraqit n\u00eb Kolegj me djalin e tij, Ardian Karaj, p\u00ebr t\u00eb cilin sqaroi se ishte [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70037,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[135,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/Rexhep-Karaj-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Rexhep Karaj pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70036"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70036"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70036\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70038,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70036\/revisions\/70038"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70037"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70036"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70036"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70036"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}